Dikur në fillim të viteve ’90, kam tentuar të bëj një “trafik” me pasaportën time. Qani Mehmedit, i kishin bllokuar pasaportën në Kosovë, dhe kishte kaluar ilegalisht në Shqipëri, ku punonte tek Radio Tirana në redaksinë e Kosovës. I duhej të shkonte në Kërçovë tek njerëzit e vet dhe i duhej një pasaportë.
Në atë kohë, pasaportat e Shqipërisë ishin shumë të pasigurta. Fotografia kapej me dy kapse metalike dhe me një vulë të njomë tek cepi i djathtë poshtë. Dhe mund të merrje lehtë sa herë të doje.
Më në fund, vendosa t’i jap pasaportën time.
-Ndërro fotografinë, i thashë, dhe kalo. Mua nuk më njeh njeri. Isha diku tek 27 vjeç.
Ashtu e bëmë. Shkoi deri në Qafë Thanë, por fotografia ishte vendosur aq keq, sa e kuptoi dhe polici i parë që e mori në dorë.
-E ke fallco, i tha, dhe e ktheu.
U kthye në Tiranë dhe mu turr me të shara.
-Kollufuz, s’po din as me ndërru një fotografi, dhe u lëshua në karrike duke porositur birra.
Pastaj u qetësua dhe filloi të qeshte me manipulimin e trashë, që kishim tentuar të bënim të dy.
-Kollofuzë, tha. S’po dini kurrgjë nga pasoshat ju të Shqipnisë. S’keni faj, dy vjet keni me pasosha. Ne kena një jetë e dimë diçka. Ishte një prioritet jugosllav me të cilin lëvdheshin të gjithë, “nacionalistët”, “titistët” dhe njerëzit e thjeshtë. Sidomos kur donin të krahasoheshin me Shqipërinë. Dhe gjithçka u kthye në humor.
E ruaj akoma atë pasaportë të dështuar në bibliotekën time, si një përpjekje të dështuar, për të udhëtuar lirshëm në hapësirën mes shqiptarëve në vitet 90-të.
Ishte koha kur ai nuk shkonte dot në vendlindjen e tij, pasi vendi ku jetonte në Kosovë, i kishte marrë pasaportën dhe punonte në Shqipëri pa letra.
Ai ishte redaktori përgjegjës në redaksinë e Kosovës në Radio Tirana. Çdo ditë bënte një edicion lajmesh për Kosovën, por i duhej t’i kombinonte dhe me lajmet që bëheshin nga Departamenti i Informacionit për Shqipërinë.
Shumë gjëra natyrisht dhe nuk i gëlltiste dot, por kishte etikën e profesionistit, që të bënte sikur nuk e kishte mendjen.
Por një ditë tjetër e humbi durimin.
Erdhi në tavolinë i mllefosur.
-Më thuj pak, tha , kush m… është ky A. M. Ishte një redaktor i Shqipërisë në Radio Tiranën.
-Djalë i mirë , i thashë, për mos ta shtyrë sherrin.
-Ai më spiunon në SHIK, më tha.
-Ku e di ti?
-Rri në krah tim kur bëj skaletin e lajmeve, dhe shkruan V, pastaj një numër, p.sh V6. Pastaj shkruan K.. dhe një numër, p.sh K8. Pastaj shkruan B dhe vë zakonisht një 4 apo 3. Duhet të jetë ndonjë kod, më tha.
U bëra kurioz dhe i thashë do e pyes. E pyeta atë gazetarin që kishte merak se çfarë bënte konkretisht në redaksi.
-Asgjë, tha. Mbaj shënim sa lajme nga vendi, nga Kosova dhe bota bën Buxha (kështu thirrej Qaniu) dhe përgatis kokat e lajmeve. Buxha i bën gjithë punët.
Kështu u shpjegua dhe konspiracioni rreth V. K. B. dhe shifrave pas.
Kur ja shpjegova Buxhës dhe këtë, u dorëzua.
-A kollofuza jeni ju të Shqipnisë. Nga pasoshat s’merrni vesh, veç ta ftofni duke mos bë kurrgjë, e duke vjedh punën tonë.
Dhe kështu mes problemeve të tij të mëdha që shkonin deri në mbijetesë, mes opinionit të egër anti kosovar të krijuar nga disa bozaxhinj dhe spekulantë financiarë, që kishin mbërritur të parët në Tiranë, dhe pamundësisë së tij për të lëvizur edhe në vendlindjen e vet, ai arriti të jetonte si një qytetar normal në Tiranën e viteve ‘90, duke u ndjerë si një nga ne.
Pas çlirimit të Kosovës iku dhe shikoheshim rrallë. Dje mësova që ka ikur përgjithnjë dhe u ndjeva keq, kur kuptova se sa shumë jemi larguar me njëri- tjetrin, tani që nuk kemi më kufij shtetërorë që na pengojnë. Është beteja me kufijtë që kemi brenda vetes.
I dashur Mero,
Une personalisht nuk i besoj teorive konspirative, madje jam nga ata qe e shof goten plot edhe kur ajo eshte ndoshta me pak se pergjysem!!?? Por jane gati dy shekuj, qe fqinjet tane, kane punuar me strategji te qarta dhe mendje te rrafinuara, duke perfituar nga padija dhe ngrehalucja jone; per te na percare lehtesisht.. Po me kaq lehtesi kane mbjelle ne mendjet e shqiptareve – lab vjen nga fjala la besen.., besa u krijua, pasi shqiptaret nuk mbajne fjalen.., camet jane te pabese, tiransit jane te trashe, maloket…, e keshtu me rradhe per te gjitha trevat shqiptare… Per njemijeenje aresye, qe nuk eshte nevoja te shtjellojme ketu, keto histori krejt mediokre dhe shume armiqsore zune vend dhe lulezuan per te zezen tone.. Perca e sundo, qysh nga Jul Cezari dhe ne jemi akoma aty
Qe ti vije ne ndihme Meros, po ju percjell nje poezi te Charles Hanson Towne(Me perkthues te panjohur per mua)
The Friend
Around the corner I have a friend
In this great city that has no end;
Yet days go by, and weeks rush on,
And before I know it a year is gone,
And I never see my old friend’s face,
For Life is a swift and terrible race.
He knows I like him just as well
As in the days when I rang his bell
And he rang mine. We were younger then,
And now we are busy, tired men:
Tired with playing a foolish game,
Tired with trying to make a name.
“Tomorrow,” I say, “I will call on Jim,
Just to show that I’m thinking of him.”
But tomorrow comes – and tomorrow goes,
And the distance between us grows and grows.
Around the corner! – yet miles away…
“Here is a telegram, sir…”
“Jim died today.”
And that’s what we get, and deserve in the end:
Around the corner, a vanished friend.
Miku im
Në këtë qytet pa fund e fillim,
Tek kthesa e rrugës banon miku im.
Ndërkohë ditët e javët kalojnë me nxit,
Dhe unë s’e kuptoj si iku një vit,
Fytyrën e mikut pa parë asnjëherë.
Se jeta është një garë e shpejtë, skëterrë.
Ai e di që e dua, si edhe atëherë,
Si në ditët e bukura kur i trokisja në derë.
Dhe ai me trokiste, ishim më të rinj,
Tani jemi lodhur, jemi bërë mavri.
Jemi lodhur se bëjmë një lojë si idiotë,
Se duam të lemë një emër në botë.
Nesër, i them vetes, do ta marr në telefon,
Vetëm t’i them Xhimit që miku s’e harron.
Por e nesërmja vjen, e nesërmja shkon,
Largësia mes nesh zgjerohet si hon.
Tek thesa e rrugës, as dy milje plot,
“Një telegram zotëri:
Xhimi vdiq sot.”
Ja pra, seç marrim e ç’meritojmë së fundi,
Tek thesa e rrugës …një mik që na humbi.
Se mos ke edhe ti ndonje kufi more Mero.
O me to pra ti e paske zanat te vjeter kete punen e pashaportave se i more ne qafe njerezit dikur para 7-8 vjetesh qe ju merrje paret per ne amerike e perfundonin neper amerike latrine, dikush edhe hynte ne amerike po kishte nga ato qe perfundonin ne burgjet meksikane.ne qofte se do ti permendi me emra por ty nuk te shkon qe te bejsh te pafajshmin ti njeriu i pare qe ambasada amerikane ta bllokoj vizen per ne USA
Nje Kujtim i juaj per Qani Mehmedin. Gje e mire e fisnike qe e kujtoni me kete shkrim. Mbase keshtu eshte Mero, le te shpresojme qe do ti ngushtojme dallimet ne hapsiren mbarshqiptare. Ne paqe shpirti i Qaniut.
Edhe për karakterin tonë “mizerabël”, “fajin” na e kanë të huajt, sidomos, fqinjët…(?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!) E paparë…!!!
Oooo Maaazlleeeem…!! Hiiiic…