Diplomati i përgjigjet Ramës: Cili ambasador mund t'i mbulojë skandalet me bizneset e huaja?

28 Gusht 2017, 09:59Politika TEMA

Ish -ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ka një përgjigje për sulmin deri në fyerje që kryeministri Rama u bëri para disa ditëve ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë. Rama i bëri përgjegjës ambasadorët për dështimin në thithjen e investimeve të huaja. Por a janë realisht ata përgjegjës për këtë. Në një intervistë për gazetën Shekulli, Çejku thotë se përgjiegjësinë kryesore e ka qeveria.

“Për fat të keq Shqipëria gjatë këtyre 4 – 5 vitet e fundit ka pasur rënive të investimeve të huaja direkte dhe përgjithësisht zbehje të intersit të huaj për investime këtu.

Mjafton të lexosh raportin e Dhomave të Huaja të Ekonomike dhe vetë INSTAT për të kuptuar se ky sektor është një dështim. Por peshën e këtij dështimi nuk mund ta mbajnë vetëm diplomatët dhe as nuk është e dershme t’ua lësh të gjithë barrën atyre.

Ata mund të kishin bërë më shumë, por natyrisht, çelësi për ndrysime cilësore është në dorën e kryeministrit, ministrave, agjencive të tij dhe sigurisht politikave fiskale që duhen riparë me themel. Nëse brenda kuadrit fiskal shqiptar bizneset e huaja nuk shohin interes real përk thimin e investimit të bërë në një kohë sa më të shkurtër, atëherë ështe e kotë të bëjmë presion mbi diplomacinë. Ashtu siç ka ambasadorë të Shqipërisë në vendet e huaja, po ashtu ka ambasadorë të atyre vendeve në Shqipëri.

Dhe nëse është fjala për një diplomaci ekonomike, ajo mund të ishte bërë dhe duhet bërë nga qeveria jonë edhe në bashkëpunim me ambasadat e huaja këtu. Pra, duhet të funksionojnë të dyja anët e medaljes. Nëse ambasadat e huaja këtu nuk mbështesin investimet ehuaja, atëherë çfarë mund të bëjë diplomati ynë në vendin pritës?

Pajtohem me kryeministrin që ka kërkuar analizë të hollësishme dhe të gjithanshme të këtij problemi dhe hartimin e një platforme afatmesme për daljen nga kjo situatë. Diplomacia Ekonomike u promovua seriozisht si pjesë e programit të qeverisë në vitin 2005 nga qeveria Berisha, por fatkeqësisht pas disa muajsh dhe disa rasteve pozitive sporadike, si e tillë kjo platformë nuk u avancua. Ndoshta për shkak të sjelljes tradicionale të diplomatëve tanë, ndoshta edhe për shkak të logjistikës thellësisht të munguar për komunikimin mes ambasadave dhe bizneseve, ndoshta edhe për shkak të sjelljes së ministrave karshi iniciativave të keqkuptuara të ambasadorëve dhe për shumë e shumë arsye, Diplomacia Ekonomike e Shqipërisë mbeti një sektor pa realizime prej atëherë e deri më sot.

Kryeministri e di shumë mirë se pesha e përgjegjësisë më të madhe bie mbi qeverinë dhe duhet të ketë adresim t’ua përcjellë edhe ministrave, të cilët mo injorojnë dhe izolojnë iniciativat e ambasadorëve për të sjellë kompani të huaja në Shqipëri. Fundja, nuk ka asnjë model ambasadori të mbulojë skandale dhe goditje që u janë bërë hapur biznesve të huaja në Shqipëri. Janë politikat qeverisëse ato që mund ta bëjnë të suksesshme një diplomaci ekonomike dhe jo elokuenca e një ambasadori”.

Sipas disa dhomave të huaja të tregtisë, investimet e huaja kanë pësuar rënie të ndjeshme për shkak të klimës jo të favorshme të biznesit, taksave të larta dhe jokonkurruese me rajonin, pasigurisë apo korrupsionit në të gjitha degët e qeverisjes dhe në mënyrë të veçantë në gjyqësor. Disa muaj më parë një biznesmen u huaj u dhunua në sy të familjes së tij në rrugën Tiranë – Rinas dhe menjëherë më pas i u largua nga projekti për të investuar mbi 450 milionë dollarë në një resort turistik në Durrës. Lajmi për dhunimin dhe largimin e tij u pa si një reklamë shumë negative për investimet e huaja.

1 komente në “Diplomati i përgjigjet Ramës: Cili ambasador mund t’i mbulojë skandalet me bizneset e huaja?”

  1. Kellira says:

    Ka te drejte dhe Rama ia fut kot se te gjithe ambasadoret e huaj ia u kane thene te gjithe kryeministrave gjate ketyre 25 vjeteve.
    S’ka asnje interes biznesi i huaj ne Shqiperi per shkak te ceshtjes se pazgjidhur te prones, gjykatave qe nuk funksionojne dhe politikave fiskale jofavorizuese.
    E kunderta ndodh ne Maqedoni e cila eshte me atraktivja ne ballkan per bizneset e huaja.
    Duket e thjeshte por nuk rregullohet.
    Sepse bizneset mafioze te lidhura me shtetin dhe qe kane kapur cdo sektor (e kote te permendim emra) nuk kane aspak interes te konkurrojne me firma europiane.
    Keshtu qe ta mbajme me shkume. Ose Emigrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje