Vlorë, hidhet në erë me tritol makina e 35 vjeçarit

20 Gusht 2017, 09:05Kronika TEMA

Një shpërthim eksplozive ka ndodhur mëngjësin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Një makinë tip “Ford Focus” në pronësi të shtetasit me iniciale P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë është hedhur në erë.

Policia bën me dije se nuk ka të lenduar  vetëm dëme materiale në automjet.

 Njoftimi i policisë

Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njërëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje