Saranda ka ende shpresë!

30 Korrik 2017, 20:39Editorial TEMA
Saranda ka ende shpresë!

Nga Mero Baze

Saranda mbetet destinacioni më i preferuar i turistëve të huaj për shkak të pozicionit të saj gjeografik, përballë një prej adresave më të njohura të turizmit botëror, siç është Korfuzi. Vetë qyteti ka një raport shumë më të fortë me detin, duke e prekur atë në gjithë gjerësinë e tij, shumë herë më tepër se qytetet e tjera bregdetare. Përsëri këtë vit ka një vërshim të turistëve polakë, hungarezë, ukrainas, por dhe italianë.

Për shumë shqiptarë që e mbajnë mend Sarandën e bukur me ndërtesa tre katëshe të bardha, (përfshi dhe unë) me pamje të gjitha nga deti dhe shumë herë më i vogël se sot, natyrisht e para gjë që i vjen ndërmend të thotë, është se qyteti është shkatërruar. Unë po ashtu, kur krahasoj fotot e mia në atë qytet, tridhjetë vjet më parë, më duket po ashtu.

Por, për të qenë realist, ne duhet të vendosim një raport më të drejtë mes nevojës për turizëm dhe nevojës për zhvillim të qytetit, duke lënë mënjanë histerizmat e turmave denigruese.

Problemi i Sarandës është, se është zhvilluar keq, është dendësuar përtej standardeve dhe po vazhdon të zhvillohet pa ndonjë ide të qartë.

Projekti i parë urbanistik i pas vitit 1992, ishte ndoshta më i miri. Ai parashikonte zhvillimin e zonës nga Hotel “Butrinti” deri tek “Kanali i Çukës” (Lumi i Bistricës) me parcela prej 1500 metra katror, me vila deri tre kate me distancë dhe hapësirë për të parë të gjitha nga deti.

Për këtë dhe u ndanë shumica e trojeve duke ua dhënë banorëve të qytetit të pastrehë dhe ish pronarëve që shteti u kishte prishur shtëpitë në Sarandë, në përpjekje për të rritur qytetin.

Por fuqia e tyre ekonomike ishte e dobët dhe deri në vitin 1996, thuajse nuk ndërtoi askush. Nga ana tjetër dhe vetë legjitimiteti i atyre letrave që u ishin shpërndarë, ishte i dobët, pasi ofrohej paketë, bashkë me lejen dhe ndërtimin për t’u bërë pronë e jotja.

Në vitin 1997, filloi vala e parë e ndërtimeve pa leje. Mes rrëmujave dhe trazirave në qytet, pati nga ata që mendonin të zaptonin detin dhe bregdetin, dhe të nisnin ndonjë ndërtim pa leje, kryesisht në qendër të qytetit dhe zonën afër Hotel “Butrintit”.

Trojet e ndara nga Këshilli i Rrethit në vitin 1992 me hapësirë të madhe, ishin një joshje për pushtetarët e rinj, të cilët ua vunë syrin dhe i pjestuan ato nga 1500 metra katror çdo parcelë në 800 metra katror çdo parcelë, dhe dyfishuan listën e atyre që u ofruan troje, natyrisht në një formë korruptive.

Përsëri fuqia ndërtuese ishte e vogël. U bënë disa hotele të vegjël në faqe te malit dhe ndonjë pallat i ri.

Në vitin 2003 filloi studimi i ri urbanistik për zonën që parashikonte ndërtime deri katër kate, në parcelat tashmë të zvogëluara. Studimi pati peripecitë e veta dhe nuk arriti të bëhet kurrë plan urbanistk, por mbeti në nivel rekomandimi. Pas vitit 2005, ai u bllokua dhe filloi dhënia e lejeve me studime të pjeshme, me troje tashmë të ripërgjysmuara sërisht nga 800 metra në 400 metra. Kjo e shoqëruar dhe me rritjen e fuqisë ekonomike bëri të shpërthente një bum ndërtimesh, të ngjeshura me njëra tjetrën dhe me problem pa fund sa i përket legjitimitetit të pronës. Si qershi mbi tortë ju shtua më 2007, me ndihmën e familjes në pushtet, dhe një supervendim i kthimit pronave për një trashëgimtarë të Familjes Delvina, të cilit iu kthye gjithë zona në fjalë edhe pse aty ishte ndërtuar, duke rritur shkallën e konfliktit mes atyre që po ndërtonin dhe pronarëve të rinj.

Kjo problematikë vazhdon të mbartet dhe sot.

Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013, Saranda u kthye në një problem të ri. Shpresat se Rama do të vendoste një lloj autoriteti urban në qytet u shuan, për shkak se ai ia delegoi pushtetin në Sarandë Koço Kokëdhimës, i cili ishte në konflikt me ish kryetarin e Bashkisë dhe filloi të ndërtojë një Sarandë tjetër në kokën e tij. Sherret brenda socialistëve e lanë Sarandën sërisht jashtë vemendjes së rilindjes urbane, me përjashtime të vogla të disa ‘buzkuqeve’ në qendër të qytetit që e kanë shëmtuar më shumë.

Por a ka shpresë Saranda?

Saranda është qytet që më shumë përflitet, se sa është keq të shkosh aty për pushime. Është qytet i dashur, me njerëz shumë civilë, ke afër spitalin dhe shërbime të tjera ndhmëse, ke një jetë nate shumë më të organizuar dhe një axhendë kulturore të gatshme me Butrintin, kalatë rrotull Sarandës, xhamitë e vjetra dhe moderne, si dhe kishat dhe manastiret e zonës së Delvinës, por dhe Gjirokastrën nëse nuk përton. Nëse je i huaj, dhe ndihesh “në fund të botës” ke afër  Korfuzin që të kujton se je fqinjë 20 minuta larg me BE. Ka po ashtu disa investime të mira shqiptare që kanë rritur shumë standardin e pushimeve në qytet.

Por natyrisht ai ka nevojë për ndërhyrje urgjente urbane për t’u shpëtuar përfundimisht.

Së pari pjesa e zhvilluar si turistike, nga Hotel “Butrinti” tek “Kanali i Çukës”, ka nevojë urgjente të urbanizohet me rrugë, duke vazhduar rrugën 4, dhe 5 të qytetit edhe në atë krah, me qëllim që të bëhet pjesë organike e qytetit. Ajo pjesë ka ende shumë hapësira dhe përshkrimi nga rrugët do çlirojë trafikun e rrugës vetme që ka buzë detit, duke  dhënë shanse të kthehet në një shetitore dhe rrugë njëkalimshe për makina.

Një pedonale buzë detit, duke mbushur vende-vende dhe bregdetin shkëmbor duke zgjatur pedonalen ekzistuese, do ta bënte atë qytetin më të dashur për këmbësorët që ende thyejnë rekordin, duke mbushur shetitoren deri më 12.00 në mesnatë.

Ngjyrat e qytetit duhen unifikuar ndoshta drejt së bardhës së Mesdheut për t’i hequr shëmtimin  fasadave të shformuara dhe duhet diktuar gjelbërimi i qytetit nga ndërtuesit.

Uji i Bistricës që derdhet kot në det në fund të qytetit, mund të kthehet në një pasuri nëse përdoret për t’i rikthyer qytetit gjelbërimin i cili do të heqë Sarandës, pamjen prej “Kandahari” që ka prej betonit.

Dhe më tej natyrisht duhet mbajtur gjithçka nën kontroll.

Hotelet po krijojnë standard të ri për qytetin, dhe po zgjasin periudhën e sezonit turistik, çka do ishte shpëtim për qytetin. Agjensitë lindore që pronotojnë dhomat po e zgjasin kohën në 120 ditë.

Saranda ka një të ardhme të sigurtë nga turistët e huaj dhe ajo do të ketë nevojë të rritet ende.

Janë blerë dhjetra qindra apartamente nga shtetas të huaj, danezë, suedezë, gjermanë, italianë rusë, ukrainas, serbë dhe hungarezë, çka është dëshmi se të huajt besojnë më shumë se ne tek qyteti.

Askush nuk duhet të trembet nga vazhdimi i ndërtimeve në Sarandë, pas përfundimit të një plani rregullues që është në punë e sipër.

Nevoja po ashtu për përfundmin e Rrugës së Kardhiqit dhe Unazës së Fierit do të bënte që për dy orë e gjysëm udhëtim të ishe nga Tirana në Sarandë.

Por Saranda ka nevojë të ndërhyhet për të shpërthyer qytetin e ngulfatur mes një rruge buzë detit dhe barbarisë së ndërtimeve, sipër saj, për t’u dukur qytet normal. Gjebërimi, lyerja e tij, një pedonale e zgjatur deri tek Lumi i Bistricës dhe vazhdimi i rrugëve tejpërshkruese të qytetit, do ti kthejen Sarandës, shijen e një qyteti që po zhvillohet dhe që do t’ia dalq të mbetet Mbretëresha e turizmit shqiptar.

 

 

 

 

17 komente në “Saranda ka ende shpresë!”

  1. Meneje. says:

    Vetem ngjyren po ta ndryshoj…nga e bardhe ne blu dhe ballkonet te bardhe.
    Mbase na degjojne o Mero…shanset? 0,1%.

    Kryeministri tha se perijoritet do jene 5yjshet…qe te rritet sherbimi tha…aua aua aua.
    Ne vend qe te thote do rriten standartet e kontrollit ndaj 3*** …gje qe con direkt ne rritje ekonomi dhe rritje te standartave.

    1. ben says:

      Saranda dhe ksamili shpresen e ka 0
      Po 0 te madhe.
      Sepse
      1) Nuk ka plazhe te mjaftushme per ate nr hotelesh qe jane ndertuar.
      2) shemtia dhe dendesia e ndertimeve te reja eshte e parikuperueshme
      3) asnje qytet port kudo ne mesdhe nuk eshte destinacion turistik per plazh
      4) infrastruktura ku mbi te gjitha kanalizimet e ujrave te zeza qe derdhen ne det
      5) posizioni gjeografik shume afer korfuzit ja ben edhe me dukshme mangesite dhe shemtite
      Per te gjitha sa me siper Saranda dhe ksamili eshte Golemi i jugut dhe keshtu do perfundoje.
      Ajo qe eshte me alarmuse dhe skandaloze eshte se edhe te vetmen pjese qe shqiperia ka akoma mundesi per turizem qe mund te pushoje nje qytetar europian zona midis vlores dhe sarandes duket se do kete te njejtin fat. Lejet dhe ndertimet skandaloze buze reres per nje fshat turistik i tipit te golemit ne plazhin e palases tregon realisht cfare ka ndermend te beje rilindja edhe ne kete pjese super te bukur te mesdheut.
      PS : dhe si perfundim nese ben nje permbledhje te historikut te sarandes vihet lehtesisht re nje gje Saranda u shkaterua kur ne ate qytet raporti midis te krishtereve dhe mysylmaneve u permbys ne favor te ketyre te fundit. Te jete rastesi?

  2. shabani says:

    Ka nje te keqe saranda qe po te krahasohet me korfuzin duket si islamabad

    1. veke teme says:

      Ik o cun ku merr vesh ti me ate emer.
      Saranda eshte prrela e universit

  3. Shigjeta says:

    Saranda u ndertua pa planifikim dhe pa urbanistike , u shkel regulli me elementar i ndertimit, qe thone : kur vendi ose qyteti nuk eshte ne nje nivel dmth vjen shkalle shkalle , ne radhe te pare ndertohen godina me kate me te larte dhe per saranden ishin ato godina me 5 kate dhe gradualisht uleshin deri nengjitje . Kje do te thote qe te gjithe qe ndertonin te kishin kontakt me shikim ndaj detit e para , dhe e dyta qyteti ndertohej sipas vendosjes se tij qe eshte gradualiteti , sic eshte mali , ne sarande u zbatua kjo planimetri ne vitet e komunizmit , por u shkel me vone ne menyre barbare , dhe per kete kane faje te gjithe kryetaret e bashkise , si ai i pari i ps , adrian shehu , dhe me vone tegjithe te tjeret te pd -se mondi gjoka , etj etj , qe te gjithe u sollen shume keq me saranden u sollen ne menyre kriminale , dhe me ironike eshte se qe te gjithe ishin djem dhe banues ne sarande dem baba dem , vendas dhe e bene krimin me ndergjegje dhe zell te plote , nuk pyesnin dhe kontrollonin planimetrine e godines leja e ndertimit , por pyesnin ,: po ndertove ti atje ku do dhe sa kate do , pa planimetri , pa regull , une sakate mar si shperblim te kesaj te mire, qe tebej , keta ishin ndyresirat njesoj padallim partie , ju thashe djem sarandiote njerez te lindur ne sarande , ama krimin e bene . Dhe tani dalin e bejne xhiri ne bulevarde sikur nuk ka ndodhur gje , dhe krekosen dhe ecin me fudullek duke i thene me menyren e tyre popullit te sarandes : me shikoni , jam adriani , jam mondi , jam stefani , e tje etj . Jane ama te gjithe plera te gjithe pa perjashtim hajdute kriminela dhe mbi te gjitha , plera , e vetmja qe ben pune ne sarande eshte kjo e fundit , qe emrin nuk ja mbaj mend , dhe me ironike ….. nuk eshte nga saranda ,por nga nje fshat diku afer , kjo qe istoria e vogel ethjeshte , pa maska dhe fjale te bukura , e vertete . Saranda u drejtua per vite me radhe , nga kryetar bashkie kriminela , hajdute dhe te poshter , qe pana xhepin , interesin dhe jo qytetin ,……………..

  4. Ai says:

    Përshëndetje Mero,
    I shtyrë ndër të tjera edhe nga artikulli jot ku shkruaje se pronari i Bougainville paguante 400 dollarë në ditë për furnizimin me ujë, vendosa të shkoj 10 ditë aty me familjen dhe një mikun tim, dhe ai me familjen.
    Për më tepër që kompleksin e ka projektuar një miku ynë i përbashkët, kjo e bënte më joshëse.
    Më duhet të them se gjëja që funksionon më mirë është pastrimi dhe restorantet që do ti vlerësoja përkatësisht me notën 10 dhe 9.
    Nga ana tjetër, menaxhimi dhe kujdesi ndaj klientit ishin përtokë.
    Nga dita e parë deshën të na mashtronin me parkingun duke kërkuar 10 euro për çdo mjet.
    Ankesës time për lagështirë në dhome (ishim poshtë pishinës), nuk iu përgjigj askush, sado që më premtuan se do të më kontaktonte menaxherja.
    Për shërbimet si masazhi, të ndërronin çmimin nga ora në orë. Kjo është vjedhje, dhe nëse ai miku jot (që harxhon 400 dollarë në ditë për ujin dhe disa dollarë të tjerë për reklamat në faqen tende dhe faqe të
    tjera) , nuk vë dorë urgjentisht, atëherë kjo do të çonte atë kompleks përtokë.
    Nuk dua të flas për faktin se në të gjithë gjatësinë nga hotel ‘Butrinti’ deri te kanali i Cukes nuk ka një trotuar të saktë ku të mund të ecësh me karrocë fëmijësh ose karrocë invalidi, sepse ky nuk është faji i pronarëve, por i bashkisë dhe shtetit, por që ndikon në perceptimin dhe nivelin e kenaqjes se turistëve.

  5. kleptofagos says:

    Mero!
    Je gazetar profesionist dhe mos e prish CV-ne tende duke u bere specialist per gjithshka. Me duket se ke marre huqet e Rames ..
    Lerja arkitekteve dhe urbanisteve te shkruajne per Saranden, Tiranen, Durresin dhe gjithe Shqiperine. Ke Maks Velon e te tjere ..

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dikush me pyeti, dy gjera qe nuk te pelqejne ne Sarande ?!
    1-Vapa pertej ores 24 !
    Pikerisht mungesa e gjelberimit,tejnxjehja e pjeses shkembore,e cila reflekton temperatura te larta,gjate nates.
    2- Gjuha greke, qe me vriste veshin,ne ambjente publike !
    Gjithashtu, rruga shume e gjate,eshte nje faktor qe per se dyti,nuk te bind per te shkuar.
    Mbrekullia per te pushuar,sidomos per moshat e treta dhe familjet me femij te vegjel, eshte Pogradeci,teperatura ne mbremje nuk i kalon 30 gradet .

  7. Meneje. says:

    Jam i sigurt se 90% e “ju” komentusve nuk keni vajtur ne asnje vend tjeter turistik.
    Keto qe konstatoni jane ‘smirellek’ e jo realitet.
    Saranda eshte shume mire.Nuk ka shume destinacione ne bote qe te te percjellin QETESIMIN qe te sjell saranda.
    -Pushimet behen per tu cllodhur mga akthi i tere vitit(kush eshte lodhur ne tru i llodhur do kthehet).
    -Ne pushime vete me mendimin se do kaloj mire dhe asgje nuk do mi prishi pushimet…relax mbi te gjitha.
    -Qe te kaloj mire duhet pak pervoje dhe pak kerkim(perpara dhe jo kur vete ne destinacion).
    -Pushimet mbi te gjitha kerkojne gjera zbavitse,lojra.
    -Mos harroni te ktheheni me femijerine tuaj pa asnje hezitim.
    -Pushimet kerkojne “shoqeri te re ose shoqeri te provuar”…se po vajtet vetem me familjen,te njetat do bisedoni.Kush nuk i ka mundesite per nje shoqeri te sakte,ti leri problemet ne 4muret e shtepise.

    -Beni keto dhe edhe uji i cezmes do ju duket si pishine.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Mero eshte shume e vertete
    Qekur Ruset Kane filliar te blejne pasuri te patundshme.

  9. Genti says:

    Po ik ik ne pogradece , ti krahason detin me liqenin bre lalke ,ik mbase te ze barku me koranin
    e pogradecit

  10. Arber Iliri says:

    Pa dyshim Saranda per vete territorin ku gjendet do te behet e para per turizmin. Problemi eshte te behet sa me shpejt qe ta shijojme edhe ne qe jemi tani se mbas 50 vitesh pa dyshim do jete perle turistike e mesdheut.

  11. nord.al says:

    I vetmi plazh ne Shqiperi qe ka perspektive per turizmin europian eshte ai i Velipojes. Aty ka vend te bollshem per qindra resorte , rere te mjaftueshme per pushuesit dhe sportin, pyll paralel me plazhin gati dhjet kilometra, i mrekullueshem per gjueti. Kjo eshte perle e bregdetit por ju nuk ja hidhni syte sepse ju intereson vetem jugu,fshati juaj.

  12. Beni says:

    Isha ne Sarande para dy javesh dhe te them te drejten ,kishte shume te huaj dhe shqiptare ,hotelet ishin nga 80 euro ,100 ,120 dhe po ta krahasosh me korfuzin ndoshta jane njesoj per me Pargen jane te shtrenjta ,turistet vijne nje here dhe pastaj ikin ,Sarandiotet duhet ta kuptojne kete ,duhet shikuar me afat gjate ,neper restorante nje peshk kushtonte 40 euro
    Ne Parga kishte shume Shqiptare turista ,pse se cmimet jane me te lira
    Duhet te hiqen lypsat gjate rruges se te kapnin prej krahu qe ti jepje leke,turp

  13. Great post, you have pointed out some fantastic points, I besides conceive this is
    a very superb website. https://www.silicon-band.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje