Edi Rama ja ka dalë ta mbajë vëmendjen rreth tij edhe pas 25 qershorit, kur ka fituar zgjedhjet i vetëm dhe ka humbur shumicën në qeverinë që është ende kryeministër. Duke improvizuar një fushatë dëgjesash paszgjedhore, dhe duke klasifikuar prioritetet në çdo qark, duke trafikuar lajme vere për qeveri të vogla dhe kuq e zi, dhe mbi të gjitha, duke i lënë të gjithë të presin se çfarë do bëjë në të vërtetë ai me qeverinë, ai po argëtohet nga një anë me mllefin popullor kundër administratës dhe burokratëve, dhe nga ana tjetër me spiralen e makthit ku ka futur bashkëpunëtorët e vet, të cilët nuk dinë kë beson më shumë Edi Rama i pas 25 qershorit, ata apo popullin.
Politikisht dëgjesat janë një akt i guximshëm, por të zhvilluara pas zgjedhjeve, janë argëtim. Guxim do të ishte t’i mblidhte këta njerëz para zgjedhjeve dhe t’i dëgjonte ata, në vend që ta dëgjonin ata Edi Ramën. Nëse do ta bënte këtë, me siguri zgjedhjet nuk do të dilnin kështu si kanë dalë, me gjithë këto që po dëgjon ai vetë, pas zgjedhjeve. Sado e madhe të jetë pjesa e LSI-së në këtë histori, mllefi i dëgjesave drejtohet ndaj qeverisjes katërvjeçare të Edi Ramës, dhe kjo, e bërë pasi ke kaluar lumin, është një tallje me kalin.
Si të tilla, ato nuk vlejnë më politikisht, por personalisht, vetëm për t’i dhënë atij një fuqi të re politike ndaj “fitimtarëve” me të cilët do ndahet në shtator, dhe për t’i treguar bashkëpunëtorëve të rinj se çfarë i pret.
Edhe lajmet e trafikuara për qeveritë e mundshme janë pjesë e këtij argëtimi. Aty ka diversione ndaj ish- ministrave, pritshmëri për delirantët, tallje me emra anonimë nga këshilltarë, që më shumë e dëgjojnë se i dëgjon, e deri tek nëpunës që nuk ua di mirë emrin, por ua nxjerr për kandidatë. Thuajse asgjë prej tyre nuk është e vërtetë, edhe pse në shumë raste dalin nga vetë njerëz të afërt të Ramës. Me siguri kur i shikojnë në gazeta, qeshin dhe pyesin si e kanë pritur njerëzit këtë gjë. Është një argëtim që përmbush po ashtu profilin e njeriut që ka marrë gjithë pushtetin.
Edhe më tallëse ngjan ngjyrosja kuqezi e qeverisë së ardhshme, apo ideja se do të marrë ndonjë ministër nga Kosova. Këtu argëtohet jo vetëm me emrat, por dhe me patriotët delirantë që lëshohen e duan një tjetër nga Maqedonia, një nga Mal i Zi dhe një nga Presheva. Një tallje pa kripë dhe tërësisht jo serioze.
Qeveria shqiptare është votuar të qeverisë Shqipërinë dhe politika më e mirë kombëtare e një qeverie, është të jetë e suksesshme. Nëse Edi Rama do të jetë një kryeministër i mire, ai do rrisë kredencialet dhe autoritetin e Shqipërisë në Perëndim dhe në mbarë botën, do ta bëjë Shqipërinë një shtet serioz, dhe kështu automatikisht ka ndihmuar Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë, në Mal të Zi, Preshevë apo Maqedoni.
Shqipëria nuk ka as fuqi dhe as autoritet të diktojë me politikën e saj të jashtme. Politika më e mirë e jashtme e Shqipërisë, është politika e brendshme që rrit kredibilitetin e vendit, forcon aleancën me Perëndimin dhe e bën Shqipërinë pjesë të Perëndimit. Për të qenë “patriot”, nuk ka nevojë të marrësh një ministër nga Kosova në qeveri, por ta bësh Shqipërinë model të një vendi dinjitoz edhe në Kosovë, ose së paku që mos ta turpërojë atë.
Por mos e merrni seriozisht, se edhe në këtë qeveri e kishte një këshilltar nga Kosova, por i shërbeu më shumë si përkthyes në vizitën në Beograd, se sa për të përfaqësuar Kosovën.
Në fund, ka hedhur dhe shashkën e një ministri të djathtë në kabinet. Me këtë rast ka filluar lë pa gjumë dhe disa ministra teknikë, që janë penduar këto kohë që nuk kanë shkuar mire me të. Dhe kjo, për të prodhuar histori konspiracioni me opozitën e mbetur të Lulzim Bashës.
Por mos e merrni seriozisht. E gjitha çfarë po bën, është një shpikje origjinale për të shtyrë verën pas fitores së 25 qershorit dhe për të mos lënë askënd nga të vetët të ndjehet i fituar, përveç atij vetë. Të paktën deri më 9 shtator, kur duhet të bëjë qeverinë. Pastaj do t’i harroni të gjitha këto lajme vere që keni lexuar.
Ka filluar Bushati te ti shkruaje artikujt o Mero???
Ha ha ha
E bukur, sidomos kur vjen nga Zhvejku i madh.
Me duket se nuk e ka hedhur Edi Rama “shashken” or ti….kazani vlon or ti dhe Andi Bushati vlon me shune se kazani…ai i ka botuar keto…sheh enderra ne darke dhe perhap lloj lloj lyre kazani ne mengjes. Prandaj mos veni gazetari me hamendje. Rrini e prisni shtatirin kur te filloj qeveria e re e pastaj beni opozite te forte si gjithmone…me rrena, shpifje, hamendje dhe imagjinata te zjarrta…keni akoma Sali WC dhe Moniken.
Le t’i mbaje ne tension. Te punojne e pastaj t’i gezojne rrogat. Eshte e vetmja rruge.
Problemi nuk qendron ne sa tha ti ketu ne shlkrm, Mero.
Problemi qendron se per Ramen eshte kurdohere vere, ndersa per “njerezit e zakonshem te ketij vendi” ka vetem DIMER !
undefined
Pirdh e lyej lakra
Edhe kësaj here
Ëndrra me sy hapur
Në kto netë vere.
.
Ngrehur pispillosur
Si një rryp kaishi
Zbathur kok e faqe
Koronel Dervishi.
.
.
.
Ku ke qenë mor burre se na kane munguar poezite e tua. Ato Jane si ato shkopinjte e Avdi Mamanit te filmi me Halit Beratin. “Si shume te trashe i bën keta shkopinjte ti Avdi Mamani”, i thotë ai tek filmi.
Ndersa une do te thosha: “Si shume te holla i bën keto poezite ti Gopisti i NSHRAK-ut!!”.
?
Pasi ju qepe si dhelpra koqeve te dashit[PD],tani po flirton pse jo dhe po ”ngacmon” njeherazi kreun e qeverise.Me lakonizem e me skolastike plaget e medha e tere qelb te ketij vendi kurre s’kane per tu sheruar.Prandaj si gazetar qe je [ti dhe te tjeret ]keni nje mision fisnik dhe eshte turp qe te manipuloni njerezit sic bejne koleget e tu .Per mua ,mos u merr gjate me PD se asaj i rane dhembet dhe i perket tashme historise se hidhur te vendit.Gjerat duhen thene me emrin e tyre ashtu sic e kane..po a ka me teper material gazetaresk se tek ne_As Siria nuk ka] Sinqerisht] –P.s. U thuaj djemve=te botojne komentet ne duan nje demokraci te hajrit ,apo varja.
Humbke kohe te merresh me nje idiot si Edvin Rama,po na e ben rrugacin te “Madh”? te paaftin shum te madh dhe drogistin e kokaines shum here te madh.Eshte indivit I shemtuar dhe I diskretituar perpara opinjonit public shqiptar.Ah………….. jo per ata si ajo shoqa nga Berati! Ju kujtohet? “As duam te hajme dhe as duam te pijme por vetem Mero Baze te mos zihet me Edvin Ramen”.
Ate emrin Mentari e ke zgjedhur kot, se keto nuk jane mendte e tua, por keshillat “e urta” te Dom Gjonit (Sali Katunaro-kinezit). Qe kur perdor emrin Edvin, kuptohet qe ti nuk perdor trute e tua, por disa fjale te vjedhura aty-ketu. Edhe Edi Ramen e kemi peshqesh nga njerez si puna jote qe e kane bere PD-ne si kovë materniteti. Ti, Lul Basha, Monika Kryemadhi dhe idhulli yt Saliu nuk duhet te flisni më, sepse ju e terboni popullin me idiotësitë qe nxirrni nga goja dhe ata votojne Edi Ramen. Disa koqe kandari si puna juaj e mbajne Ramen ne pushtet dhe ne tani duhet te durojme pordhet e tij edhe per kater vjet.
O Mero ku je ne plazh ?
Nuk e besoj se z. Rama nuk i ka njohur hallet e ketij populli edhe pa bere te ashtuquajturat degjesa. Problemi eshtese cfar duhet te beje me keto. Une mendoj se nuk do te mjaftonin 35 vitet qe ka caktuar diplomati amarikan Jee per t’u antaresuar ne BE.
Uauu plasi fushata e tenderave plasi! Po shan merua kryeministrin oreee! Ai shan kur nuk han! Loje e njohur e tij! Ndaj dhe rama e mban afer kazanxhiun e tepelenes
Marshi I Barabbajt
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Marshi I Barabbajt
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!!!!
O Mero, ke te drejte per sa I perket reformimit te shtetit. Nje shtet I fort shqiptar do ishte shume me mire per te gjith shqiptaret sesa nje shtet medioker shqiptar I perbere nga anetare te te gjith trevave shqiptare.
Vetem pyet shqiptaret e kosoves se si u ndiheshin kur nje here e nje kohe kishim shtet dhe si ndihen tani qe kemi nje shtet medioker.
Larg emocione e nacionaliste te gjithe e kuptojne qe afrimi i kosovareve ne qeveri eshte vetem nje levizje strategjike per te bere lojen e patriotit.
Mjafton te behet bilanci i politikave ekonomike te Ramiut me Serbine ku e ja anashkaluar Kosoven sa here i ka dashur qefi dhe interesi i Serbise.
Po tani Ramiut i duhet nje zar “patriotik” per lojen e tij te ndyre aspak ne interes te ceshtjes se Shqiptareve. Perkundrazi, me ministrat kosovare Ramiu do luaje karten e Republikes se shtate te Yugoslavise dhe do beje zbatimin praktik te mareveshjes se Triestes. Dhe nga ana tjeter synon ti fusi nje kunj te forte politik Albin Kurtit, te cilit ia ka shume friken e popullaritetit si lider i ardhshem i Kosoves dhe me gjithe deshire dhe i shqiptareve.
Ramiut i pelqen ta mbaje sa me te madhe lavdine e patriotit per ta minimizuar sadopak popullaritetin e Kurtit.
Ndersa Mero me keto argumente ben vetem lojen e opozitarit, sa per ta mbajtur publikun ne mendimin qe Mero eshte kritik ndaj Ramiut.
Shikoni vete cfare boton perdite. Bythe dhe lajme per seks treshe. Lajme qe zene faqet kryesore te gazettes dhe rrine me dite tera si ngjarja e vetme e rendesishme ne vend. Ndersa problemin qe ngriti profesor Alfred Frasheri mbi etjene qeverise per krijimin e UET, agjensi private qe do menaxhoje studimet shkencore te pasurise mirerare Mero e harroi.
E plasi diku ne blog dhe sot e zhduku.
Pra dihet mire kujt i sherben Mero. Kastes kriminale qe shkaterruan Shqiperine qe nga 90 e ketej. Mund ta kete emrin Berisha apo Rami, po e njejta bande kriminelesh eshte.
Mjere ne si popull qe e hame sapunin per djathe dhe vdesim per pak fasade patriotike. Me nje dron genjehemi
Robert Çamçakëzi i kohëve moderne.
Kjo është t’i vjedh buzës.