Rama replikon me komentuesin për vendimin e parë të qeverisë: Më pëlqen vëmendja jote por ...duro se ka akoma!

30 Gusht 2017, 08:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vendimi i parë i qeverisë së re do të jetë ai i shpalljes së vitit 2018 si “Viti i Skënderbeut”, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Por edhe këtë herë njoftimi i kryeminsitrit ka sjellë reagime në llogarinë e tij në facebook. Një qytetar i kujton një detaj.

“Ju km sikur thete vendimi i pare do jete shkrirja e policise gri!? Apo ska gje e thena me te bere i ndan ne mes nje dete i tere…”- i shkruan komentuesi.

Nderkohe qe Rama i jep kete pergjigje: Me pelqen vemendja jote Tani Tan, por mendoj qe shkrirja e Policise Gri mjafton te jete vendim i mbledhjes se pare dhe jemi ne rregull, ndersa VITIN E SKENDERBEUT, qe ka 550 vjetorin e ndarjes nga jeta ne 17 janar 2018, s’mund ta leme pas Policise Gri apo jo? ? Po nuk u binde me kaq, duro se ka shume akoma per te treguar per Vitin e Heroit Kombetar

Vendimi i pare i Qeverise:

Kryeministri Rama ka reaguar për takimin dyditor që pati me ministrat e rinj në Llogara të Vlorës. Përmes një statusi në “Facebook”, Rama tha se ka patur një diskutim maratonë me skuadrën e re qeverisëse.

Ai gjithashtu shkruan se vendimi i parë i qeverisë së re, do të jetë “shpallja e vitit 2018 të vitit të Skënderbeut”, heroit tonë kombëtar.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse?Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT??”, shkruan ai.

4 komente në “Rama replikon me komentuesin për vendimin e parë të qeverisë: Më pëlqen vëmendja jote por …duro se ka akoma!”

  1. Vlora1912 says:

    Uauu..
    Uuuhuhuuuuuuuu!!!

    Ndersa un idioti prisja qe ky te ishte Viti i Zbatimit ne Praktik i Reformes ne Sistemin e Drejtesise…Viti ku Reforma do te zbresi nga Librat e “shenjte” ne “terren”..

    Ky e paska mendjen te Skenderbeu!!

    Besoja se me “Skenderbeun” do merrej kjo e Kulltures mo, Ministria si institucion, se kjo eshte e profillizuar per “Idhujt” mo….
    Po me sa duket, kesaj ministrie, i paskan len te merret vetem me “Shpaten” e Skendo Beut, se me Skendo Beun do merret Vet Ay, i Madhi!!

    Hidh Shashka e Edo hidh…se ne populli bageti jemi….nuk e dallojme me realitetin edhe ne ditet me diell, e jo me ne mjegullen qe na krijojne keto shashka!

    Pastaj kemi dhe kete “Gjirizin” mediatik, qe ti me perkedhelje e quan “Kazan”, i cili ne favor te cdo pushteti, qe na e “mjegullon” edhe diten me te qarte…na shtremberon edhe faktet me te thjeshta….gjithmon ne favor te Pusht etit….dhe ne dem te nenshtetasve……

    P*rdh o Edo Pi*dh, se mund tja u shesesh shqiptarve si parfum firmato…me ndihmen e Gjirizit Mediatik, qe ti me perkedhelje e quan “Kazan”

  2. LabiP says:

    Na shiko pensionet o derman me Te gjalleve pastaj meru me Te vdekurit.

  3. MeleqAgaci says:

    Mos nenvleresoni gazrat qe emeton Naltgjatësia nga prapanica. Aroma e tyre percakton politikat narkovizionare si viti i Skenderbeut, viti i Zahos, sezonin Adidas, ai hyjnor i Tepsise dhe Rizgjedhja në timon… Dhe kështu njesoj per 25 vjet te tjera. Ku eshte problemi ketu?

  4. @autori says:

    Prioritetet e K/ministrit ne detyre:
    1. Rilindjet urbane me palma dhe bojra..
    2. Politika e jashtme ballkanike, europiane dhe boterore..
    3. Historia e vjeter dhe e re, me festimet e perkujtimoreve te rastit..
    4. Rikonstruksionet dhe rimodelimet e pervitshme te godinave qeveritare..
    5. Pershendetjet e perditshme online me publikun, e pranishem ne “degjesat me popullin”..
    …………………………………………………………………………………………………………………………………………
    Gjynah qe eshte kaq i ngarkuar, saqe nuk i del koha:
    1. Per tenderat dhe koncesionet..
    2. Per te bere transparente marreveshjet “tet a tet” me kreret e partive te tjera..
    3. Per te mbledhur rreth vetes edhe me shume lepuj ne stanin e pushtetit..
    4. Per te blere kazanin mediatik..
    5. Per reformen ne drejtesi..
    …………………………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje