E vetmja rrugë që Basha të ngjallë shpresë, është aleanca me Ramën, ose Metën!

3 Korrik 2017, 21:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha i tejkaloi të gjitha parashikimet lidhur me vendosmërinë e tij për të mos lejuar garë në Partinë Demokratike. Ai refuzoi të kishte përballë një kundërshtar sipas rregullave që përcakton statuti i PD, duke shkelur hapur procedurat e zgjedhjes së kryetarit, dhe duke i hequr kundërshtarëve të kenë të drejtë të shikojnë listën e votuesve të PD. Thjesht është duke u thënë, që nuk i intereson ndarja e PD.

Debati në kryesinë e Partisë Demokratike reflekton përgjegjshmërinë e grupit të të rinjve në Partinë Demokratike, kundër kësaj praktike, dhe dëshmoi se Basha nuk ka më një shumicë absolute as në kryesinë aktuale.

Por kryetema e së ardhmes së PD, është mekanzimi që do të sigurojë bashkimin e saj dhe shanset për pushtet. Rrjedhja e Partisë Demokratike e filluar nga viti 2013, pas raprezaljes mbi ish- mbështetësit e Olldashit, krijoi traditë jo bashkimin, por largimin nga partia të çdokujt që nuk ishte në linjën e Bashës.

Kjo kishte shanse të korrigjohej, ose të stoponte pas kësaj humbje të thellë, por në fakt po thellohet.

Ajo që ka ndodhur në kryesinë e Partisë Demokratike, nuk është më betejë mes atyre që kanë një histori në PD dhe Lulzim Bashës, por edhe mes Lulzim Bashës dhe atyre që duan të lënë gjurmët e tyre në Partinë Demokratike. Kjo do të thotë se Basha ka problem dhe me të shkuarën, dhe me të ardhmen e Partisë Demokratike, dhe po e fut Partinë Demokratike me qetësi në spiralen e institucionalizimit të përçarjes dhe zhdukjes së shpresës.

Tani mbetet që Lulzim Basha të frymëzoje PD-në, jo me vet PD-në, por me strategjinë e ardhjes së saj në pushtet. Dhe për këtë ai ka dy shanse. Ose të shpallë aleat strategjik të Partisë Demokratike, Ilir Metën, ose të shpallë Edi Ramën. Pa njërin prej tyre, ai nuk vjen dot në pushtet.

Në këtë pike, ai duhet të jetë i qartë dhe i qetë, duke u shpjeguar demokratëve se iku koha kur PD ishte një parti e madhe. Tani ajo është një parti vende-vende e dytë, vende-vende e tretë dhe do bëhet gjithnjë e më e vogël. Ndaj për të ardhur në pushtet, ata duhet të zgjedhin mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Për t’i shpëtuar krizës aktuale dhe mundësisë së bojkotit total të PD, Basha mund të zgjedhë aleat të tij Edi Ramën, pasi ky e ka ofertën gati dhe mund ta bëjë pjesë të pushtetit qysh në shtator. Por nëse kundërshtarët nuk e shtrëngojnë shumë, ai mund të presë dhe Ilir Metën dhe të bëhet aleat me të. Një aleancë e konsoliduar mes LSI dhe PD, do të jetë afatgjate dhe shpresdhënse që PD të prekë përsëri dikur pushtetin, por natyrisht jo si force udhëheqëse. Nëse bëhet me Edi Ramën, do jetë gjithnjë në pushtet, por natyrisht një PD e mbetur sa për Lulzimin. Edhe kaq nuk është keq!

Kjo është e vetmja shpresë që Basha mund të ngjallë në PD. Dhe bën mirë ta ketë kollonë kryesore të projektit të tij. Nëse nuk do që në zgjedhjet e ardhshme të mos dalë dot as vetë si deputet.

21 komente në “E vetmja rrugë që Basha të ngjallë shpresë, është aleanca me Ramën, ose Metën!”

  1. Lesh e li says:

    Aleance me LSI te con gjithmone ne opozite dhe do ta shkaterroj perfundimisht PDne. LSIja eshte parti qe nuk perfaqeson kerkend pervec klanit te Metes dhe Monikes. Ajo eshte nje parti horrash, hajdutesh qe nuk kane asnje ideollogji. PDja vertet e ka dhjere ne keto 27 vjet por ajo akoma ka nje elektorat te djathte qe vazhdon ta votje. Elektorati i Lesh e lise eshte elektorat qe egziston vetem kur ajo eshte ne pushtet, ai eshte nje elektorat oportunist qe mund te votoj majtas apo djathtas sipas perfitimit. N.q.se Basha ben aleance me LSIne nuk ka shanc qe tja marri kete elektorat asaj.

  2. andromeda says:

    Ky toçi i kukllës, Lul Basha,s’ka për të bërë kurrë hajër në politikë, ndaj sa më shpejt të largohet aq më mirë është për politikën shqiptare. Por kur të largohet të marrë me vete dhe atin e tij shpirtëror Sali Berishën.

  3. niki says:

    Nuk ju kuptoj zotiBaze,ne vend qe Bashes ti permendeni poshtersite qe ka bere ,ju i tregoni rrugen qe duhet te ndjek….

  4. Mentari says:

    PD do te percahet nga Xhaketat e vjetra njesoj si u perca PS kur Edi Rama perzuri xhaketat e saja te vjetra.Ju kujtohen Islami,Blushi etj? Me largimin e Xhaketave shum te vjetra si;(Patosi,Topalli,Bode e shum te tjere PD riperterihet shum shpejt dhe per 4 vjetet e ardhshme te deshtimit te PS ajo eshte gati per pushtet dhe nuk ka nevoj per Ramat e Metat etj.PD eshte e bashkuar mbrapa udheheqesit te saj inteligjent Lulzim Basha kurse ata ish Sahanlepiresit e privilegjuar do te pesojne fatin e Bamir Topit etj,Gkergji Bojaxhiut etj.

  5. kombi says:

    PERSE E MORI RAMA TIMONIN ,PER TE MARRE NE PUSHTET LULIN ??? PER CFARE I DUHET RAMES LULI ,KUR KA 74 DEPUTETE ???? apo qe te behet ombrelle e tij dhe berishes . POPULLI ATA I DON PERPARA DREJTESISE DHE JO NE PUSHTET.

  6. Liri says:

    Me mire nje qeveri me Ramen, por pa vjedhur si Likja.

  7. malo says:

    po beri aleance me Lsi do te na bej nder te madh se pse do ta fundosi edhe Lsi-ne

  8. Demokraci says:

    Z. Baze, doja tju pyesja nese jeni penduar rreth atyre qe keni shkruar nw librin tuaj, “Perballja me antiopozitarizmim”, pasi duket sikur ka kontroverse me ato qe shprehni sot.

  9. qerosi says:

    Oooo Liriiii Likja eshte i nje lloji te vecante mos ki merak, se askush nuk e konkuron dot per sharlantizmin e tij ne politik e para dhe e dyta si hajdut me cizme qe eshte. S’ka te dyte si ai. Eshte specie e vecante.

  10. xhemal says:

    mero shiko fatin e lulit se ps e Rama kane marre besimin e shumices shqipetareve .mero mos u mere me fantazi je zhytur edhe ti ne kazanin e katundit mediatik merreni me shikimin e filxhanit te kafese .meta e basha jane ne opozite te bejne si te duan o te ndare o te bashkuare do terhiqen 4 v jet zvarre me shprese mos pushteti tu lere ndonje kocke verdalle por sic duken punet ska per te ngelur asgje as therrime skane per te gjetur se keshtu i duan su mushkat drute tung

  11. true says:

    Mero pse permend LSi si force shpetimtare per Lulezim Bashen kur dihet qe ajo vete ka probleme qe a do te egzitoje deri ne zgjedhjet e ardhshme opo do te perfundoje si partia e Kreshnik Spahiut. Ti thua te beje alcance me nje te mbytur si LSI qe te kene nje date vdekje te dy sebashku kur dihet qe i mbyturi te mbyte.

  12. qytetari i vertete says:

    Basha,Basha,Basha,Basha eshte Berisha o njeri,Basha pershesh me qumesht po han.

  13. Peco says:

    Kjo eshte gjuha qe kuptojne strukturat e PD, nje gjuhe e thjeshte dhe konkrete. Atyre duhet bere e qarte, se per nje PD te udhehequr nga Lulezim Basha, te vetmet mundesi per te ardhur ne pushtet jane keto qe thote Mero.

  14. kleptofagos says:

    “E vetmja rruge qe Basha te ngjalle shprese” (per shqiptaret, jo per gazetaret), eshte te futet ne burg dhe ti sekuestrohen parate e vjedhura. Po keshtu dhe te tjeret pas tij. Ju rrini e na tregoni perralla kalamajsh..
    PS.
    Pse e hoqet nga qarkullimi artikullin e djeshem per Lulin qe vodhi dy bursa per studimet ne Hollande?

  15. @ says:

    Ky ishte shkrimi i djeshem per Lulin. Nese jane informacione te paverteta, duhet ti kerkoni falje Lulit te Vefa-s dhe Berishes..

    Si i mori Luli dy herë paratë e bursës për studime në Holandë: Nga VEFA, tek SHIK-u i Gazidedes
    Posted on 3 Korrik, 2017 11:06 by TemA Online in Aktualitet, Politika

    Ne vitin 1993, Luli 19 vjecar qe sapo kishte mbaruar gjimnazin, po pregatitej te aplikonte për studime në Universitetin e Tiranës. Por sweet-heart e tij e gjimnazit, Aurela kishte plane më të bukura. Ajo do të aplikonte për të studiuar në një universitet perëndimor, me shpenzimet e veta, domethënë të familjes. Në atë kohë shumë pak të rinj shqiptarë e kishin këtë mundësi, por Aurela e kishte për shkak të lidhjes faresnore së nënës të saj me bosin e së parës rmë të madhe piramidale në Shqipëri, VEFA-s, Vehbi Alimuçën. Prindërit e Aurelës do të punësoheshin te VEFA. Aurela nuk e kishte të vështirë t’ i bindte prindërit e saj që të siguronin nga kompania VEFA edhe shumën e duhur të parave për Lulin që të studionte bashkë me të. Alimuçaj ishte bujar në këto raste, se në fund të fundit paratë e tij ishin ato të shqiptarëve.
    Kështu, të dy Aurela dhe Luli aplikuan për studime në Universitetin e Utrehtit në Holandë. Ky atëherë ishte bërë i njohur në Shqipëri si një universitet në të cilin ishte e lehtë të pranoheshe për studime nëse paguaje, por që kishte edhe një reputacion si universitet serioz. Në atë kohë Universiteti i Utrehtit sapo ishte vënë nën kontrollin e Sorosit, nën të cilin mbetet edhe sot e kësaj dite. Në atë universitet përgatiten sorosianët. Meqënëse në llim të viteve nëntëdhjetë Fondacioni “Soros” në Shqipëri kishte nisur të dërgonte pedagogë për specializim pasuniversitar në Utreht, si dhe studentë për të kryer ciklin e parë të studimeve universitare, ky Universitet tërhoqi vëmendjen e SHIK-ut të Gazidedes qe deshi te dergonte spiunet e tij ne Universitet per te ndjekur veprimtarine e studenteve dhe pedagogeve shqiptare atje.
    SHIK-u moei nga Ministria e Aresimit listen e atyre qe kishin aplikuar per të studiuar në Utreht atë vit dhe nisi të punonte në drejtim të tyre për të rekrutuar bashkëpunëtorë. Luli u gjet si person i përshtatshëm pasi kishte bashkëpunuar me SHIK qëkurse kishte qenë kamerier në Rinas një vit më parë. Kështu që ishte e lehtë për SHIK ta ngarkonte me këtë detyrë, duke i ofruar që t’ i paguante shpenzimet e studimeve në Holandë. Në atë kohë SHIK-u kishte nisur bashkëpunimin me rmat piramidale, të cilat i ofronin SHIK-ut fonde nanciare për nevojat e tij, për të siguruar mbrojtjen e tij.
    SHIK-u iu drejtua pikërisht VEFA-s me një kërkesë për të nancuar studimet e Lulit në Holandë dhe kjo kërkesë u miratua menjëherë. Alimuçës nuk i dukeshin gjë këto ndere të vogla që i bënte SHIK-ut në kohën që siguronte nga shteti i Berishës të drejtën e tregtisë së armëve për në ish-Jugosllavi ku bëheshin luftra të mëdha në atë kohë dhe më gjerë.
    Për shkak se fondet që VEFA i kalonte SHIK-ut për sponsorizime të tilla kishin një procedurë të veçantë sekrete, dhe nuk kalonin drejtpërdrejt te përtuesit, por llimisht shkonin në një llogari bankare të kontrolluar nga SHIK-u e pastaj te përtuesit, për një kohë të gjatë nuk u mor vesh se Luli merrte dy bursa nga VEFA, një drejtpërdrejt nga kompania dhe një tjetër nëpërmjet SHIK-ut. Kjo gjë u zbulua rastësisht në 1996, pas bombës së vendosur ndaj kompanisë VEFA në shkurt të atij viti, kur në SHIK u krijua një grup i posaçëm për të shqyrtuar punët e kësaj kompanie dhe ndërmjet tyre edhe sponsorizimet që kishte bërë ajo. Me këtë rast, një ocer i lartë i SHIK-ut, duke parë listën e sponsorizimeve për bursa studentësh që bënte VEFA, ndeshi atje emrin e Lulit, për të cilin e dinte se merrte dhe një bursë nëpërmjet SHIK-ut. Tani Luli ishte në vitin e tretë të studimeve.
    Kur ia thanë Gazidedes ai u tërbua se e quajti këtë si një vjedhje të fondeve të SHIK-ut nga ana e Lulit. Këtij të fundit i kërkuan që të paraqitet menjëherë në Tiranë, në zyrat e SHIK, duke i dhënë një arsye tjeter. Por Luli ishte informuar nderkohe nepermjet VEFA-s se ishte zbuluar mashtrimi i tij. Keshtu qe ai nuk erdhi ate vit ne Shqiperi jo vetem ne Mars 1996, kur e kërkoi Gazidedja, por as ne pushimet e veres. Luli nuk erdhi në Shqipëri as në 1997, por vetëm në 1998, siç e dinë mirë ata që e kanë njohur nga afër në atë kohë. Kur Gazidedja u rikthye në Shqipëri pas ardhjes së PD-së në pushtet, në 2005, i tha hapur Berishës në sy të Lulit se ky djalë është hajdut i lindur, me talent për hajdut.
    Për këtë historinë e vjedhjes së parave të bursës Lulin e thirri një herë edhe SHIK-u i Fatos Klosit, kur kishte nisur punë në UNMIK, në Kosovë. Kuptohet se Klosi e bëri këtë që ta detyronte të bashkëpunonte me Shërbimin si informator, jo për ta dënuar për shkeljen që kishte bërë.
    Kur Luli i hyri politikës ai i tregoi në shkallën më të lartë aftësitë e tij si hajdut i lindur, siç e kishte quajtur Gazidedja.
    Vetë Alimuça ka thënë për Lulin, kur e pa të hynte në politikë, në 2005: “Shikojeni mirë këtë djalë dhe mbajeni mend! Unë gënjeva gjithë Shqipërinë, qeverinë, opozitën e popullin bashkë, por ky djalë më gënjeu mua e Gazideden bashkë, kur ishte student! Kushedi se ç’ do të bëjë tani që i hyri politikës!”
    (Citynews)

  16. lili says:

    perpunimii opinionit publik nga Mero filloj do thot seat back and relax…

  17. lili says:

    te fryemesoje PD me nje bashkime me Ramen apo Meten… Ah Ah Ah sa kam qeshur! Vetem mendjet e semuta munden me menduar se keto aleanca do ‘fryemesojne’ PDne prape!
    Kalloj koha e aleancave se u pa si i vlereson Basha aléatetet!
    Sa ma shume te afrohet me ta, aq ma shume PDja do humbe militantet! Po jo vetem PDja po edhe virusin e vdekjes do va percjelle LSIse edhe PSse…
    Game is over!

  18. zi says:

    SHou politik, me i shitur nder media.
    Dikur, do na i shpifni duke analizuar dhe treguar te njejtat persona dhe te njejtat bema.
    Interesi i lexuesve eshte te njihet, njoftohet cdo dite me dicka te ndryshme,
    fasulet kane zene renje, ndoshta.

    1. Peço says:

      Zotrinj komentues, thirrini mëndjes! PD është në zgjedhje dhe e vetmja mënyrë për të tallur bythën me pretendimin e Bashës për tu zgjedhur përsëri në krye të saj është kjo që thotë Mero. Përse duhet të votojnë Bashën anëtarët e PD kur Basha nuk mund ti sjell më kurrë në pushtet? Ja pra, ky është nënteksti i gjithë asaj qe thotë Baze më lartë.

  19. shigjeta says:

    D.m.th. me pak fjale te fshihet mbas tyre, drejt zoti gazetar ???? jo jo nuk kane me asnje shanc , nuk kane kuptuar qe populli yne u zgjua , i kuptoi formoi nivel , nuk hane me corb te helmuar dhe te potisur me genjeshtra dhe fjale te bukura , kaluan shume kohe qe kur pd u krijua dhe ata lane gjurme te keqia , bene shume dem , vodhen , shiten , kompensuan pasuri qe nuk u takonin , percane shoqerine , shiten pasuri shteterore bir para , u sollen sikur ishin bande , dhe jo parti qe erdhi me shprese ti sillte popullit te vuajtur , demokreatizim dhe liri , dhe luli ishte ne vije te pare te kesaj bande , dhe si i tille nuk fshihet dot , as mbas ilir metes dhe as edi rames , hodhen zarin dhe deshtuan , vendi i tyre fizik eshte ne periferi te shoqerise dhe jo ne krahe te lidereve qe perpiqen te regullojne demet qe ata shkaktuan , prandaj zoti gazetar me gjithe respektin e pakufishem qe kam per JU mendoj se titulli i shkrimit , eshte i padrejte ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje