"Rama 2", Artan Fuga: Opozita me gisht në gojë, t’a gëzojë! Ne gjyhnaqarët nuk kemi brekë të veshim

27 Gusht 2017, 19:24Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Qeveria e re nuk duket jo e zakonshme. Pak a shumë profile që priteshin.

Problemi nuk është këtu.

Opozita që në vend të bënte fushatë elektorale dhe të shpaloste alternativa të tjera, çfarë priste???

Në vend të bënte opozitë ajo në fushatë bënte pakte “mossulmimi” dhe shpresonte e drithërohej për një qeveri me bazë të gjerë, hiç më pak shpresonte dhe ëndërronte nën dritën e hënës për një qeveri kompromisi ps-pd.

Ja rezultati i saj.

As opozitë, as qeveri e gjerë koalicioni.

Me gisht në gojë!

Le të zgjohet nga ëndrrat tani se i bën mirë!

Le të qartësohen ideologët dhe politikanët që e kërkonin këtë formulë, pa e kuptuar se politikisht jo vetëm ishte e pamundur, por edhe e dëmshme për ne qytetarët. Mbase jo për burokratët opozitarë.

Le të zgjohet edhe elektorati demokrat që i besoi lidershipit demokrat se po shkohej drejt një qeverie koalicioni si ajo e zonjës Merkel.

T’a gëzojnë edhe ata. Mirëmëngjes miq! U zgjuat???

Kur do pimë ndonjë kafe?

Ta gëzojnë edhe ata mijëra militantë që u përkundën dhe u ngopën me lugë të zbrazët se në një qeveri koalicioni do të rizinin ndonjë vend pune në administratë. Nuk pranonin të zgjoheshin kur iu thoshe : Ore jeni në gjumë, pickojuni bre, ose keni pirë shumë birra!

Le të zgjohen edhe ata që duke qenë të dytët në lista deputetësh të opozitës shpresonin se të parët do të hynin në qeveri, Rama do t’i largonte si deputetë, dhe të dytët do të hynin në Kuvend. Qesharake, por e besueshme prej disa disave. Eh çfarë të bëjnë ëndrrat!!

Le të zgjohen dhe të vendosin këmbët në tokë edhe ata që deri sot në mëngjes akoma nuk e kishin ndërgjegjësuar se partia demokratike kishte humbur gjithçka në këtë fushatë dhe për ta nuk mund të kishte vend në qeveri.

Le ta gëzojë pra edhe partia demokratike këtë qeveri!

Nuk është fare as më e mirë dhe as më e keqe se e para, është pikërisht ajo ku ajo caktoi ministra teknikë që tundën derën se tjetër ata të shkretët nuk kishin se çfarë bënin.

E keqe apo e mirë kjo qeveri, ajo gjithsesi është një milion herë më e mirë sesa një qeveri me bazë të gjerë sikurse ka kërkuar opozita këto muaj në mënyrë absurde, dembele, dhe fallco.

Kujtonte se u bë deti kos dhe duhej vetëm luga për të ngrënë, për të marrë poste pa u lodhur, por në tavolinë.

Çfarë iluzioni!!!

Ajo lloj qeverie do t’a linte qytetarin me kokë zbuluar.

Ohu ku Merkeli e ku ne gjyhnaqarët që nuk kemi brekë të veshim!!

Ta gëzojë opozita dhe para sesa të shohët trarët te syri i tjetrit të shohi edhe qimet te vetja. Se po fle akoma. Në vend të merret me emrat, të kishte shpalosur idetë e saj alternative për strukturën ministrore!

Nëse do të kishte sigurisht!

11 komente në ““Rama 2”, Artan Fuga: Opozita me gisht në gojë, t’a gëzojë! Ne gjyhnaqarët nuk kemi brekë të veshim”

  1. shushica says:

    Artan ,ke bere nje artikull bulevardesk ,ashtu sic vjen verdalle me ide bulevardeske per te kapur ndonje post…Jane thjesht formimi yt ,karakteri dhe deshirat personale individualiste ,egoiste…
    Se ..mesa mendoj ,eshte e pamundur qe ti te mos kesh kuptuar se pjesa e moderur ,ajo qe enderronte dicka europiane eshte larguar perfundimisht nga PD…dhe ato qe kane mbetur jane vetem falangat anarkofashiste feudale me ne krye Berishen dhe lolon e oborrit Bashen..Pra PD nuk eshte parti moderne por nje grumbull interesi plus ishet idiote qe kerkojne akoma vitin 39..qe nuk mund te kete ide ,programe ,te ardhme …Kur Rama kerkon bashkepunim ,ka idene qe thjesht te mos i vene tritol neper shtylla tensioni dhe te mos ulerijne si te cmendur neper dyert e institucioneve nderkombetare… te mos hapin ndonje cader tjeter…Kaq….

  2. DOLI ENE SHAB QOSJA
    OPOZITA MBASI I KA QIT GISHTRINJT NGA SUMA
    KU JA RRASI GJITHE SHQIPERIA NE ZGJEDHJE
    TASH I KA RRAS M’GOJ SHOKU NASTRADIN ?!
    DHE TY T’VJEN ZILI ? BEJE EDHE TI O FECK ANADOLLAKE
    PASI TI KESH VESH BREKET M’KOK
    SE S’KA MET’PA KUSH

  3. Kombi says:

    RAMA JA HODHI BASHES , E NXORRI ME DIPLOMACI NGA CADRA E NGUJIMIT . I PREMTOI ATO QE DESHIRONTE BASHA
    RRUGE TJETER NUK KISHTE PER BASHEN.?????

  4. Flamur Ndoka says:

    Nuk i kuptoj analistet dhe opozitaret.Edi Rama fitoi dhe ka te gjithe te drejten te formoje qeverine.Nuk i kuptoj derdellitjet e ketyne,pse s’na futi ne qeveri(e thone me sponde),qeveri e keqe(pa fillu akoma),etj etj.Kur te ju votoje mileti,krijoni qeverine tuaj,tani mbajeni me shkume o “opzitare”.

  5. andoni says:

    Kote e thua per breket ,se tani nuk duhen me sepse jane te teperta, tani jane me lidhse nga nje shirit te holle
    Por ti ke breke dhe mos u a qaj hallin te tjerve
    Ti je kot fare

  6. zoi says:

    Akademiku qenka fukara i jepni nje pale
    brek .njeri kot

  7. AMY says:

    te te veme ty o i cmendur, dhe njeri i keq dhe xheloz per gjera te mira qe priten, nuk mund te lexosh komentet e tua, jane shume mjerane, dhe ti je bere per tu qare, qahu gjithe diten e naten, por nuk e mohon dot qe PS ka njerez serioz, qe dine te bejne shtet, dhe do ta bejne, do qash ti apo berishet apo meta me shoke kjo nuk ka rendesi, karvani do vazhdoj punen perpara.

  8. devi says:

    Kur paske mbetur pa breke profesor. A nuk te vjen turp per keto qe shkruan?

  9. andromeda says:

    Mirë që qenke zgjuar edhe ti o filosof gërdallë se dhe ti investove goxha tek çadra dhe tek republika e re e Lulit. Apo këto të tuat i harron ti. Nganjëherë më dukesh si një nastradin efendi që merret me llafe pazari.

  10. DETARI Atlantidhes @ says:

    kohet e fundit ,profesor Fuga po ben shkrime nga me idealet dhe realet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje