“Ideja që mund të ketë përgjithmonë dy Evropa, njëra syresh demokratike, e qëndrueshme dhe e begatë, e angazhuar në integrimin dhe tjetra më pak demokratike, më pak e qëndrueshme dhe më pak e begatë është plotësisht e gabuar. Ajo i ngjan një lloj besimi sikur të thuash se gjysma e një dhome mund të nxehet, kurse tjetra të mbetet e pangrohur. Ekziston vetëm një Evropë, pavarësisht nga diversiteti i saj, kurse çdo gjë që do të ngjajë në një nga gjysmat do të ketë pasoja të natyrshme në të gjithë pjesën tjetër të kontinentit”. Pak a shumë ky ishte thelbi i një fjalimi honorifik, mbajtur pak vite më parë nga Vaclav Havel në Parlamentin Evropian. Apeli ishte i hapur për zyrtarët që i referoheshin por edhe që i referohen gjithmonë njësisë tonë evropiane, me një konceptim si dy pjesë të kundërta.
I thjeshtë, por edhe i drejtpërdrejtë, gjatë të gjithë jetës post-liri disidenti i njohur dha pika ku duhej të reflektonin strukturat e mëdha të Bashkimit Evropian, por më shumë nga të gjitha vetë shoqëritë ish-komuniste dhe liderët e tyre të tranzicionit.
Një e tillë si Shqipëria jo thjesht lë shumë për të dëshiruar sa i përket qasjes demokratike, por të habit me kthesat e jashtëzakonshme dhe paradokset. Publiku do habitej realisht kur një raport i nxjerrë prej BERZH-it, vlerësonte se 31 për qind e shqiptarëve e duan sistemin autoritar. Në raportin “Jeta në Tranzicion”, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë se pjesa e shqiptarëve që duan qeverisje autoritare është tre herë më e lartë sesa ajo e qytetarëve të Evropës Perëndimore.
Ajo e tejkalonte madje edhe vetë mesataren e ish-vendeve komuniste simotra me Shqipërinë, ku i njëjtë tregues raportohej në deri 28%! E nuk mbaronte këtu sepse nëse pjesa më e madhe kuptohet se është për demokraci, edhe kjo masë është bjerrë sepse nga 57% që e votonin këtë zë në vitin 2010, ajo ka përfunduar në 50% aktualisht!
Jashtë këtyre, ajo që të dhemb është se Shqipëria duket e ndarë në dyfish, jo vetëm në statistika, por deri në qëndrimet e partive politike; në idetë e kryeministrit; të liderit të opozitës; në platformat pafund kundërshtuese, që hedhin aktorë të ndryshëm por që asnjëherë nuk konvertojnë, sa i përket vendit. Duket se një pjesë e do Shqipërinë të nxehtë, si do të thoshte Haveli, kurse pjesa tjetër të ftohtë. A mund të ndodhë kjo vallë, në një areal kaq të vogël dhe me shumë probleme ekonomiko-politiko-sociale? Asesi jo. Opozita tashmë lufton përveç se me pozitën, dhe me vetveten. Pozita e deritanishme nuk e kursen anatemën, porse njësoj qeverisin me ish-aleatët e tyre, që nga ana e tyre i stigmatizojnë, por vazhdojnë e qëndrojnë në qeveri.
Dhe Shqipëria si pasojë po dhuron gjithnjë e më shumë parametra të frikshëm. Kjo nuk lidhet vetëm me ikjet masive nga vendi, por me azilkërkuesit dhe mbi të gjitha humbjen e shpresës. Kuptohet këto zenë pak vend në media, përpos propagandës të aseteve turistike (që gjithsesi duhet vlerësuar për vendin). Shqipëria e këtij imazhi mbytet sakaq nga ajo tjetra e piromanëve të pashpirt, që nuk duan të rreshtin së kalluri në zjarr vendin, ashtu si masa e madhe e nihilistëve, që hedhin poshtë gjithçka.
Kurse në rrjetet sociale, shqiptari i thjeshtë përball politikanët e dy Shqipërive, që flasin vetëm kundër; apo atë atdhe që të fton ta ndërtosh, shijosh dhe zbukurosh dhe tjetri pashpresë, që kërkon autoritarizmin dhe ekonominë totalisht të centralizuar. Ç’po ndodh vallë? A po jetojmë në dy Shqipëri krejt të ndara? (Javanews)
ala me shipnin ju?!
shqipnin e ka mor lumi me koh,
lumi e deti bashk.
dhe shqiptarinjt mes dallgve si skafista mbijetojn
dhe me zjarr kendojn
himnin e flamurit
si kurvat qe I bejn hyqmet atij burrit..
Po ndodh ajo qe ftesa per ndertim dhe zbukurim nuk eshte edhe aq vezulluese, sepse shqiptari mendon se edhe me pak mund te jetohet mire. Problemi eshte qe pjesa tjeter e botes vazhdon te perparoje dhe ritmi apo konkurenca nuk te lejojojne qe te besh palle sic jane mesuar shqiptaret te bejne. Jo vetem qe nje sistem i centralizuar nuk te lejon te mbijetosh si shtet ne pozicionin gjeografik ku ndodhemi, por edhe berja palle apo marrja shtruar e gjerave nuk funksionon me si stil jetese. Deshira per autoritarianizem dhe centralizim nuk eshte me thjeshte nje ceshtje nostalgjie, por ngjan me shume me nje lloj rebelimi nga ana e shqiptarit qe nuk do t’i prishet rehati ne nje bote qe ecen perpara me shpejt se c’ka qejf shqiptari te ece.
Sot Ben ashtu eshte. Ne Shqiperi ka “dy bote”: njera per Shqiperine dhe shqiptaret dhe tjetra kunder Shqiperise dhe shqiptareve por per hajdutet, tradhetaret, vrasesit dhe agallaret. Kjo ka marre permasa te frikeshme, te frikeshme per vendin se keshtu i mesuan keta njerez per 25 vjet me radhe ata qe s’kishin ndermend te benin gje per Shqiperine. Por kur edukohesh me pandershmerine eshte e veshtire te nderrosh rruge dhe kur agallaret akoma propangandojne. Eshte njesoj si ti thuash kurves: mos kurvero me, por ajo e shkreta eshte mesuar tani qe me nje te ngritur te kembeve merr 50 deri 100 euro, kur mua dhe ty na duhet te punojme dy e tre dite duke na shkuar djersa ne fund te kembeve. Ajo dhe qejfin e ben dhe parate i merr. Keshtu jane bere ca shqiptare dhe ca agallare ne Shqiperi. Nuk edukohet gjarperi. Vezet e tij i hodhen keta qe shikon
Ky shkrim eshte i percipte dhe konfuz. Ngatrohet diktatura ideologjike bolshevike e pseudo-komunizmit e ngjashme me diktaturen ideologjike kristiane me pseudo-parajsen me nevojen e njerezve qe e drejta e tyre te mos neperkembet ngs jurostet me petke demokratik hipokrit.
Ben ANDONI,
Me shume te drejte ben pyetjen;
nese jane dy shqiperi?!
e besoj se kjo pyetie si ka dale vetem ne saje te aktualitetit te sotshem shqipetar.Po te ishte se eshte mbeshtetur vetem ne kete fakt jetik mbi nocionin e egzistences shtet,besoj se vlera e kesaj pyetie bie si nje keshtjelle akulli nen rrezet e diellit.
Megjithate le te respektojme idene e Zotit ANDONI qe,konsiston me deshiren e njohjes nga ana e tij,ose me sakte me pershkimin e tij kerkon te pasqyroje nje realitet qe i shkaketon ndjeshmeri keqardhje.
Pra konstaton dhe reagon ne saje te nje domozdoshmerie jetike per societen e tij,mendon se pas kete faktor societeja ne te cilen jeton nuk mund te kete pozitivizmin e tij ne mbare universin e qellimit miresi apo begati.
Dhe kujdes duhet bere ketu,sepse ideja tij spikatese perqendrohet tek populli,tek njeriu i thjeshte,tek qytetari i zakonshem dhe tek civili mikroskopisht i vogel perballe Titanit Shtet.
bah,qe ketu fillon paradoksi i nje societeje,sepse ajo niset fillimisht nga “qellimi i mire”i individit qe e formon ate por qe ky qellim del diabolik per nga forma e tij zhvilluese ne kohe-hapsire,ku individi,subjekti principal del i zones sekondore ose me sakte qe,vitaliteti tij ne lihet ne dore foktoresh qe politika si koncepton e jo me te dije si ti zoteroje ne perdorimin e tyre te efekshem apo te efikasshem.
Demokracia ka lindur si nevoje ose si domozdoshmeri ne nje kohe kur njeriu shiste lirine e tij per te lare mundesite jetuese qe kish blere me koshiencen se i ndertonte nje jete me te fryteshme personit te tij.
e kjo ndodhte simbas historise qe ashte narrativja e kohes,te pakten ketu e 3500 vjet.
ndaj per te ditur nese liria solli demokracine apo demokracia solli lirine duhet te dime nese skllaveria egziston akoma.
per te dhene nje prove te vogel per nga paraqitja por vampirike per nga qellimi le te marrim ate qe syte shqohin.
e ne baze te ketij fenomeni te bejne pyetjen e duhur dhe jo ate qe kemi deshire ti degjojne pergjigjen simbas shijes se saj,apo simbas ritmit te saj tingellues.
psh,kush eshte ai person sot qe,e di me saktesi sa i vlen vehveteja me objektivitetin e MONEDHES qe atritohet REALITETI dhe VERTETESIA???
S’mund te pretendoj me shprehjen se,ASNJERI!!!
sepse genjej vehten time duke vene koshiencen time ne letargji,pra transformohem ne nje ZOMBi,fatmiresisht walking dead po thyen recorde shikimi,ose Froni i Hekurt po mek edhe urine per nga forca e tij komerative apo komentative.
shkurt,sot po jetojme ne nje epoke te çuditeshme ku blasfemi na paraqitet si bekim dhe bekimi si ndjellesia e tere terslliqeve qe ne heqim.
Dhe pse e gjitha kjo?
Sepse njeriu asnjeher se ka pasur koshienen te qete,te qartesuar,te lehtesuar,te mjaltezuar per te kuptuar qe varrehimesi i lumturise se tij eshte vetevetia e tij,eshte njeriu ai qe mbyt personin e tij ne makabritetin e erresires.
mos harroni qe per te shlyer borxhin e tij njeriu shet lirine e tij!!!
Vetem nje realitet i tille,duhet ti shkaketonte njeriut rengjethie te perjeteshme,si e si per ti treguar qe tortura e tij eshte vete egzistenca e tij.
Mos valle ne saje te ketij realiteti njeriu duhet ti japi fund gjitheshkaje?
Jo sepse kete faze ai po e perjaton,po e gezon,po e nderton.
Pra çfare duhet te beje njeriu sotshem?
fare thjeshte,te braktisi nismen qe ka marre prej kohesh,ta braktisi me forcen me koshiente si e si per te marre nje rruge me te fryteshme dhe me te sigurte ne lumturine e begatise se tij,duke i dhene prioritet JETES e cila ka fillozofine e saj te jetuarit,ka sistematiken e saj te observuarit.
E per kete mund te merret si forme observimi nje koloni milingonash,e mbi te gjithe e vogel per nga trupi por teper e madhe per nga numuri dhe sistemi i saj administrues,qeverues.
E habitersiht ky grup quhet o KOLONI ose FAMILJE.
E ja magjia te cilen njeriu ka braktisur duke mednuar se eshte principi baze i frymezimit dhe i devocionit qe i jep aresye egzistences se tij,pra sigurimi i nje jete me te lumtur krijeses se tij,nje siguri me te begatuar trasheguesit te tij,nje vijim i perhersheme dhe i vazhdueshem jetes qe ai i ka dhene frymemarie,simbas nje ligjesie mbi humane,ne saje te nje hynie qe i kapercen limitet e imagjinates se tij parafyteruese.
Njeriu s’mundet kurresesi te ndertoje jeten e tij duke marre jeten e te ngjashemit te tij,kurresesi
a mundet njeriu te krijoje lumturine e tij veçmas lumturise se komunitetit ne te cilin ben pjese,jashte kolonise qe ka per objektiv egzistencen e JETES?
e parealizueshme kushdo qofshin metodat apo menyrat qe ai i zgjedh si te drejta ne kohezionin e tij.
Njeriu pa njeriun zdo kish mbijetuar as edhe nje sekonde delyzhit apo kohes me rethanat qe e ka prezantuar per ti bere balle.
Nje i mençur dhe qe ka sens human mbi jeten,nuk e sheh personin e tij si epiqendra e embrionit NJERI,kur eshte koshient qe nje dite ai merr nje direktion tjeter jete ne galaksine jetesore,pra ai eshte koshient qe per ta marre kete direktion i duhet qe te jete ne te dhe ky direksion eshte JETA,pra kudo e percjellte ky direksion ai eshte i bindur qe jeten e ka pare,jetuar dhe fituar ne te,dhe asnjehere mbi te,asnjeher!
vetem nje realitet i tile verteton qe ata qe me trasheguan dashurine e Pemes se JETES egzistojne ne JETE edhe pse ata kane ndryshuar apo marre nje tjeter direksion JETE.
Ne po te njejten menyre qe egzistojne ata qe do vine per ti dhene TRUNGUT JETE nje force akoma me vitale ne enderen,shpresen dhe devocionin qe Pema JETE do jete e pavdekeshme.
vetem ne saje te nje bindje te tille njeriu i rikthehet asaj qe verberisht materializmi ja paraqet si principin baze te jetes.
Jeta reale dhe e vertete qe jetohet duke gezuar dhe begatuar ne miresite me te cilat ajo te eshte afruar por edhe i je afruar ne egzsitencen e saj si princip JETE.
Morali eshte i sigurte vetem ne krahet e se vertetes,si jo a ribehet monoton dhe dremites ne qellimin e tij ilyzionist zbavites me numrat e tij fshehtasi-fshehurazi.
per ta mbyllur;
ne Shqiperi po ndodh ajo qe ka ndodhur me 1789 ne France apo ne mbare europen e asaj kohe.
Revolucione ogurzeza qe kerkojne rreke gjaku apo rreke dhimbjesh deshperimi te pafundeme,te perjeteshme,njeriu qe te behet sklav i tjetrit duhet te jete skllav i paaftesise ne radlle te pare,e me pas ai behet lehtesisht dhe me koshience Skllav i Skllavit te Skllavit!!!