Ka nisur para pak çaste Asambleja e Partisë Sociliste në të cilën do të shpallen edhe emrat e rinj të qeverisë “Rama 2”.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambjetet e hotel “Sheraton”, aty ku po mbahet asambleja e PS.
Ashtu siç ishte parashikuar hapjen e saj e bëri kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
Rendi i ditës në Asamblenë e PS:
Çelja e punimeve te Asamblese nga kryetari i Asamblese dhe Sekretari i Pergjithshem –Gramoz Ruci; Miratimi I rendit te dites
Raporti i grupit te punes per veprimtarine parlamentare –Taulant Balla (7min)
Raporti i Degjesave Publike, permbledhja e 12 qarqeve – Milva Ekonomi (7min)
Raporti i Grupit te Punes per Ristrukturimin e institucioneve –Niko Peleshi (7min)
Raporti i Grupit te Punes per Lehtesimin e Procedurave Burokratike -Arben Ahmetaj (7min)
Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe Raporti i Grupit te Punes per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS (7min) -Blerina Gjylameti
Miratimi i projektvendimit per zgjedhjet e reja ne parti
Fjala permbyllese nga Kryetari i partise – Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit te ri