Skënder Gjinushi: Ministrat teknikë nga mbrojtës të zgjedhjeve u kthyen në të pangopur për tendera. Raporti përmbledh akuzat e Bashës

19 Gusht 2017, 11:21Politika TEMA

Largimi i ministrave teknikë të Partisë Demokratike nga qeveria dhe publikimi i raportit të tyre për zgjedhjet, ka ngjallur reagime në arenën politike. Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se ministrat teknikë të PD nga mbrojtës të zgjedhjeve u kthyen në të pangopur për tendera. Ai tha se përfshirja e teknikëve të PD në qeveri u bë thjesht për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra, por më pas atyre u pëlqeu pushteti i tenderëve.

Gjinushi thotë se futja e ministrave në qeveri ishte e domosdoshme për të justifikuar ndarjen e Lulzim Bashës nga çadra, pra duhej një marrëveshje që PD të mbyllte çadrën në bulevard. “Ishte një përpjekje e dështuar për të nxjerrë Lulin nga çadra. Ishte një eksperiencë që po ta marrësh formalisht edhe mund të pranohej, por siç hodhën dorë nga mbrapa këta ministra dhe ndonjë gjë pozitive që mund të kishte, u kthye në negative. Sidomos ajo parodia që do ikim sapo të bëjmë raportin…edhe OSBE nuk e bën raportin në Shqipëri, e bën jashtë.

Nuk rri një ministër një muaj e gjysmë për të bërë raportin. Ministrat teknikë nga mbrojtës të zgjedhjeve të lira, u kthyen në të pangopur të tenderëve të lira. E nxorën nga kontrolli edhe shokun Lul. Ishte një praktikë e parregulluar me ligj e improvizuar dhe nuk mund të prodhonte veçse këtë”, u shpreh Gjinushi.

Duke u ndalur te raporti i zgjedhjeve, Gjinushi u shpreh se ministrat teknikë shkruan një raport me konstatimet e Lulzim Bashës, pa asnjë fakt konkret. Më tej, ai tha se ministrat shtynë ditët në qeveri për të përfituar nga pushteti, me justifikimin se po hartonin një raport.

“Ata shkruan një raport që ishte ajo çka përse u vunë; u vunë gjoja për të parandaluar një dy tre gjëra dhe ato që i shkroi Luli pa u bërë zgjedhjet i vunë në raport, dhe thanë që të gjitha këto që tha kryetari ynë ndodhën dhe ne s’kishim ç’bënim”, tha Gjinushi. Në raportin e publikuar nga ministrat teknikë, thuhet se votat u blenë, policia nuk e ndaloi korrupsionin, nuk u garantua vota e lirë, por nuk ka asnjë fakt konkret. Janë akuza që PD i thotë për çdo ditë. “Grupe kriminale në Dibër, Elbasan e Lezhë. Policia nuk parandaloi korrupsionin zgjedhorë. Shitblerja e votës një fenomen i përhapur.

Policia e shtetit nuk u koordinua me institucione për të garantuar votën e lirë. Ministrat kanë dërguar në prokurori 110 të dyshuar për krime gjatë zgjedhjeve. Asete shtetërore janë përdorur për fushatë elektorale. Nëpunësit e administratës u përfshinë në fushatën elektorale me subjekte të ndryshme. Është konstatuar që punonjës policie kanë mbështetur subjekte të ndryshme në fushatë elektorale”, thotë ndër të tjera raporti. Ministrat teknikë qëndruan një muaj e gjysmë në qeveri, vetëm për të nxjerrë një raport të hartuar mbi bazën e akuzave dhe jo të fakteve. Raporti ka ngjallur shumë reagime, madje edhe vetë BE ka thënë se do njihet vetëm raporti i OSBE, pasi është më i besueshëm.

1 komente në “Skënder Gjinushi: Ministrat teknikë nga mbrojtës të zgjedhjeve u kthyen në të pangopur për tendera. Raporti përmbledh akuzat e Bashës”

  1. Fatosi-kosove says:

    Raportit te mandijes qe shifet qart se eshte i shkruar nga goja e lulit,nuk i beson as patozi,as jozefina,as malltezi,argita e xeni,as vet sali berisha qe sdo mend se ky raport permban te gjitha sharjet dhe fyerjet e tij te thena tash e 26 vite,keti raporti nuk i beson as aleati i mandijes mediu,as noka e koka dhe qeshte me e mire as europa e amerika,bile bile te gjithe do te quditen se si skane marre keta ministrat teknik me ne krye mandijen e lul bashes,por kur ekujtojne se ata skan turp as frike te thone se Lazaratin e krijoj Rama,europa dhe amerika,drogen e kontrollon Rama europa dhe amerika,gerdecin e beri Rama europa dhe amerika,detin i fali grekut Raam europa dhe amerika ,fazlliq shkaun per keshilltar special ju ka vendosur Rama europa dhe amerika,e shum poshtersi tjera qe vetem njerez si lul basha e sali berisha mund ti bejne,prandaj eshte e kote te merresh me kete dyshe,por kur drejtesia kontrollohet nga kjo dyshe si dhe droga e krimi ateher njerezit e thjeshte dhe te gjore duhet te durojne poshtersit e sojit mandija,vetem nje gje se kuptoi,a kane femije dhe familje keta kriminel!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje