Divorci kushton!

31 Gusht 2017, 21:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vrasja  makabre e ish- gruas nga babai i fëmijëve të saj, ka ngjallur një valë zemërimi dhe patetizmi kundër drejtësisë dhe pafuqisë së shoqërisë sonë për ta ndalur këtë plagë. Është një ritual që përsëritet pas çdo tragjedie dhe do të vazhdojë të përsëritet. Shto këtu dhe melodramacitetin e faktit, që viktima është edhe gjyqtare, pra është viktimë dyfishe e profesionit të saj dhe martesës së saj.

Nuk jam shumë i prirur të besoj se dhuna në familje dhe krimi për shkak të divorceve është përgjegjësi vetëm e drejtësisë. Ajo ka një peshë të madhe në vendime shpesh absurde, por nuk është e gjitha. Kam parë përshembull vendime gjykate skandaloze në Kavajë, që i imponojnë gruas së ndarë të shkojë të jetojë me ish- vjehrrën dhe vjehrrin derisa të përfundojë gjyqi i pasurisë, çka nënkupton dënim me vdekje për njërën palë. Quhet Luan Lusha dhe është i njëjti gjyqtar që i ka dhënë këtij vrasësit dënimin qesharak për tentativë vrasje. Apo vendime të tjera absurd, kur ti merr urdhër mbrojtje por gjykata urdhëron burrin t’i rrijë 2 metra larg në një dhomë katër me katër si ai në Fier, dhe pastaj ai e hedh nga ballkoni.

Por problemi kryesor nuk është drejtësia, por vetë pafuqia e shtetit dhe qeverisë shqiptare për të krijuar një infrastrukturë që përballon këtë dramë shoqërore. Është një kosto e madhe, e pamarrë seriozisht kurrë.

Gjatë komunizmit, fuqia e shtetit ishte më e madhe dhe frika nga ai edhe më e madhe, dhe kjo detyronte çiftet e divorcuara t’u nënshtroheshin ligjeve të shtetit.

Tani kjo situatë është e ndryshme. Numri anomalisht i lartë i divorceve, dhe arsyet e forta emocionale të divorceve, përplasin viktimat e tyre në një shoqëri të varfër, të pashpresë, pa infrastrukturë dhe fuqi të përballojë këtë “luks” të shoqërisë së sotme.

Nëse duhet marrë seriozisht ndonjëherë kjo çështje, Shqipëria ka nevojë për një legjislacion të ri dhe buxhet social, që të përballojë këtë plagë. Të gjitha aktet e dhunës vijnë nga varfëria me të cilën përballen çiftet pas divorcit, panikut për jetën, dhe në raste më të pakta, nga konflikti për pasurinë, kur ka qenë  e madhe. Kur burrat janë në anën e humbur të pasurisë, janë dhe më agresivë.

Të përballosh këtë plagë duhen miliona për shtëpi sociale, miliona për streha grash të dhunuara, për burra të shkalluar nga trutë dhe mbi të gjitha, një infrastrukturë punësimi për ata, që të ndjehen të sigurtë.

Kjo nuk është çështje lotësh në Facebook, apo aksidente për të cilat mund të thuhet se e ka fajn Saliu, Rama, Meta apo Fatos Nano. Ky është një realitet që ne nuk e përballojmë dot ende si shoqëri dhe shkojmë në drama të tilla, të cilat nuk besoj se do të pushojnë, pasi të pushojnë lotët tanë të krokodilit.

Shqipëria është nga vendet e para në Europë qysh në vitin 1923, që falë zotit ka një ligj për divorcin, para se ta kishte Italia apo ndonjë vend tjetër. Por e  drejta e divorcit në Shqipëri nuk përputhet me kulturën e shoqërisë për divorcin dhe as me kulturën e vet aktorëve të divorcuar. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu pjesë e një beteje afatgjatë emancipuese, që nis qysh me edukimin e njerëzve për martesa të sigurta dhe për fund të tyre pa drama, kur nuk prodhojnë më asgjë.

Viktima e sotme nuk u vra si gjyqtare, por si grua e ndarë që nuk zgjidhte dot historinë e divorcit me një burrë idiot. Ajo ishte e dënuar të jetonte në një lagje me të, të përballej me kërcënimet e tij dhe indiferencën tonë. Fakti që vrasësi është liruar nga drejtësia, edhe pse duket dramatik, nuk është thelbi i çështjes, pasi ai mund ta kishte vrarë edhe nëse lirohej pas një viti nga burgu, sipas dënimit.

Problem është fakti që divorci në Shqipëri është një problem i zgjidhur me ligj dhe i pazgjidhur nga shoqëria, shteti, familja, dhe mbi të gjitha nga pikëpamja financiare. Divorci kushton. Fatkeqësisht shpesh herë dhe jetën. Ndaj para tij duhet të mendohen të gjithë, shteti, shoqëria, individët. Është sëmundje luksoze e shoqërive të reja e të pafuqishme si e jona. Nuk është çështje emrash, biografish apo OJQ. Më së paku OJQ. Ato janë neveria e kësaj zhurme.

22 komente në “Divorci kushton!”

  1. Andrea says:

    O Mero !ne nuk mund te behemi si europianet ,ne kemi ardhur nga feudalizmi otoman ,qe shkateron familjet qe eshte baza e nie shteti ,

    1. Edkari says:

      Zemerimi me i madh ndaj qeverise e pordhacit Rama e aziatikut Lu.

    2. ben says:

      Ky eshte nje problem i madh social. Qe nuk zgjidhet vetem nga drejtesia dhe per kete ke te drejte, por nuk mund te zgjidhet kursesi me ndihme sociale.
      Nese nje shtet nje shoqeri do qe te zgjidhi nje problem duhet ta luftoje ate ne rrenjet e tij.
      Dhe rrenja e ketij problemi eshte vete qenia e nje pjese te mire te shoqerise shqiptare. Shoqeri e ngritur mbi bazen e rregullave te islamit. Ku nje imam citon kuranin dhe thote qe ne parajse shkojne vetem meshkujt , se femrat nuk jane qenie njerezore ato nuk shkojne ne parajse ti presin 72 hamshore. Nje imam tjeter thote qe femrat qe shkojne ne plazh jane prostituta ndersa nje tjeter e gjykon te drejte qe gruaja duhet te rihet simbas kuranit ndersa shumica tjeter jane dakort qe ato te mbulohen mos te kene nje fytyre mos te kene dinjitet mos te kene personalitet shukrt mos te jene qenie njerezore.
      Nje shoqeri e tille e ngritur mbi genjeshtren mashtrimin hipokrizine urejtjen ndaj cdo gjeje te bukur te llogjikshme dhe paqesore patjeter qe do prodhoje mostra te tille qe femijve te tyre i heqin ne menyren me kriminale njeriun qe ju duhet me shume per tu ritur ne jete prindin per te bere pastaj justifikime legenash e hipokritesh se ju blinte femijve lodra.
      Kjo shoqeri me keta lloj kafshesh qe ose do vriten si qente e do presin koka femijesh ne shkreteira ose do mbjellin hashash e do shesin droge e prostituta kur nuk i bejne dot keto ja nxjerin dufin e urejtjes te impotences intelektuale dhe seksuale me te pambrojturve qe shpesh rastisin te jene grate.
      Prandaj kete problem ka vetem 2 zgjidhje.e shpejta eshte qe ta shfarosesh faren e ndyre qe mbolli nje urejtje ligesi dhe hipokrizi ne anet tona dhe kjo ekonomikisht eshte me lire se ndihma sociale ti shkaterojne nga rrenjet xhamite e islamit ,perverset qe thithin ajrin brenda ti degedisesh nga kane ardhur , ose te fillosh ti arsimosh qe e para do shume kohe dhe e dyta nuk eshte e sigurt qe arsimi dija arsyeja bejne pune dhe kane efekt ne kete lloj degezimi te homosapiensit. Prandaj per mua ngelet vetem zgjidhja e pare cdo perpjekje tjeter thjesht do e shtyje problemin ne kohe dhe nuk do e zgjidhi kur ate. Deri atehere mos u cudisni dhe mos beni hipokritin se ju vjen keq kur perdite ju i vrisni nga pak me duart tuaja deri sa ne fund i vrisni vertet here me pistolete e here me sqepar kokes.
      Ps : a ju ka bere pershtypje qe ne 99.99% te rasteve te vrasjeve te grave dhe dhunes ne familje agresoret jane sunite qe nuk perkon me raportin e popullsise ne shqiperi. Dikush mund te thote qe eshte rastesi ndersa une mendoj qe thjesht verteton ato qe shkruajta me lart.

    3. 13 tetor 2012 says:

      Habitem ne kete ngjarje tragjike nga nje fare “gezimi kanibal”
      I berishiteve..lul xhelal bashes
      por dhe monstrave Luan rama dhe monika e nevruz metes
      qe po ja hedhin fajin edi rames…qe edhe nje idiot e kupton qe njeriu me I pafajshen ne kete histori
      eshte edrama qe ka shume kusure por nuk eshte kriminel si salibisha.
      .
      Per kujtese:
      Nuk u be kaq zhurme nga mediat perverse shqipfolese kur salibisha me ndyresine e tij beri qe te vet-digjeshin 2 te perndjekur politike qe as ne kohen e shen enverit nuk ka ndodhur.
      .
      JU LUTEM RIKUJTONI KANIBALIN SALI BISHA DHE ULE GRYKEN E TOPIT KUNDER RAMES

      ………….
      Kanibali ynë
      Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
      Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese. Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
      Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
      .
      Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
      .
      Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
      .
      Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës.
      .
      Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
      Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
      .
      Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.
      .
      Mos harroni Sali Kanibalin
      zoterinj lotkorkodilas
      te mediave-shqupit dhe leshelise se monika nevruzmetes

    4. Bekimi says:

      Feudalizmi otoman shkatërruaka familjet?
      Nga e nxore këtë mo Andrea. Otomanizmi e forconte familjen, jo e shkatërronte.
      Ky i tanishmi është i shkërdhatokracisë.
      Po ti mo Mero, si i përjashtuaka gratë së qëni të shkalluara?
      PËr më tepër, gratë kanë më shumë prirje për shkallim, apo nuk jeton në këtë botë?
      Kur e zgjedh shokun/shoqen e jetës vetë, dhe përfundon gabimi më i madh që bën, nuk shkohet te ai që nuk është fajtor për përzgjedhjen- shteti, por e ndreq vetë.
      Madje, unë do i sygjeroja shtetit mos të merret fare me martesat, divorcet, dhe fëmijët prej këtyre çifteve. Akoma më tej. Shteti të merret me mirëqenien e fëmijlëve me prindër të bashkuar. Ndryshe, kur i/e shkalluari/a e gjen rrugën për ndihmë te shteti pas (ashtu edhe gjatë) divorcit. Dhe habitesh pastaj pse shkatërrohet familja. Pse?
      Se i jep dorën e fundit shteti për shkatërrim.

  2. Tr says:

    ZGJIDHJE KA . MOS U MARTONI , RRINI TE QETE ME VETEN , KENI LIRI ABSOLUTE . BURRAT SHQIPETARE JANE 90% TE CMENDUR . MOS E SKLLAVERONI VETEN PER NJE KERME .!!!!!

    1. Kajo says:

      Mund edhe te bashkejetosh qetesisht dhe nese eshte thene te ndahesh, kjo te ndodhi shtruar e me terezi pa divorce

    2. Genci says:

      Kjo nuk eshte ceshtje vetem martese, edhe ne nje marredhenie ka plot raste kur djali ka vrare te dashuren apo edhe e ka dhunuar ate… Mentaliteti ottoman lindor eshte shume i theksuar ne Shqiperi dhe problemet e meshkujve me identitetin e tyre ku lidhin suksesin e tyre dhe zotesine e tyre si meshkuj vetem duke “sunduar” mbi femren, kur ne fakt ata duhet te konkurojne me njeri tjetrin persa i perket zotesise dhe jo me femren :)…
      Jam dakort por jo 90% e meshkujve por 100% e meshkujve ketu ne Shqiperi jane te cmendur sidomos pas moshes se mesme… per te ardhur keq…

  3. Haka Tekizoti says:

    Pikërisht ky është thelbi i çështjes: masat sociale për përballimin e kostos që sjell divorci.

  4. Rison says:

    Zoti Mero, ju e trajtoni mire kompleksitetin e fenomenit te dhunes ne familje, ashtu sikurse dini te arsyetoni vetem ju. Por, ndoshta kjo ngjarje e rende ju ka demtuar disi kthjelltesine, pasi ky kompleksitet nuk mund te jete nje justifikim per te zhveshur nga pergjegjesia organet kompetente, te cilat duhet te kryejne detyrat perkatese. Per me teper, me e pakuptueshme duket mbyllja me neveri e gojes per OJF-te qe punojne ne kete fushe, pasi i keni shfajesuar te gjithe, madje edhe kryeministrat!!!! Duket zhgenjyese!

    1. Labi says:

      O shoku, Mero ka te drejte. Personi ne fjale do e vriste te shoqen edhe nqs do ti kishte bere vitet e burgut te plota.Diferenca mes tyre ishte nje oqean, si ne moshe, edhe ne arsimim. Une cuditem se si ajo qenka martuar me tipin ne fjale.

      1. keli says:

        po kur u martua ishte edukatore kopshi, rruges vendosi te behej gjyqtare dhe aty filloi divergjenca.

  5. Berti says:

    Jo Mero jooooooooooo
    Jane rritur ne skai “femrat” qe nuk duan t’ja dine per femijet,per shtepine,per krenarine qe perfaqeson martesa.
    Me bindje te plote po ta them se ” femrat- nena” shqiptare nuk perfaqson me ” gruan” e shtepise se perbashket por, perfaqesojne” femren” ideale te kurvellekut.

    Idiota si ky i sotcmi ka plot,si ketu dhe ne bote.
    Sic e the edhe ti…vendimet e gjykatesve jane skandaloze dhe keshtu do jete kur femrat( nena ne asnje aspek) gjykatse e kane mendjen se me cfare ngjyre do lyejne thojte…e jo tek vendimet.
    Nejse,….
    Te na rroje viti i Skenderbeut…se me realitetin merret i varferi popull.

    Theneje popullore
    Nje grua e mire e rregullon nje burre te keq,ndersa nje burre i mire nuk e rregullon dot nje grua te keqe!

  6. Petrit says:

    Z.Mero ! Kam respekt per penen tuaj ,por ndonjehere nuk thuaj ate qe duhet .te gjitha keto i sjell mungesa e ligjit te denimit me vdekje

  7. like says:

    çfare titulli paske gjetur Mero Baze! merr Spanjen si shembull. vendi me katolik ne europe dhe vrasjet nga dhuna ne familje nuk bien nen 400 çdo vit. dhe nuk jane vetem femrat ato qe e vuajne por edhe meshkujt pasi nuk jane te pakta rastet kur ia heqin ehde vetes. as nuk flene ne nje dhome por kane urdher gjuqsori per kilometra larg.

    Divorci kushton vella, e ksaj s´ke çi ben. gjithmone dikush do paguaje ose me para, pune apo menderisht, qofshin burri, gruaja apo kalamanjte. kush e gjen dot menyren qe diorci te vije gratis eshte gjeni.

  8. astrit says:

    OK.Me pelqeu shkrimi.

  9. Turja says:

    Analize e vertete me pelqeu

  10. sale says:

    Zoti Mero,te respektoj si analist i mire dhe i lexoj te gjitha shkrimet e tua.
    Me pelqen se shkruan sakte nga ana drejteshkrimore;por sot ke bere nje gabim:
    Duhet thene “koston” jo “kushton” se eshte kosto nuk eshte kusht !

  11. BEN says:

    SHQIPERIA TE FUSE KURVAT NE SHTEPI SE E KANE BERE ATE VEND…VEND KURVASH PA MORAL, PA BES E BISHTIN PERPJET. LIGJIN NE FAMILJE E BEN BURRI E JO SHTETI APO GRATE.

  12. ILIRET says:

    Zoti Baze. Mendoj se rasti ne fjale meriton nje analize te thelle, jo vetem mediatike, por ligjore, nga strukturat pergjegjese.
    Vini RE ! Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, dje thirri me te madhe: – Autori te mare ndeshkimin e merituar.
    Po kush eshte autori? Ish bashkeshorti? Jo. Ai eshte vetem ekzekutuesi. Autoret jane disa.
    1 – Gjykatesit qe e ndaluan babain qe ti takoje femijet e tij, duke shkelur ligjin, sepse mbajten me hater kolegen e tyre. Ata duhet te lirohen menjehere nga sistemi i drejtesise. E ndjera e ka filluar keq procesin e divorcit dhe me ndihmen e kolegeve, u nis drejt vdekjes.
    2 – Gjykatesit qe dhane vendimin me 3 vjet heqje lirie, kur ish-bashkeshorti tentoi te vriste kete gjykatese, kur me e pakta, bazuar ne ligj ai duhej denuar me mbi 12 vjet burg. Keta jo vetem duhen larguar pergjithmone nga sistemi i drejtesise, por duhen denuar me burgim.
    3- Zyrtaret e burgjeve qe pergatiten dokumentacionet per perfitim nga amnistia, duke bere te mundur lirimin para kohe te kercenuesit per vrasje. Keta duhet te lirohen nga cdo detyre shteterore dhe te denohen me burgim. Keta sojseze bejne miliarda leke duke liruar te burgosur qe nuk e meritojne, duke shfrytezuar amnistite.
    4- Ministri i drejtesise qe ka firmosur pa verifikuar listat e te burgosurve te cilet perfitonin nga amnistia. Ky duhet te shkoje para drejtesise dhe te denohet me burgim.
    5- Presidenti i Republikes Bujar Nishani duhet te dale para shqiptareve dhe te kerkoje nje falje te madhe, ndersa keshilltari i tij ligjor duhet te denohet me burg.
    6- Presidenti i sotem Ilir Meta, duhej te kishte mbledhur urgjent Keshillin e Larte te Drejtesise dhe te kishte mare vendimet e veta sic pershkruhen me siper.
    – Ndryshe do te kemi vetem fjale qe mbushin faqet e shtypit te perditshem dhe te site-ve online, pa arritur gjekundi.
    Dhe e fundit, nese kjo ngjarje do te kish ndodhur ne kohen e diktatures:
    1- Gjykatesit e pikes 1- si me siper, do te ishin denuar me burgim te perjetshem.
    2- Gjykatesit e pikes 2- si me siper, do te ishin denuar me pushkatim.
    Zyrtaret e burgjeve si ne piken 3- me siper do te ishin denuar, disa me pushkatim dhe disa me burgim te perjetshem.
    4- Ministri i drejtesise ( ne kete rast Ylli Manjani), do te ishte denuar me pushkatim.
    5- Keshilltaret ligjore te presidentit dhe ministrit te drejtesise do te ishun denuar jo me pak se 15 vjet burg.
    6- Presidenti Bujar Nishani do te ishte denuar jo me pak se 10 vjet burg.
    7- Ish bashkeshorti, per rastin e pare te kercenimit me vrasje te bashkeshortes se tij, do te denohej me 25 vjet burg. Ndersa per vrasjen e kryer do te denohej me VARJE NE LITAR.
    Dhe e fundit: – Te mbijetuarit sot do te mernin statusin e te persekutuarit politik dhe do te mernin demshperblim per vitet e burgut, dhe Bujar Nishani do te zgjidhej President i Republikes.
    Kujtoni se keto qe lexuat jane shaka !!! ???

  13. Bozen says:

    O “edkar” ,kar ngele o i shkrete, kjo qeveri po kerkon qe te veje drejtesi , te beje Vetingun qe te zhduke te gjithe te korruptuarit nga drejtesia e leshit qe beri sali koqa, babai yt shpirteror, se shume mut po ha ne çdo koment qe ben.

  14. Mentari says:

    Kapni dhe shtjelloni thelbin e problemit ne kete rast ,por edhe ne raste te tjera.NBe kete rast problem eshte vizita e Babait per femijet qe Gruaja e tij gjykatese duke abuzuar me detyren ja mohonte atij kete te drejte.Kur puna vjen per te drejten e vizites se femijeve behen masakra dhe kete problem ne qoftese nuk e zgjidhin me drejtesi ka krime shum te renda dhe te padegjuara ndonjehere sepse atje ne ate sherr eshte ndjenjat e femijeve.Keto fenomene ndodhin edhe ne boten perendimore dhe ne cdo vend tjeter po qe se njerit apo trjetrit I mohohet e drejta e vizites tek femija.Kete shqyrtoni dhe lereni tani per tani ato te tjerat sepse kjo eshte me e rendesishmja tek divorcet e cifteve me femije.Nuk degjova asnje deshmimtare apo analist te shtjelloj padrejtesine apo privileqet qe I behen nga divorsi njerit apo tjetrit nga Drejtesia e ketoij qenef vendi ku sundon idiotizmi dhe injoranca ne cdo hallke apo institucion te shtetit shqiptar.Gjykimi I drejte I divorcimeve I zhduk ose I zvogelon krimet ne familjet shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje