PËRPLASJA/ PS-LSI debat pas publikimit të emrave, Gjosha i përgjigjet Bushatit: I dashur Ditmir…

27 Gusht 2017, 17:01Politika TEMA

Reagimin e parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me emrat e rinj te kabinetit qeveritar, e ka bere Klajda Gjosha, e cila ne mandatin e shkuar, mbante postin e Ministres së Integrimit.

Ajo shprehet skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE.

Por në përgjige të saj ka reaguar  Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me anë të një statusi në Twitter, i është përgjigjur Klajda Gjoshës ku shkruan se të mos të shqetësohet për integrimin evropian të vendit.

Por ne nje reagim te dyte ne “Facebook”, Gjosha i eshte pergjigjur serish Vushatit duke i thene se “kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit”.

Reagimi i Bushatit

“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda ????”, shkruan Bushati.

Reagimi i dyte i Gjoshes 

Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit,pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni,krimi i organizuar,blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje, që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!

Reagimi i pare i Gjoshes

“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoj drejt celjes se negociatave.

Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.

Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit,”, shkruan Gjosha.

3 komente në “PËRPLASJA/ PS-LSI debat pas publikimit të emrave, Gjosha i përgjigjet Bushatit: I dashur Ditmir…”

  1. Genci says:

    I gjithe halli i kesaj eshte qe meritat e integrimit i merr kjo qeveri, dhe as nuk i behet vone per vete procesin apo shtetin shqiptar dhe popullin, halli i ketyre eshte te marrin meritat… prandaj dhe vashdonin bojkotimet dikur, tani ska me… i rrofshi su…Rames se ka mazhorancen absolute dhe nuk e bllokoni dot ne parlament prandaj kakarisni si sobra qe pa filmar aroma punen Rama2.. hahahaha

  2. Landa says:

    Si e ke dipllomen ti o demagoge.
    Me diplomante tr Kristalit do integrohemi ne Eutope? Ku e ke bllokun o rrace leseiste

  3. Monika kryekatrori says:

    Cfare botoni neper gazeta mor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje