Oriola Marashi dhe Elena Lika, dy nga modelet më të kërkuara dhe më të suksesshme të momentit, kanë ngritur temperaturat këtë fundjavë në plazhin e Dhërmiut.
Vajzat janë fotografuar nga paparaci i “Panorama” në shoqërinë e Endrit Mërtirit, fotografit të njohur, i cili ka kohë që punon me dy modelet. Dy modelet seksi çmendin pushuesit e Jugut, në plazh me fotografin e njohur. Mesa duket, këto janë edhe dy nga modelet e preferuara të Endritit, ndërkohë që me Elenën ka një lidhje sentimentale.
Shërbimet fotografike me foto fustanesh nusërie kanë qenë të shumta për dy modelet këtë verë ndërkohë që nuk kanë munguar udhëtimet në plazhet e bukura të Italisë dhe shumë foto të bukura, të realizuara si gjithmonë nga Mërtiri. Duket se vajzat kanë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Ato i shërbejnë njëra-tjetrës duke u lyer me krem apo duke i sistemuar rrobat e banjos. Një gjë tjetër që bie në sy në këto foto paparaci të siguruara nga “Panorama”, është që fotot artistike të vajzave janë superreale. Ne këtu kemi mundësi të shohim linjat e tyre realisht si janë dhe duhet thënë se vajzat janë perfekte, pa asnjë nevojë modifikimi në fotoshop.
Ore loqe gazetaruc Ato te cmendurit mos jane si puna jote qe cmenden per nje brime shurre dhe prandaj spitalet nuk po boshatisen
Neper plazhe tani duhet te kete doktorr psiqiatrista qe te shpetojne te cmendurit e pa cmendur akoma
keto cupat duken te bukura dhe u deshiroj sukses ne mission e tyre, por une per here te pare i degjoj emrat e tyre ne publik. Tani cuditem sesi gazeta Panorama i prezanton sot per yje hollivudiane, apologetics’s Jane dashnore te bossit te gazâtes qe u benêt kjo reklame? Ta dime arsyen!
undefined
O çu çmënda dhe unë vetëm duke parë fotot, aman more mos e hiqni këtë lajm nga gazeta se mos më vin truri prapë nesër.?????
po per cfare do cmendemi per femra eskorte ,a pika qe s te bie o gazetar ,o rembythje ,berluskoni as 500 euro s do u jepte