Pasi kthehet nga Hollanda, Basha parashikon protesta: Qeveria dhunon, të bashkuar për t'u përballur me të keqen

26 Gusht 2017, 16:16Politika TEMA

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shkruar në rrjetin social Facebook se qytetarët janë duke braktisur vendin për shkak të qeverisjes së keqe.

Lideri i demokratëve thotë se Rama nuk ka kohë për ta pyetur apo dëgjuar.

Ai gjykon se nëse qeveriset mirë, Shqipëria ka mundësi të mëdha.

POSTIMI I PLOTË

Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë. 

Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.

Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt.

Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët.

Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë.

Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojme qeverisjen dhe jetën tonë.

Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë.

4 komente në “Pasi kthehet nga Hollanda, Basha parashikon protesta: Qeveria dhunon, të bashkuar për t’u përballur me të keqen”

  1. ILIRET says:

    Mbaruan zgjedhjet Lyl. Dhe ty nuk te zgjodhen. Ramen e do populli. Keshtu qe mos u lodh kot duke bere llap-llap.
    -Prap keshtu do te vazhdosh ti? Je i humbur,

  2. petrit says:

    Te gjitha qe thote jane Brockulla !Do bej Protesta thote , po ndaj kujt ! ndaj qeverise qe votoi populli ! do beni protesta kunder vullnetit te Popullit !! Qeverija qe votoi dhe do populli qenka “E keqa ” dhe keta qe nuk i votoi populli qenkan ” E mira ” !!!! Eshte KASHTE komplet .

  3. ALPINI,
    O Lul po ti pse iken ne Hollane,se te detyroj Rama apo ,,,,,,

  4. LORA says:

    Meqe nuk I doli gje me zjarrvenien ,nga jugu ne very te Shqiperise,lul-kusaro-krimineli po
    projekton “cadren nr.2”,,,si aksionin politik te gjithe llumhanes qe e voton ate.
    Duhet t’ia kene keshilluar kallauzet 27-vjecare te nahijesh shqup-se.Eshte kushtrimi I Vetting-ut qe do t’a hudhi perseri lul-holandezin ne cader.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje