Tiranë: Gruaja rreh burrin dy vjet më të vogël

22 Gusht 2017, 19:06Kronika TEMA

Një 32-vjeçare do të hetohet për dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Policia ka referuar sot dokumentet në Prokurorinë e Tiranës, pasi R.B., dyshohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë ndaj të shoqit, H.B., dy vjet më të vogël.

Ka qenë denoncimi i bashkëshortit ai që ka vënë në lëvizje uniformat blu, të cilët kanë thurrur për ballafaqim gruan.

Pas marrjes së dëshmive të tyre hetuesit kanë dërguar në organin e akuzës dokumentet e konfliktit familjar, duke plotësuar njëherazi edh urdhrat e mbrojtjes për bashkëshortët.

“Më datë 22.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shetasen R.B, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 21.08.2017, në rrugën “Mine Peza”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit, H.B, vjeç 30, banues në Tiranë.

Të dy shtetasve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’. Neni 130/a i Kodit Penal”, deklaron zyrtarisht policia.

3 komente në “Tiranë: Gruaja rreh burrin dy vjet më të vogël”

  1. loni says:

    Bure qe e reh gruaja e mrni me mend se c’fare buri eshte.

  2. loni says:

    Bure qe e reh gruaja e merni me mend se c’fare buri eshte.

  3. Gramoz says:

    Bite muti me nje “r”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje