Përpjekje për të korruptuar Eduard Selamin

15 Korrik 2017, 20:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vendimi i Partisë Demokratike për të mos i dhënë rivalit të Lulzim Bashës në dispozicion, listën e votuesve të Partisë Demokratike, nuk është më një faj i Lulzim Bashës. Në pamje të parë ai duket një vendim arrogant, që do të dekurajojë çdokënd që mendon se mund të garojë në atë parti. Por në fakt vendimi synon të kompromentojë rëndë garën e rivalit të Lulzim Bashës, Eduard Selami.

Mbi Eduard Selamin janë lëshuar shumë akuza, si kandidat fallco, si fasadë, apo si njeri që po i shërben Bashës, për ta pasur garën e lehtë.

Në fakt, Eduard Selami nuk i meriton këto etiketime, pasi ai ka hyrë në një garë të pabarabartë, mes të tjerash, për ta identifikuar atë si të tillë. Dhe deri tani ja ka arritur. Prania e tij në atë garë ka provuar se nuk ekziston asnjë rregull gare, asnjë standard dhe në fund, asnjë listë votuesish.

Kjo e fundit po bëhet nga Basha, pikërisht për të kompromentuar Selamin dhe për të rënduar mbi të, faji i vazhdimit të garës, para zgjedhësve që i njeh vetëm një palë.

Pyetja e parë që i bëhet në këtë rast Komisionit të Zgjedhjeve në PD, pasi dëgjon arsyetimin e tyre absurd, është se, ku e gjejnë ata të drejtën që Lulzim Bashën ta quajnë njeri të sigurtë, që nuk e “spiunon” listën e PD, ndërsa Eduard Selamin e quajnë të pasigurt dhe nuk ja japin listën.

Në një farë mënyre, të gjithë aktorët janë të barabartë dhe para standardesh të njëjta. Si mund të quhet garë mes dy rivalëve një parodi, ku një aktor formon vet një trup votuese dhe nuk ja tregon askujt, kurse rivali i tij nuk di gjë fare se kush do ta votojë.

Ky nuk është kompromentim i garës. Kjo është përpjekje për të korruptuar Eduard Selamin dhe për ta bërë atë përgjegjës për farsën që po organizohet.

Pak a shumë po ndodh siç ndodhi me Olldashin më 2013, kur Lulzim Basha të martën në darkë shkoi qau në zyrën e Berishës, se ai po e mundte me të “fortë”, dhe të enjten Berisha dhe Basha prodhuan fletë votimi me numër rendor për të identifikuar çdo votues, pasi Berisha i kërcënoi. Olldashi me naivitet e pranoi këtë provokim, duke u mjaftuar me talljen që bëri pasi votoi, duke treguar numrin rendor të fletës së votimit. Por në fakt bëri një dëm të madh, pasi legjitimoi një farsë, që u kthye në standard në Partinë Demokratike.

Katër vjet më vonë Basha ka avancuar. Nëse Olldashi e mori në dorë listën, por i vunë numër rendor në fletën e votimit, Luli po shkon dhe më tej në provokim, duke e futur rivalin në qoshe të murit, duke i mbyllur sytë dhe duke i thënë, tani do të durosh “shuplakat” e atyre që do të votojnë kundër.

E gjithë bëhet jo se Basha e ka të vështirë të shpallet fitues, por duhet doemos të shpallet si noterizues i farsës edhe Eduard Selami. Shpresoj mos ta pranojë. Ka kohë një javë të shpëtojë veten, se PD nuk e shpëton dot më.

8 komente në “Përpjekje për të korruptuar Eduard Selamin”

  1. zi says:

    Zoti Mero, do tju lutesha sinqerisht,
    qe te mos beni me analize e shkrime per kafshet.
    Panvaresisht se, i adhuroj pa mase.

  2. TR says:

    KATASTROF ME KETE PARTI .

  3. kleptofagos says:

    Shkrim i vonuar ..
    Selami (i ndershem) duhej te terhiqej nga gara qe ne fillim te saj .. por pa u futur ne ndonje “cader” ..

  4. Shqipe says:

    Mero, këtë parti e ka marrë lumi me kohë sepse ka mbledhur rreth vetes shushunja. Por me çudit fakti që ti nuk e ke prekur fare listën e zezë të Rames. Megjithëse duket si muhabet Facebook , me duket me e rrezikshme se shpërbërja e PD. Opozitë tjetër lind por një Erdoğan shqiptar është më keq se ai turk…

  5. hahaha
    sa her e shikoj kte Foto qe ky plehr mediesh ka varur aty ,
    me vjen me dhi .
    dikush ka pas tall carin me kte rrospi shpelle ,duke ironizu “hiqe kte foto se na tremb” -hahahah
    e ky surrat sume ,e ka marr per levdate ,i o duke vetja dikushi ,si gogoli -hahahhaah
    perse jan kaq koke pordh kta plehra islamike hahahah

    me mir me pas qit bythen tate ne ate foto o rrospi mediatike ,e do kishe fitu me shume pik – haaaaaahahahah . si nuk o bot njiher njerez o bajgat e gomarit nastradinit

  6. BORA says:

    ..mendoj njelloj si Ju per Selamin..shpresoj te votohet jo nga konviktore ne tru ,por nga elita e PD-se.

  7. valentina says:

    Z.Mero akoma vazhdoni ta quani parti kete cete spiunesh- hajdutesh dhe vrasesish?si ka mundesi qe nuk shkruajtet nje here te vetme ju gazetaret dhe analistet e ketij vendi mbi te verteten e krijimit te kesaj cete?perse nuk i thoni shqipetareve qe te vetmet Zgjedhje qe ka fituar me te drejte kjo cete ishin zgjedhjet e vitit 1992?perse nuk u thoni shqipetareve per llojin e elektoratit qe mblodhi pas vetes kjo cete e felliqur e ashtuquajtur parti duke afruar te gjithe llumin e shoqerise te para 1990-s dhe me pas, si Spiunet-vrasesit-perdhunuesit-burgaxhinjte-ose nje pjese e mire e te ashtuquajturve te denuar politike qe ishin denuar per krime ordinere, ose te tjere akoma me keq qe kane qene ish-bashkepunetore te armiqve te shqiperise dhe me pas kjo cete na i shpalli patriote.Dhe me kryesorja qe i verteton te gjitha sa me siper eshte te beni nje analize sa bashkepunetore te kesaj cete me poste shume te larta ne kete cete banditesh nuk jetojne sot per arsye nga me te ndryshet.beni nje krahasim me partite e tjera dhe do te kuptoni se kjo cete eshte e destinuar shkrihet sepse tranzicioni kaq i gjate ne shqiperi i ka dhene vendin qe meritonin ketij llumi.Respek per te gjithe ata demokrate te ndershem qe besuan ne demokracine e vertete dhe nuk u bene pjese e kesaj bande te neveritshme.

  8. Ding says:

    Paska pordh prap mero gelbaza haha sigurisht se nuk i ofrohet askush eshte mbet si nje kurve me gjokse te leshuara dhe me byth te rrudhura e pa dhemb ne goje duke jua shfryr krejt tiranes bolet edhe mero duke ua lepir bythen here njerit here tjetrit – eshte tragjedi familjare kur je i detyruar me ja mar ne goje Erion pleshtit -braqes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje