SHËNIM: Ndryshimi që po përjeton Tirana dhe pse e bukura na vret sytë?

18 Gusht 2017, 11:51Sociale TEMA

Që një qytet të jetë i mirë nuk duhet vetëm që të ketë një Bashki që punon, por edhe qytetarë të përgjegjshëm, që i respektojnë rregullat, që e mbajnë pastër ambientin dhe mbrojnë investimet publike.

Por, ndërsa Bashkia e Tiranës në këto dy vite i ka dhënë një ritëm tjetër punës për transformimin e qytetit, investimet që ajo ka bërë jo gjithmonë janë ruajtur nga qytetarët. Përkundrazi, në disa raste ato janë dëmtuar në mënyrë të qëllimshme nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilëve me sa duket e bukura ua vret sytë. Rasti më i fundit është ai vandalizimit të veprës së artit që u vendos para një jave në sheshin përballë godinës së Gjykatës së Lartë.

Siç shihet edhe nga fotoja, persona të paidentifikuar kanë shkatërruar njërën pjesë të skulpturës, e cila u realizua falë projektit të Bashkisë së Tiranës për të financuar punimet e studentëve të arteve. Një sjellje që nuk i nderon qytetarët e Tiranës, të cilët duhet të jenë në mbrojtje të investimeve që bëhen me paratë e tyre.

Nga Bashkia e Tiranës na thonë se skulptura e dëmtuar do të restaurohet menjëherë në bashkëpunim me studentët e arteve, ndërkohë që projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera të Tiranës, si një mënyrë e mirë për të pasuruar parqet dhe hapësirat e qytetit me vepra arti, por edhe për t’i dhënë mundësi krijuesve të rinj që të bëjnë realitet idetë e tyre.

7 komente në “SHËNIM: Ndryshimi që po përjeton Tirana dhe pse e bukura na vret sytë?”

  1. dada says:

    o ZOT CFARE KAFSHESH

    1. shvejku says:

      Mire kane bere qe e kane prishur kete veper….muti!
      Po ate karikaturen qe e quajne monumenti i pavaresise,qe duket si wc,pse nuk e shkulin?
      Si nuk doli nje arkitekt trim dhe ta mallkoe autorin dhe Berishen qe e vune aty ate hale?

  2. Nostalgjiku i Memedheut says:

    Ne vendet e zhvilluara veprat e artit parqet ambientet publike etj. Ruhen me pune educative por vecanerisht me raportime e denoncime nga cdo qytetar qe I ndesh ne flagrance keqberesit ,/ telefonet ne familje e kryejne dhe kete detyrim qytetar ne organet kompetente\ Le te aplikohet edhe ne vendin tone duke I u larguar fantazmes te sigurimit\te glorifikuar\ por duke u bere qytetare te pergjegjshem per vlerat qe trashegojme dhe ambientet e perbashketa ku jetome me femijet e te dashurit tane,

  3. Tr says:

    Hs ha ha veper arti me cica i mungon gjykates se Tiranes.

  4. shqip says:

    Dakort ne teresi me problematiken e ngritur . Por mos njesoni ne nje emer te pergjithshem ” qytetaret e Tiranes ” . Ku e gjeten kete titull , qytetaret ? Mbas 91it ne Tirane hyne me soj e sorollop . Jo se fjalen qytetar e Kane eskluzivitet vetem nje pjese . Po nuk mund te jene qytetare edhe shpellaret apo talebanet . Kur nuk u qyteteruan as nga Austria e as nga Italia, kur su beri derman as Enveri , eshte mision i pa mundur . Se eshte domethenese ajo anekdoda per dy shqipfoles ne Nju Jork .Kur pane grataçielat pyeten njeri tjetrin , ; si mund te prishen gjithe keto bina ? Ja te tille ishin ne ate kohe , e ne gen shkuan edhe sot . E kam ne mendje ato turmat qe iu sulen me hekur e me zjarr bunkart -it . Te gjithe fshatare , maloke , gdhe , injorante , e mbi te gjitha talebane islamike qe vijne era Sali .

  5. Alb says:

    Burg per robshkerdhyerit, se na mbyten injorantet. Ua zhdukt Zoti faren.

  6. ILIRET says:

    Nuk kana qene qytetaret e Tiranes ata qe e kane thyer por kafshet me brire te zbritura nga majat e maleve. Ju eshte dukur si dhi e bardhe dhe e kane goditur me brire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje