Quhet Valentina T*. Ka një mbiemër tipik shqiptar, ndonëse thotë se, fatmirësisht, nuk e lidhë asgjë me shqiptarët. «Jam njeri, para së gjithash, por kam vetëm një nacionalitet – belge».
Valentinën e kam takuar për herë të parë diku në vitin 2012 në zyrat e shërbimit civil belg në Bruksel – aty ku edhe punon. Me të parë mbiemrin e saj të stampuar në këmishën e saj të bardhë, instiktivisht e kam pyetur në shqip: «A jeni shqiptare?» Me siguri kjo nuk ka qenë hera e parë që dikush i ka folur në një gjuhë të pazakontë për të. «Me se mund t’ju ndihmoj?» Kjo ka qenë pyetja-përgjigja e saj, në holandisht dhe frëngjisht, ashtu siç e kërkon ligji federal belg për të gjithë punonjësit e shërbimit civil, duke më lënë të kuptoj se nuk flet shqip e as nuk do është e interesuar të tregoj më shumë.
Disa përpjekje të miat për ta takuar dhe për të ditur më shumë për të kishin rezultuar të pasuksesshme. Ato u intensifikuan në fillim të këtij viti kur mësova se kishim një mik të përbashkët, i cili më shpjegoi në pika të shkurtra misterin prapa mbiemrit të saj. Në fillim të korrikut të këtij viti u bëra prapë vizitore e institucionit ku ajo punon. Këtë herë nuk kisha nevojë për asnjë shërbim apo dokument. I jam qepur Valentinës sepse pavarësisht kokëfortësisë së saj, i them se historia e saj duhet të tregohet. Sidomos për lexuesin kosovar. Nuk thotë që nuk i pëlqejnë kosovarët, por tregon se nuk ka asgjë për të ndarë me ta. Me njëmijë rezerva, Valentina T. pranon të drekojmë bashkë një të premte në Bruksel për të treguar historinë e familjes së saj, nënës belge dhe babait kosovar. Historia e saj është sa e pabesueshme aq edhe e njohur për realitetin e shumë familjeve kosovare të emigracionit.
Në vitin 1984 në Sarajevë po mbaheshin Lojërat Olimpike Dimërore. Në një nga ditët e ftohta të shkurtit, nëna e Valentinës zbarkon në Sarajevën e bukur. E sapo diplomuar në histori, më shumë se sa me Lojërat Olimpike ajo ishte e ngazëllyer me historinë e Sarajevës dhe ish-Jugosllavinë, të cilën po e vizitonte për herë të dytë. Vizita e saj e parë kishte qenë në vitin 1978 në Pulë të Kroacisë së sotme.
Gjatë vizitës së saj të dytë në Sarajevë, rreth Sahat Kullës së qytetit, një nga monumentet më impresionuese të kryeqytetit boshnjak që daton nga shekulli i ‘17, e ëma e Valentinës, atëbotë 24-vjeçare, takon një djalë 28-vjeçar nga Kosova. Historia e dashurisë që këta dy jetojnë për një vit e gjysmë është si përrallat e bukura. Mirëpo e treguar sot, kjo histori është një kombinim i mashtrimit, gënjeshtrës dhe mohimit të familjes.
E ëma e Valentinës dhe babai i saj kosovar bien në dashuri në Sarajevë. «Babai im biologjik po bënte plane të mëdha me nënën time. Pas pak muajsh të lidhjes, ata vendosën të jetonin në Sarajevë, madje edhe të martoheshin». Nënës së Valentinës, burri nga Kosova, emrin e të cilit Valentina e thotë shumë rrallë gjatë bisedës, i kishte shpjeguar se familja e tij jeton në Kosovë dhe atij do t’i duhej që kohë pas kohe të shkonte për vizitë. «Ai gjoja po shkonte për të përgatitur terrenin te familja e tij për të sjellë një nuse të huaj në shtëpi. I kishte shpjeguar mamasë se duke qenë një rend tërësisht patriarkal, familja e tij, jo vetëm prindërit por edhe kushërinjtë e gjyshërit, mund të mos ishin dakord me një nuse belge, por ai do të bënte të pamundurën që ata ta pranonin», shpjegon duke qeshur Valentina.
E ëma e Valentinës e kishte mirëkuptuar këtë gjë. Gjatë viteve të ‘60 e ‘70, martesat ndërmjet belgëve dhe italianëve në Belgjikë nuk është se ishin pritur mirë nga familjet tradicionale belge. Por edhe ky ishte proces që shoqëria belge e kaloi pas disa viteve përvojë me emigracionin. Të njëjtin besim kishte e ëma e Valentinës edhe për kontekstin kosovar.
Muajt kaluan dhe në maj të vitit 1984, e ëma e Valentinës kupton se është shtatzënë. «Ai», babai biologjik i Valentinës, «paska qenë shumë i ngazëllyer me lajmin». Pavarësisht kësaj, shtatzënia nuk ishte e mjaftueshme për të thyer traditën e familjes tradicionale kosovare. Ai vazhdonte të këmbëngulte se ende do t’i duhej kohë që ta prezantonte atë me familjen e tij në Kosovë. Megjithatë, të dy kishin udhëtuar drejt Zagrebit, në një zyrë konsullore belge, për të kryer kurorëzimin. «Unë duhej patjetër të merrja mbiemrin e tij. Pavarësisht se ai shpejt do të ikte nga jeta jonë pa lënë gjurmë. Çfarë psikopati», vazhdon tutje rrëfimin e saj Valentina.
Gjatë kohës sa e ëma e saj ishte shtatzënë, ata jetuan në një apartament të vogël në Sarajevë. Babai i saj biologjik ishte punëtor në një fabrikë ushqimore në periferi të Sarajevës. Në Kosovë shkonte shpesh, sepse kishte babanë e sëmurë. «Të paktën kështu i thoshte nënës sime. Unë nuk besoj pothuajse asgjë nga ato që ai ka thënë. Herë na rezulton të jetë diku nga Peja e herë nga ai qyteti i ndarë – Mitrovica më duket se quhet».
Valentina u lind më 24 dhjetor të vitit 1984 në spitalin publik të Sarajevës. Një mrekulli e vërtetë Krishtlindjesh. «Me gjasë ai dimër në Ballkan paskësh qenë shumë i ftohtë. Mami shpjegon se në dy muajt e parë mund të më ketë nxjerrë nga shtëpia vetëm dy herë». Gjyshërit e saj belgë kishin ardhur njëherë për vizitë në Sarajevë. E ëma e Valentinës gjatë kësaj kohe nuk kishte njohur shokë apo familjarë të afërm apo të largët të bashkëshortit të atëhershëm të bijës së saj. Vetëm ndonjë të njohur tek-tuk. «Mami tregon se <kosovari> ishte njeri disi i tërhequr dhe nuk kishte shumë shoqëri. Sigurisht ai nuk do ta prezantonte kurrë mamanë me njerëz që e dinin se ai tashmë kishte një familje në Kosovë».
Valentina shpjegon tutje se kur kjo ishte rreth 4-5 muajshe, në banesën ku ajo banonte me prindërit e saj kishte trokitur një mesoburrë nga Kosova dhe e kishte kërkuar të atin e saj. Mysafiri me gjasë ishte habitur me të mësuar se kjo ishte familja e «kosovarit». Gjatë një bisede në shqip në dhomën e ndejës, babai i Valentinës kishte mësuar për vdekjen e vjehrrit të tij, me bijën e të cilit ishte i martuar në Kosovë e kishte tre fëmijë.
Atë ditë i ka treguar nënës së Valentinës se i duhet të shkojë urgjent në Kosovë në varrim të një të afërmi të tij.
Duke parë insistimin e bashkëshortes së tij që edhe ajo me vajzën t’i bashkoheshim rrugës për në Kosovë, burri nga Kosova është detyruar t’i tregoj se për varrimin e kujt bëhet fjalë. Me këtë rast i kumton edhe lajmin se ai është i martuar – sipas adeteve kosovare – pa kurorëzim me një grua të cilën ia ka gjetur familja shumë kohë më parë. «Kulmi i këtij tregimi është se ai i ka propozuar mamasë të vazhdojnë të qëndrojnë të martuar, se ai do t’i mbante të dyja familjet njëkohësisht», shpjegon tutje me një qetësi prej belgeje Valentina. «Kur e mendoj këtë them: o zot të paktën të ketë qenë psikopat. Paramendo të jesh mendërisht në rregull dhe të jesh në gjendje për të bërë një gjë të tillë».
Valentina sigurisht nuk ishte në dijeni se përtej çrregullimeve mendore, shumë burra kosovarë gjatë viteve të emigrimit kanë krijuar, mbajtur e vazhdojnë të mbajnë familje të shumëfishta gjithandej. Por gjithmonë duke ruajtur «familjen burimore» – gruan me një qerre fëmijë – në Kosovë.
E ëma e Valentinës nuk e kishte ndërmend të pranojë një propozim të tillë. Ajo vendosi të marrë vajzën e saj dhe të kthehet në Belgjikë. Që atëherë, as babai biologjik nga Kosova, as këto të dyja nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për t’u takuar apo për të vënë kontakt.
Pyetjes nëse nuk është të paktën kureshtare për të njohur babanë e saj biologjik, Valentina i përgjigjet kështu: «Nuk dua as ta njoh një njëri të tillë. Për këtë jam munduar që tërë jetën time ta jetojë sa më sinqertë, aq sa kam pasur mundësi. Të paktën të jem e sinqertë me veten time».
Valentina pranon se kur për herë të parë hapi një llogari në rrjetin social Facebook e kishte kërkuar emrin dhe mbiemrin e të atit. «Nuk më doli dikush që do të mund të ishte ai. Ne kemi vetëm dy fotografi të tij. E para është në ditën e kurorëzimit, ndërsa e dyta është një foto familjare me gjyshërit e mi dhe mua dy muajshe në Sarajevë».
Në vitin 1999, kur kishte plasur lufta në Kosovë, Valentina ishte rreth 13-14 vjeçare. Institucionet belge e edhe shkollat e nivelit të ulët e të mesëm organizoheshin atëbotë për të dhënë kontributin e tyre për ndihmë ndaj refugjatëve kosovarë.
«Mbaj mend që shkolla organizonte një varg aktivitetesh për të mbledhur ndihma për fëmijët e Kosovës. Në fillim nuk kam dashur as të kontribuoj për ndihma», shton ajo. E ëma i fliste dhe insistonte që pavarësisht historisë së tyre, fëmijët në atë vend nuk kanë faj dhe duhet ndihmuar. «Në fund edhe unë dërgova një çantë të vogël me lodra dhe ngjyra», shton ajo duke buzëqeshur.
Valentina kurrë nuk ka udhëtuar nëpër vendet e ish-Jugosllavisë dhe duket se nuk ka as kureshtje për ta njohur rajonin e aq më pak Kosovën. «Është hera e parë që komunikoj me një person nga rajoni i Ballkanit. Edhe ato pak gjëra që shoh rreth e rrotull për burra nga ky rajon nuk më japin ndonjë ndjesi pozitive për t’i njohur më nga afër».
Ndonëse ka mungesë të studimeve në këtë fushë, fenomeni i familjeve të dy-tre-fishta të burrave kosovarë është i njohur. Në vitin 2010 BIRN publikoi një dokumentar për martesat fiktive të kosovarëve me gra nga vende perëndimore deri sa vazhdonin të kishin edhe martesat e tyre me gra shqiptare në Kosovë. Këto martesa janë të njohura për gratë e tyre në Kosovë dhe pranohen me arsye pragmatike si – për shembull – sigurimi i dokumenteve dhe leja e qëndrimit.
A u martua babai i Valentinës «për letra» apo nga dashuria – deri më tani është e paqartë. Një ditë ndoshta kjo enigmë do të zgjidhet.
* Me kërkesë të së intervistuarës emri i saj origjinal nga A.T. është përshtatur në Valentina T. Po me kërkesë të saj nuk është bërë i ditur as emri i babait të saj biologjik.
Ah moj moter qekur thua se Valentina eshte emer tipik shqiptar vaj me det. Po ka ka evropa histori edhe me te cuditshme se kjo qe tregon apo jo? I ka me mbreter, prifterinj, politikane por edhe me kepucar apo rrobaqepes.
Hick lexoje mire shkrimin shoku. Thote mbiemer tipik shqiptar dhe jo emer. Per ate qe shkruan fatkeqesisht thote te verteten, na pelqen apo jo. Edhe ne Shqiperi pati mjaft burra kosovare qe martoheshin dhe pastaj kujtoheshin t’i thoshin grave te reja se upsss kam dhe nje familje tjeter ne Kosove……
Dhe qellimi I ketij shkrimi cili eshte?!
Europianet jane me flete dhe shqiptaret me bisht!!!??
E thene nga gazetare shqiptare, e verteton akoma me shume kete teze, apo jo!!!!!!
Jo shqiptaret shoku, kosovaret jane me bisht. Ne shqiptaret e kishim bishtin po na ra para nja 5-6 vjetesh. Ju kosovaret jeni specia e vetme me bisht per momentin.
qellimi i shkrimit: “njeriu ia kalon majmunit kur vjen puna…”
Don apo nuk don kjo vajze e ka babe personin qe genjeu mamane e saj dhe nuk e kuptoj urrejtjen e femijes.
Femija eshte frut i nje dashurie mes dy personave,edhe pse shqiptari nuk ka tregu te verteten
Ajo duhet te kerkoj te dije se kush njeriu qe kjo vajze ka trashegu genet e tij.
Historia nuk cbehet ,edhe pse e dhimbshme kjo gje ka ndodhur dhe ndodh fatkeqsisht cdo dite.
A seriozisht e ke? Babai genjen mamane qellimisht, qe ketu nuk shoh une ndonje fryt dashurie, por mashtrimi. Prind per femijen eshte personi qe e rrit. Per te ngjizur eshte kollaj, problemi eshte kush kujdeset per ty dhe te nxjerr ne jete. Cfare e dallon njeriun nga kafsha, eshte se ky i fundit ka pergjegjesi morale dhe ligjore per femijen e tij. Kur zotnia ne fjale nuk ka qene i pranishem ne jeten e vajzes, per cfare ta doje ajo, per syte e bukur? Tani e kuptojme shume mire qe ky tipi ka tallur te mbrapmen me zonjen belge. Kur ka kutpuar qe nuk kishte cfare t’i “vilte” me, eshte zhdukur pa nam e nishan. Personalisht nuk do ma ndjente per nje baba horr. Te tille prind me mire mos ta kesh, sesa ta kesh.
WOW!
Idiotizma belgesh. Njerezit me te trashe te Europes. Kurre nuk gjen dot nje pikelidhje mes fjaleve, aksione dhe ideve te nje belgu. Keshtu edhe kjo idiotja qe na thote se nuk i intereson fare kush eshte babai i saj biologjik, por nga ana tjeter ke kontrolluar mos e gjen ne fejsbuk. Apo sa e sa gomarizma te tjera qe thote. Gjak zhapiku.
Jo mër jo, e di mire ti qe jane njerezit me te trashe apo e ke me te degjuar.Me fakte dhe argumente nuk te del hesapi.Nejse per shkrimin kjo dukuri njihet ,tani e bejne kete gje afrikanet.Me shume duhet pare si fenomen ekonomik per ti siguruar familjes nje jete me te mire.Dhe mos nxirrni konkluzione ,jo belgjit jane te trashe,kosovaret te poshter etj…Histori te tilla i kane rrenjet thelle qe ne historine e lashte.
Nje ngjarje e dhimbeshme ! Ashtu si marinaret qe ne cdo port kishin
nje dashnore,edhe kosovaret lane name ne Shqiperi dhe Europe duke
u martuar sipa “Kuranit” qe lejonte deri ne 7 gra !
Eshte e admirueshme edhe qendimi i kesaj vajze ! Nje tregim i bukur !
Kosovaret na kane nxjere bojen ne shqiptarve ne bote, shpresoj qe ne te ardhmen ti ndritin wmein Kosoves se shqiptaret i nxine me bojen e turpit dhe madhtrimit!
Eshte turp te shash vehten, se kosovaret jane krahine Shqiperise.
Si keto histori ka shume ne Europe, kurse filmat amerikane jane te mbushura me keto tema.
Atehere pse duhet te shprehemi keshtu per kosovaret?!
Kujt I sherben kjo?
Shqiperise e shqiptareve jo, se jemi nje gjak me kosovaret
Kosovaret I uroj te behen burra te beses dhe me virtute .
Te arsimohen sa me teper sepse arsimimi te perparon dhe fisnikeron.
Kjo eshte menyra e vetme qe xhigolot e kosoves me qedren e gravitetit ne koqe te shndrohen ne qytetare me qender graviteti ne koke.
Ata jane te coroditur deri ne papergjegjshmeri, sepse qindar vite te shkuara kane qene te kapur midis nofullave shkateruese te dy kulturave barbare.
Matriarkatit sllav te mijvjecarit te pare pas krishtit dhe patriarkatit Osman ne mijvjecarin e dyte po pas krishtit.
Shto ketu edhe injorancen qe feja islame u la si peshqesh per 500 e kusur vite. si dhe trajtimin si qytetare te dores se dyte qe u dhuronte pushtimi serb I koheve moderne.
=== Babain biolojgiik, kjo gaca ber mir qe e ka mohuar. Ai eshte treguar mashtrus ordiner, seshte bewr i gjalle asnjehere sic ka qene , e ndofta akoma jane nje pjese e kosovaeve qe shkoninin ne Evrope. Si do te vepronin keta lloje kosovaresh ne se gruaja e tyre do bente te njejten gje do te bashkejetontye e bente femije me nje tjeter gjate kohes qe ai ishte apo eshte ne emigracion-KETO LLOJE FAMILLESH JANE FAMILJE DEGJENERE.
—-Ne raste te tila qellon qe aksidentalisht vellai martohet me motren .
— Dikur, kam patur mendimin se kosovaret jane rrace e paste, ashtu sic jane IZREALITET te cilet , kudo qe ndodhen dhe jane te organizuar ne komunitet, nuk martohen me te huaj , dhe aplikojne te njejtin rit fetar, Keta lloe kosovaresh , ne fillimet e 90 kane demtuar imazhin e kosoves edhe ne shqiperi. ATA. udhehoqen grupet e prostitucionit, te trafikut , te krimit dhe kontrabandes ne ato fillime , Ata jane perbuzja dhe degjenereja ew kombit. Me gjithse e hidhur,l artikullshkrysja ka ber mire qe e ka prekur nje teme te tille.
Kultura shpellare e racës “ariano-dardane autoktone” të turko-shqipove (me bisht…)…!!!
Po te ishte nje rast i vetem,duhet te mos i kushtoje vemendje apo shkrim,por per kosovaret keto lloj martesash kane qene ose mund te themi se jan te zakoneshme.
Ata jane si puna e marinareve qe ne cdo port kane nga nje dashnore,edhe kosovaret ,kudo qe shkojne martohen dhe pjellin,e mashtrojne familjet e tyre qe kane ne kosove(jo femrat belge gjermane apo zvicerane).
Po kete gje kane bere edhe ne Shqiperi sidomos ne fillimet e demokracise qe hiqeshin si milionere me pasosh(pashaporte) gjerman apo te nje vendi perendimor,hiqeshin si beqare dhe mashtronin femrat dhe martoheshin dhe pastaj na dilte qe kishin edhe nja dy gra te tjera.
Tamam(fjale turke) turkoshak me harem.
Urrejtjen më të madhe njeriu e krijon për atë që e ka dashur më shumë dhe prej tij zhgënjehet. Shpirti i kësaj vajze e di se sa shumë do të donte që babai i saj të përkujdesej dhe ta rriste me dashuri të bijën, por kur ai nuk bëhet i gjallë një jetë të tërë mallkimi në këtë rast shkon në infinit. Ne prindërit kujtojmë se vetëm ne i duam fëmijtë dhe ata nuk është se na duan aq sa i duam, por gabojmë rëndë. Mjerë ai fëmijë që rritet pa dashurinë prindërore, kurrë nuk ka për të qënë plotësisht i lumtur pa të. Edhe kjo vajzë, thellë në shpirt e ndjen nevojën e dashurisë së babait, por ç’të bëjë kur ai nuk bëhet i gjallë?
Ska dashuri , ka pasinqeritet,tradheti, hipokrizi,por moj Valentina , kshu si shprehesh ti , qe e ke larguar nga memoria duket se ke marre shume nga babi biollogjik .
Lërini rehat njerëzit me hallet e veta. Askush nuk don të jetë shqiptar. Çfarë tëjmë ne që na ka zënë trota bishtin.
Vjosa hallin nuk e ka te Valentina sepse si Valentina ka me mijera gra nga te gjitha shtetet e kombet dhe si “burrat kosovarë” ka edhe me shume. Vjosa e ka hallin te kosovarizmi (kupto “jo-shqiptar”). Leri goditjet me spond Vjosa po dil hapur si Halili.
patriotet kosovar si gjithe karrat e kti vendi
fixim a kan pidhin
prej pidhi kan dal e ne pidh do vdesin.
atdheu mbi te gjitha!
Cfare eshte kjo flete-rrufe?
Shko denoncoje ne mbledhjen e Frontit…