Ikën apo jo “teknikët” e Bashës? Duket se kanë ndryshuar mendje!

19 Gusht 2017, 16:56Politika TEMA

Zv.kryeministrja Ledina Mandija tha sot në një intervistë për TV Klan se ajo dhe ministrat teknikë e kanë të pamundur të dorëhiqen dhe se do të qëndrojnë në detyrë deri kur Edi Rama të propozojë lirimin e saj nga detyra.

Ajo tha se nëse Edi Rama nuk bën asnjë propozim për lirimin e “teknikëve” deri në krijimin e qeverisë së re, PD nuk i shpëton dot marrëveshjes së 17 Majit.

Mandija thotë se është e detyruar të qëndrojë në detyrë deri kur Edi Rama të dërgojë kërkesën për lirimin nga detyra tek presidenti, më pas kreu i shtetit ta dekretojë dhe parlamenti të votojë dekretin:

“Ministrat dhe zv.kryeministri kanë përgjegjësinë në lidhje me funksionet dhe detyrat që ato ushtrojnë dhe nuk mund të braktisin zyrat apo detyrat.

Do të qëndrojmë në detyrë deri kur të plotësohen kërkesat proceduriale sipas kushtetutës.

Kjo do të thotë që duhet të dekretohet, të behet propozimi nga kryeministri, të dekretohet dhe më pas të votohet në parlament”

Mandia nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre dhe zgjedh të bëjë një lojë fjalësh për të mos e pranur direkt dështimin.

“A kemi dështuar?

Koha ishte e shkurtër.

Në një kohë 20 ditore ministrat teknikë dhe jo vetëm, arritën të merrnin masa me ato kapacitete që kishin, me atë infrastrukturë që kishin, që të realizonin këtë proces të monitorimit.

A u garantua vota e qytetarëve shqiptarë?

Nuk mund ta them këtë” u shpreh Mandija për Klan.

6 komente në “Ikën apo jo “teknikët” e Bashës? Duket se kanë ndryshuar mendje!”

  1. Kozmo says:

    KETA JANE LILIPUTET E BASHES , GASTORET E SHQIPERISE.

  2. Bardhi Tolabi says:

    A ka me budallenj se keta qe jane sot ne drejtimin e PD-se?
    Nuk bej fjale vetem per Lulzim Bashen,por per te gjithe kupolen drejtuese te saj,perfshire dhe Sali Berishen.I ka gjetur si ate qe tregojne,kur e pyesnin ne se i kishte dhene uje gomarit:hall kur thoshte i dhashe te ftohte dhe hall kur thoshte si dhashe te ngrohte.Keq te ftohte e keq te ngrohte….
    Dhe keta te PD-se,edhe jashte qeverise edhe brenda qeverise,hem duan te jene brenda, hem nuk duan te mbajne pergjegjesite e qeverise,hem levdojne punen e tyre ne qeveri,hem shajne po punen e tyre ne ditet e te qenit ne qeveri,hem miratojne zgjedhjet dhe nuk ankohen zyrtarisht as ne KQZ,as ne Kolegjin Zgjedhor,hem ankohen se zgjedhjet u shiten e u blene,hem mbyllen gojen per drogen,hem thone se u perdoren parate e droges e te tjera hem e heme,sa jane kthyer ne qesharake me budallallekun e tyre…
    Turp qe ka akoma antare ne kete parti,te denje per te qene antare te nje partie te dajthte dhe qendrojneakoma ne kete parti qe ka degjenuar koke e kembe…

  3. BB says:

    Akoma e kane mendjen te qoftet keta.

  4. J says:

    Kulmi i paftyrësisë shqiptare. Zgjefhjet i humbëm , por ata na detyrojnë të rrimë në qeverinë e atyre që zgjedhjet i fituan , por që nuk duhet të jenë në qeveri sepse zgjedhjet duhet ti kishin humbur. Shikoni mur të kërkojnë efhe vendin e kryeministrit.

  5. like says:

    kta te PD gjithmone vete e kane bere ligjin. ku pyesin kta si qysh e tek e prej nga vjen fuqia administrative dhe pergjegjsia popullore. me nje mandat te dhuruar ne menyre gaztore tani tregojne se si ata quajne te drejte, ligjore dhe institucionale leshimin e ketij mandati.
    njesoj si gaztori zjarrvenes Sali me 1996-97 qe gati arriti te vetshpallej mbret me nje parlament te llojit te vet por aspak te popullit, kta ministra etj predikojne pushtet apo pergjegjsira.

    me mire tí quajme gaztore qelbesira, siç edhe thote ajo shprehja: uji qe nuk leviz qelbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje