“Rama 2”, kundërshton deputetja e PD-së: Ne do të jemi aty përballë për të mos i lejuar, fli i qetë shoku Enver!

27 Gusht 2017, 18:50Politika TEMA

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka paralajmëruar se do të jetë përballë dhe në këmbë për të penguar qeverinë e re ‘Rama 2’.

Sipas saj Rama me kabinetin e ri qeveritar do ta telendisë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.

Çupi ka theksuar se këta ‘yje’ do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit dhe diktatori Hoxha duhet të rrijë i qetë.

Statusi i Çupit

Fli i qetë shoku Enver. Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.

Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te “krenaria” e regjimit komunist.

Edi Rama konfirmon ministrat që me “punën” e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.

Këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve.

Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.

4 komente në ““Rama 2”, kundërshton deputetja e PD-së: Ne do të jemi aty përballë për të mos i lejuar, fli i qetë shoku Enver!”

  1. TOMORI SHBA says:

    DHurata, me vjen keq kur degjoi fjal te ndyra antishqiptare dhe ant demokratike. Si ste vjen turp , kur thua se ne jemi aty per te penguar e sabotuar qeverin Rama 2. SHumica e qytetareve i dhan voten PS dhe ajo ka per detyr te ver ne jet premtimet e bera ne fushat, per te sjell dryshimin e duhur ne punesim, mirqenje administrim, forcim te shtetit ligjor etj. Ndersa ju dashkeni te pengoni e sabotoni. Me kete mendje qe keni ju dhe nonje zagar tjeter qe leh si qen kunder rreformave dhe forcimit te shtetit duhet te veproi ashper ligji, ndryshe vendi dhe demokracia humbasin. Detyra e opozites esht , jo sabotimi, por dhenja e alternativave me te mira. Qytearet u ndeshkuan, por ju skini ven mend , nese vazhdoni keshtu ne kater vitet e arceme jini vetasgjesuar dhe shkateruar si P.

  2. Timo says:

    Moj çupë, sikur të ndodhte vërtet ashtu si thua, ti dhe Saliu me kompaninë e tij do të ishit futur në vrimë të miut jo të jepnit opinion tuaj pë qeverinë e re.

  3. populli says:

    Si duket kaq di dhe kaq thote
    Harron qe Populli e dha voten per kete qeveri jo per qeverine e partise se saj

  4. Jimi says:

    Pikerisht se jeni antishqiptare, ky popull ju abandonoj ne menyre plebishitare. Sa me shum deklarata te tilla aqe me shum do te binden edhe ata votues qe deri me dje kishin nje fare pasigurie per t’ja adresuar voten PS-s. Bjerini legenit keto 4 vjete po se po, por me c’duken bathet e priftit edhe 4 vjete pas ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje