Kryeministri Edi Rama do të shpallë sot qeverinë e re të vendit pas fitores së zgjedhjeve në 25 qershor.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet në hotel Sheraton, Edi Rama dhe Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për reformën në administratë do të prezantojnë përpara asamblesë socialiste formatin e qeverisë së re.
Mësohet se disa ministri do të shkrihen në një duke i rishpërndarë përgjegjësitë.
Rendi i ditës në Asamblenë e PS:
Çelja e punimeve te Asamblese nga kryetari i Asamblese dhe Sekretari i Pergjithshem –Gramoz Ruci; Miratimi I rendit te dites
Raporti i grupit te punes per veprimtarine parlamentare –Taulant Balla (7min)
Raporti i Degjesave Publike, permbledhja e 12 qarqeve – Milva Ekonomi (7min)
Raporti i Grupit te Punes per Ristrukturimin e institucioneve –Niko Peleshi (7min)
Raporti i Grupit te Punes per Lehtesimin e Procedurave Burokratike -Arben Ahmetaj (7min)
Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe Raporti i Grupit te Punes per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS (7min) -Blerina Gjylameti
Miratimi i projektvendimit per zgjedhjet e reja ne parti
Fjala permbyllese nga Kryetari i partise – Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit te ri