I bleu votat Rama?! Oj të blerë!

9 Korrik 2017, 21:04Editorial TEMA
I bleu votat Rama?! Oj të blerë!

Nga Pëllumb Kulla

Unë nuk votova dhe nuk ishte nevoja përderisa rezultatet dolën ato për të cilët do të votoja. Por më duhet të përsëris përshtypjet e mia elektorale, të shprehura hera herës dhe të thëna nga mijëra të tjerë, shumë kohë para meje.

Pjesa dërmuese e rezultateve, qëkur shoqëria njerëzore ka filluar të votojë, janë kryesisht jo votime, por kundërvotime. Sharja e kundërshtarit është kryefjala. Ligësia e tij është favori i atyre që duan ta mundin. Dhe kjo ka qenë dominantja e tërë zgjedhjeve shqiptare pas periudhës enveriane. Njerëzve u kërkohet vota, jo se ata që e kërkojnë janë më të mire, por sepse ata, kundërshtarët, kriminelët, hajdutët, maskarenjtë, janë më të këqinj!

E njohur kjo: një faqezi të nxjerr faqebardhë!

E reja e kësaj fushate është që Edi Rama e uli ndjeshëm strategjinë e sharjes, nga avazi i të cilës nuk shpëtuan dot të tjerët. Kjo i siguroi Rilindjes disa përparësi dhe i dha asaj një fitore, peshën e së cilës mund ta vuajë më vonë.

Në analizat që kam lexuar dhe dëgjuar nuk kam arritur të vej re theksimin e dy gjërave novatore që lideri i Rilindjes ka sjellë me shumë mënçuri në dy zgjedhjet e fundit. Në të parat, në ato të 2013, ai hoqi që të tre anëtarët e vet të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kohën që partitë e kërkonin me ngulm e me thonj praninë në atë komision. Në këto të fundit eci akoma më tej: pranoi të gjithë kundërshtarët në qeverisje. Me këto dy akte të fisme ai demitizoi në mënyrë të ndjeshme rolin e Komisionit Zgjedhor dhe qeverisë në rezultatet përfundimtare. Me këto dy lëvizje ai u hoqi gurët e themelit platformave qesharake të humbësve, atë që në Shqipëri dalin që të gjithë fitimtarë, por nuk janë në pushtet, ngaqë u janë vjedhur, u janë blerë, u janë keqnumëruar votat!

Po, a i bleu votat Edi Rama dhe njerëzit e tij? Oj të blerë!

Që nga dita e parë e fushatës, që ngjiri oratorët dhe deri ditën e fundit, Rama përqeshi, talli, satirizoi kundërshtarët por nuk mori rolin e sharësit dhe të prokurorit.

Ai i bleu votat. I bleu por nuk deshi të mbështetej mbi nxirrjen e kundërshtarëve, të cilët nuk ishte nevoja t’i nxinte më shumë seç ishin. Ai bleu vota, me stilin e tij të blerjes, me atë që pat përdorur në 2013, kur u zotua por nuk i mbajti premtimet për 300 mijë vende pune, një shërbim mjekësor shembullor, një drejtësi po aq shëmbullore dhe ndëshkim të akteve kriminalë e tronditës, që i patën mbetur në derë të kryeministrisë.

E kjo ishte një lloj blerje ku e ku më e kushtueshme se një mijë euro për një votë, që të mbajnë frymën për një muaj e të marrin shpirtin për katër vjet.

Këtë radhë ai e rriti çmimin për blerjen e votës, por ama e bleu atë përsëri, duke bindur njerëzit se sukseseve që pati në reformat dhe shtetbërje, do t’u shtojë ca suksese më të mëdha, si larjen e borxheve të premtuara të 2013, përsosjen e shtetit, vendosjen e drejtësisë…

I bindi shqiptarët dhe ata u blenë.

I bleu Rama përsëri, duke ua shtuar shpresat dhe duke rritur riskun karrierës personale dhe skuadrës së tij. Edvin Rama është aq i mençur sa ta kuptojë se alibinë që përdori me praninë e Metës në qeverisje në fund të katërvjetshit që sapo shkoi, e pati si favor të cmuar. Por tani, pasi e dërgoi ortakun prapa hekurave të oborrit të presidencës, në vend që ta dërgonte, siç mendohej, prapa ca hekurave të tjerë, nuk do ta ketë më atë shfajësim, dhe blerja do të ketë pasoja të rënda, që nuk do t’ia kishte zili asnjë fitimtar.

Përparimi që po bën reforma në drejtësi, zbatimi i vetingut dhe gjithë të korrat që pati Rama në këtë verë të  vitit 2017, rrisin shpresat dhe përgjegjësinë. Personalisht unë uroj që ai të ruajë të paprekura ato shpresa që njerëzit i kanë mbështetur në idealizmin e tij të natyrshëm. Dredhitë e tij politike edhe çmohen edhe përfliten, pasi ai është në fokusin e vëmendjes. Ne, mendjellinjtë e gazetave, mund të themi se ai dhe ka blerë dhe e kanë blerë, por këto janë zhurmërimet e kafeneve të fshatit shqiptar. Ndohtja që i bëhet autostradës së shqiptarëve drejt Europës, me gjoja marrëveshje të errëta për amnistira të dyshimta, që paskan bekimin amerikan, janë tagjira për grazhdet e vulgut. Vetëm mendjet e sëmura mund të besojnë se gjenden amerikanë që të shpëtojnë kryekriminelët shqiptarë. Nuk mund të ketë në një vend shëmbullor të demokracisë dhe të mbretërimit të ligjit, pushtete djallëzore amerikane, aq prepotentë sa të shpëtojnë presidentët shqiptarë, importe të komunizmit, në një kohë që nuk shpëtojnë dot presidentët e tyre amerikanë, qofshin ata Nixon, Clinton apo Trump (teksa ndodhet akoma nën syrin e ciklonit të hetuesisë).

Shqipëria nuk është parajsa e preferuar e Allahut, ku prangosen kryeministrat kroatë, bullgarë, serbë e maqedonas dhe të kenë imunitet ata të një vendi që quhet i shqiponjave dhe ku nuk po gjen një shqiponjë për bè; një vend që në tërë këto kohë, me thatësirën e saj të idealizmit, sado që të shterzonte, nuk do të lindëte dot natyrisht asnjë burrë shteti vetëm burra të pasur dhe demagogë.

Nëse gjithë ky angazhim në drejtësi nuk shuan pikpyetjet, nuk ka Ed Ramë dhe perëndi që t’ua heqë shqiptarëve nga mendja, që ky vend është vërtet i begatë pafundësisht, i bukur pakrahasueshmërisht, i dashur dëshpërimisht, por i mallkuar pandreqshmërisht.

Dhe nga një e mirë, kjo situatë e re për Rilindjen, bëhet një përgjegjësi dhe dizavantazh. Është një sfidë e madhe sa mali i Tomorit! Rama këtë radhë i bleu shqiptarët shumë shtrenjtë. Tani vetëm kafshët e grazhdit mund të hanë sillazhe komisionesh hetimore, vrasje dhe çprangosje guvernatorësh bankarë, mosdepozitime akuzash publike për vrasje të pasqaruara dhe hetime të kokolepsura.

Një barrierë e paprovuar për partinë e Edi Ramës dhe Pandeli Majkos me shokë është Opozita që po skicohet përballë. Ajo nuk do të jetë më opozita me bateri të shkarkuara e Berishës, ajo e diskredituara, e shqelmuara, që kish marrë tatëpjetën pas katër viteve të para të saj. Tani do të jetë një Opozitë e egërsuar, e dhjamur, e revoltuar, e cila do të shpërfillë çdo rregull e çdo etikë parlamentare. Dhe gjithkush i njeh mirët opozitat shqiptare, që nuk do të gëzohen kurrë, as për Europë e as për Amerikë, as për reformë dhe as për rritje ekonomike. Opozitat tona qëkur u gremis komunizmi, duke urryer qeveritë kundërshtare janë lutur në kisha dhe xhamia vetëm, për tërmete, për përmbytje dhe vullkane. Jo më pastaj, sikur ekonomia të gremiset e sikur hajdutëria e kriminelët që e populluan aq shumë politikën shqiptare, të hedhin përsëri valle.

Rreziku që kërcënon një shumicë si kjo, që “fatkeqësisht” u fry ca si tepër, është mungesa e opozitarizmit në gji të vetë shumicës. Them se  njoh shumë pak elementë nga të zgjedhurit, por ëndërroj që shpirti shëndetshëm i kundërshtimit të ndihmojë vendimet aventureske, politikat e dëmshme, që shumica mund të ideojë, apo të verë në zbatim. Një opozitë e tillë e gjirit ka vlera jetike. Opozitën që ka uri për pushtetin të metat e qeverisë e gëzojnë dhe ajo i do ato si oksigjenin, kurse opozitën e gjirit ato e dëshpërojnë, se ajo i do të mirën qeverisë dhe vendit. Dhe ky është një dallim thelbësor.

Kjo blerje daltë e suksesshme dhe unë e mbyll me urimin tim më të mirë.

Dhe, siç nuk patët zor për ta kuptuar, jam i blerë dhe unë!

Oj të blerë!

55 komente në “I bleu votat Rama?! Oj të blerë!”

  1. Bleresi says:

    Pyetja eshte sa kushtove ti or mik?

    1. xhibi says:

      shume shume,kot pyet

  2. Vaso says:

    Te lumte dora e art.I ke thene te gjitha ato qe mund t’i “blihen” kesaj shumice fituese.Pak e sakt.

  3. Artur says:

    Edhe une qenkam i blere!
    Turi

  4. Alber says:

    Ik ere pirdhu ti laluc i dreqit

    1. shaqo says:

      Nuk eshte laluc, por devolli. Por ti nuk ke kuptuar gje cfare ka shkruar Pellumb Kulla.

    2. Sebbasstian says:

      Pellumb Kulla eshte nga te paket njerez qe mund te shahen , por me sa duket nuk e ke kuptuar shkrimin.

      1. Lumjani says:

        Sebbastian. Mos e shaj Alberin se eshte I vogel. Nuk eshte njeri i keq. Vetem se, siç the edhe ti, nuk e ka kuptuar ironinë e holle te Kullës. Po I vogel eshte ai. Do vije dhe koha e tij.

    3. Vapa says:

      Hahaha! “Laluc” nga Zëmblaku i Korçës??!!!!!!

    4. Pertej ures se qabese says:

      Zoti Kulla! Qofsh i nderuar dhe nderi te prifte! Flmd per ato qe shkuan dhe mos u merzit nga
      niveli i ulet i disa “komentueseve”. Shkrimet Tuaja dhe debatet per to,jane nje ushqim
      i mire,per demokratizimin e te pa ditureve (injoranteve),,dhe jo vetem,por gjithe shoqerise. Flmd dhe mos u step,zakonisht
      intelekti cmohet kur je ne boten tjeter,shkofsh sa me vone,behu nje Noli apo Konica,pse je terhequr nga jeta kulturore,krijimtaria letrare eshte ajka e kultures,rruge te mbare.

  5. Jimi says:

    Edhe une qe po te pershendes, pa tjeter qe jam i blere!

  6. genci.d says:

    Derisa nuk zbatove nje detyrim kushtetues si qytetar dhe te drejten per te shprehur me vote vullnetin politik apo kundershtimin ndaj sistemit nuk ke as te drejten morale te shprehesh e të na tregon dengella si profet apo mesia se vetem ti e dije dhe vetem ti e di ate qe do ndodh.Hajde shiko punen tende dhe leri te tjerat te punojne…

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama “bleu” mos pjesmarrjen e demokrateve ne zgjedhjet e 25 qershorit !

  8. Asus says:

    I kendshem Pellumb Kulla. Duhet dhe pak klas ne te shkruar se na mbyti banaliteti.

  9. Irskral says:

    Ashtu si ne periudhen komuniste, me artin tuaj te mrekullushem, Na dhate drite e shprese:akoma ne kete periudhe te tejsgjatur te tranzicionit,(me artikullin e sotem dhe ate para zgjedhjeve) Na suprizoni medevotshmerine intelektuale ndaj Atdheut e popullit toni,Na shton shpresat se Shqiperia eshte ne rrugen e drejte dhe se “derrat e dhjamosur” nuk do ta mbajne zvarre. Ju falemnderit z. Pellumb Kulla!

  10. Popull says:

    Nje shkrim pa koke e pa kembe, thjesht nje cung pa vlere.

  11. Adri says:

    Alber me vjen keq por ske kuptuar asgje nga ato qe thote Kulla. Miqesisht lexoje edhe nje here artikullin.

  12. nord.al says:

    Cfare ishte ky Allahu se nuk kuptoj arabisht?

  13. shvejku says:

    Hajduti therret gjithmone “KAPENI HAJDUTIN”!

  14. Hila says:

    Ma avash Alber se po xjerr sheshit tan at kultur qytetere qe paske. Zotrija ka shkru nje te vertete qe e shikojne te gjithe ato njerez me minimum shkllle e dije, e ti alamet qyyqarit po na jep drit e kultur…..

    1. Llambi Lloci says:

      Si gjithnje Pellumbi isakte do shtoja vetem te mos harrojme votat e b.lera me kanabistanizimin e vendit dhe ato vota nuk jane pak te jeni te sigurteL

  15. ILIRET says:

    Zoti Kulla! Nje gje e keni thene shume qarte. Ketu njerezit nuk votojne, kundervotojne.
    Mirepo opozita kete nuk po arrin qe nuk po arrin ta kuptoje. Ajo vazhdon te merret me bolet e Edi Rames.
    Berisha flet per Edskobar dhe per Noriega, shkruan kudo per nje fare Lali plehu, lali kerma, lali Leku, dhe asnje fjale per Edi Ramen apo Erjon Veline. Dhe te majtet qe deri nje muaj para zgjedhjeve kishin vendosur te mos votonin, nuk i la Berisha te mos votojne. Ai i fyen ne seder duke i mobilizuar qe te mos rrine pa votuar. Se po erdhi perseri aiii !!!!!
    -Luli fliste per suksesin e tij me dekriminalizimin. Populli nuk e kuptonte dhe nuk ja ndjente. Fundja cfare eshte dekriminalizimi?
    Ndersa Edi Rama fliste per reformen ne drejtesi, per gjykates dhe prokurore qe duhet te shkonin ne burg. Dhe populli ishte i gatshem qe ta ndihmonte Edi Ramen qe vertete ata te shkonin ne burg, bashke me politikanet qe vodhen sa nuk e mbajne mend se sa kane vjedhur. Mirepo populli flet perdite dhe nuk harron.
    -Basha deri para zgjedhjeve, ( per cudi me pas jo, me duket e kuptoi efektin zero ne popull) bertiste vetem, droga, droga, droga. Popullit per kete nuk i behej vone fare. Ai ka me dhjetra halle te tjera. Mirepo Basha as qe i permendi ato. As rruget cope cope, as ujin e pijshem qe mundon shumicen e popullit shqiptar, as ujin per vaditje per bujqesine, as shendetesine, as shkollat, as sherbimet ndaj qytetareve, as administratat e korruptuara. Ah beri nje premtim me te cilen populli u tall. Do te ushqente falas 200 mije femije nga 4 deri 18 vjec per te cilen i duheshin nja 150 milion euro. Ku do ti merte !!!???
    Dhe sot ne vend qe te gjej shkaqet e verteta te humbjes, i mbeti fiksimi se ne zgjedhje pati shitblerje masive te votave, pervec Kavajes. Shitblerje masive. Ktheje koken ketej, shikoje dhjete a njezet vete qe benin pazar: -Jo 50 euro, po deshe 100 euro nje vote. Dhe dy milion kamera, asnje dhe askush nuk filmoi nje pazar te tille masiv…

  16. Theo says:

    Kjo eshte super e sakte, vellezerit e mi demokrate ( por jo me Bashen, pro grek dhe Serb), votuan Edin, jo se e duan ate, por vetem se filloi krye hajduti i Shqiperise (LSI)gjate fushates te shaje e te mallkoje ate, prandaj ata zgjodhen te keqen me te vogel qe ishte Edi. Po te mos ishte ndjere Likefloriri , te gjithe do kujtonin se Edi ishte pale me ate (sepse e zgjodhi dhe President) dhe do kishte ikur per lesh Edi Rama.

  17. Fjala shqipe says:

    Pellum!
    Bravo te qofte per analizen qe ke bere. Je vertet nje patriot qe i njeh dhe kupton vlerat e demokracis, rolin e pozites dhe opozites konstruktive, shtetin e se drejtes
    Jame i sigurt qe pena juaj ka klntribut pozitiv ne keto zgjedhje

  18. Vjosani says:

    Alber, o idiot noterik, Pellumb Kulla eshte korcar dhe jo laluc e para e punes. Megjithse edhe te jesh “laluc” eshte nje nder. E dyta, shkrimi i tij eshte i mrekullueshem dhe me doza te forta ironie e sarkazme. Di gje ti c’kuptim kane keto fjale? I ke degjuar ndonjehere ne jete. Dhe hap ndonje liber te mesosh se Pellumb Kulla eshte shkrimtari me i mire i humorit shqiptar dhe jo kaq. Bej nje nder vetes, lexo ndonje liber te tij….

  19. tironsi says:

    Faktikisht platformat e kundershtareve te deshtuar historikisht ishin per shitje, po esht mall qe populli sesht aq idiot sa ty, qe ti blejn. Ne anen tjeter Edi ka cfare shet e ka cfare blen. Nuk i dha njeri pushtet ne tavolin po e mori nga populli qe nga koha qe ishte kryetar bashkie. I mori kur ishte i vetem kunder saliut e ilirt ne pushtet (te gjitha bashkit bashk me tiranen) dhe kur u arrit martesa sali ilir, ishte partia me me shum vota te deklaruara, dhe shum me shum te padeklaruara(ku kutit u dogjen nga saliu) . nese skeni sy ne ball te pakten beni nje pyetsor para se te llapni, se populli ka me shum tru se ju qe shisni bythen per nje artikull. Sa per mjekesine shiko njeher nga amerika e me thuaj ca beri Obama shkret

  20. Kadri Kadiu USA says:

    Të Lumtë ajo penë o i madhi PËLLUMB KULLA !

  21. Vjosani says:

    Alber i gjore! Dukesh qe je nje idiot i noterizuar, se po te kishe lexuar ndonje liber te ketij shkrimtari dhe regjisori te mrekullueshem, do ta kishe mesuar qe nuk eshte laluc, por korcar. megjithse te jesh nje “laluc eshte prape nder, se shqipatr je dhe jo gomar si ty. Me siguri qe nuk ke kuptuqar asgje nga ky shkrim se nuk besoj se kupton dot gje nga ironia dhe satira. E ke idene se c;jane keto dy fjale? Me siguri jo! E po hap ndonje liber, he te keqen, mos i shko varrit kaq analfabet se mezi do te tres dheu….

  22. Andi says:

    Jam i blerë dhe unë!!????

  23. spartaku says:

    Bravo!,bravo! zoti Kulla! Je treguar shume i sinqert,dhe ke bere nje shkrim brilant,Respekt.Pershendetje.

  24. iliri tjeter says:

    Mashtrim i. kulles :
    Ne 2013 Rama premtoi shendetesi falas dhe jo sherbim mjekesor shembullor .
    Pse nuk permend kriminalizimin e Parlamentit me deputete te denuar per krime.
    Pse nuk permen Roshin e Kavajes ?
    Pse nuk permend se gjate fushates te 2017 nuk paraqiti para shqiptareve programin me te cilin do te qeveriste per vitet e mandatit qe kerkonte dhe qe e fitoi ?
    Rama perbalti, e shau estersgau kundershtaret e tij politike duke i kercenuar dhe me burgim me ane te Vettingut, ndersa ky Kulla thote te kunderten. Ja per keto qe shkrojta me siper Kulla eshte i blere dhe jo per ato qe permend ne shkrimin e tij.

    1. Pero says:

      O iliri tjeter !
      Jam plotsisht dakord me ty
      Pse P.Kulla nuk permend ato qe thua ti me lart?
      Pse nuk permend as kanalet kulluese ne bujqesi, as sinjalistiken rrugore, as per bojatisjen e çerdheve dhe
      as per golat ofsajt te Barcelones.
      Ka vend aty, artikull eshte dhe ka vend sa te duash
      Dhe mbi te gjitha ky Kulla nuk permend as ate që, injorante si ty dhe ca te tjere si puna jote po na shtohen ne menyre marramendese ne Shqiperi
      Zoti Kulla, pergezimet e mija per kete artikull brilant

  25. Boston says:

    Shume e sakte dhe shkrouar bukur sic di vetem Kulla. Urime

  26. thana says:

    Pellumb Kulla eshte skifter qe gjuan shpejt e sakt.

  27. Torino says:

    E pranoj-edhe une jam(do isha i blere).Nese do votonim edhe ne shifrat do e kalonin milionin.Thone se gjykon me mire ndeshjen kush e sheh nga televizori.

  28. Nardi.L says:

    Votimi eshte detyrim moral! Ti shkruan qe nuk votove,domethene nuk e dhe kontributin tend.Mendoj se nuk ke te drejte te komentosh!

  29. Tradita says:

    Por, me tekst apo nenteks kur blen shtrenjte detyrohesh ts shesish lire. Te fala Belulit.

  30. Tala says:

    Edhe une jam e blere, emigrants nga shume larg, votova

  31. Reni says:

    Edhe unë qenkam i blerë??????

  32. Fatmir Lohja says:

    Opozita e paorganizuar.Çadra e demtoi rende PD-ne si brenda e jashte vendit.Nga kush duhej te bleheshin votat,kur rezultati dihej,siç e pranoni ju. Humbesit ne vend qe te bejne analiza te thella per rezultatet,vazhdojne sulmet me kundershtarin,duke nxjerre gjithfare yçklash.Politika,historikisht, as nuk mbjell, e as nuk korr prodhim material.Ajo shperndan demagogji e mblell vota.Çdo popull mban ne koke qylafin qe miraton.

    1. Nino says:

      Nje artikull prej karagjozi.

  33. Ylli says:

    Shkrim i bukur por sikur brenda te kishte dhe nje gojore vullnetare pa blerje do ishte dhe me i bukur.O pellumb legen dhe pa pende,a po te kujtohet ai shkrimi me nenen tende plake qe gjoja nuk hapte televizorin se i dilte vetem Saliu ????.
    Se di si ja ben nena tani qe del dhe Edi dhe lali Eri perdite e pernate???.Ajo nuk ka faj se shkrimi ishte nje sajese karagjoze e jotja ,por Juve nuk jau kam friken.Gojore Lali Edit dhe gojore Lali Erit.
    A i ben dot ???? OJ TE BERI
    E di qe ka pak paedukat ne keto qe shkruaj por jane ca lamash -laluco-letyra qe eshte krim njetezor te jesh me edukate perballe tyre.
    Pra ,a i ben dot gojoret pellumbi ????Oj te beri ,qe cke me te!.
    Sa per Edin e sigurt qe me keta palaco inferior as qe merret fare.Kot nuk i themi….CUN TIRONE !

  34. c says:

    Me ne fund edhe pse ralle lexojme nje shkrim qytetaresh. Na mbyti oqeani i injoirances dhe vulgaritetit

  35. zani partizani says:

    E shkelqyer

  36. Sela says:

    O Pellumb ! Po kur te vije PD – ja ne pushtet,a do fillosh te shash PS-ne ?

  37. pelivani says:

    Bravo,o bardhosh i kombit tim,bravo…

  38. Sela says:

    Sela
    O Pellumb je bere si fluger,rrotullohesh sipas eres.

  39. amerikani51 says:

    Bre sa te mire e ke bere more,tu mbyllte e mendjen!
    E ke qare fare,mos kem njeri !
    Te lumte docka.

  40. Zani Burimi says:

    Me shume dashamiresi disa komentuesve qe e kane thene sakte prejardhjen si korcar te z. Pellumb Kulla: Edhe pse ndonjeri i ka thene “laluc”, nuk e ka share dot z. Pellumb, sepse ne Laleri u be “Lala i Madh” KU ai u formua si shkrimtar, skenarist, fejtonist, aktor, regjisor dhe humorist klasi. Dikujt qe flet dokrra, i kujtoj qe te shohe shfaqjet e Fierit (te estrades) ose te lexoje tregimin satirik “VdeKJA E DIKTATORIT”, TE PELLUMB KULLES.
    Rrofsh dhe te ndritte pena zoteri i madh! Pershendetje dhe qofshi me shendet!

    1. albany 1 says:

      DY FJALE PER ZANI BURIMIN & CO

      E lexova kete artikull te Pellumbit dhe me pelqeu ana artistike…..por ka probleme me realitetin sot qe eshte me keq se ne kohen e xhaxhit (qe dikush e quan shenjtor dikush diktator..i respektoj te dy krahet..
      .
      Ajo qe nuk pelqej te keto pellumbat e amerikes (marikes) eshte se kane nje servilizim te neveritshem me politiken amerikane ne shqiperi
      ku vet zyrtare amerikane dhe analiste virtuoze…arrijne deri atje sa kritikojne vete ameriken per gafat e saj me kanibalin berishe..perballe te cilit enveri duket engjell…

      sa per ate librin satirik te PK “VDEKJA E DIKTATORIT”…..ai e beri me shume qe te justifikohej..pasi edhe pse kishte nje autobuz me kriminele balliste e fashiste ne fis…..vete enveri u kujdes qe pellumbi te shkonte ne vend pellumbash..

      ka ardhur koha qe pellumbi te shkruaje pjese e dyte.”shenjterimi i diktatorit te dashur dhe te paharruar” sepse sot as ne koloni as ne vendet e pushtuara nuk do ndoshte kjo menxure biblike ku dhe keto pellumbat e marikes kane faj kryesor….se pasi ja lepine enverit…pas 90-es moren arratine dhe vuajne si ne rrefenjat e marikes

      nje perbimdesh si berisha jashte hekurave eshte turp jo vetem per ediramen por dhe vete ameriken e pellumbit tone

  41. xhulio says:

    Ky kukull pa dinjitet qe i ka bere shqiptaret te qeshin kur duhet te qanin, qe sherbeu me genjeshtrat e tij t i jape pak frymarrje rregjimit me gjakatar ne Europe me genjeshtrat e tij, qe eshte strehuar tek kreu i kapitalizmit boreror, kur per 30-40 vjet s linte gje pa e share, tani del si krimbi pas rrezes se diellit dhe qe nga larg do te na jape mend.Ik ore sorre qe nuk di as te besh krra krra krra , se pellumb s je qe s’je.Mshoi vendit aty per aq kohe sa rolin e servilit dhe te sahanlepiresit s e ke lene akoma dhe s do ta lesh gjersa te jeshe gjalle, se vete ju shakaxhinjte rrugace e keni thene per te tjere po jeni vete bisht qeni dhe mbeteni bisht qeni.

  42. pokeristi says:

    Z.Kulla!
    Nje shkrim si gjithmone objektiv dhe i sakte.Nje shkrim me vlera intelektuale dhe patriotike.Nje grafi e kethjellet dhe e qarte.
    Pellumb ke qene dhe Pellumb mbetesh. Te fala Lekes.

  43. Phoenix says:

    Cfare ‘opozite gjiri’ thua ti kur Blushi u trajtua si kriminel se tha nuk i njoh gjithe keta kriminele!? Dhe kur te gjithe thone se jane krenare!? Kjo eshte opozite bythe, sepse sipas teje nuk mund te kete opozite normale, sepse eshte luks i tepert per Shqiperine? Premisa perfide e ferkimit te duarve, te vendos ty ne nje drite te keqe, ashtu dhe si ke dale ne fotografi.

  44. Bogonica says:

    More “Xhulio”,sa vrer paske bre burre !C’fare kerkon nga Pullumbi 70 e kusur vjec,te lere Ameriken se do ti?Po Amerika eshte vendi i demokracise reale,ku nuk ndihet askush i neprkembur,ca me pak nga nepunsit qe qytetari i mban me taksa,sic ka ndodhur rendom ne Shqiperi.Pullumb Kulla jep pikerisht nga kjo pervoje e superfuqise boterore, dhe eshte kritik me realitein ne Shqiperi.Ai pati besim se pas shembjes se diktatures,gjerat ne Shqiperi do shkonin me mire se ne diktature,dhe prandaj ju bashkua ndryshimit ne v itet 90-te,por kur pa se ne vend qe disa gjera te shkonin me mire po perkeqsoheshin u distancua dhe perpiqet si artist te promovoje me te miren per kete vend.Pullum Kulla eshte atedhetar sic ka dhe origjinen, ai perpara partive do vendin e tij me shume dhe per ate ka kontribuar qe te luftoje te keqen me penen e tij.Respekt pa fund per kete artsit te madh,ju shtofte jeta ne te mire te prospjeritetit te ketij vedni.Kam pasur disa here rastin te jem prane tij,ai te mrekullon me kulturen e tij.Se eshte i madh nuk tutet nga ziliqaret i perbuz,ata ate pune kane,me keq per ‘ta.

  45. Sassati says:

    Le te marrin shembull gazetaret dhe analistet ,si kuptohet dhe shkruhet politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje