Sherr me pasqyrën!

24 Gusht 2017, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka telendisur sot para gjithë shqiptarëve shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Në një fjalim me plot talent publicisti, dhe pa asnjë përgjegjësi kryeministri, ai tha në fakt të gjitha ato që duan të dëgjojnë njerëzit për Ambasadat tona jashtë Shqipërisë.

Por që të jemi racional me kritikat tona për shërbimin diplomatik të Shqipërisë, duhet ta ndajmë atë në dy pjesë, në shërbimin konsullor, sidomos për shtetasit shqiptarë jashtë Shqipërisë, i cili është skandaloz dhe duhet bërë reformë rrënjësore dhe në imazhin e ambasadorit tonë në Perëndim, si figurë diplomatike, i cili sado i bukur, i ditur dhe i kulturuar të jetë, në fakt përfaqëson imazhin e qeverisë në Tiranë dhe është pasqyra e saj.

Ndaj në debatin për diplomacinë, gjërat duhen ndarë qartë.

Shqipëria është një vend i vogël, me pak mundësi për një shërbim diplomatik të shpërndarë gjeografikisht dhe me kushte dinjitoze. Për këtë duhet të ndërmerren reforma të tilla të forta, që të shumëfishohet shërbimi konsullor në vendet fqinje si Greqia e Italia, pastaj vendet e tjera me një kuotë të lartë emigrantësh si Britania e Madhe, Gjermania, vendet skandinave, Hollanda, Austria etj, dhe të shkrihen thuajse fare shërbime konsullore në dhjetra vende të tjera, ku nuk ka shqiptarë. Ato mund të delegohen ose tek konsuj nderi, ose tek Ambasada të vendeve të tjera me të cilat mund të bëjmë marrëveshje.

Greqia ka rreth 1 milionë shqiptarë dhe selia e Ambasadës shqiptare në Athinë, është destinacioni më i trishtuar i shqiptarëve. Përditë jashtë mureve të saj gjen me qindra shqiptarë të dëshpëruar që shajnë shtetin e tyre për shkak të pamundësisë për të marrë shërbime. Teoritë e shërbimeve online dhe përpjekja për t’i modernizuar ato, është ende e paprekshme. Greqia dhe së paku Italia, kanë nevojë për zyra konsullore gjigande, ndoshta në shumë qytete të tjera veç kryeqytetit dhe një predispozitë të fortë për të qenë afër halleve të qytetarëve të tyre. Po kështu, me këtë propocion, duhet të zgjidhet situata për çdo shtet perëndimor ku ka shqiptarë. Kjo është thelbësore për të qenë afër shqiptarëve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’ua çuar atdheun aty ku janë dhe jo për t’u çuar veset e atdheut.

Kjo është punë burokratike, që kërkon disipline, përkushtim dhe natyrisht luftë kundër korrupsionit. Nëse shteti shqiptar e bën mirë këtë, ka zgjidhur problemin kryesor me të cilin ndeshet shërbimi ynë diplomatik. Dhe ky është problemi që kanë shqiptarët me ndërtesat e Ambasadave të tyre në Perëndim.

Sa i përket ambasadorëve, ne kemi një përzierje të diplomatëve të karrierës me ata politikë, por përgjithësisht kemi gjithnjë e më pak figura publike në diplomaci. Kjo, falë klientelizmit politik që ka prodhuar dhe mbron këtë trupë. Edhe Visar Zhitin që kemi çuar në Romë, ku është përkthyer më parë si poet, e kemi çuar të zihet me motrën e Sandrit, pasi Edi Rama, që pretendon se do luftojë klientelizmin në diplomaci, në fakt ka dhënë “shembull të shkëlqyer” të mbrojtjes së tij.

Kur Shqipëria sapo ishte bërë shtet, e ka ndihmuar në Perëndim imazhi i ambasadorëve. Përfytyroni që në vitet 20-të, ambasadorë të Shqipërisë kanë qenë Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Eqerem Bej Vlora etj.. E di që nuk mund të pretendojmë më rangje të tilla, dhe me këta që kemi, mos mendoni se mund të bëjnë ndonjë gjë më shumë për Shqipërinë, se sa bën qeveria në Tiranë. Një diplomat mund të bëjë diçka më shumë për vendin e vet nëse ka një personalitet të tij publik. Pjesa tjetër e punës është reflektim i imazhit që ka qeveria shqiptare e Tiranës për Perëndimin.

Një miku im diplomat në Gjermani në vitet 90-të, e tregon shpesh se deri në vitin 1995, diplomatët shqiptarë në Bon ishin shumë të preferuar në çdo pritje të Ambasadave të huaja, por sapo Berisha u prish me SHBA në 1996, nuk na flisnin me gojë as në korridore.

Dhe kjo është normale. Ambasadorëve të zakonshëm që ne kemi në Perëndim, nuk u bëjmë dot sherr përse nuk zbukurojnë imazhin tonë. Se dhe nëse e bëjnë, e pësojnë më keq, si ambasadorja jonë në Holandë sot.

Kemi ende fat që nuk na e kanë nxirë imazhin me ndonjë skandal të tyre, por më shumë, mos prisni prej tyre. Ata nuk kanë çfarë të bëjnë, nëse investitorët e huaj nuk e shikojnë Shqipërinë si vend me interes për investime. Nuk kanë çfarë të bëjnë për korrupsionin e sistemit të drejtësisë dhe administratës. Nuk kanë çfarë të bëjnë me plazhet e pasigurta dhe problemet me pronën. Ata dhe nëse i fshehin ato, thjeshtë u harxhojnë paratë e biletës disa investitorëve që do vijnë e do të kthehen mbrapsht.

Një probem tjetër i tyre është se janë shumë dhe paguhen pak.

Shqipëria mund të shkurtojë ende shumë ambasadorë, duke lënë ata në qytetet më të rëndësishme të botës, përveç vendeve fqinje, dhe duke rritur ndjeshëm rrogat dhe pagesat për veprimtarinë e tyre si diplomat, për të mos ju qurravitur çdo qoftexhiu shqiptar në Perëndim t’i paguajë kafet. Është më mirë pak e saktë, se një duzinë ambasadorësh që marrin fasule dhe trahana nga Shqipëria, se nuk u del rroga për të ngrënë.

Dhe mos prisni shumë prej tyre, përveçse të jenë pasqyra e mirë e asaj çfarë ndodh në Shqipëri. Dhe nëse këtu nuk ndodhin gjëra të mira, nuk duhet bërë sherr me pasqyrën.

18 komente në “Sherr me pasqyrën!”

  1. lereramenmero ! says:

    Pasqyra eshte thyer qe ne 1992
    kur nuk ngeli gjytyrym qe nga
    besnik mulla mustafe-
    lisjen bashkurti
    -mal berisha i lacit
    -mehmet elezi
    pellumb kulla.
    .zaganjori
    e deri te ambasdori i zagrebit mutstafa nano.
    .
    lere te qete edi ramen ( edhe une kam 100 e ca rezerva) zoti artikull shkrues
    se eshte e keqja me e vogel e atij vendi
    qe ne fakt eshte vite drite larg merhumit te viqolit ,
    ketij krimineli qe shkatarroje jo vetem dipllomacine por krejt shqiperine
    dhe tani tall sumen me dekriminalizimin e donald lul bashes..

    1. Mos i del zot kot says:

      Mos i del zot kot, turpi i botes spostoi Zhitin per te lene nje idiote si motren e Frangajt.
      Mban fjalime sikur s’ka qene kryeminister deri tani, ike ore kryeleshko, palaço.

  2. emigranti says:

    EXCELLENT!!!

  3. zi says:

    Sigurisht ,pasqyra ka kohe qe eshte thyer, coptuar, thermuar.
    Thermizat e saj sot jane shnderuar ne vila, kotesi, smire, babezi.
    Shpirti, nevojitet ti mbledhe ato me kujdes me dhimbje, pune e merak,
    ti kombinoje bukur si ne nje pazel qe te kemi mundesi jo te fshihemi,
    por te shihemi per dite me krenari.

  4. korrektori says:

    E ke permiresuar goxha shqipen Mero! Vazhdo keshtu dhe kujdes se e ke “propocion”. Te ka humbur nje “r” atje, po e ke nga shpejtesia besoj …

  5. PaParti says:

    Po te lini nja dy tendera pa bere,nga ato qe behen ne leter,rrogat ngrihen.

  6. Artan says:

    Bushati mbushi ambasadat më njerëzit e vet të paaftë siç është vete. Dhe ne ministrinë e jashtme nuk fillon pune po spagove mijëra euro

  7. Flutura says:

    …Se ambasadore kemi patur vetem ne kohen e Zogut dhe mbas viteve 90. Pika o Mero. Jemi keshtu si jemi se ne vetem vjedhim dhe mohojme.

  8. Kaleb says:

    Nuk ka shtet ne bote( , as Kosova madje qe eshte shtet i ri) qe mban neper bote ambasadore me rroga aq mjerane, aq qesharake. Si mund te pretendosh e te mos mbash asnje pergjegjesi si shtet per menyren se si i kane katandisur vete ambasadat e si i kane zhveshur ambasadoret nga cdo prestigj perfaqesie. Me cfare ti bindin ambasadoret shqiptare investitoret e medhenj? Ku ti therrasin? I keni pare residencat? Po buxhetet? Si more nuk mbajti nje pergjegjesi te vet e ky kryeminister i parritur? Cfare i paska bere trurit te ketij pinjolli bosh , demagogjia e propaganda e komunizmit. cfare fat inkeq per kete vend!

  9. Kloooo says:

    Nuk kane para me pagu kafen qe eshte per punet e shtetit, por ne fakt jane te krimbur me para kur vje puna per xhepin e vet. Beni nje investigim per ambasadore dhe ish ambasadore dhe do cuditeni me se sa te pasur jane….

  10. joel shkodra says:

    “Uji del i paster nga burimi, por turbullohet rruges”

  11. Tr says:

    MESUESIT E FSHATIT, JANE BERE SOT AMBASADORE . E GJITHE TRUPA DIPLOMATIKE JANE CA INJORAT , POR SHUME ARROGANTE , ME SHQIPETARET SILLEN SHUME BUROKRAT , ASPAK TE SJELLSHEM . MEGJITHESE JETOJNE NE EUROPE NUK KANE MESUAR AKOMA NGA THJESHTESIA E TYRE , NGA RESPEKTI QE ATO KANE .
    KUSH THOTE QE SHWIPETARET JANE TE RESPEKTUESHEM ???
    JANE CA DERRA , QE NUK DO TE DO TE GDHENDEN KURRE.
    ATE RROGE TEPER E KANE , NUK MERITOJNE ME SHUME MASKARENJTE.

  12. Lemoni says:

    Dakart ne tersi…pervec,”jemi vend i voge”.
    Edhe izraili vend i vogel eshte…hollanda gjithashtu,por keto 2vende renditen ne vendin e pare ne bote per forcen e tyre dipllomatike.
    Ja te shohim… por me keto”te terheq veshin live” ,skemi gje ne vije.

  13. PANO HALLKO says:

    Nuk mund te leviz as presjen nekete shkrim!

  14. kleptofagos says:

    @mero, i cili e kupton me mire se ne se peshku qelbet me pare nga koka…
    Sado te shkruash e te thuash disa te verteta, je perseri larg objektivit…
    PS
    Mos prisni qe Shqiperia te behet shtet nga hajdutet dhe mashtruesit…

  15. Tr says:

    MESUESIT E FSHATIT, JANE BERE SOT AMBASADORE . E GJITHE TRUPA DIPLOMATIKE JANE CA INJORAT , POR SHUME ARROGANTE , ME SHQIPETARET SILLEN SHUME BUROKRAT , ASPAK TE SJELLSHEM . MEGJITHESE JETOJNE NE EUROPE NUK KANE MESUAR AKOMA NGA THJESHTESIA E TYRE , NGA RESPEKTI QE ATO KANE .
    KUSH THOTE QE SHWIPETARET JANE TE RESPEKTUESHEM ???
    JANE CA DERRA , QE NUK DO TE DO TE GDHENDEN KURRE.
    ATE RROGE TEPER E KANE , NUK MERITOJNE ME SHUME .

  16. Skrapari says:

    Kam dhene mendimin tim edhe ne nje koment te gazeta ” Dita”,diten e djeshme per punen e ambasadave,e sidomos te konsullve. Jam dakort me shkrimin e Mero Bazes se shume shtetas shqiptare jane te revoltuar per sherbimin qe u kryejne ambasadat ne shtetet ku jetojne. Jam plotesht dakort qe ambasadat duhen shkundur ,sepse jane bere vende rehatimi per miqte e shoket , si jane edhe ratet . Kujtojme dhendrrin e Jozefines me France. Per te qendruar afer te fjeuares ,apo dashnores,pak rendesi ka,u emrua me pune ne ambasade.. apo rasti i motres se Sandrit qe permend Mero. Rastin e talljes se konsujve me shtetasit e tyre e kam hequr vet mbi kurris,por ka edhe raste me njerez te njohur ,te cilet per te sjell prinderit e vdekur nga jashte ,pervec fatkeqesise ,perballojne edhe sorollatjen bytherehtesve ne ambasada. Eshte fjala edhe per nje ambasade ne nje shtet te rendesishem perndimor ,ku jemi sorollatur per te marre visen e kalimit ,sepse me kishte skaduar pashaporta. Hyra ne internet e lexova se cila ishte rruga per marrjen e lejes se kalimit . Bera gati fotot. Mora 3 dite rresht ne telefon ambasaden. Dilte zeri: Per tu lidhur me konsullin shtypni 2. Binte zilja po prit kote. E njejta gje ndodhte edhe me djalin qe telefononte nga zyra e punes. NUk dua te zgjatem sepse mund te kini lexuar dhe komentintin tim te “Dita’,por pas sorollatjes dy javore,u desh nderhyrja e nje shoku te djalit,i cili kishte shoqe shkolle zonjen ambasadore, te merrnim lejet e kalit. Madje zonja konsulle kishte varur turinjte pse ishim ankuar te ambasadorja. Pra kjo ishte nje tallje me shteasin e saj. PO kishte edhe te “drejte”sepse kishte 10 vjet ne kete detyre. Faj duhet kerkuar nga ai shoferi i ambasdes, konsulli ,ambasadori ,apo ambasadorja, ederi te aparati i ministrise se jashteme qe duhen proceduar penalisht per mos kryerje detyre. Shtetasit qe paraqiten jane ne gjenje te kuptojne se kur kryet puna,kur edhemund te kete veshtiresi ,qe jane te pakta,por edhe kur sorrollaten se keshtu i do qefi personelit te ambasadave. Kryeministri ka te drejte e duhet perkrahur. Opozita te mos na shesi degla se dihet si kane punuar ambasdat edhe kur ajo ishte ne pushtet. Ishte ajo e para qe i shkaterroi ambasadat. Ndaj Sali e Fatmir mos llamatisni kote ,se jeni ju ata qe i vute zjarrin jo vetem shqiperise ,por edhe opinionit nderkombetar ne drejtim te opinionit per vendin tone. JU vazhdoni edhe sot me poshtersite tuaja, duke ofenduar e jo duke dhene mendime. Di te them se ambasadat duhen shkundur,por mbase duhet shkundur qysh nga ministria e jashteme. Me kujtohet nje emision i “Fiksit ” kur telefonoheshin ambasadat e asnje nuk pergjigjej. Kete shembull e dhash per Saliun.Besnikun, e te gjithe ata te opozites qe bejne gam-gam sot. Ishit ju ne pushtet ,kur telefonohej e asnje ambasade nuk u pergjegj, Gjejeni emisioni e “Fiksit” e do bindeni.

  17. mirel says:

    E paskam keqkuptuar titullin. Mendova se Edi Ramuti fliste me paqsyren ku ambasadoret ishin reflektimi i tij. I shtetit domethene.
    Po Merua humbi rrugen pas titullit dhe na u thermua qindra copash neper xhamat e thyer te pasqyres.
    Keshtu si Merua thermohen dhe Edi dhe ambasadoret, dhe harrojne te gjithe cfare edhte shteti. Ankohen te gjithe, por fajinnuk e ka asnje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje