Policia e Pukës ka vënë në pranga një prej autiorëve të dushur për grabitjen me dhunë të dy turistëve austiakë.
Shetasi i ndaluar është Zamir Pjetra 33 vjeç
Ai akuzohet se në 18 gusht në bashkëpunim me një tjetër, grabitën me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.08.2017, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit:
Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.
Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon Celular,
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.