Mandatari për formimin e qeverisë së re në Kosovë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është pyetur nëse nga një shatori do të jetë kryeministër i vendit.
Por, ai nuk ka preferuar të flasë me data.
Megjithatë, ka paralajmëruar një qartësim të pozicioneve politike brenda një periudhe të shkurtër kohore duke mos specifikuar për çfarë qartësimi i bëhet fjalë, shkruan Indeksonline.
“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht më 61 vota, por bazë më të gjerë.
Tash jem në fazën finalë edhe besoj se nuk shkon shumë kohë dhe fillojmë më punë.
Mendoj se një qartësi politike do të vije shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë.
Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj në konferencën e AAK-së për media.
Rami as shqipen nuk e flet mire.
Asnje fjale nuk i kuptohet.
Perkthimi me siper le shume per te desheruar, por ne qofte se ai ( perkthimi ) i ka qendruar besnik folesit e kupton fare mire se cfare niveli intelektual ka pretendenti per karrigen e kryeministrit ne Kosove. Nuk dihet se nga cfare pylli a mali eshte marre Rami dhe e kane zbritur ne qytet. Drejtuesit e luftes qe jo domosdoshmerisht duhet te jene edhe drejtues te Kosoves demokratike, duhet te kuptojne se populli i Kosoves nuk i votoi, pikerisht sepse kerkon nje qeveri kunder korrupsionit, te vet drejtuesve te luftes ne qeverisje. Te gjithe drejtuesit pa perjashtim i provuan te gjitha postet qe ka nje shtet demokratik. Tani eshte koha qe Kosoven ta drejtojne intelektualet dhe te diturit e Kosoves dhe jo Rami, Thaci, Veseli, Limaj me shoke qe po ja marrin shpirtin dhe leket Kosoves. Edhe ate emer te mire, patriotik, e te respektuar qe fituan me pjesmarrjen dhe fitoren e luftes po e baltosin me korrupsionin dhe vjedhjet gjate qendrimit ne pushtet..