Skandali me dosjet e "fshehura" në Gjykatën e Tiranës, KLD nis verifikimin: Do njoftohet presidenti

23 Gusht 2017, 14:02Kronika TEMA

Kontrolli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se ka nisur verifikimi për 300 dosjet e fshehura  në arkivin e Gjykatës së Tiranës.

Inspekoriati i Lartë bën me dije se po informohet dhe presidenti Ilir Meta në lidhje me verifikimet e kryera. Ndërsa aktualisht po marrin informacione nga Gjykata e Tiranës dhe nga Ministria e Drejtësisë.

SKANDALI

Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.

Skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve.

Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi.

Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.

3 komente në “Skandali me dosjet e “fshehura” në Gjykatën e Tiranës, KLD nis verifikimin: Do njoftohet presidenti”

  1. tfgs1 says:

    hahaha,do njoftohet …………..hajduti!

  2. Lemoni says:

    Tani qe do njoftohet presidenti …do dali ne drite e verteta.

  3. patrioti says:

    Do te njoftohet Presidenti ha ha ha . De te njoftohet kryehajduti per hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje