Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku tregoi rezultatet e arritura në lidhje me legalizimet.
Duke bërë një analizë të punës së ALUIZNI-t, Lame tha se procesi i legalizimeve në zonat informale është mbyllur në masën 88% dhe se ka mbaruar procesi i matjeve në terren.
Gjithashtu ai shtoi se do të ketë një ristrukturim të të gjithë institucionit dhe i bëri thirrje të gjithëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ALUIZNI-t.
“Çështja e legalizimeve ndër vite ka qenë një “kalë beteje”, por në qeverinë Rama rezultoi histori suksesi. Ne kemi bërë një punë të mirë dhe i kemi kushtuar rëndësi legalizimeve sepse jemi të vetëdijshëm që pa pronësi të qartë, s’ka investim të sigurtë. Nzonat informale procesi i legalizimeve është mbyllur në masën 88%, ndërsa ka mbaruar edhe procesi i matjeve në terren. Gjithashtu kam një thirrje për të gjithë: Duke qenë se do të ristrukturohet i gjithë institucioni, ne hapim garën dhe ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ALUIZNI-t”, deklaroi Lame.
DEKLARATA E PLOTË
Në këto ditë të fundit të këtij mandati, dëshiroj të ndaj me ju disa rezultate të arrituranë këto 1000 ditë.Çështja e legalizimeve ka qenë kalë beteje i politikës për gati dy dekada.
Ne jadolëm ta zbresim politikën nga ky kalë dhe ti kthejmë legalizimet në çështje tënjerëzve.
Dhe për më tepër, duke propozuar një skemë që u duk si e pamundur nëfillim, ndërsa është realitet tashmë: skemën e legalizimeve falas.
Legalizimet u kthyen në një histori suksesi të kësaj Qeverie dhe ky është një fakt qësot askush nuk e ve më në diskutim.E gjetëm institucionin në vitin 2013, pas 8 vjetësh qeverisjeje të djathtë, me vetëm21.000 legalizime të kryera dhe sot kemi arritur në shifrën e 144.154 objekteve tëlegalizuara.Nga 323.000 objekte që ishin në sistem, në 306.800 prej tyre, pra në 95% kapërfunduar procesi i verifikimit në terren.
Tre vendet e para për numrin e legalizimeve në rang Republike, janë:-Qarku Tiranë, me 36.267 shtëpi të legalizuara;
-Qarku Durrës, me 27.645 shtëpi të legalizuara;
-Qarku Fier, me 14.386 shtëpi të legalizuara;Gjithashtu, nga shitja e parcelës ndërtimore (për rastet kur trualli është me pronar) ugrumbulluan 4,8 miliard Lekë, të cilat kanë shkuar për kompensimin e pronarëvetë tyre, proces nga i cili kanë përfituar 15.068 ish-pronarë.
Praktikisht sot mund të themi se procesi i legalizimeve të objekteve që janë brendakritereve ligjore në zonat informale, është përmbyllur në masën rreth 88%.
Por më tepër se çështje numrash, duhet të kujtojmë që legalizimet ishin çështjefryme, cështje edukimi ligjor, dhe një nga betejat e fituara të formalizimit tëekonomisë shqiptare.
Gjatë vitit të fundit ne morëm përsipër t’i japim rrugëzgjidhje edhe një prejproblematikave të konsideruara si kockë e fortë, atë të legalizimit dhe hipotekimittë Pallateve të braktisura nga pronarët apo me problematika të mbartura.
Eshtë një nga proceset më të vështira për shkak të kompleksitetit që ka secili rast, dhe jami kënaquar që, megjithatë, është një proces që vijon me siguri.
Në emër të dhjetra e qindramijë familjeve që, në këto katër vjet përmes punës sonë,u bënë pronarë të ligjshëm të shtëpive të tyre, dëshioroj të falenderoj punën e gjithëatyre djemve e vajzave, specialistë tanët, që trokitën derë më derë në 306.000 dyershqiptare.
Takimet e Kryeministrit me publikun, vunë në dukje fort edhe atë që do të jetë nëvijim problem thelbësor i sistemit:
Përmbyllja tërësore e procesit të legalizimevedhe gjetja e zgjidhjeve për objektet për të cilat legjislacioni aktual nuk e lejonlegalizimin e tyre.
Bash për këto arsye jemi duke përgatitur një bllok ndryshimesh dhe përmirësimeshligjore, si edhe propozimet përkatëse për t’i dhënë udhë këtyre problematikavekomplekse.
Gjithashtu, siç keni dëgjuar edhe nga deklaratat e Kryeministrit, i gjithë sektori ipronësimit në Shqipëri gjendet në pragun e një reforme tërësore, përfshirë këtu nërradhë të parë ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të qartë dhe të saktë të çdoprone të Republikës, pasi “pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurtë”.
Në këtë kuadër, edhe i gjithë institucioini i ALUIZNI-t do t’i nënshtrohet njëristrukturimi të plotë ligjor, strukturor dhe territorial, me qëllim që-nga njëra anë t’u jepet jetë dhe të mundësohet pikësynimi i mësipërm dhepërshtatja e vetë strukturës me sfidat e reja të katërvjecarit;-nga ana tjetër, të bëhet e mundur të korrigjohen një sërë problematikash që janëvënë re në këto katër vjet, për sa i përket marrdhënieve dhe shërbimit ndajqytetarëve.
Dhe si në çdo reformë, komponentja kryesore mbetet tërheqja e burimeve njerëzoresa më të specializuara dhe me vullnet pune.
Ndaj që prej sot, i deklaroj të hapuradyert e institucionit për çdo djalë a vajzë, për çdo specialist të sektorit, që dotë dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e rradhëve tona, që nga pozicioni ispecialistit të terrenit e deri tek posti i drejtorit. Këtij procesi konkurimi do t’i nënshtrohet në rradhë të parë e gjithë strukturaegzistuese e jona, që nga Malsia e Madhe e deri në Konispol, drejtorët, shefat esektorëve, specialistët dhe punonjësit e terrenit.
Ky proces vetëkontrolli, bëhet i domosdoshëm, pasi përkrah ushtrisë së punonjësveqë e justifikuan dhe vazhdojnë ta justifikojnë besimin e dhënë, kemi edhe një masëpunonjësisht dhe drejtuesish që vazhdimisht janë bërë target i ankesave tëqytetarëve apo i prapambetjes së punës.
Në ditët në vijim, do të publikojmë datat dhe procedurat e konkurimit, si edhekërkesat specifike për punësim, por kryesorja dhe e pakalueshmja do të jetëprofesionalizmi, inxhinierë, arkitektë, gjeodetë, topografë, specialist IT-je, etj.
Ky proces vepastrimi do të krijojë parakushtin kryesor që ALUIZNI qoftë në mënyrëne sotme të organizimit, e qoftë në ristrukturimin e nesërm, të vijojë të mbetet një pikëreferimi për të gjitha probematikat pronësore të qytetarëve dhe një shembull për t’undjekur nga të gjitha institucionet që kanë në fokus të tyre ofrimin e shërbimitndaj qytetarëve.
Bashkarisht e kemi filluar ketë proces dhe bashkarisht do t’i shkojmë deri në fund.