Është krijuar përshtypja se Edi Rama, këtë radhë që i fitoi zgjedhjet i vetëm, mund të bëjë mrekullira. Ai vetë, me dëgjesat publike që ndërmori në të gjithë territorin, ka krijuar përshtypjen se tani shqiptarët do t’i zgjidhin të gjitha problemet. Po a është vërtet kështu? Personalisht jam i prirë të mendoj dhe dëshiroj gjithashtu që punët në këtë vend të ecin mirë, që qeveria, pavarësisht kush e drejton atë, të bëjë maksimumin dhe t’i zgjidhë vërtet të gjitha problemet që kanë shqiptarët. Personalisht, gjithashtu, dëshiroj që opozita të shfaqet e bashkuar dhe e fortë, të artikulojë një ligjërim tjetër dhe të ndërtojë që tani programin alternativ me të cilin do ta konkurojë qeverinë e sotme. Shkurt, si çdo shqiptar që ka jetuar dhe jeton në këtë vend, dëshiroj dhe unë që vendi im të bëhet një atdhe i begatë dhe tërheqës, që shqiptarët, më në fund ta shohin vendin e tyre si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen këtu dhe mos ta shohin këtë vend si një kapanon apo si një fjetore apo si një vend pushimi. Si çdo shqiptar,uroj me gjithë zemër që ky vend të njihet më mirë nga Europa dhe nga bota dhe turistët e shumtë që e vizituan këtë vit, të shtohen, ashtu siç uroj me gjithë shpirt që imazhi i vendit tonë të paraqitet gjithnjë e më mirë në botë dhe mediet që flasin mirë për vendin tonë, që ishin të shumta këtë vit, të shtohen edhe më shumë. Mirëpo, këto janë vetëm dëshira, sepse për t’u realizuar nuk mjafton vetëm pasioni foklorik, duhen shumë e shumë gjëra. Po Edi Rama çfarë mund të bëjë ? Po përgjigjem menjëherë. Pa dashur të paragjykoj vullnetin e mirë dhe dëshirën e tij për të qeverisur me korrektesë e përkushtim, më duhet të them se deri tani Edi Rama nuk na ka dhënë prova të mjaftueshme që mund të qeverisë me korrektesë këtë vend. Rama 1 ishte një gjysmë dështim, por, siç dihet, edhe ai
vetë, kur numuroi punët e mbrapashta të qeverisë së tij, gjysmat ia faturoi LSI-së, të tjerat i pranoi që janë të vetat. Nëse ju kujtohet, sapo mori pushtetin në vitin 2013, Edi Rama nuk u paraqiti shqiptarëve asnjë program ekonomik dhe nuk caktoi asnjë objektiv. Dy projekte të mëdha infrastrukturore që i la në gjysmë qeveria e Berishës, përkatësisht Rruga e Elbasanit dhe ajo e Vlorës, segmenti nga Fieri në Levan edhe sot kanë mbetur të papërfunduara. Gjëja e parë që bëri sapo erdhi në pushtet ishte qoka me Vilma Nushin dhe koncesioni i chek-up-it, pastaj ndenjti dy vjet derisa i realizoi porosinë të vëllait për të bërë drejtor të Pergjithshëm të RTSH-së mikun e Olsit. Një tjetër shpenzim marramendës ishte dhe rikonstruksioni i dy apo tre ministrive dhe kryeministrisë të cilat zgjatën katër vjet. Rama krijoi qeverinë e parë me ministra krejtësisht të paaftë kampion i të cilëve ishte Arben Ahmetaj dhe Mirela Kumbaro. I pari do të mbahet mend vetëm për deklaratat butaforike të zonave të lira industriale që nuk u realizuan kurrë dhe do të kujtohet si njeriu që Rama e mban pas vetes jo për të bërë punën e shtetit, por për punë që një Zot i madh e di se ku janë dhe si bëhen. Ndërsa Kumbaroja do të mbahet mend si ministrja që sapo hyri në zyrat e ministrisë, u interesua të vinte pllakën e Sulltan Sulejamnit në kalanë e Lezhës dhe për shkatërrimin e kishës së Leshnicës në fund të mandatit. Se çfarë pune ka bërë ministri i tij i jashtëm, Bushati na e tha vetë Rama në takimin me ambasadorët para disa ditësh. Ndërsa se cili ka qenë efektiviteti i mnistrisë së bujqësisë, nuk është nevoja të shkojmë larg. Mjaft të lexojmë shkrimet e E. Braçes për Edmond Panaritin. Po mirë, mund të thonë disa, po shqiptarët votuan në masë Edi Ramën. Po kjo është e vërtetë dhe kjo është drama jonë.
Edi Rama është politikani shqiptar që aktualisht është i pakonkurueshëm sidomos në fushata elektorale. Rama është mjeshtër për të mundur cilindo kundërshtar në një fushatë elektorale. Mirëpo sapo i fiton zgjedhjet, Rama nuk di dhe nuk do më të bëjë asgjë. Ai është një arrogant dhe egoist i pandreqshëm. Edi Rama është asocial dhe kur nis qeverisjen zgjedh ata persona që nuk mund të bëjnë asgjë. Rama është mjeshtër për t’u bllokuar frymëmarrjen atyre që i zgjedh për të punuar me të. Me profil të ulët, disa herë të paaftë, vartësit e tij që nga ministrat e deri poshtë, nuk qeverisin, por rrinë me zemër të ngrirë se çfarë duhet të bëjnë që të mos prishet humori i Ramës dhe që çdo punë e tyre të dalë se ka qenë ide e Ramës dhe frymëzim i tij. Përmendet shpesh ish-ministrja Nikolli si reformatore pse mbylli universitetet private. Në fakt ato i mbylli Edi Rama dhe vullneti i drejtë politik i tij. Pas kësaj, kjo ministri i ka katandisur punët më keq se parardhësja dhe arsimi shqiptar qoftë në përmbajtje qoftë edhe në formë është po njësoj. Kompanitë lobiste që botojnë tekstet makabre shkollore janë po ato që bënin si deshnin me qeverinë e parë dhe me Lindita Nikollin po ashtu. Qeverisja e mandatit të kaluar do të mbahet mend për kontrollin e pjesshëm të territorit, një menaxhim korrekt të energjisë elektrike dhe për disa investime në qendrat urbane. Por nuk do të harrohet për asnjë çast se gjatë qeverisjes së parë vendi u mbulua nga kanabisi. Edhe kjo është një enigmë e madhe. Unë nuk e besoj se ministri i suksesshëm Tahiri lejoi kanabizimin e vendit. Përgjegjësia për mua është e Edi Ramës. Kur ndryshoi vullneti politik, Fatmir Xhafaj e zgjidhi këtë ngërç për dy muaj. Po çfarë do të bëjë Edi Rama ? Unë e përsëris dua të besoj ato që thashë në fillim, por druaj se edhe këtë radhë Edi Rama do ta ketë të vështirë të mundë veten e tij. Edi Rama ka fatin se përballë tij nuk ka opozitë që ta konkurojë. Ai dhe PS-ja mund të rrinë në pushtet derisa të lodhen. Të mos harrojmë se PS-ja po përgatit
dhe një aset tjetër të çmuar që është Erion Veliaj, administratori më i suksesshëm i vendit në këta vjet tranzicion dhe deri tani i papërfolur për asnjë rast korrupsioni. Në anën tjetër nuk ka asnjë shpresë, ndaj Rama i ka të gjitha mundësitë që të bëjë të gjitha eksperimentet që do. Natyrisht është herët të flasim. Na duhet të presim që të shohim programin dhe prioritetet. Ajo që dimë deri tani është se Rama është i pakonkurueshëm në kohë fushate dhe mund cilindo kundërshtar edhe i vetëm, por kur vjen puna për të qeverisur, deri tani, ai ka treguar se nuk di dhe nuk do të qeverisë. Shqiptarët e dinë këtë dhe në zgjedhjet e fundit ata votuan jo për të ndryshuar, por për të ruajtur status-quonë. Shqiptarët nuk patën asnjë alternativë të besueshme që ta mundte ujin e ndenjtur të qeverisjes së Ramës. Shqiptarët zgjodhën të mos ndryshojnë. Atyre ju pëlqen një kryeministër që flet bukur, që respektohet nga të huajt, që tregon anekdota dhe që nuk qeveris. Shqiptarët janë të dënuar që të qeverisen vetëm nga një njeri dhe pa opozitë. Ndaj ata votojnë për të mos ndryshuar.
te paguaj korrentin e fukarait…………….
Nje mut te madh qe ta haje Mero gelbaza.Amin!
c’ke me Meron,apo do ndonje imam te te coi ne paradiso qe te ngopesh me cica,pula te pjekura e sume suniti te ly me mjolt………..idiot!
Eeeee, kenge e re avaz i i vjeter… Nuk te beri drejtor te rtsh-se dhe as te pordhi me shkrimet qe e miklove se fundi.., dhe ti tamam si cdo sharlatan i talentuar i ketij vendi, kendon kengen e re por me avazin e vjeter…, ne kete rast me mllefin tend qe nuk e fsheh dot!!?? Dhe pikerisht se jeni ju kukumjacka e kukuvajka, ai, Edi Rama do votohet edhe per mandatin e trete deri sa ju te shteroni perfundimisht. Ti nuk e kupton dot – populli po.
Po sa mire e ke thene!!!!…Po kur do shterojne keta si puna e ketij qe na çane trapin ketu e 26 vjet duke dale neper televizione ndersa tani qe ka ardhur Rama kane filluar te flasin me veten se nuk i degjon me njeri? Keta zhulsa qe na japin mend per demokracine, jeten,qejfin, korrupsionin,lirine e mendjes, trendin, biografine, na thurin lloji-lloji thashethemesh, e me pas na pervishen duke na share si popull (ku hyjne edhe vete palaçot) se na “ditkan” gjithçka per shqiptaret.Ky e shume si keta nuk mund ta kuptojne se u mesuan me sistemin e qylit, hajduterise, matrpazllekut ku na kapardiseshin si “Vipat” e “mendjes” se ketij vendi nderkohe, qe jane ca copa injorantesh pa karaktere e jane bere si plakat e keqia qe mallkojne gjithe kohen.Me pak fjale sikur i ka hyre dreqi nga by…
O Lade,per cilpopull po flisni ju,per ate shumice te pakices qe e votoje, apo per ate pjese qe ne unison me opoziten shtyne orarin e mbylljes se votimeve aqe sa u desh qe ramovici,metocicet dhe bashovicet te merrnin ate pjese qe pranuan nga marveshja politike me e felliqura e politikave te bijve te eterve te diktatures komuniste dhe mostrave te tyre, qe si dje dhe sot vazhdojne ti bejne avokatine riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet, duke pshurrur dhe ligjin e dekriminalizimit, ligje qe Yzeriri ka “harruar “ta permend ne kete artikull analiz,pra per ke popull?Landi ju o beni sikur se dini ose leket e piset te bejne njeshe me djallin,se shqiptaret ne shumice i thane JO ME politikes se Tiranes zyrtare deri me sot. Fitorja e ramovicercve,metovicerve,dhe bashovicerve me shoke e shoqe ishte;te dhjere por krenare. Politikat e Tiranes zyrtare ne dite e vite u bene aqe te ndyra dhe te perdala,sa qe detyruan popullin te protestoje ne shumice apsolute nepermjet sontazheve,aqe sa binden USA-n dhe BE-ne te kerkoje me force Reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe ligjin e dekriminalizimit,ligje qe u pshurr ne perzgjedhjen e kandidateve per deputete.Rama sic dhe po duken bathet, dhe me perzgjedhjen e mnistrave te qeverise Rama 2,po e permjerr fare duke ricikluar figura te perlyera me boten e krim-korrupsionit-mafiozo -imoralo-politik ne qeveri berje dhe ne krie te parlamenti,qe do te thote nje krim ne vazhdim. Mjere ramovicet qe ndjekin politikat berishjano-milloshevicjane, fundi i njejte, i shpejte dhe ne bangen e akuzes si pjese e ndergjegjeshme me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ederi me sot. Trimeria nga fuqia e pushteteve nuke te imunizon si pjese e ndergjegjeshme me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne qeveri berje dhe ne krie te parlamenti, por te ndeshkon si pjese e nje krim ne vazhdim.Besoni o te dhjere,por krenar. Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo -imoralo-politik nek te tre pushtetet, qe kerkon drejtesi dhe jo bashkejetesr me krimin, apo pshurrje te etikes zyrtare sikurse po vepron ramovici duke i bere karshillek parlamenti,qeverise dhe lidereve nga bota me bluza femijesh dhe atlete
gazetar i tepsise…..
Nuk e ben dot njeri shqiperine o Ilir trimi asnje,duhet qe brezi i Enver hoxhes te iki dmth me päk fjale te kalojne edhe nja 30 a 40vjet
trr
Me duket shkrim i drejte.
Problemet nuk zgjidhen me aksione por me reforma.
Edhe ato pune qe u nisen me vrull ne fillim te vitit kaluar tani kane mbetur ne vendnumero.
Rama duhet te dije nje gje:
Te gjitje zyrtaret e shtetit qe kontrollojne zbatimin e ligjeve
E kane mendjen me marr noj
lek jo me ba punen.
Edi Rama ,eshte nji fenomen i vertete !
Ai ,e rregulloj vendin ne nji kohe rekord !
por vetem njerezit qe punojne kunder vendit nuk e shohin punen e tij…..
Haha cmund te beje Rama? Nje derr m. mund te beje sic ka bere.
Po njerezit qe ikin nga Shqiperia si i rregulloi Rama?
Edi Rama do te beje nje M…. te madh !
Prandaj njerez, mos i mbani syte nga Rama : pevishjuni punes dhe dilini zot vehtes !
Fale Edi Rames qe po lufton me mish dhe shpirt per nje shqiperi sa me te mire mjaft tju kujtoj se ne nje kohe shume te shkurter i nderroi imazhin shqiperise mos harrojme bumin e madh te turisteve qe kane hyre ne vendin tone dhe shikoini si reagojne ata e pra ky eshte strategu Rama qe po ja ndryshon faqen shqiperise normal qe qelbesirave te PD nuk i vjen mire se jsne mesuar me llumhane kerkojne vetem te bejne rremuje duan destabilitet prandaj o popull mendojeni mire se vetem Rama e ben ate vend nuk kane bythe as PD dhe as LSI ta bejne ate vend ju garantoj se edhe per nja 10 vite te tjera PD dhe LSI do te jene ne opozite.
Rri ne zyre e marr pak rroge te madhe e detyrimisht jam i shkeputur nga populli”poshte”…Ky eshte realiteti z.gazetar.
1- aksioni i mbylljes se unversiteteve = rilindje
2- hapja e dyerve te policise( pavarsisht zgjithjes)= liri
3- hashashizimi= ekonomi
4- rregullimi i qendrave te qyteve= kulture
5- lejemi i cdo lloj demostrimi= demokraci
Rilindje,liri,ekonomi,kulture,demokraci(gjysmake)…jo dhe keq z.gazetar.
Shkrimi është korrekt.
Të gjithë ministrat e Rama 1 janë të kredhur në korrupsion dhe provat janë aq shumë sa të vrasin sytë, por Rama nuk e ka mendjen aty.
Prokuroria ka vite që ja fut gjumit.
Kështu shprehjen suksese në jetë do ta dëgjojmë dendur.
Ti Ilir qenke nje matuf qe nuk e ke shokun.Ne kete shkrim kundra Rames,nuk ke paraqitur gje tjeter veç budallaqet e tua.Edi Rama u votua nga populli se eshte kryeministri me i mire.Do ti apo nuk ti ai eshte kryeminister dhe i mundi te gjithe per drejtesin dhe sinqeritetin qe ka.Ai ne kater vjeçarin qe kaloi,punoi shume mire.Ne i kemi syte ne ball dhe po i shikojme qytetet se si po dalin ne drite,bukuri te rralla,ku ke qejfte dalesh ne pedonalet e bukura, nje xhiro shlodhese.Te kenaqet syri.Por ti dhe bashibozuket e Berishes dhe te Bashbukuroshit nuk i shikoni dot se i kini syt ne bythe.
Po mire more shqiptar vetem keq duhet te flasim .Pse nuk bejme verejtje dhe te japim mendime po themi qe ky nuk di ai nuk di ky nuk ben etj pse nxijme cdo gje ?Pse nuk na shkon goja qe gjerat te ecin mire o Zot i Madh.
Po mire more shqiptar vetem keq duhet te flasim .Pse nuk bejme verejtje dhe te japim mendime po themi qe ky nuk di ai nuk di ky nuk ben etj pse nxijme cdo gje ?Pse nuk na shkon goja qe gjerat te ecin mire o Zot i Madh na shpeto nga vehtja jone.
Tha dhe ky disa Koqelleqe ! interesant si kjo gazete prestigjoze i hap vend ketyre mediokerve !
Po pse more përmend Veliajn, shiko si mblidhen komentuesit e tij me pagesë si mizat pas m*tit. Do ti dalë dhe Veliajt boja mos u shqetëso. Ai kujdeset për imazhin e tij shumë edhe online ka një çetë komentuesish edhe në TV dërgon kasetat e çdo pune të bashkisë sado e vogël të jetë në të cilat ai udheheqësi del në çdo kantier duke parë harta e projekte, duke takuar njerëz e duke ecur nëpër rrugë me njerëzit që e përshëndesin. E njëjta gjë në gazeta. Nuk e dha Veliaj lejen e ndërtimit për te hapësira pas hotel Tiranës ku do ndërtojnë shtesën që është më e lartë.se hoteli vetë?
Gazetari ka shkruajtur per mbushur gazeten, ne i kemi syte ne balle, nuk permend fare Reformen ne Drejtesi, qe eshte baza nga nisen te gjitha gjerat apo jo, tani te gjithe shkruajne
Nje sugjerim dashamires per Mero Bazen….. nga nje lexues kronik i gazetes Tema.
Ben mire qe boton shkrimet e Ilir Yzeirit, por te tilla shkrime si ky i sotmi, mund te zevendesojne shume te tjera, tek rubrika personale e gazetes… qe per hir te se vertetes e ka humbur cilesine e “editorialeve”, pervec te tjerave sepse serviret gjithmone i njejti “stil gatimi”. Edhe bakllavaja, po te ta japin cdo dite, vjen nje moment qe te merzitet. E ke vene re, se si te ka rene ndjeshem numuri i komenteve? Nga ana tjeter nuk me duket e drejte qe ta ekspozosh Yzeirin ne te njejten vitrine me Fugen e Arizajn, apo Bejten e Balen, e shume te tjere.
Mirë që ka edhe kundërshtarë të qeverisjes në Tiranë dhe në atë qendrore. Po, janë sytë në ballë për të vlerësuar të mirën? Është mendja në vend për të thënë çfar duhet bërë për më mirë? Hajde gazatar, hajde! Të themi leshi, ofendojmë leshin.
Edi Rama eshte Gogoli i Trete ne sagen e udheheqsve te Shqiperise moderne.
Saliu mbijetoi duke luftuar Gogol Enverin.
Edi Rama u shqua ne luften e tij kunder Gogol Saliut.
Qofte Edi Rama i treti dhe i verteti per kete popull te martirizuar prej gogolave te vet!
undefined
Pra njerez te ndershem(ata qe kane mbetur ne shqiperi)shisni cfare keni merrni femijet dhe filloni jeten e re jashte ketij vendi te pasherueshem!Eshte e vetmja alternative qe ndoshta ne nje te ardhme te larget femijet e atyre qe largohen dhe do rriten me fryme antihajduterie ne perendim ndoshta ju bjen ne mend te kthehen ne atdheun e prinderve te tyre.Sot per sot kete vend nuk e ben dot askush.Po te duan e bejne se shumicen e ka timonieri Rama por nuk i vlen per asgje.Pastaj si mund te denojne Hajdutet Hajdutet?Si te PD si te LSI si te PD jane hajdute te lindur dhe i bashkon nje qellim:te ruajne njeri tjerin.Dhe kete e ka bere PS deri tani dhe do ta beje edhe ne qeverisjen e ardheshme.Vetem ai njeri qe eshte i ndershem ka te drejte morale te denoje hajdutin!
Nje mut edhe me te madh se ate qe beri ne mandatin e kaluar. Nje qenie psikopate arrogante qe nuk e njeh buzeqeshjen apo qeshjen natyrale por vetem ngerdheshjen, nje qenie qe po ben te mundur braktisjen e vendit nga te rinjte, qe vetem po betonizon dhe shkateron vendin me reforma qe jane vetem ne interes te tij, pa asnje investim serioz dhe asnje shprese per punesimin e popullit dhe vecanerisht te rinjve . Fakti qe po vazhdon korupsioni ne menyre marramendes edhe pse eshte premtuar reforme ne drejtesi, tregon se kjo reforme eshte nje farse per te mbajtur nen kontroll rebelimin e popullit.
Harrova, betonizimi ka njohur rekorde te papara.