Kapet gomonia me 600 kg drogë në ujërat italiane, pranga dy skafistëve shqiptarë

20 Gusht 2017, 10:16Kronika TEMA
Kapet gomonia me 600 kg drogë në ujërat italiane, pranga dy

Operacioni i përbashkët antidrogë i Policisë së Shtetit me Policinë Italiane për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike ka bërë të mundur ndalim e një gomoneje në ujrat italiane.

Pas aktivizimit të alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme ka filluar nê det një operacion antitrafik.

Falë një pune të përbashkët të , Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.

Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë.

Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike.

Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje