Petrit Vasili vijon akuzat e përditshme ndaj kryeministrit Edi Rama, edhe pse ky i fundit nuk i është përgjigjur asnjëherë.
Sot Vasili e akuzon Ramën për ekonominë.
“Atrofizimi i përditshëm i ekonomisë, kryeministër ku je?
Banka e Shqiperisë raporton se:
1.68 milion euro te bizneseve shqiptare investohen jashtë duke qenë ky një rekord historik, nga 32 milion euro të një viti më parë.
2.Bankat shqiptare kanë investuar mbi 3 miliardë euro jashtë Shqipërisë, në formën e depozitave, letrave me vlerë të qeverive të huaja, por edhe kredive të drejtëpërdrejta për bizneset e vendeve fqinje.
3.Sipas Bankës së Shqipërisë, në qershor të këtij viti, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë arriti në 97 miliardë lekë ose rreth 730 milionë euro. Kjo është sa 7 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe shifra ka ardhur në rritje nga viti në vit.
Është e qartë edhe për shqiptarin më të thjeshtë se këto qindra milionë euro ikin nga Shqipëria sepse klima për biznesin është mbytëse dhe asfiksuese. Stimuj që biznesi të investojë këtu nuk ka. Fitimet janë shumë të pakta. Ulja kritike e konsumeve dhe frika e pasiguria për të nesërmen i ul vazhdimisht këto konsume. Kontrollet fiskale mesjetare dhe sjelljet prej satrapësh të administratës tatimore krijojnë një dekurajim dhe depresion të përditshëm tek biznesi.
Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjeshtë zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptare.
Shkollëpakti kryeministri ynë edhe nuk e kupton këtë, edhe bën sikur nuk e kupton, të dyja janë rrënim shkatërrimtar afatgjatë për vendin.
Llogjet e dëgjesave të shkollëpaktit ia shpifën biznesit, ia vranë shpresën dhe optimizmin ndaj edhe ai largohet jashtë vendit duke krijuar papunësi edhe më të thellë dhe një varfëri që nuk ndalet, por bëhet akoma më e rëndë”, shkruan Vasili.
O Titi,o Tao Tao i demokracise.Po milona euro qe ke vjedh ti,i ke çuar jashte apo i ke ketu?Shpjegohu,ju lutem.
Bravo! Ke nje mprehtesi qe s’e ka ai stani yt i hajduteve.
Eeee ska faj ti Vasil se po të ikën përqindja
ik o Titi fli gjume aty!
O Vaso djali, sa ishe me Ps te gjithe ata qe te njihnin, kishin respekt. Me Lsi- in as vetja jote nuk te respkton. Ti as te vdekurit dhe familjaret e tij i mosperfill, kalon ( e kam fjalen per ate vakine qe ishte aty ku banon ti) dhe nuk i thua qofte nje fjale ngushelluese dhe as syte nuk ua hedh. Turp te kesh. E pra ti nuk je Njeri. Lsija te ka…
po Like floriri ku i ka investuar Parate e vjedhura? shko pyete njehere se rrotull Shqiperise dhe ne Afrike i ka “!!!
Me mir pyet Meten dhe jo Ramen se ku po vene paret se Meta ta shpjegon me bllok ne dore e more vesh mor derr.
kapi Vasil se po te ikin. Nuk lejohet qe te ikin parate pa marre pjesen lesh e lia.