FOTOT/ 600 fikëse zjarri shpine dhe 100 uniforma zjarrduruese për të luftuar zjarret

29 Gusht 2017, 13:04Sociale TEMA
FOTOT/ 600 fikëse zjarri shpine dhe 100 uniforma zjarrduruese për

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) u dorëzoi autoriteteve shqiptare fikëse zjarri personale dhe uniforma zjarrduruese për të përballuar situatën e emergjencës me zjarret në të gjithë vendin.

 Në bashkëpunim dhe në koordinim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Emergjencat Civile, TAP ka mundur të sigurojë në një kohë të shkurtër 600 pompa shpine për fikje zjarri, me kapacitet deri në 25 litra ujë dhe 100 uniforma personale zjarrduruese. Pompat fikëse të shpinës dhe uniformat do t’i japin mundësin zjarrfikësve që të jenë më efikase në luftë kundër zjarreve pa u rrezikuar prej nxehtësisë.

 Fikset e zjarrit të shpinës dhe uniformat zjarrduruese që u dorëzuan nga TAP plotësojnë nevojat e ekipeve që merren me fikjen e zjarreve në të gjithë Shqipërinë.

 Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, përfaqësues nga Emergjencat Civile, Zjarrfikësit, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje