Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer nga pagat e deputetëve rreth 14 milionë Lekë, për katër mujorin e parë të vitit 2017.
Ndërkohë kësaj shifre kursimi i shtohen dhe rreth 11 milionë Lekë nga kontributi i sigurimeve shoqërore. Kjo për faktin se kjo periudhë përkon me bojkotin e opozitës në Kuvend, e cila ngriti çadrën e protestës në bulevard me kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndonëse para disa kohësh u përfol nëpër media se pavarësisht bojkotimit të Kuvendit nga ana e deputetëve demokratë, ata do vijonin të paguheshin rregullisht nga ana e Kuvendit.
Por sipas raportit të monitorimit të buxhetit për vitin 2017, Kuvendi thekson se për 4 mujorin e parë ishte parashikuar një fond prej 116 milionë Lekë vetëm për pagat e deputetëve, por është realizuar vetëm në shifrën 88 përqind.
Pra, deputetët e Partisë Demokratike gjatë 3 muajve që kanë bojkotuar parlamentin, jo vetëm që kanë humbur pagesat që iu akordohen atyre për veprimtaritë parlamentare për çdo pjesëmarrje në komisione apo dhe pagesat shtesë që përfitojnë por nuk janë paguar as për ditët e punës.
Gjithashtu, sipas raportit, Kuvendi nuk ka kursyer vetëm në pagat e deputetëve, por edhe në shpenzimet e tjera përfshirë ato administrative.
Pasi në raport për vitin 2017, janë planifikuar fonde për një numër prej 405 personash përfshirë këtu edhe vetë stafin politik si dhe stafin e zyrave zgjedhore nëpër rrethe. Si dhe janë edhe rreth 17 milionë Lekë të kursyera, përfshirë nga pagat dhe kontributi i sigurimeve shoqërore për këto kategori.
Ndërkaq në tabelën e publikuar nga ana e kuvendit është dhënë edhe efekti mujor i rritjes së pagave, por si rezultat i mosplotësimit të vendeve vakante, të mos hapjes së zyrave zgjedhore në disa qarqe, për shkak të mosbashkëpunimit të disa organeve lokale, kalimi i disa deputetëve në funksionin e Ministrit etj apo punonjës me leje lindje, fondi i pagave për t’u kërkuar shtesë në buxhet është më i ulët se efekti bruto që është llogaritur.
Duhet tu hiqni edhe pensionin per gjithe periudhen si deputete. Bojkotimi ishte nen kundershtim me rregullat e vendit te punes. Keshtu duhet te mendohet mire cdo deputet para nje bojkoti te mundshem.
Po nuk e kan problem pagen keta horra,pasi kane miljarda euro e dollar te fituara nga lazarati e lazaratat tjere,pastaj edhe ato miljona euro qe u vjedhen e u plaqkiten ne banka kujtoni ju se i mori dreqi,ska asnje dyshim se ne krye te asaj bande nuk jane ata qe ishin ne qader,prandaj u paguan e su paguan ska asnje rendesi,rendesi per ata te qadres eshte ti lene te lire te “punojne” token ne lazarat e aty ku munden.
Hahaha, hallall, te ankohen tani plehrat. Atyre qe nuk jan me parlamentare shpresoj ti dhembi me shume. GO EDO GO. Myti kta pushta anadollake
Ju plasi rrapi. Ata qeshin me paratë e xhepit që do ua mbajne
Deutetet e pd-ke qe u futen tre muaj ne çadren e TURPIT,jo vetem qe nuk duhet t’u jepet paga mujore,por edhe te gjobiten per konfuzionin qe krijuan ne levizjen e lire te njerzeve e automjeteve.Per ata qe bojkotojne perlamentin,duhet te vihen gjoba te renda.
O sa frutdhenese ishte ajo cader ja pate “hajrin”te gjithe se te gjith e trumbetuat si fitore .Ajo do mbetet si barsaletat e Nastradinit se “lektoret”qe flitnin ne cader dhe punetoret e tre turneve me pergjegjes turni Lul Bashen ju shkelqenin syte per “fitoren”qe do arrinin ne fund dhe te fituar dolen 6 ministrat teknik me Lulin qe rruan do leke per 3 a 4 muaj a sa ndejen aty.
Se kuptoni qe kto jan kacidhe per kta te PD