Konflikti dhe kërcënimet ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë së Veriut sa vjen edhe intensifikohet.
Ndërsa forcat ushtarake amerikane përgatiten për stërvitjen e përbashkët vjetore me Korenë e Jugut, Koreja e Veriut ka publikuar një video propagandistike.
Pak kohë pasi Kim Jong Un kërcënoi se do të sulmonte territorin amerikan të Guam-it, tashmë Koreja e Veriut ka publikuar një video, në të cilën pikërisht Guam shfaqet në flakë, ndërsa Donald Trump vështron një numër të madh varresh.