Seria e kartëmonedhave të emetuara në vitin 1964, i ashtuquajturi “Leku i ri”
Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër në lekë me monedhën e re në lekë. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.
Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lekë, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin nga 1964 në 1976.
Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.
Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekëshe vazhdoi ta quante 1000 lekëshe. Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.
Burimi: Banka e Shqipërisë. (Scan)
E cfare ke sqaruar ti. Asgje nuk ke sqaruar. Ky ishte nje gabim qe bankieret e atehershem nuk e kishin parashikuar, por as keta te sotmit nuk po e korigjojne.
Nese kartmonedha nuk do te ishte zevendesuar ne vleren 1 me 10, por ne nje vlere tjeter, e reflektuar kjo edhe ne cmimet, atehere sot nuk do ta kishim kete anomali.
Psh fare mire mund te ishte bere zevendesimi ne masen 1 me 9 ose 1me 11, a 1 me 13 dhe ne kete rast nuk do te kishte as nje mundesi qe te flitej me per lek te ri, apo lek te vjeter, pasi nuk mund ta beje me llogarine duke i shtuar vetem nje zero,
Por as sot nuk po behet asnje perpjekje per ta zhdukur kete dukuri. Dhe kjo mendoj se mund te behet me emetimin e nje monedhe te re, sigurisht e quajtur LEK. Ose ne kalimin ne monedhen europiane euro.