Fenomeni Olldashi dhe vazhdimi i coptimit të Partisë Demokratike

1 Korrik 2017, 20:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Problemi real që ka Partia Demokratike dhe që ka filluar në vitin 2013, është fakti që ajo nuk është një parti e bashkuar. Përveç historive të vjetra të Sali Berishës, të cilat ai vetë, pati kohë që shumicën t’i rikuperonte, kjo parti është ndarë thellë për shkak të farsës së parë zgjedhore mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës. Qëndrimi që Lulzim Basha mbajti pas farsës, ndaj mbështetësve të Olldashit, ishte jo vetëm armiqësor, por përjashtues. Ai nuk bëri asnjë gjest për bashkimin e partisë, dhe asnjë lëvizje, qoftë dhe simbolike, për të mos u ndjerë armiqësor me ta.

Përkundër kësaj, njerëzit që mbështetën Sokoll Olldashin që nga anëtari më i thjeshtë, e deri tek ata që ishin në krye të partisë, u bënë target i sulmeve, përjashtimeve, mospërfshirjes në parti dhe krijimit të një klime armiqësore.

Sokol Olldashi nuk ishte një racë politikani aq e përkryer siç e himnizojnë sot që nuk është, dhe si më duket mua që më mungon dhe si mik, por ishte një personalitet që ndryshe nga shumë politikanë në PD, përveç Berishës, prodhonte fluksin e mbështetësve të tij. Ai nuk ishte ëngjëll, dhe as puritan në mënyrën e të vepruarit, por kishte disa akte në jetën e tij politike, që i krijonin një fluks mbështetësish dhe njerëzish, që e besonin.

Është e pazakontë që katër vite pas ikjes së tij, ai është ende i fortë në kujtesën e PD dhe shoqërisë, edhe pse nuk ka bërë diçka që të shkëlqejë.

Asnjë politikan tjetër nuk do t’ia dilte të mbijetonte kaq gjatë pas ikjes, sa ai. Dhe kjo mes të tjerash, se atë e shikojnë dhe si një politikan i bërë “theror” nga kulisat e Partisë Demokratike dhe viktimizimi që pati në farsën zgjedhore në PD. Ai është i vetmi që iku duke lënë një boshllëk në Partinë Demokratike, i cili nuk po mbushet dot.

Ky është dhe problemi real që prodhon në korridoret e asaj partie, Lulzim Basha. Mënyra si ai ka përndjekur njerëzit e Olldashit, dhe kujtimin e tij, e bën atë një lider që jo vetëm do ta mbajë të ndarë përjetësisht Partinë Demokratike, por do ta thellojë këtë ndarje nga një farsë zgjedhore në tjetrën. Ai e mundi Sokol Olldashin në një garë të padenjë dhe të pandershme, por ai po e mund nga bota e përtejme duke e ndëshkuar si humbës në çdo garë që hyn, përveç garave që kanë arbitër Sali Berishën. Lulzim Basha ka “fituar” garën me Olldashin e gjallë, por e ka humbur me atë që ka vdekur. Dhe nuk ka shans ta fitojë më.

Një PD që thellon përçarjet, gjithnjë me të njëjtën arsye, për të bërë Bashën me zor kryetar, është një parti e destinuar të zvogëlohet pas çdo mandati për shkak të tij. Lulzim Basha është “mola” që e bren nga brenda atë parti, pasi si një njeri i paskrupullt, i pa gjak, i pacip dhe i pamëshirshëm për të mbrojtur karrigen e vet, ai do të vazhdojë ta brejë atë nga brenda.

Zgjidhja në Partinë Demokratike nuk është as rivali i tij, Astrit Patozi, në këto kushte. Edhe pse ai është i vetmi që qëtëson mbështetësit e larguar të Sokol Olldashit nga partia dhe i ritkhen ata në vathë, e ka të pamundur të ndjehet kryetar i një fluksi të ri që Luzlim Basha ka afruar në PD, që është një sekt jo ideologjik, parellinjsh, njerëz që e kanë PD biznes, dhe që po ti pyesje dhjetë vite më parë për PD, mund të qeshnin me të madhe duke e parë si një parti idjote.

Astrit Patozi është po ashtu një njeri me luajalitet konstant ndaj Berishës, por jo me një vëmendje të tepëruar të Berishës ndaj tij. Ai ka marrë kostot e Berishës për shumë prej njerëzve dhe fraksioneve që janë lënë jashtë PD për shkak të Berishës, sidomos ata që u larguan para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe që janë ende aktiv. Edhe pse ai nuk është fajtor për atë që ka ndodhur si vepër e Berishës, ai është përgjegjës për këtë histori si pjesë formale  e atij lidershipi.

Nëse dikush do vërtet të shpëtojë Partinë Demokratike, duhet të dalë nga kjo kënetë përçarjesh dhe kulisash, dhe të rihapë lojën duke kërkuar rithemelimin e saj. Që të bëhet kjo, duhet gjunjëzuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe ata duhen gjunjëzuar jo duke u bërë fresk në një garë të pandershme, por duke i detyruar të heqin dorë nga kjo garë për të rinisur një histori të re.

Vetëm një rinisje loje me rregulla të reja, ku të shkrihen brenda saj partitë e larguara, elementë influentë të larguar deri në vitin 2013,  dhe të larguarit si mbështetës të Olldashit pas vitit 2013, mund të prodhojë një lider të ri bashkues që nuk e ka kokën nga Sali Berisha se çfarë ka bërë ai. PD ka gjithë kohën e nevojshme ta shtrijë këtë garë në kohë dhe ta bëjë me qetësi, nëse e ka vërtet dëshirë ende të ringrihet.

Kjo që po ndodh është një seancë e re ndarjeje dhe përçarje dhe divorci në Partinë Demokratike. Nuk është as garë, as energji e re, dhe as ndonjë proces legjitim. Është një stërmundim i ri i familjes Berisha për ta mbajtur PD nën kthetrat e tyre, pamvarësisht se është gjithnjë e më e vogël. Dhe një makth i një grupi skifterësh të Lulzim Bashës, që e kanë PD plan biznesi dhe jo emocion politik.

27 komente në “Fenomeni Olldashi dhe vazhdimi i coptimit të Partisë Demokratike”

  1. boom says:

    Mero ky idolizimi yt i Olldashit eshte per te ardhur keq. Ata qe e njohen Olldashin e dine qe nuk eshte ashtu si e pershkruan ti.

    1. Zigur Qarri says:

      E demton PS-n nje i vdekur(Olldashi),jo.Ta idealizojm,ai po.Po te ishte ai,PD-ja do ishte
      ndryshe.Keta te gjallet jan te gjith muter,perveç atij gerdalles,kompozitorit Patozi,qe i
      shkonte mbrapa Berishes si bec.Per Temen(qe kur i keputi fijet M.Baze), PD-ist i mire,
      eshte vetem nje PD-ist i vdekur.Olldashi ka qene si 95% e politikaneve(pa perjashtim,
      PD,PS,LSI),me dy duar.

    2. Ding ding says:

      Paska pordh mero baze prap si ka mundesi qe ky flet per Lulin e Berishen kurse ata as qe e njohin ose i veshtrojn ndonje vemendje . Eshte nje soj sikur qe qeni leh nga uria ne fusha pa njerze se degjon kush pastaj behet nervoz e leh prap deri sa te ngordh – ata jon ne rregull o mero bagla mos u mer me ta ti – te keqen kujt po ja fut bolet me goje me shpesh Edi rames apo Erion velijajt apo ati pleshtit te vogel Braqes ? Merri qoj te shpia te ndihmon edhe familja jote me jav mare ne goje socialisteve se ta jepin naj lek me shume

      1. Une says:

        Pavaresisht te kaluares se Meros me Berishen ,te cilen nuk e njohim plotesisht, Z. Mero Baze eshte gazetari dhe analisti me i sakte dhe gjakftohte ne Shqiperi i pelqen apo jo dikujt! C’do njeri analist apo qytetar ka mendimin e tij dhe ka te drejte ta shprehe ate lirisht pa u lincuar nga klase njerezish ish dhe sot jane berishiste te likes apo Rames!Kultura jone e debatit eshte politike militante dhe me urrejtje, jo demokratike!

    3. Ago says:

      Sakte!
      Migjeni i quante IDHUJ PA KRENA
      SEMUNDJA ME E RENDE E KETIJ POPULLI : TE SHKOJE PAS IDHUJVE PA KRENA

  2. Peza says:

    PD-ja e kreu misionin kriminal qe i caktoi UDB-ja :
    – Shkaterrimin e Shqiperise,ndaj tani duhet te varroset ne nje varr pa emer!

    1. Shpresa e venitur says:

      Komenti i zotri Peza, duhet te jete EPITAF mbi at varr.

  3. shvejk says:

    Nuk na the o Mero, pse u dashka shpetuar patjeter PD ? PD si c’do krijese tjeter e kreu ciklin e saj te jetes ,lindi ,u rrit ,u plak, duhet te vdese. Eshte kosto e tepert per shqiptaret mbajtja ne jete me serume e ktij te semuri qe nuk ka me asgje per te dhene, dhe nuk ka me asgje mision. Eshte koha e duhur qe PDse, ti stakohet priza.

    1. ERA says:

      Ta them une Shvejk, sepse nese duam qe Demokracia te zhvillohet ne vendin tone, (se socializmin e provuam goxha mire), DUHET nje opozite e forte.
      Mbase kjo PD duhet ti hiqet priza, nqs nuk rinovohet. Mbase duhet te dalin te tjera parti, qe jane kosto per shtetin, derisa te zhvillohen dhe krijojn besim do marr ca kohe, dhe durimi eshte sosur. Shume mbase, por OPOZITA e FORTE eshte e domosdoshme. Se ndryshe na vetshpallet RAMA mbret si Zogu :p

  4. F. A. says:

    Mero! Eshte e pakuptimte ta kerkosh zgjidhjen ne modele qe nuk jetojne me. Per me teper, Sokol Olldashi ka qene koburja me e poshter ne duart e Sali Berishes, identik me ate te Mehmet Shehut ne raport me Enver Hoxhen. Sokol Olldashi ka sherbyer si nderlidhes midis botes se krimit dhe Sali Berishes, per ta perdorur kete bote ligesie per realizimin e objektivave politike. Forca e Olldashit qendronte tek ky kontigjent, prandaj ai dukej I frikshem dhe shume I rrezikshem ne PD. Sa per Lulezim Bashen ai eshte thjesht nje njeri I kapur, eshte perdorur per veprime te errta, te cilat e bejne perjetesisht te detyruar ndaj perdoruesit.
    Ka vetem nje rruge per PD, zoti Baze, te mblidhen te gjithe rrotull Eduard Selamit. Natyrisht, lufta ndaj tij do te ishte 100 fish me e ashper se ndaj Sokol Olldashit, pasi ky nuk ka me te voglin detyrim ndaj kujtdo, ka qendruar perjetesisht larg ndaj te liges. Ky do te trembte te gjithe kupolen nese arrin te drejtoje PD. Ndaj tij ne PD ekziston nje qendrim I njejte me ate ndaj nje te infiltruari te policise ne radhet e nje bande mafjoze. Nga ai kane frike te gjithe. Eshte frika e te ligut ndaj njeriut te mire dhe pa vese, krejtesisht I paster me cdo njeri dhe ballelart perpara zotit e atedheut.

  5. Pandi Korce says:

    PD, duhet te reformohet, te forcohet e te demokratizohet. PD nuk e duan ata qe nuk duan opozite, e duan sundimin e vendit pa kontroll. Ne qe jemi pa parti, na duhet nje opozite e forte, per nje qeverisje te drejte.

  6. Tirana says:

    Zoti Mero, mbi baza kriteresh, je analisti me i mire sot per sot.
    Por lidhur me PD-ne, eshte me e udhes te nisesh nga historia, jo nga Lulrat e Sokolrat. Sepse PD-ja, si cdo organizem, eshte produkt i historise se vet. Dhe historia e PD-se nuk nis ne 2013. PD-ja eshte nje krijese ARTIFICIALE, e sajuar per te mos mundesuar pikerisht krijimin e nje partie NATYRALE demokratike ne Shqiperi. PD-ja u krijua me porosi dhe iu caktua nje komunist per ta udhehequr. Kjo parti ARTIFICIALE, per te justifikuar emrin “demokratike”, antaresoi cfardo lloj LLUMI SOCIAL, por shume pak ose aspak nga e DJATHTA E VERTETE SHQIPTARE. Per kete arsye, ajo mbeti peng e kesaj shtrese sociale mbi bazen e se ciles u krijua. Ketu dhe vetem ketu qendron fara e copetimit te saj dhe, per kete arsye, fatkeqesia e Shqiperise. Nese ajo nuk rikrijohet e te nxjerre ne krye te djathten reale, historike dhe ate te formesuar, atehere do te vazhdoje te mbetet fatkeqesia e vetes dhe e Shqiperise.

  7. Mero says:

    Olldashi ishte i pari qe ja merrte ne goje Kriminelit Berisha dhe nje i korruptuar si gjithe banda e berishisteve

  8. ILIRET says:

    PD nuk ka asnje shprese te shpetoje. Arsyeja eshte se ata qe e krijuan PD-ne, serbet nuk lejojne qe kryetar te behet dikush tjeter jashte klanit Berisha.
    Keshtuqe e kane te kote te gjithe, Patoset, Topallet, Bregu-t, etj. Duhet te heqin dore nese nuk duan qe pas disa muajsh te kene fatin e te ndjerit Olldashi.

  9. Jimi says:

    Mero! Eshte utopi qe PD-ja te reformohet ashtu sic ti pretendon. Dardha do te bjer nen dardhe!
    Historia e krijimit te kesaj partie, ka shume te thena e te pathena! Formimi dhe “fuqizimi” i saje eshte shoqeruar nga shume fraktura, te cilat gjithemon jane krijuar e kontrolluar nga qoftelargu. Sipas interesave te veta ai ka ditur ti largoj apo ti afroje kur i jane dashur kundershtaret e vete. Sigurisht qe me kalimin e viteve edhe kesaj loje nje dite do ti vinte fundi. Ashtu si edhe lideri i saj i plakur edhe kjo “parti” u plake pa kaluar adoleshencen dhe rinine e vete ne kohe.

  10. drita says:

    Mero, ketu e ke felliqur fare. Sokol Olldashi ishte bashkepuntor i krimineleve te Shijakut, bandave dhe nuk ishte njeriu politikan, por kishte te njejten menyre si Sali Berisha, per te grumbulluar rreth vetes pjesen e krimit shqiptar. Mos na kujto me Azem Hajdarin, nje idiot bandit, apo Sokol Olldashin nje bashkepuntor imoral dhe kriminal. Po te pyes: pse nuk u zbardh vdekja e tij? Nje heshtje prej varri nga te gjithe. Nje politike e zhytur ne krim. Partia demokratike duhet te riciklohet nga e para se ata te cilet paten idealet demokratike u larguan te gjith, bile jashte vendit se nuk e duronin dot bandat dhe krimin. Sali Berisha e krijoi kete gjendje dhe i mbajti sa ish vete dhe sot ato akoma egzistojne. Nuk e di deri kur! Ti i di shume mire se ke qene administratori i pare i Sali Berishes, vetem kur ai s’te perfilli me, u ktheve kundra me nje urrejtje te jashtezakonshme. Te pakten nderrove rruge, por nuk do te thote se nuk e ke konsoliduar dhe ti bemat e Sali Berishes. Lere Sokolin te qete se gjeti ate qe kerkonte dhe mori ate qe meritonte nga njerezit prane tij. Pse s’u ndien demokratet me pas vdekjes se tij por punonin nen rrogoz me forma frike dhe urrejtje?!

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rreth 27 vjet qe PD komandohet nga njeriu me I forte I saj Berisha !
    Te shumta kane qene gabimet e tij,po aq kane qene dhe bythlepirsit,qe ishin gati te te zhduknin nga faqja e dheut,per te “mbrojtur” Berishen !
    PD e dehur nga marrja e pushtetit,mendoj se kishte te drejtat e ZOTIT,te te hiqte dhe jeten !
    Gabimet e liderit te saj historik, kerkoi ti matete me gjatesine e murit kinez, gjate vizites ne Kine.
    Dhe vjen nje dite,dita e gjykimit,ajo sa po ka filluar… !

  12. Albani says:

    Ja si e mendoj une ketwe ceshtje:

    Sali Berisha nuk lejon qe te zgjidhet kryetar njeri tjeter, pervec Lule Bashes. Sepse nje tjeter ne krye te PD qe nuk eshte nen thundren e Sali Berishes, paraqet rrezik per Slihin dhe familjen e tij.

    Siguria me e madhe eshte qe te krijohet nje parti tjeter me nje emer, le ta themi, Partia e Re Demokratike, me nje kryetar te dale nga forume demokratike dhe hitleriane si ato te Sali Berishes. Kjo siguron nje rigrupim te demokrateve te mirefillte duke mbledhur rreth vetes ish te persekutuarit, ish pronaret e tokave etj., pra te djathten shqiptare. Partia e Salihit do te mbetet nje shoqate aretistikokriminale, ku me i miri prej tyre do te jete Flamur Noka, agjenti i UDB, i vertetuar me dokumente te nenshkruara prej tij.
    Prandaj, kundershtaret Bashes, qe ne te vertete jane kundershtare te Berishes, duhet t’i lene lutjet, por te mendojne seriozisht per krijimin e nje partie te re. Saliut do t’i mbetet vetem 10% e militanteve te PD, ata ultrat (Paramilitaret e Azem Hajdarit), vetem maloket e Tropojes dhe te Kukesit.
    Shqiptaret nuk jane me ata te vitit 1991! Jane me te ditur dhe me te qyteteruar se Salih Berisha. Saliu eshte ende ne Vicidol, dhe mendoj se e tere jeta, eshte ajo e Lugut te Zi te Vicidolit te Tropojes.

    Keshtu, shpeton PD-ja, shpetojne shqiptaret dhe shpeton Shqiperia nga Salih Berisha dhe bandat e tij UDB-iste!

  13. Lashi says:

    Olldashi ishte njeri i lidhur me krimin. Ishte urdheruesi i vrasjes se F. Xhindit dhe si shoket kishte vjedhur nga parate e shtetit.
    Me shume gjasa e vrane se dinte shume, dhe po behej i bezdisshem. Dhe kur dikush di shume gjera kompromentuese dhe te del kunder, ne nje organizate marioze behet shenjester e levizsshme.

  14. shqip says:

    Pd-istet e kane nje zgjidhje . Mqs Jane pozicionuar djathtas ne spektrin politik , te krijojne nje front te ri me berthame frd-ne . Ku te marrin persiper krijimin e nje aleance tip federate e te djathtes . Figura te tilla si Berisha & familja , Ruli, Bode , Topalli, Imami, + ushtaret e tipit Shvejk , Noka, Paloka , Ristani, Strazimiri e ndonje idiot si Bumçi , tu ndalohet aderimi ne kete pan federate te djathe . Nese duan qe ndonje dite te kthehen si alternative para shqiptareve . Perndryshe do plakemi me Ramen kryeminister , e do vije edhe ” Zaho ” , e keta do jene te Q-adra akoma . O njerez ! Milet , se keshtu marrin vesh . Saliu ” vdiq” . E bashke me te edhe berishizmi e toka e xanun . Kjo histori per fat te keq shkoi gjate e me shume dhimbje . Kuptoni apo do ngeleni mesjete me breza?

  15. sali says:

    Ky olldashi rahmet paste.Nuk ka qene kaq engjell sic e shet ti Mero. Shume veta e akuzojne ate per krime si per ate deputetin e fierit qe u vra para shtepise apo ortak me bandat e shijakut

  16. thana says:

    Nje PD e riformuar prej Eduard Selamit, me te cilin duhet te bashkohen dhe Zef Brozi, Shinasi Rama, etj, i duhet Shqiperise si opozite. Mirepo sa rron e punon brenda saj Sali Berisha me disa sherbetore te verber, ky riformim nuk mund te kryehet.
    Eduard Selamin e shpetofte Zoti, por pa menjanuar nga PD-ja Sali Berishen, Bashen e skllevrit e tyre kriminele, nuk mund te beje ate qe duhet.

  17. Jak Boston says:

    PD duhet te nxirret jashte ligjit.
    Kur te ndodhe kjo gje atehere do kuptoni se shteti shqiptar ekziston prej verteti dhe jo ne leter.
    Urojme qe te gjitha partickat ne Shqiperi te transformohen pasi ashtu sic jane jane per te keqen e vendit.

  18. miri says:

    Katovica deshtoi.

  19. Djali i Fari Balliut says:

    Pandi,me fal o ketu ja ke futur nje pordhe.Po si ore tu mbyllte te ringrihet prape ajo qelbesire pd,qe i qiu nene Shqiperise dhe popullit Hqiptar.Parti e bandave,parti e krimit,parti e shandazheve,partia e korupsionit,partia e anarshise…………parti qe se lane as lumi e as deti.O Pandi o i uruar,kerkesa per nje opozite une besoj se nuk eshte rikethimi i kesaj qelbesire ne skenen politike,por me hapin e pare(gjykimin,denimin,dhe varrimin e kesaj partie (parti i thencin),i shtrohet rruga nje opozite krejt te re me vizione europiane,per nje Shqiperi qe enderojme.
    Se mos haroj si do dalim sivjet me fasulet,se kur te ngrene prap cadren tu japesh fasule,e do kercasi pordha,o nene,o nene……..
    Te fala xhackes.

  20. Gjoni.Shkoder says:

    Olldashi i ndjere ishte nje hajdut ordiner si gjithe klani i p.d.(ne durres ishte i padiskutueshem ne korrupsion me doganen,portin etj.)
    Ai kishte ma shume se Basha militancen ne parti sepse Bashen e futi aty Sala per hesapet e tije pa kurrefare kontributi ne p.d.

  21. Vesa says:

    Bravo Tirana. PD eshte parti artificiale, jo naturale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje