Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Europë: Ja diplomati me 18 pasuri të paluajtshme

26 Gusht 2017, 09:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i quajti dy ditë më parë të lodhur, të avashtë dhe të përgjumur, por etiketime të tilla nuk u shkojnë aspak ambasadorëve tanë nëse u referohemi pasurive që disponojnë. Ndonëse bilanci i tyre në raport me ekonominë e vendit, pra me thithjen e investimeve të huaja është i zymtë, nga ana tjetër, ambasadorët shqiptarë duket se janë mjaft të zhdërvjellët dhe aktivë për shtimin e pasurive të luajtshme dhe llogarive bankare nëpër Evropë.

Shqiptarja.com, duke iu referuar deklaratave të pasurisë ndër vite, publikon pasuritë e paluajtshme të disa prej ambasadorëve shqiptarë në vendet më të rëndësishme të Evropës dhe në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj. Ambasadori Canaj deklaron gjithashtu disa llogari bankare, ku vetëm tek njëra ka 250 mijë euro gjendje, ndërsa posedon edhe një makinë me vlerë 48 mijë euro. Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, është bashkëpronare e 9 pasurive të paluajtshme.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, deklaron një shtëpi në Bruksel, me sipërfaqe 240 m2, me vlerë 320 mijë euro si dhe disa llogari bankare. Apartament në Bruksel, me sipërfaqes 105 m2 dhe në vlerën 295 mijë euro ka blerë edhe ambasadori në Gjermani, Artur Kuko, më parë ambasador në NATO. Ambasadori shqiptar në Danimarkë, Kastriot Robo, ka në pronësi dy shtëpi banimi në Shqipëri, të cilat i ka dhënë me qira, ndërsa djali i tij, Besart Robo, ka një shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi.

Apartamente dhe makina

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ka në pronësi dy apartamente, garazh për dy makina, ullishte në Tiranë me sipërfaqe 6 188 m2, makinë Citroen 24 mijë euro, makinë Fiat 14 mijë euro si dhe ka firmosur një kontratë për dhënien e një trualli për ndërtimin e një objekti. Ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Riza Poda, posedon ambiente tek Shallvaret në Tiranë dhe bodrum, të dhëna gjithashtu me qira. Poda ka shlyer një kredi për blerje banese si dhe ka blerë një makinë tip Audi Q5 në vlerën 24 600 euro.

Në vitin 2014, kur ishte konsull i Përgjithshëm në Selanik, Poda ka deklaruar disa llogari bankare nëpër bankat e Greqisë, në shumat 17 000 euro, 9 000 euro, 9 600 euro, 5 000 euro, 1 935 euro, 1 108 dollarë dhe 60 000 lekë. Visar Zhiti, i ngarkuari me punë në Vatikan, deklaron tre apartamente, një në Tiranë dhe dy në Durrës, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Katar, Edmond Çaça, deklaron se ka shituar një truall në Tiranë me vlerë 637 mijë euro.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari, ka në pronësi një makinë tip Mazda, me vlerë 11 000 euro dhe 25% të një apartamenti banimi në Tiranë. Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo deklaron një apartament 84 m2, blerë me këste nga Enti i Banesave si dhe një llogari investimesh me vlerë 51 mijë euro. Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite, Sami Shiba, deklaron të ardhura nga dhënia e një apartamenti me qira si dhe pagën rreth 25 mijë euro.

Ambasadorët e tjerë

I ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil, Nuri Domi ka në pronësi disa apartamente dhe bodrum. Vetëm nga lëshimi me qira i bodrumit, ambasadori deklaron 12 mijë euro të ardhura brenda një viti kalendarik.

Ambasadori i Shqipërisë në Bullgari, Qirjako Kureta, brenda vitit ka blerë një dyqan me një shumë që nuk përcaktohet në deklaratën e pasurisë si dhe një makinë me vlerë 6 mijë euro. Si burim për blerjen e këtyre pasurive, ambasadori referon kursimet nga paga e tij dhe paga e vajzës, e cila punon në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

 Pasuritë e paluajtshme të ambasadorëve shqiptarë në vite të ndryshme 

 Bardhyl Canaj, ambasador i Shqipërisë në Izrael

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.2 m2 në Tiranë + shtesë me sipërfaqe 22.2 m2.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 99.3 m2 në Tiranë, vlera 500 000 lekë + shtesë me sipërfaqe 23.30 m2 me vlerë 204 730 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 59.5 m2 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.22 m2 në Durrës, vlera 25 925 dollarë.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 90 m2 në Vlorë, vlera 4 600 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 66.3 m2 në Tiranë, vlera 47 645 euro.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 157 m2 në Tiranë, vlera 12 380 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sipërfaqe 68.7 m2 në Tiranë, vlera 11 048 750 lekë.

Pronar me 50 % i një tokë arë me sipërfaqe 8064 m2 në Durrës, vlera 10 886 500 lekë.

Pronar me 50 % i një bodrumi me sipërfaqe 140 m2 në Tiranë, vlera 5 040 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, vlera 12 300 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 50 m2 në Tiranë, vlera 1 800 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 43 m2 në Tiranë, vlera 1 548 000 lekë.

Pronar me 50 % i një bodrumi me sipërfaqe 192 m2 në Tiranë, vlera 6 912 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një apartamenti banimi me sipërfaqe 113 m2 në Durrës, vlera 3 000 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një objekti me sipërfaqe 31 m2, vlera 1 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 18 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 250 000 euro.

Bono thesari në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 000 lekë.

Pronar i një automjeti, vlera 48 mijë euro.

Alma Canaj, bashkëshortja, shitur 50 % të aksioneve në shoqërinë Epigrama, 6 052 071 lekë.

Bashkëshortja, gjendja cash, 1 200 000 lekë.

Djali, Ezjon Canaj, pronar i një motori “Aprila”, vlera 1 700 euro.

Djali, Ezjon Canaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 000 euro.

Djali, Klesti Canaj, pronar me 50 % i aksioneve të blera nëpërmjet një llogarie investimi në një bankë të Paris, Francë, vlera 2 200 euro.

 Floreta Faber, ambasadore e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pronare me 50 %, me bashkëshortin i një ap. me sip. 83 m2 në Shkodër, vlera 4 772 500 lekë.

Pronare me 50 % me bashkëshortin i një ap. me sip 122 m2 në Shkodër, vlera 7 015 000 lekë.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 584 400 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 9 800 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 77 800 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 88 100 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 547 200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 8 200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone ullishte në Durrës me sip. 500 m2, e trashëguar.

Pronare me 50 %, me bashkëshortin i një makine “Shevrolet”, vlera 7 800 euro.

Të ardhura nga shitja e një apartamenti në Shkodër i trashëguar nga prindërit, 2 248 404 lekë.

Bashkëshorti, Edmond Faber, blerë tokë në vitin 2015, me sipërfaqe 7 200 m2, 500 000 lekë, pjesa 50 %.

Pronë e trashëguar, me sipërfaqe 230 m2, posedon 1/12.

Gjendje llogarie, në deklaratën fillese

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 62 671 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 100 200 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 771.71 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 514 819 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 15 540 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 254 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 32 041 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 5 406 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 23 146 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 340 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 2 522 056 lekë.

Artur Kuko, ambasador në Gjermani

Blerë apartament në Bruksel me sipërfaqes 105 m2, në vlerën 295 000 euro.

Kredi 180 mijë euro, interes 3.784% dhe afat shlyerje 15 vjet, për blerje apartamenti.

Borxh pa interes 20 000 euro marrë prindërve të bashkëshortes, përkatësisht Z. Dhimitri Samara dhe Znj. Iliana Samara.

Shitje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 79 m2 në vlerën 88 000 euro.

 Riza Poda, ambasador në Çeki

Ambiente të dhëna me qira tek Shallvaret në Tiranë.

Ambient bodrum të dhënë me qira.

Shlyer një kredi për blerje banese.

Paga si ambasador, 21 mijë euro.

Shitur makinë tip Tuareg në vlerën 13 000 euro.

Blerë veture tip Audi Q5 në vlerën  24 600 euro.

Gjendjet e llogarive në vitin 2014

Gjendja cash, shtuar me 120 000 lekë.

Gjendja e llogarisë në Bankën Greke Selanik, shtuar me 9 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare Greke, shtuar me 9 600 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 1 935 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 1 108 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë, 60 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në Selanik, 17 000 euro.

Qirjako Kureta, ambasador i Shqipërisë në Bullgari

Blerje dyqani, pagesa e këstit vjetor, 5 mijë euro.

Blerje makine, 6 mijë euro, burimi nga kursimet e pagës sime dhe nga kursimet e pagës së vajzës Anisa.

Të ardhura nga paga ime si ambasador, 21 mijë euro.

Paga e bashkëshortet, 1 140 723 lekë.

Paga e vajzës, 895 734 lekë.

 Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë

Shtëpi 240 m2 në Bruksel, 320 mijë euro, (regjim martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin), burimi kredi bankare dhe të ardhura mujore.

Pronare (regjim martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) një makine “Skoda Cambia”, vlera 15 000 euro.

Llogari rrjedhëse në Belgjikë, 36,26 euro.

Llogari e mbyllur në dollarë, 6 419 USD.

Llogari e mbyllur kursimesh në Belgjikë, 6 190 euro.

Kredi e përbashkët për blerjen e një shtëpie, në vitin 2009, 150 mijë euro.

Kastriot Robo, ambasador në Danimarkë

Dy shtëpi banimi, dhënë me qira.

Djali Besart Robo shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi, detyrimi i mbetur 60 346 sterlina britanike.

Djali Besart Robo të ardhura nga qira ambient banimi në vlerën 8 040 sterlina britanike.

Pronar i një automjeti “Toyota”, 2 100 sterlina britanike.

Paga si ambasador 22 mijë euro.

Selim Belortaja, ambasador i Shqipërisë në Kinë

Apartament banimi, 142 m2 në Tiranë.

Apartament banimi në Qerret të Kavajës.

Garazh në katin nëntokë në Qerret të Kavajës.

Blerë makinë tip Land Rover, 950 000 lekë.

Depozitë e vajzës dhe bashkëshortes, 14 mijë euro.

Depozitë e vajzës dhe bashkëshortes, 55 000 lekë.

Sami Shiba, ambasador në Arabinë Saudite

Qira apartamenti banimi në vlerën 108 000 lekë.

Paga si ambasador, 25 mijë euro.

Djali Orlen Shiba paga pranë kompanisë “Daimler Trucks North America LLC” në vlerën 23 273 dollar.

Djali, Orlen Shiba, gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Amerikë në janar 2015, 19 094 dollarë.

 Nuri Domi,  i ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil

Qira apartamentesh në vlerën 400 000 lekë.

Qira bodrumi në vlerën 12 000 euro.

Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë

Automjet Citroen, 24 mijë euro.

Apartament me sipërfaqe 128 m2, 50 mijë USD.

Apartament i përfituar nga privatizimi i banesave në 1992.

Vend parkimi, garazh, për dy makina, 30 mijë euro.

Tokë arë dhe ullishte, me sipërfaqe totale 6 188 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim, 50 % me bashkëshorten.

Automjet i vjetër historik Citroen, 2 mijë euro.

Luena Tolica, bashkëshortja, makinë tip Fiat, 14 mijë euro.

Pjesë aksionesh në Arkën e Përkthyesve në Gjenevë, 5 mijë euro.

 Ardiana Hobdari, ambasadore e Shqipërisë në Greqi

Pronare me 100% e një veture tip Mazda, me blerje në vitin 2009, në vlerën 11 000 euro.

Pronare me 25% e nj apartamenti banimi me sipërfaqe 66 m2 në Tiranë, me vërtetim pronësie, në vlerën 7 260 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e një autoveture, 4 700 euro.

Depozitë bankare në Francë, shtuar me 5 500 euro.

 Edmond Çaça, ambasador i Shqipërisë në Katar

Shitje toke truall, 637 mijë euro.

Marrje overdrafti, 20 mijë euro.

Paga si ambasador, 25 644 USD.

Të ardhura nga shitja e pronës në Tiranë, 150 mijë euro.

Pakësuar llogaria bankare, 60 mijë euro.

 Visar Zhiti, i ngarkuar me punë në Vatikan

Apartament banimi, 40 mijë USD.

Edlira Zhiti, bashkëshortja, apartament 66 m 2 në Durrës, plazh

Apartament 63 m 2, në Durrës, plazh, dhuratë nga mamaja.

 Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në Austri

Apartament 84 m2, çmimi 2 286 797 lekë, blerë me këste nga Enti i Banesave.

Llogari investimesh, 51 mijë euro

Paga si punonjës i Loyens Loeff N. V, si avokat, 46 mijë euro.

Ridi Kurtezi, ambasador në Spanjë

Të ardhura nga paga si ambasador në Madrid, 1856 euro në muaj.

Detyrimi për shlyerje huaje ndaj vjehrrit, 50 000 dollarë.(Shqiptarja.com)

17 komente në “Vilat, paratë dhe makinat e ambasadorëve nëpër Europë: Ja diplomati me 18 pasuri të paluajtshme”

  1. Shoku shpati says:

    A ka veting qe i dnon gjithe keta kriminele?
    Te gjitha vjedhjet zhvatjet Jane te ndyra
    Por keto te gjyqtareve dhe ambasadoreve nuk i LAN as varja ne litar sepse Jane pare te hallexhinjve dhe emigranteve.
    MOS i hengshin
    Zoti i ndeshkofte.

  2. Alban Hamzai says:

    Dikur ne Rusine bolshevike nje qytetari nga Evropa Perendimore,qe vizitonte ish Leningradin,I vodhen portofolin .Ai u ankua ne polici dhe I tha komisarit qe,kur kapni kusarin pritini doren,qe te vene ment te tjeret .Po te bejme kete gje ,i pergjigjet komisari,atehere gjysma e njerezve do te mbeten dorace,pra me nje dore .Kjo tregonte permasat gjigante qe kishte mare kusaria .Kjo gje ndodh edhe ne Shqiperi .Kur derrit i thane :Ore derr ,ti edhe koqet i ke ndryshe nga kafshet e tjera ,ai u pergjigj: Or te uruar! Po une jam ndryshe qe nga turinjte,ju vajtet ne fund tek koqet .Prandaj ne Shqiperi ,ku kusaria eshte virtyt,mendoj te krijohet nje decorate e larte nga shteti,e te dekorohen kusaret ,qe nga turinje e deri tek koqet. Ju lutem botoni komentin tim!

  3. Tin says:

    Pse cuditeni po nuk pate leke nuk ben kariere ne kete vend. Pra ata kan pasur leke dhe jane ….

  4. Qytetari says:

    Po, po, dhe ankohen per te ardhurat ambasadoret e shkrete, gjynah qahen jane te varfer,megjithate shteti mendon per te shkretet, tani u japin pagese dhe per femijet dhe grate, plus ju premtoj qe do ju a u rrise rogen, ndersa per personelin tjeter s’tha gje, a thua se ata jane te njerkes, thote populli. Po a ju tha Kryeministri, ambasadoreve qe makinat jane te shtetit e nuk duhen perdorur per pune private, e te shkojne e te vijne ne shtepi me makinen e shtetit.

  5. Noc rroku says:

    O gazetar i bythes, po çjane keto Kinezeri qe shkruan mor idiot… po nuk eshte viti 1978 dhe ke dale te besh gjuatine e shtrigave dhe te zbatosh “Revolucionin Kulturor Kinez” po ne se ke ndonje fakt qe nuk bejne punen ose qe abuzojne me detyren shkruaje more qelbesire, po te nxjerresh se sa pasuri kane dhe mbibte gjitha pa e ditur se ne cilen menyre e kane vene kjo eshte kafsheri. Po si ka mundesi qe pa asnje fakt e dijeni ti i telendis keta njerez qe mund te jene te ndershem ne kete menyre. Po pse mo per cfare shkojne e punojne njerzit qe te varferohen apo qe te rrojne si kafshet. Po mire po nje fakt a e di ti qe te gjitha jeto sa ti shkruan me lart jane para prona dhe pasuri te deklaruara prej tyre dhe ti more idiot se keta jane kaq budallenj sa tebtera keto i kane te vjedhura dhe i shkruajne aty. Po mire cili eshte gabimibi i tyre qe jane ambasadore apo qe paskan keto pasuri????? Po ti more/moj zvarranik/e per cfare shkruan dhe germon ne jeten e ketyre njerzve???? Apo per patriotizem???? U te shkerdhevfash rracen e mutit nga vini e cfare perfaqesoni….

    Po edhe ti moj rrace e nyre ben cdo gje qe te jete e mundur per nje 2 lekesh….
    Po ky nuk eahte faji juaj, po te te kthehet ndonjeri nga keta qe i telendisni me siper si zyrtarish ashtu dhe privatish dhe tju beje qe te mos tebte shkoje me ndermend te kapesh kompjuter me dore e te shkruash per njerez qe mundbta kene vene pasurine me gjak e me djerse dhe qe tashme e gjejne veten tw kryqezuar ne publik vetem se ti mor gazetar qe nuk je me shume se nje jashteqitje e shoqerise i telendis ne publik…
    Uh vendi i karit ku rrojme.

  6. Fara e [email protected] says:

    Shqiptari kjo fare e ndyte plaçkitesi. Nuk do shume mend qe keto bajga e kane blere pozicionin e punes per te zhvatur çfare t’ju dilte perpara. Apo si ne shume raste kur e kalonin drogen me valixhe diplomatike. Shqiptar fare e keqe hajdutesh

  7. Euromaloku nga Milano says:

    Jam kurreshtar të dijë për ambasadoren hafije ne Itali?

    Faleminderit,

  8. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    hani o bark pangopur politikane,haniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ,se barktharet muslims e kane mendjen te cicat e Hanemeve dhe te big alvania,normalisht pa harruar asnje minute sharjen dhe urrejtien per greket,serbet apo ORTHODHOXINE ……………….
    haaaaaaaaniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii………………………

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Hanno pini e kendoni
    Sa te keni delet ke stani.

  10. luli says:

    Noc rroku do jeshe ne nji nga keta hajdutet qe i ka dale emri o legen.

  11. perkthyesi says:

    Jam krejtesisht “i bindur”, se keta politikane, deputete apo delenxhinj te tjere te kesaj natyre, i kane vene pasurite me djersen e b…..allit!!! Mos e cani koken hic, por vazhdon, bejeni mire kete detyre, pasi per ate po u paguajme! Aferim o shqiptare!

  12. shkurt2014 says:

    Punojsit e ambasadave,ne vecanti titudharet e ambasadave shqiptare kudo qe ndodhen ne vendet e ndryshme te botes,interesimi kryesore i tyre eshte biznesi,dhe pastrimi i parave me menaxherte e tyre,nga SHqipria e jashte saje.Ne shume vende titudharet e ambasadave tona po ndertojne padhate,konkurete edhe me firmat e ndertimit,ne vendet ku ndodhen kta mafioze me emrin ambasadore.Nuke eshte aqe veshtire te verifikohen,po te jene te interesuar,seriozishte nga shteti shqiptare.Atehere pse te mose kene kta titullare,pasuri te pa tundshmee ,llogari bankare ne shume vende te botes,nga vete ata e njerzit e tyre,pa perjashtuar edhe dashnoret e tyre.

  13. Viron Xhavara says:

    Zoti Mero; Une mendoje se ju keni ne dore qe te shpetoni shqiptaret nga kurthi ku kane rene.Me kete shkrim dhe me shkrimet perpara ketije shkrimi qe tregojne pasurite e ketije grupi njerezish, dhe me pasurite e nje grupi tjeter njerezish qe jetojne ne shqiperi,ku te cilet presin radhen te largohen nga shqiperia nepermjet variantit ambasade,ju keni ne dore ,qe te ndermerni nje nisme me ane te gazetes tuaj qe te shpetoni shqiperine dhe shqiptaret nga ky grup njerezish ,te cilet jane mjaft te zgjuar dhe te talentuar ,pasi keta vazhdojne dhe nuk ndalojne te grabisin shqiperine dhe shqiptaret,sepse jane te sigurte se disa nderkombetare i kane paguar dhe i paguajne ,ndersa disa te tjere i kane hutuar dhe vazhdojne ti hutojne.Kete komente po e beje sepse , ky shkrim si dhe shkrimet e meparshme, ku shqiptaret grabiten cdo dite me ze dhe figure,edhe une kam provuar me dy problemet e mija, qe nje problem eshte banesa ime ne skele vlore ,ku mua nuk me japin dokumentin e pronesise, nga Edi Rama dhe ushtari i tije Lame,por edhe problemi tjeter,(i jam drejtuar disa here zotit Rama me Emaile ,por vetem me ka ofenduar), ku ne masakren e Otrantos, ku u masakruan 120 shqiptare nga nje anije e marines italiane per tja faturuar Greqise, avokate ishte nje person, qe sote eshte keshilltare i zotit Rama,nuk u denua asnje person, dhe me e bukura eshte qe, u grabit edhe demshperblimi, midis autoriteteve italiane ne bashkepunim me ato shqiptare.Qe mos te zgjatem shume, do ta plotesoje edhe me nje fakte tjeter te paster trondites, ,ku shqiptaret grabiten cdo dite me ze dhe figure nga nje grupe njerezish dhe pastaje forma e largimit nga shqiperia eshte nepermjate ambasadave, pasi eshte forma me e bukur qe shqiptaret te mos kuptojne.Te gjithe dime raste kudo ne bote, qe nje kryebashkiake drejton qytete te medha me nje popullsi prej mbi 5 milion njerezish, dhe me siperfaqe me te medha se Shqiperia.Pra keta kryebashkiake,kane stafe qe te gjithe e dime, pluse mund te shtojme edhe disa te tjere,dhe me ketye stafe keta kane mrekulluar popullsine dhe qytete ku ata drejtojne.Tani lind pyetja ,si ka mundesi qe Shqiperia me popullsi dhe me siperfaqe me te vogel, eshte mbushur pothuajse ne te gjithe boten me ambasadore, shto ketu personelin, shto dhe 140 deputete, edhe keta me shofera, zyra ,shto ministrat me shofera me zyra dhe me mijeara drejtori.Eshte shume e cuditeshme ,si ka mundesi qe, njerez ne Tirane e lejuan Ramen ti bente kete deme Shqiperise dhe shqiptareve, dhe nuk e detyruan te drejtonte vendin si ne rolin e nje kryebashkiaku,duke vendosur ambasadore, nje ne New York, nje ne Washington, dhe nje ne Bruksel, dhe me dy keshilltare ishte plotesishte e lehte per te drejtuar, pasi gjithe bota komunikon me Emaile, dhe me tronditesja eshte qe, arka e shtetit ishte boshe.Me kete raste duket paster qe Rama dhe paraardhesite e tije,kane dashur, jo ti sherbejne shqiptareve, por te krijojne nje ushtri sepse, duke pasur nje ushtri te madhe, mund te sundoshe popullin e vete, shume lehte . Do permende edhe nje raste tjeter, ku duket paster qe parate e shqiptareve duhet te investoheshin per ta, dhe jo per ushtrine e Edi Rames.Pas fitores qe Rama kori me ushtrine e tije,mori nje ture neper qytete e shqiperise ,duke pyeture popullin per hallet qe kishin.Dhe populli ne te gjitha qytete ku shkoj Rama, kerkoj uje.Kjo eshte shume tronditese qe populli te kerkoje uje ne nje vend, ku njihet nder vendet kryesore ne Europe, per burime ujore,tregon paster qe, Rama me ushtrine e tije, si edhe para ardhesite e tije,kane si qellim sundimin ,duke i lene pa uje dhe ne mjerim, pasi eshte shume e lehte per ti sunduar.Forma e sundimit duke i lene pa uje, duket edhe me paster, ku Rama edhe ne takimin qe beri me popullin e Vlores, ku uji me tunele derdhet ne dete, kerkuan uje.Tani zoti Mero ,a nuk duket paster qe zoti Rama ne qofte se do te drejtonte ne rolin e nje kryebashkiaku,(dhe nuk do te paguante me parate e shqiptareve gjithe ate ushtri) ,gjate mandatit te tije te kaluar, shqiptaret sote do te pinin uje 24 ore me ujesjellsa moderne,dhe pa diskutim investimi do te kishte ardhu deri ne Lushnje.Nuk do te vazhdoje me gjate zoti Mero, se kjo e fundit, ku uji dredhet ne dete 3 km larg Vlores, dhe populi i Vlores nuk pi uje prej 27 vjetesh, tregon qarte qe kemi te bejme me nje lloje sundimi te ri qe edhe shkenca duhet ta studjoje dhe pastaje ta botoje ne librat e saje,(pasi po e riperserise zoti Mero , duket paster qe shqiptaret jane nen sundime ),dhe eshte e kuptushme, se ne qofte se nuk meret nje nisme nga shtypi per te shpetuar Shqiperine dhe shqiptaret nga ky lloje sundimi, edhe shtypi ben pjese ne ushtrine e ketije lloji sundimi te ri, qe asnjehere nuk eshte pare e degjuar ,qe ti versulesh popullit dhe vendit tend, nga nje grupe njerezish te po atije vendi, dhe ti shkaktosh nje tragjedi te pariparueshme,qe as barbaret me te temershem te historive boterore nuk i kane bere.

  14. Ilir says:

    Nuk e di ca kuptimi kan keto publikime?!!
    Ne duhet ti kemi ambasadoret pabujsa?
    Ne duhet ti kemi ambassdoret pa shpi?
    A eshte krim te kesh pasuri?
    Si e mendon Gazeta Qe e boton shkrimin?

  15. xhevit says:

    une mendoj qe rama duhet te vere doren ne zemer dhe t’ju ngreje rrogen ketyre gjynafqareve…..ky vend e ka hak nje cunam dhe t’i fshije nga toka gjithe keto qelbesira…..noci eshte ndonjeri nga keta gjynafqare me pa tjeter……

  16. beni says:

    noc rroku, nuk meriton te postoje.

    shan ne menyre kompetente dhe duket qe i djeg.

  17. Niku says:

    Ilir dhe ti Noc Rrok qe je nje nga keto felliqsinat e prekur nga shkrimi duhet me kuptu se ene me pas aftesi tejet tshqume nuk muj me ven tan ato pasuni me pun tendershmne. Naj jeni hajna e pik. uroj me i hy drejtesia e me i verifikue burimin e tyne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje