Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Europë, që ka ndryshuar Kodin Elektoral së paku 7 herë në mënyrë thelbësore, duke ndryshuar sistemin e zgjedhjeve nga mazhoritar i pastër, në mazhoritar me korrektim propocional, pastaj në propocional me korrektim mazhoritar, pastaj me ndryshime në proces numërimi, me heqje të raundit të dytë, e deri sa përfundoi me sistem të pastër propocional rajonal.
Në të gjitha rastet, diktuese e ndryshimeve ka qenë Partia Demokratike. Prej vitit 1992, Partia Demokratike ka diktuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nën kompleksin e partisë së dytë, që nuk ia del dot të fitojë. Sistemi më i mirë elektoral, ka qenë padyshim ai i vitit 1992, kur 100 deputetë, zgjidheshin direkt nga populli dhe partitë që nuk fitonin dot direkt në zonë, kompensoheshin me 40 deputetët nga lista. Ai ishte i vetmi sistem, ku vota e partisë ishte e njehësuar me votën e kandidatit, dhe çdo qytetar, në thelb votonte vetëm një herë.
Gjithë sistemet e tjera që pasuan nën ndikimin e PD, kanë deformuar në thelb votën e qytetarit, pasi kanë ndarë votën e partisë nga kandidati, kanë futur elementë demografikë, kanë shmangur shumicën absolute të raundit të dytë, kanë përqëndruar numërimin etj. Të gjitha janë bërë se PD ka menduar gjithnjë se mund të fitojë vetëm falë sistemit.
Ndryshimet e fundit të vitit 2009, synuan po atë gjë. Dhe Berisha ja doli që përmes atyre ndryshimeve, në aleancë pas zgjedhore me LSI, ta merrte pushtetin.
Por ai kurrë nuk e kaloi dot pesëdhjetë përqindëshin.
Tani që PS e kaloi e vetme pesëdhjetë përqindëshin, shpresat për një fitore të PD-së janë shumë larg. PD, përveçse ndjehet e përçarë dhe e braktisur, ndjehet e alarmuar nga bojkoti i shqiptarëve për të.
Zgjedhjet e fundit, ku të paktën 220 mijë shqiptarë që votonin PD, nuk denjuan të dalin nga shtëpitë, ka alarmuar realisht PD-në dhe po kërkon ndryshime të reja në Kodin Elektoral, për të detyruar shqiptarët të dalin në votime me ligj.
Ky nuk është fundi i botës dhe mund të bëhet, por nuk e ndihmon dot PD-në. Thjesht i heq një makth Lulzim Bashës.
E ka Greqia, duke e kombinuar me një sistem elektoral rajonal, por me votë preferenciale për deputetët, pra me një listë gati të hapur në qark, ku deputeti që merr më shumë vota, listohet i pari si fitues.
Por ajo që është shqetësuese tek PD, nuk është fakti se ajo kërkon reformë elektorale, por se në çdo palë zgjedhje ajo kërkon të kthejë problemet e saj në ndryshime ligjore.
Meqë më 1996 e kuptoi se nuk fitonte dot me sistemin e 1992, i cili në thelb ishte propocional, e përmbysi dhe e bëri me korrektim mazhoritar, nga korrektimi propocional që ishte më 1996. Me këtë rast mendonte se do të zhdukte PS, që dilte forcë e parë. Të njëjtën gjë vazhdoi të diktojë më 2001, duke prodhuar “Dushkun”. Më 2005 hoqi raundin e dytë të zgjedhjeve. Më 2009 hoqi fare sistemin mazhoritar dhe vuri atë rajonal.
Tani kërkon të bëjë me detyrim votimin, për të shmangur bojkotin.
Ky mentalitet nuk e bën dot PD, parti fituese. Shqiptarët dhe mund të detyrohen të votojnë, por nuk mund të detyrohen të votojnë për PD. Biles kam frikë se po i detyruam në emër të PD, do të dalin në votime dhe do ketë votë masive kundër PD dhe shkatërrim historik të saj.
Ndryshimet në Kod duhen kërkuar në kuadrin e një reforme të përgjithshme, për ta bërë atë më të mirë, për t’iu afruar votës së qytetarit, për të njehësuar deputetin me partinë dhe për të votuar më të mirët. Ndryshimet nuk mund të zgjidhin hallet e PD. Ato mund të zgjidhin hallin e zgjedhjeve të lira, por jo të rënies së lirë të PD. Atë e ka në dorë vetë PD, e cila tani që ka përjashtuar mbi gjysmën e partisë, kërkon t’i detyrojë me ligj të votojnë për të.
Sido qe te behen votimet PD eshte nje shpk e falimentuar sepse ajo i zhgenjeu shqiptaret me perberjen e saj komuniso sigurimse.
Ne dolem ne shesh jo per te hequr nje pale komunist dhe per ti zevendesuar me nje pale te tjere me fanatik te tipit sali.
Pd e zhgenjeu popullin se vetem shan bllokmenet dhe vet ja kaluan bllokmeneve duke u bete milioner.
Pd e zhgenjey popullin duke share varferin socialiste duke i varferuar me shume dhe duke i hedhur ne rruge me moton vidhni shkaterroni prostituoni vetem me votoni mua.
Shqupistat e zhgenjyen popullin se asnje nga keta hajdut qe e shkretuan vendi nuk ju dha drejtesis por vetem shperbleheshin me poste me te larya e shume e shume gjera te tjera qe po i pohojne me gojen e vet ata qe kan ngel pa karrike.
PD nuk ka per te fituar me,cfardolloj ligji,kodi e ku ta di une.PD ka fituar gjithmone me dallavere dhe duke vjedhur votat,duke futur emra kot ne listen e zgjedhezve,prandaj ka qene dhe e fryere pak nga numeri.Numri i sakte eshte ky tani. Nese PS do jete gjithmone ne gadishmeri per te mbrojtur votat,PD do dali ne pension parakohe.
Po keta pisat propozues nuk e lexojne Berishen? Ai tha se bojkoti qe u be me 25 qershor i dha 2 milion e shtatqeqind mije shuplaka Rames. Tani keta po mundohen ta shpetojne Ramen nga shuplakat, a si?
Pd-ke ka fituar,se ne vend te popullit ka votuar Sali Berisha.Bandat dhe mafiozet e Berishes,futeshin ne efiçence te plote diten e votimeve,duke ndrruar ne mes te rruges kutit e votimit.Ket i ka pare vete populli me syte e tij dhe nuk i harron kurre,dhe nuk ja fal kurre.Komisioneret e qendrave te votimit shkonin nga fshati ne qytet arave me kutite e votimit ne krah,se e dinin qe ne mes te rruges i prisnin vandalet e pd-ke,te Sali Berishes,tu rrembenin kutite.Prandaj pd-ke me te gjitha keto te zeza,nuk vjen ne pushtet sa te jete gjall.Mos ja pafshim bojen.
Me cfare sigurie,PD-ja dhe ju gazetaret pretendoni se ata 220 mije qytetare qe nuk votuan jane votues te PD-se?Dihet se ne forcaka militante te cilet votojne verberisht per partine e tyre,por ka dhe votues,te cilet mendohen dhe hedhin voten par ate force politike e cila ju jep shprese se do punoje dhe drejtoje me mire se ajo force per te cilen kanr votuar here tjeter.Te tille ka te djathte dhe te majte,votat e te cileve levizin,nga njeri krah ne tjetrin,ose nuk nga ata qe per nje arsye apo shkak,i cili i ka bere te pakenaqur me qeverisjen e derisotme dhe nuk marrin pjese ne votime.Vota eshte e fshehte,atehere nga doli ky konkluzion se qenkeshin votues te PD-se?A mos jane te detyruar njerzit qe ne se kane votuar njeher,duhet qe gjithe jeten te votojne per te njejten force politike?
Arsyetim nxenesish te fillores dhe jo te nje force politike 27 vjecare.Me keto mendesi,ne opozite do te mbetesh sot e mot,o Mondi i Spahove…
Bardhi,po te jetonte Ferdinand Poni (i cili vdiq ne menyre tejet te misterishme ne Kosove ,me 2014-en) as qe nuk do te lejonte logorine e mungeses se 220 mije votave ne thesin e shqup-it.Keto votat qe “mungojne” jane te atyre qe votonin me shume se nje here,te cilet Poni i kishte regjistruar ne me shume se nje liste qendre votimi.Nuk ka kod zgjedhor qe i ben derman nje bande kusaresh ,kriminelesh dhe antishqiptaresh;sikurse shqup-sit,me rekordet me kriminale ,te vertetuara ne syte e gjithe njerezve,ne raport me voten e shqiptareve,,,per me shume se dy dekada.Sidoqofte,jam e indur qe liria e votimit dhe papreksh.eria e votes se njerzve esbte themeli me i shendetshem per funksionimin e demokracise ,qe enderroj e shumica e shqiptareve.
Nuk diskutohet qe ky kod elektoral nuk eshte aspak demokratik sepse ja ka hequr te gjitha mundesite popullit per te votuar perfaqesuesit e tij. Deputetet e parlamentit nuk perfaqesojne sovranitetin e popullit, sepse thjesht jane te zgjedhurit dhe te besuarit e kryetarve te bandave partiake. Kjo ka ligjeruar privatizimin e partive nga kryetaret e tyre. Sidoqofte, pergjegjesite kryesore te deformimeve demokratike ne Shqiperi jane te bandave politike, por nuk mund te ndodhin te tilla anomali, nese keto banda nuk mbeshteten nga nje mase e konsiderueshme njerezish tek votuesit e thjeshte. Prandaj e keqja e shqiptareve nuk mund te shkulet vetem nga shqiptaret, pa nje nderhyrje institucionale nga jasht. Reforma ne drejtesi do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur, por jo i plote. Drejtesia dhe Rendi, dy kolonat me te rendesishme shtetformuese, mund te monitorohen nga shqiptaret, por duhet te drejtohen vetem nga te huajt.
A eshte legjitime nje qeveri qe votohet nga40% e listes se votuesve?Seanca parlamentare hapet me 50% +1 te pjesmaries se deputeteve dhe po me kaq behet ligji.A mund te llogarisim se ai ligh eshte prodhim i mendimit te shumices?Keto handikape duhet te gjejne nje zgjidhje.Menyra se si po veprohet nuk jep perfaqsimin e popullit por te nje kaste qe po dikton deshirat e veta.
PD = KRIM, VJEDHJE, VRASJE, RRUMPALLE, PAAFTESI.