Kur në fund të prillit bandat e Nikola Gruevskit sulmuan parlamentin në Shkup dhe rrahën përfaqësues të popullit (maqedonas sllavë dhe shqiptarë), në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë u gjend edhe një agjent serb me shërbim në ambasadën e Republikës së Serbisë në Shkup. Kjo ishte edhe një dëshmi se Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, ka qenë e përzier në krijimin e tensioneve në Maqedoni.
Siç ka zbuluar Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) duke u bazuar në dokumentet sekrete të shtetit maqedonas, Rusia që nga viti 2008 përmes agjentëve të saj është përpjekur të bëjë propagandë dhe të shkaktojë konflikte në Maqedoni. Dokumentet tregojnë se Moska ka tentuar të zgjerojë ndikimin në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë me qëllim që shtetet e rajonit të pengohen për t’u anëtarësuar në NATO dhe të heqin qafe ndikimin perëndimor. Sipas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit edhe inteligjenca serbe është përpjekur t’i përkrahë nacionalistët antiperëndimorë në Maqedoni.
Pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev gjërat kanë ndryshuar. Zaev ka shtendosur raportet me shqiptarët, ka paralajmëruar gjetjen e një zgjidhjeje me Greqinë për çështjen e emrit dhe ka intensifikuar luftën kundër korrupsionit masiv të qeverisë paraprake të Gruevskit. Politika e re ka shtuar gjasat që Maqedonia, më në fund, të rifillojë procesin e integrimit në NATO dhe në BE. Shërbimet maqedonase, të kontrolluara nga qeveria e re dhe me gjasë të mbikëqyrura edhe nga shërbimet perëndimore, kanë ndërmarrë masa që të ngushtohet fushëveprimi i agjentëve rusë dhe serbë në Shkup. Për këtë «arsye» presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar të hënën se Beogradi do të tërheq personelin diplomatik nga Shkupi, sepse kundër diplomatëve serbë qenkan zhvilluar operacione sekrete. Më shumë detaje Vuçiq premtoi pas «dhjetë ditësh».
Fakt është se Serbia është diskredituar në Shkup për shkak të mbështetjes së regjimit të Nikola Gruevskit. Prania e agjentit serb në Parlamentin e Maqedonisë ndërsa huliganët po rrihnin deputetët, mes tyre edhe politikanen socialdemokrate Radmilla Shekerinska, nuk mund të kalonte pa pasoja. Shekerinska në qeverinë e re maqedonase është ministre e Mbrojtjes. Nënshkrimi i një marrëveshjeje për miqësi me Bullgarinë dhe paralajmërimi i Zaevit se sa i përket kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, Maqedonia do të votojë si shumica e vendeve të BE-së, kanë ngjallur zemërim teatral në Beograd. Për këto arsye Vuçiq, një komediograf i rrezikshëm politik, ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi. Kësisoj, Serbia shton presionin kundër Maqedonisë për të votuar kundër pranimit të Kosovës në ONESCO dhe kërcënohet me masa ndëshkuese nëse Zaev nuk lëshon pe. Pala serbe thotë se Zaev ka premtuar se Maqedonia në tetor do të abstenojë me rastin e votimit për pranimin e Kosovës në nënorganizatën e OKB-së. Një gjë të tillë qeveria në Shkup nuk e ka konfirmuar.
Tërheqja teatrale e personalit nga Shkupi tregon përsëri se Serbia mbetet faktori kryesori i destabilizimit të Ballkanit. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi se shteti i tij ka dëshmi për aktivitete përgjuese të shërbimeve maqedonase kundër Ambasadës së Serbisë në Shkup dhe në këto veprime, sipas tij, është i kyçur edhe «faktori i jashtëm». Megjithatë, Daçiq tha se një pjesë e personelit do të kthehet në Shkup javën që vjen, ndërsa ambasadorja Dushanka Divjak Tomiq më vonë pas të gjitha konsultimeve. Pas tërheqjes së personelit mediat serbe, të cilat kontrollohen nga Vuçiqi, kanë filluar një fushatë kundër Zaevit me tituj idiotik: «Zaev i shpall luftë Serbisë», «Skandal. Maqedonasit përgjojnë edhe Vuçiqin?!», «Vëllaçkoja Zaev na e futi thikën pas shpine».
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, e cila ka qenë diplomate në kohën e Jugosllavisë, lidhur me paradat e fundit diplomatike të Vuçiqit dhe Daçiqit tha për Radion Europa e Lirë: «Mendoj se ata ende po përpiqen t’i bëjnë shantazh Maqedonisë, por kjo është jorealiste për shkak se Maqedonia ka një pakicë të madhe shqiptare, e cila ka kërkesat e veta ndaj qeverisë maqedonase. Dhe kjo është diçka që ka pajtueshmëri qe disa vite, prej se Kosova është bërë shtet i pavarur». Ish-ambasadori i Beogradit në OKB, Pavle Jevremoviq, e quajti tërheqjen e diplomatëve serbë nga Shkupi një veprim të ngutshëm. «Në praktikën diplomatike ky do të ishte mjeti i fundit. Pas kësaj mbeten vetëm mjetet ushtarake. Në këtë rast, fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për këtë». Sipas Jeveremoviq është e mundshme që Vuçiq të ashpërsojë raportet me Shkupin para se të lëshohet pe ndaj Kosovës. Sipas ish-diplomatit serb Beogradi gjendet para një politike më dinamike dhe më kreative ndaj Kosovës. Jevremoviq tha se nuk beson që Maqedonia do të ndryshojë qëndrimin sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Pala maqedonase, sipas tij, duhet të marrë parasysh popullsinë shqiptare në Maqedoni.
Në qarqet diplomatike në Shkup si mbështetës të regjimit kriminal të Nikola Gruevskit përmenden, në radhë të parë, Moska dhe Beogradi. Por, ambasadat e vendeve kryesore perëndimore kanë regjistruar me shqetësim edhe përpjekjet e Ilir Metës, ndërkohë president i Shqipërisë, për të mbajtur në pushtet Gruevskin. Kjo përpjekje e një politikani të Tiranës për aleancë me Aleksandër Vuçiqin dhe Vladimir Putinin është parë si pjesë e lojërave politike antiperëndimore me qëllim të ruajtjes së interesave biznesore dhe konsolidimin e pushteteve autokratike në Ballkan.
Ne cmenyre e ka mbeshtetur Presidenti i Shqiperise, Gruevskin??
Ka ndonje fakt zoti Rrobelli ??
Kjo eshte deklarate shume e rende !!!!
Nuk mund te kalohet me thenien “ne qarqet diplomatike flitet”. Kush flet?? Ka mundesi te na e thuash se kush flet?? Kush eshte burimi i informacionit qe ju jepni?? Si mund te flitet keshtu??
Ilir Meta mund te jete kushdo, politikan, hajdut, i korruptuar, vrases, demagog, sportist, artist, djale i mire, i keq, i shemtuar, i bukur etj.. Edi Rama dhe ai vete e zgjodhen Ilir Meten, President te Republikes se Shqiperise, me pare Kryetar te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, dhe cdo qendrim i tij, politik, diplomatik, i brendshem, rajonal, mbi politiken e jashtme te Shqiperise e cila eshte domen kryesor i Presidentit te Republikes, ka karakter shteteror dhe aspak personal… nese ju keni prova qe Presidenti i republikes eshte pro Gruevskit, prosllav, proserb, prorus etj sic keni aluduar ne shkrimin tuaj duhet ti paraqisni ato. Nese e ke implikuar Presidentin e Republikes se Shqiperise ne nje shkrim te rreme dhe te panevojshem, atehere duhet te pergjigjeni ligjerisht, ne Shqiperi apo atje ku jetoni dhe nga jeni…..E para duhet te thuash te verteten, dhe te mbrosh me fakte ate qe ke thene, ose ta mohosh ate…
Ka mundesi redaksia te na thote se pse nuk i publikoni komentet??
Si eshte e mundur qe nuk lejoni asnje koment per plerat serbe!?
normal berisha dhe meta agjent te serbo ruso grekeve dihet ajo
O RobelL o Car!
le te haen sllavet
le te haen sllavet me mire per ne