Qeveria e re e Edi Ramës do të ketë një strukturë të re, një strukturë, që do të lërë gjithë ministrat e kabinetit qeveritar “me gisht në gojë”, siç thotë fjala e urtë popullore.
Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Prokurimeve Publike, një strukturë e panjohur më parë në qeverisje, që do të mbledhë gjithë procedurat e tenderave të çdo institucioni që menaxhon para publike, në duart e një njeriu të vetëm, organ që do të ketë zyrën në selinë e kryeministrisë, dhe do të jetë në varësinë e kryeministrit.
Burime të besueshme i thanë Newsbomb.al se struktura e re e Prokurimeve Publike do të varet nga sekretari Ii përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi.
Përfundimisht, ministritë do të bëjnë planet e tyre vjetore për nevojat që kanë, por tenderat, nuk do të realizohen në asnjë prej këtyre dikastereve.
Burimet i thanë newsbomb.al, se ministritë mund të kenë nevojë për letra e lapustila, prodhime kancelarie, apo printera; siç mund të kenë nevojë policët e ushtarët për veshmbathje, apo edhe të burgosurit e spitalet për çarçafë e veshje; nevojat mund të jenë për blerje armatimesh apo për blerje makinash….por edhe për çdo lloj blerjeje tjetër.
Por, asnjë nga ministrat, apo stafet përkatëse, nuk do të menaxhojë asnjë tender. Të gjitha do të bëhen në drejtorinë e Prokurimeve Publike në varësi të kryeministrit.
Edi Rama nuk ishte njohur me këtë ide të re deri një muaj më parë, kohë kur takoi kryeministrin kroat. Dhe siç informojnë burimet e besueshme newsbomb.al, një ndër çështjet për të cilat është diskutuar, ka qenë edhe riorganizimi I qeverisë, por edhe procedurat e tenderave dhe mënyrat sesi mund të shmanget korrupsioni. Kryeministri kroat e ka njohur me idenë e Kroacisë, ku tenderat zhvillohen jo nga cdo institucion, por vetëm në një vend.
Edi Ramën e ka tërhequr shumë kjo ide dhe nuk ka ngurruar të kërkojë ndihmën e homologut për të trajnuar personel shqiptar në mënyrën sesi Kroacia po ecën me këtë procedurë. Dhe kryeministri kroat ka pranuar që njerëz nga Shqipëria të shkojnë në Kroaci, (dhe janë ende aty) për të marrë eksperiencën e nevojshme për të krijuar strukturën e re në Shqipëri.
Dhe njeriu është zgjedhur. Sigurisht është prapë një grua, dikur pjesë e kabinetit të ish-kryetarit të bashkisë Edi Rama dhe sot në stafin e tij në qeveri. Kjo grua do të bëjë “zap” tenderat e gjithë buxhetit të shtetit.
S’ka më nevojë për ndërhyrje dhe miq, as për komisione e përqindje, as për të gjetur njerëz apo për të paguar ministra…Tani, ka një mënyrë më të ndërlikuar për të përfituar tenderat e radhës, pa meritë.
O Edo me gjej nje pune aty tek tenderat o burre se mbetem te varfer. E ke pjesen…
Kjo eshte nje praktike pothuajese ne gjithe boten, ministrit nuk duhet te kene te drejten e organizimit te tenderave,ajo duhet te jete detyre ne rang kombetare e nje njesie te specializuar,pra drejtoria e prokrimeve publike. Kjo eshte shume e drejte por dhe shume e vonuar, une do te thosha qe edhe lejet e ndertimit te cdo natyre qofshin duhet te jepen vetem nga nje organ ne range republike, teknologjia e soteme eshte e avancuar dhe kjo realizohet lehtesisht. Shkaterrimi teritorit me shume u be nga qe ju dha e drejta e lejeve per ndertim edhe komunave,apo dhe bashkive qe bene te shkaterrohet teritori dhe te lulezoje korrupsioni. Ky eshte nje veprim shume i drejte, ashtu sic une konsideroje te drejte edhe nevojne per shkurtimin e nepuneseve te shtetit se paku me 50%, ne nuk jemi Gjermania qe te mbajme nje armat gjigante nepunesish, kur pjesa derrmuse e popullesise jeton ne kushte varferie. Vendi ka nevoje per nje reforme shume te thelle ne administraten shteterore dhe ne fushen e pageses per punen e kryer, vendi nuk mund te zhvillohet me keto menyra pagesash kur paga ditore e nje punetori apo nepunesi me page minimale eshte e barabarte me pagesen e nje sherbimi taksie deri ne 6-7 km . Jam i bindur se nje studim serioz nga ekonomistet profesionist, por jo partiak, do te dilte ne perfundime se do te kishte me shume perfitime buxheti i shtetit ne se ulet ndjeshem cmimi energjise elektrike, cmimi karburanteve etj. te ardhurat do te realizoheshin ne forma te tjera,si rritje konsumit,rritje importeve etj, rritjen e takses se pasurise etj. por ama shteti te mos lejoje rreth 38% te punonjeseve qe punojne pa u rregjistruar dhe shteti nuk merre asgje,shteti ne kete fushe duhet te beje detyren e tij ne menyren me rigoroze, modele bota ka plote.
Po nuk rrodhi, do pikoje……….. ?
Po fituesin kush do e shpalli………… ??????????????????
ai do marri leket
Dmth nuk eshte sistemi, por njeriu?! Hajde merre vesh kete idiot…
Eshte sistemi. Prandaj po ndryshohet sistemi.
Tenderat , mirë ështën menduar , por nuk ndryshon asgjë , nëse nuk përmirësohen praktikat e paraqitjes së kërkesave , dhe praktikat e hartimit të kontratave .
P.sh. Kërkohen pjesë këmbimi , filtra , etj , për një makinë me ngjyrë të kuqe . !!!!!
Kësaj kategorie kërkesash , duhet me ja djeg fondet si dikaster , dhe ta gjej drejtuesi i dikasterit , a do mbajë më në punë me paren tonë , halldupë të tillë . Njëlloj si pushteti vendor , po nuk paraqiti kërkesa me projekte me nivel dhe të argumentuara , që e kalojnë klasën , nuk do marri fonde . E kurrë mos i marrtë , sepse kështu nuk do shkojnë dëm , nuk do abuzohet e shpërdorohen , detyrimisht administrata rinovohet me të aftë , por edhe populli do matet më mirë kur të japi votën , do ta penalizojë halldupërinë e hajdutërinë , se mjaft më .
Edhe Lidhja e Kontratave është sfidë , për realizimin e tenderave , Si , Kur Duhet , dhe Qysh Duhet .
Bravo, nje bravo e madhe!
Akoma ekzistojne mbeturina , plehra e jashteqitje berishiane , me nick-name “Populli”e “ILIRET” , ndonse jane specie ne zhdukje e siper .
Shko ore pjerdhu dhe me lexo mire. Sot u duke ne kete rrjet? Une flas ne ate menyre se e di se cfar behet me tenderat e prokurimet publike. Dhe kur shprehem me vjen keq qe me taksat e qytetareve perseri do te abuzohet. Sepse duhen ndryshuar ligjet per prokurimet publike, pastaj strukturat.
= A e di ti zoteri qe nje kompani fiton njezet a tridhjet tendera njekohesisht dhe duhet te punoje ne njezet a tridhjete objekte njekohesisht, si rruge, shkolla, ujesjellesa etj.
=Dhe duke mos patur kapacitete, kjo kompani e shet punen tek nje kompani tjeter, dhe kjo tjetra gjithashtu e shet ne nje kompani tjeter, te cilat ligji i quan nenkontraktore. Pra e lejon ligji qe te shiten tenderat. Dhe kompania e pare dhe e dyte fitojne pa bere asnje pune, vetem duke shitur tenderin. Supozojme se fondi per ndertimin e objektit ka qene 1 milion euro. Kompania e pare nga shitja fiton 250 mije euro, pa bare asnje pune. Edhe e dyta pa bere asnje pune fiton nga shitja 200 mije euro. Kompania qe kryen punimet faktikisht, ka ne dispozicion te saj jo 1 milion euro, qe rruga te behet me cilesi te larte, por 550 mije euro. Cfare do te beje ajo, qe te kete edhe fitim!!!???
Gjeje vete. E sigurte eshte se punetoret nuk do ti paguaje. Rruga do te ngushtohet me nje meter, dhe do te prishet pa u mbush viti.
= Ky me siper eshte rasti i bypassit te Fierit. Pra duhen ndryshuar ligjet. Nje kompani nuk duhet te lejohet te mare pjese ne nje tenderim apo prokurim, nese nuk ka perfunduar punimet ne objektin per te cilin ka fituar nja tender me pare. Dhe e dyta, kompania fituese duhet i kryeje vete punimet dhe nuk duhet lejuar shitja e tenderit nga nje kompani ne tjetren.
– Lexoje edhe komentuesin “spartak”. E di cfare ndodh? Ne kushtet per pjesmarresit ne tender arrihet deri atje sa thuhet: – Marin pjese ne kete tender, ata qe kane keto mjete. Skrep me ngjyre te kuqe, me vije te verdhe ne mes. Gjatesia e krahut te skrepit 10.2 m. Viti i prodhimit te makinave te transportit , mars 2010. Dhe budallalliqe te tjera.
Dhe keto sygjerime une ja kam thene ne sy edhe kryeministrit dhe ai e di kush jam une. Po ti duhet te jesh ndonje fodull dogmash qe vetem urra di te therrasesh.
Duket qe kush merret me krijimin e strukturave nuk ja ka haberin per kete pune.
Sistemet perfekte jane ngritur mbi sisteme te de-centralizuara. Kryeministri nese do te luftoje korrupsionin te krijoje struktura qe kontrollojne jo struktura te tilla qe do menaxhojne prokurimet pasi ka 2 arsye:
1. Do bllokoje gjithe procesin e prokurimeve, dhe do kete vonesa e deshtime ne projekte.
2. Do centralizohet ne 1 dore vjedhja. Aq me teper kur permend emra ta “paperlyer” si engjell agaci.
Me pak fjale nese kjo strukture krijohet them qe Rama 2 filloj menjehere me.deshtim.
te lumte Lolita, i ke vene piken.
“Power corrupts, absolute power corrupts absolutely” ka thene Lord Acton.
po nuk pati transparence e kontroll te hapur beji mune asas pune.
Heu bre. Duhet gjetur pune te Prikurimet publike. Keta do jene burra me te mire dhe me te besuar se ministrat.
Edo, po te dergoj dhe une resumene. Bashke me perqindjen.
Ngado te rrotullohen do te kthehen perseri ne administrimin e centralizuar te parave publike te vitit 1990 sepse Shqiperia eshte nje fshat me 3 milion banore. Decentralizimi ne emer te autonomive apo lirive thjesht ka shtuar administraten duke shtuar shpenzimet, ka nderlikuar legjislacionin dhe per pasoje hapesirat per korrupsion dhe vjedhje.
Nuk eshte turp te pranosh gabimet. Turp eshte te vazhdosh te gabosh.
Kjo tergon se kryeministri don te krijoje shtet modern. Kjo Esther ne ide shame e mire, se te Gaithersburg tender at kalojne ne pergjesine e njeriut te vetem dhe eshte e thjeshte te kontrollohen.
.
Kjo eshte super ide,por duhet qe te ndryshohen edhe shume ligje te prokurimit publik,shumica e te cilave jane bere per tu pershtatur subjekteve te caktuara dhe per te vjedhur, kane qene te specifikuara shume detaje per te favorizuar x apo y subjekt, eh cfar eshte bere me tenderat,vetem ata qe jane angazhuar me to e dine mire ate pune, kane qene edhe disa gjera te shkruara qe; firma duhet te kete kte dhe ate dhe duhet te ket nje makin me ngjyr te kuqe e tje,e tje.
Duhet te pyetet dhe Presidenti se eshte i zgjedhuri i Kryeministerit,Burre i ndershem dhe i beses,Skrapalli/qi si i thote dhe fjala,
Ai mund te jap raste Origjinale dhe si vidhen Tenderat me nje dore 700mije eurooo.Rama po aq Fajtor per gjendjen e Kombit sa eshte Sali serbi dhe ilir Hajduti,po si pordhac kujton se i hame pordhet e tij.
deshiroj te jete e vertete per shume arsye:
1.Duke ua hequr ministrive i bind ata se vlejne aq sa vlejne dhe nuk jane vete zot e vet shkop ne punen e tyre,rrjedhimisht do ndertojne administrate te afte ne menyre qe te fitojne projektet e tyre ( jo tenderat) dhe kjo do jete test per punen e tyre.2.Nje kryeminister qe ka marre persiper te luftoje korrupsionin vec me nje forme te tille merr pergjegjesine publikisht ,deshtimi dhe suksesi jane vetem te tij,pra nuk behet faji qyrk dhe se merr njeri persiper.3.i pa qarte jam per kontrollin e realizimit te tenderave ne cilesi dhe sasi monedhe.gjithesesi eshte nje forme shume me e mire se deri me tani. pak shaka, gjynah ministrat , besoj se nuk do kete qejf mbetje per zgjedhjen ne kabinet se ska me tendera ;po pse per kete luftuan shume prej deputeteve.me qafsh rama hiq dhe beneficet e deputetit dhe do kesh bum doreheqiesh nga deputete.mos arthte ajo dite.
Orvajtje e deshtuar dhe ja pse;PO qe se tenderat do te perqendrohen ne te njejtin dore nuk do te thot qe atje nuk ka korrupsion? kryesorja eshte qe qeveria duhet te gjej njeriun shqiptar me karakter te forte ndershmerie? a e gjen dot kete njeri ne kete llum ku ben pjese edhe vet Edvin Rama? kjo eshte pyetja.Tjeter eshte se kush do ti kontrolloj te gjitha keto tendera ne terren? Po ai Agaci Kulaci? Po Ministrite do ti kontrollijne punimet dhe po ata institucione te shemtuara ,te korruptuara dhe Hale do ti kontrollojne dhe do te bejne pazare per vjedhjet >Ju kujtohet Rruga Durres-Rrogozhine me 2002 kur Ilir Baba me 40 Hajdute ishte kryeminister qe fondi ishte per 4 rruge (dy shkuar dhe dy kthehesh) dhe Ali Baba beri me 2.5 rruge gjithsej vajtje-ardhje? Po ate Vilen ne Golem Me cfar e ndertoj ai Ali Baba qe populli te tregonte me gisht se ku kishte shkuar fondi I asaj 1.5 rruge qe mungonte ne Rrugen Durres-Rrogozhine? Cdo Orvajtje qe behet gjoja per shmangjen e Korrupsionit nga Lokale ne qender eshte nje deshtim shum me I madhe sepse ne ate qender jetojne Mushkonjat e Kenetes,prandaj me perpara duhet thare Keneta qe te vdesin ( ngordhin) Mushkonjat.Po kalon edhe nje 4 vjecar tjeter dhe shqiptarve te sotem poi vdesin 8 vjet nga Keneta e sotme Qeveri. Beri te fala Sabdrit? Ah me ne fund edhe Sandrin e putha mu ne By…..th. Fitore,Fitore ;Po e njeta Kulture Haleje e qeverisin kete vend te pashprese.
Mendoj se eshte shume me mire si sistem ky qe te jete nje qender e vetme.U bene ministrite vetem per tendera mendonin jo per pune tjeter.
I dashkate tera vet kte rradhe.
Hahahaaaaaa
Prandaj nuk behet Beqja minister perseri. Po cfare do bejne sekseseret e tij si Mond Cimb Palma de Majorka?
Eshte e njohur prej kohesh thenia: ” Qeveria nxjer ligje, njerzit gjejne shtigje”.
…dhe do ndodhe ashtu si ne Bashki..
problemi eshte kush e kontrollon edhe kete strukture.
Edhe sa transparente per publikun do jete kjo strukture.
Se perndryshe eshte vetem tender ne dore te kryeministrin ne vend te tender ne duarte e ministrave… Edhe pyetja lind pse zgodhe ministra qe vjedhin,O Edi.
Besoj fort ne kete sistem prokurimi,te provuar nga kroatet,,,,te cilet kryesojne ne progresin europeist te Ballkanit Perendimor.
Uroj zbatimin e shpejte dhe serioz te tij ne qeverisjen e parase publike shqiptare.
pra i bie qe ky engjelli dhe ai departamenti aty te behen miliarder brenda 2 muajsh
dhe pastaj te ndajne leket em ata qe bejne letrat e tenderit dhe me ministrat perkates
pra ministrat do vjedhin nepemjet engjellit
krzeveper u can drejtorat dhe shefet e juridikut ,si dhe shefet e finances,qe nga blerjete vogla deri ke tenderat e medha,ec e shifni ke cdo drejtori kane nga 20 vjet shefa finance si leshojne ,eshte bere njera ke ne as me goje si flitet