Kam së paku dhjetë vjet, që jam një kritik i ashpër dhe here herë i pashpirt ndaj Lulzim Bashës. Vazhdoj të mos kem dyshim tek fallciteti i tij, boshllëku intelektual, mungesa e personalitetit dhe veset e një njeriu që për politikën nuk ka asnjë pasion, por e shikon si biznes. Vazhdoj të mos kem asnjë dyshim për rrugët që ka përdorur për t’u futur dhe për të avancuar karrierën e tij në politikë, që është rruga e përuljes, servilizmit, fallcitetit dhe kurtheve të vogla ndaj rivalëve në garë, për t’u bërë i adhuruari i liderit të madh.
Sot është dita që ai duhet të paguajë për të gjitha këto, ndaj mendoj se Partia Demokratike nuk duhet të merret me Lulzim Bashën, por me problemin themelor të saj, Sali Berishën.
Ne sot nuk do të kishim Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike, po të mos ishte Sali Berisha. Sali Berisha nuk është përgjegjës vetëm për humbjen e thellë të vitit 2013, por dhe për faktin që tentoi të mos e pranonte ikjen nga politika, duke i deleguar formalisht pushtetin në Partinë Demokratike, Lulzim Bashës, në një proces që nuk pati garë, por emërim.
E keqja e Partisë Demokratike dhe fati i saj i sotëm, nis pikërisht në korrik të vitit 2013, kur Partia Demokratike pranoi fasadën e zgjedhjeve në PD. Sot mund t’ia kujtoj miqve të mi, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj dhe të tjerëve aty, faktin që injoruan emërimin e Lulzim Bashës, duke e quajtur referendum zgjedhjen e tij nga PD në vitin 2013. Nuk e kam nga emocioni im personal për Sokol Olldashin, por nga fakti se ajo ishte mënyra, se si Berisha nuk pranoi të ikte nga Partia Demokratike dhe ta linte të lirë të çlironte energjitë e saj pozitive.
Nuk jam i sigurt se Olldashi do bënte mrekullinë, por liria e zgjedhjes do funksiononte dhe katër vite do ishin një shkollë për të formuar një lider të pavarur.
Lulzim Basha jo vetëm që e pranoi këtë fat, bashkë me PD, por për katër vite lejoi që Berisha të dominonte jetën politike të PD, ta mbante atë peng të mjerimit të tij politik, gjuhës vulgare dhe tezave të çoroditura politike, dhe mbi të gjitha, të futej në një aleancë thuajse të hapur dhe me një degë të pushetit kundër Perëndimit, siç ishte rasti i reformës në drejtësi.
Në fund të mandatit, Lulzim Basha nuk pranoi të përballej me Berishën, por tentoi t’ia vjedhë atij partinë, pasi i kishte marrë më parë vulën dhe firmën. Ai ju fsheh atij për disa ditë, sa bëri një marrëveshje me Edi Ramën dhe një listë të re, duke flakur në rrugë gjithë trashëgiminë politike të PD, duke e zëvendësuar atë me njerëz pa asnjë vlerë. Akoma më keq, ai ruajti nga PD e vjetër brenda listës, pjesën me vulgare të Berishës në PD, ata që i përdorte si zagarë gjahu.
Ky ishte dhe fundi i Lulzim Bashës. Dhe këtë fund ja diktoi Sali Berisha, qysh nga mënyra si e çoi në krye të PD, deri tek mënyra se si u përpoq ta kontrollonte dhe ta përdorte për interesa të tij.
Sali Berisha po ashtu, është përgjegjësi kryesor, përse LSI u rrit në këto zgjedhje. Ndërsa Lulzim Basha tentoi të bëjë një fushatë anti LSI, duke sulmuar Ilir Metën, Sali Berisha me ligësi, bëri kundërfushatën e tij, duke promovuar Ilir Metën dhe duke i shkelur syrin demokratëve, për t’u lënë të kuptohej se do të ishin bashkë me Ilir Metën. Ai e priti atë në zyrë, një ditë pas marrëveshjes me Ramën, dhe gjatë gjithë fushatës bëri antifushatën e Bashës. Kjo bindi shumë njerëz të lëkundur në PD, se ishte më e sigurtë të votoje Metën, se Bashën, pasi me Metën e kishe më të sigurt shpërblimin. Dhe kjo është përgjegjësi direkte e Berishës.
Por mbi të gjitha, Sali Berisha rrezikon të jetë dhe më tej autor i tragjedisë së PD, me thirrjet “dumbabiste” të disa figurave të PD, që mendojnë se Berisha duhet të diktojë sërisht rregullat e lojës në PD dhe të caktojë një pasardhës tjetër. Ky do ishte fundi i fundit të PD-së.
Sali Berisha ka pas shans të linte të lirë PD-në, të analizonte humbjen e Bashës në zgjedhjet vendore të vitit 2015, humbjet në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe të mos besonte gënjeshtrat që shpikte.
Edi Rama u votua masivisht nga shqiptarët, pasi për interesa të ngushta të Berishës, ai u demonizua duke i mveshur atij përgjegjësi që nuk i kishte, duke e akuzuar për vjedhje votash, kontroll zgjedhjesh, ndikim të pushtetit në zgejdhje etj, dhe duke shpikur për këtë çadrën në boulevard, si kërcënim për të destabilizuar Shqipërinë, nëse Rama nuk dorëzohej. Edi Rama fitoi pasi arriti t’i bindë shqiptarët, se këto janë gënjeshtra, përmes një mekanizmi shumë të thjeshtë. Ai pranoi t’i marrë “seriozisht” gënjeshtrat e tyre, bëri marrëveshje, i futi në qeveri, u dha pushtetin dhe i la t’i bëjnë vetë zgjedhjet. Dhe ata sot kanë humbur nga zgjedhje që i kanë bërë vetë dhe nga gënjeshtra që kanë shpikur vetë. Shqiptarët u bindën se Edi Rama nuk kishte çfarë të fshihte. Berisha dhe ata që shpikën çadrën, e menduan Ramën si vetveten, që nuk do tolorente dhe ata do prishnin zgjedhjet. Edi Rama i mundi ata duke i ballafaquar me gënjeshtrën e tyre, duke i vënë të kontrollonin fantazinë e tyre.
Ndaj nëse PD ka një shans t’ia nisë të ngrihet, së pari duhet lënë e lirë. Duhet lënë e lirë nga Sali Berisha dhe ndikimi i klanit të tij familjar në PD. Lideri i ri i PD, duhet të jetë dikush që nuk ka asnjë detyrim ndaj Sali Berishës dhe asnjë nevojë të konsultohet me të. Sali Berisha duhet të mbyllet në shtëpi, si dikush që bën dëm dhe po e pe në rrugë.
Kushdo që mendon se shqiptarët kanë votuar kundër PD për shkak të Lulzimit, çadrës, apo broçkullave të Bashës, është duke rimarrë më qafë Partinë Demokratike. Vota kundër PD, është votë popullore në vazhdim, kundër Sali Berishës. Lulzim Bashën nuk e ka marrë njeri seriozisht si lider të PD. Atë e kanë marr seriozisht vetëm si skuth, një javë para zgjedhjeve, por jo si udhëheqës. Votat e shqiptarëve kundër PD lidhen me Sali Berishën, dhe faktin që ajo parti nuk ka fuqi ta largojë atë në shtëpi, pasi shqiptarët e pushuan nga puna.
Mos kërkoni më ndonjë djalë të gjatë, të bukur, të sjellshëm si servil, por gjeni dikë që i besoni dhe që bind shqiptarët, se nuk është ushtar i Sali Berishës. Pas kësaj keni plotësuar kushtin e nevojshëm të ngriheni. Ndryshe mos u çudisni që një opozitë e re, pamvarësisht PD, të forcohet përballë Edi Ramës. Njëzetvjeçarët e sotëm, kanë lindur kur Saliu ka ik herën e parë nga pushteti më 1997.
Mund të bësh plot manovra brenda PD, të bësh sikur bën zgjedhje, të bësh sikur ke zgjedhur kryetar, të bësh sikur shpik beteja, por njerëzit të shikojnë çfarë bën. Thjesht nuk i gënjen dot. Dhe duket që Basha, i cili nuk ka lënë njeri pa gënjyer kokë më kokë, nuk ka mund t’i gënjejë dot shqiptarët në bllok. Thjesht e kanë refuzuar si të Saliut!
Mero,
Ke bere nje artikull te shkelqyer. E ke kapur demin nga briret dhe jo nga bishti sic beri B. Mustafaj. Ne se duan demokratet te ngrihen, duhet ta printojne kete artikull dhe ta mbajne me vehte si “biblen” e tyre. Komentet e tjera jane te pavlefeshme dhe une po ndalem ketu.
Pergezime
eshte zgjatimi i 2 prillit 1991 ku si berisha dhe basha kane lidhje te forta me nentoken serbe
…
Shpesh thuhet se politikari më përcaktues në këto 25 vjet është SERBerisha,
Por nga se karakterizohet kjo “epokriminale”?
(flet izet haxhia per tmerret sali-elezbiberiane)
Së pari nga dështimi i elementit bazë, themeltar të demokracisë, votës së lirë, zgjedhjeve përherë të pa rregullta e të karakterizuara nga parregullsëitë dhe manipulimi etj. Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
“Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
Pergezime po per Ilirin nuk shikoj te shkruash dicka
Nje proverb i huaj thote:Dime se ke leme po nuk dime se ke gjejme’-Shkrim i motivuar dhe argumentuar e megjitheate sot per sot jo vetem Shwqiperise por edhe PD nuk i intereson nje lufte shtrigash e te behet koke Turku Basha kur Berisha dhe si vellai i tij Like floriri jane ne pushtet e 4 vjet bllokuan tere treformat ne nje parlament qe nuk perfaqersoi popullin.Nuk mund te hiqet nga partija derri dje nbande e saliut nje klryetar èpartije vete,m pse humbi zgjedhjet aqe me teper qe askush nuk mendonte se do fitonte i bvetem e te qevetrriste nje vend te pa qeverishem.Heqja e Bashres nuk siguron askend rikthimin ne mos direkt te Berishes nje berishist te thekur .
Basha nuk dfuhet te harrojme se eshte jo vetem interlekutor i PPE por ka pas voten re bazes redhe pse 28 apo 30 perqind.
Shkelqyshem,nje analize therese por teresisht e vertete.Kush ka mend le ta kuptoje.
PD dhe LSI jane parti familjare.Funksioni kryesor i tyre eshte te mbrojne familjen Berisha dhe Meta nga drejtesia per vrasjet dhe vjedhjet qe kane kryer. Nuk ofrojne asnje lloj alternative qeverisese per mireqenien e shqiptareve pasi qellimet e krimineleve nuk piqen kurre me qellimet njerezve te thjeshte e te ndershem.
Mero, e ke quajtur lulin fallco, intrigant, servil, hajdut etj,. Je munduar ta paraqesesh si te parendesishem, por ke harruar me kryesoren,ke harruar ta quash vrases. Dhe vrases nuk behesh sepse te urdheron saliu, vrases lind , dhe mbetesh i Tille per tere jeten. Prandaj mero nuk mund ta ndash lulin nga saliu, ne banden kriminale qe quhet . P. D, te dy Jane njesoj te rendesishem, Jane te dy vrases.
Sali Krimineli, vrasësi gjakatar i shqiptarëve, tradhtari i Kombit dhe Like Floriri, kryehajduti me çizme e me bllok, e kanë vendin në burg për krimet, vrasjet, vjedhjet, tradhtitë e gjithë poshtërsitë që kanë bërë.
ore ..ai SKYPIONI ku eshte futur se na deklaronte qe Rama do humbi ,apo nuk e le gruaja te shkruaj me
Ahahahaha ate po mendoja ! Une them se eshte pensionist (e pamundur ndryshe!!) keshtu qe kot nuk vjen dhe tani. Kohe besoj se ka. Le të vije e te shfryje ndaj Rames, pa leke eshte dhe tani
?
Këtu jam. Isha duke numëruar votat lale. Por nuk më dilte esapi. Numratoti im deri ne 10 gogla kishte, kaq dija te numëroja unë dhe Komunistat e majte kishin numrator me shumë gogla. Patjeter qe më kan vjedh votat. Hahahahaha
E ke goditur Mero..
Mero Djali:
Je absolut.
Më saktë se kaq, nuk shkruhet. Po uroj që ai Lela ta lexojë mor aman, se akoma i duket prifti gomar kur analizon edhe zgjedhjet.
Esht zgjatimi i grigjave dhe baxhellave qe zevendsuan zonjat me integritet.
Mero e ke shume gabim, Rama fitoj sepse ne shqiperi nuk votuan masivisht pjesa me e ndershme e shqiptareve qe jane te lodhur nga politikanet hajdut dhe te korruptuar
Shko mor palle te vetmit qe nuk kane votuar jane ekstremistet e kryeshpellarit qe nuk durojne dot Bashen ne krye te PD-se. PS ka marre aq vota sa edhe me 2013 nqs PD nuk i kishte prekur kutite ate vit.
Mero baze, je nje gazetar historik!
C’ mund te shtosh?! Eshte zberthyer bukur esenca.
Ku eshte Skypioni? Ku eshte Skypioni?
Skypionin (= Mehmet Elezi – ish anetar i KQ te PPSHse dhe ambasador i Saliut ne Zvicer) e pashe sot duke shkuar ne apartamentin e Sali Berishes per ngushellim.
Edhe ne te Sali Bishes tani o Mehmet!!!
Bravo Mero.
Imagjinatat urrejtese te njeriut qe vet e deklaron se ka 10 vjet qe shkruan kunder PD (Berishes,Bashes,Bumcit etj) Takimi I Berishes me Meten ishte parashikim I berjes se qeverise Basha Meta,politika e sindromes Maqedoni ,por fatkeqesisht meqe PS qe eshte me perpara dhe kjo fale Hajduteve Drogiste bashkepunetoreve te PS dhe Zoti Baze na del sikur doli “Parashikimi” I tij se ja ku shkoj PD? PD eshte ne Rinovim ashtu sic ishte PS me 2005,2009 dhe ajo qe Basha beri eshte e domosdoshme qe te vazhdohet e te behet nga te gjitha partite e tjera shqiptare po qe se neve duam Demokraci e zhvillim se me Gramoz Rucet e Selamet nuk nderohet ky vend vetem sabotohet sepse ata jane Servile qe I sherbejne vetem Portofolit tetyre personal.Basha duhet pershendetur e inkurajuar per pastrimit e PD nga Semundjet qe ajo parti mori nga karriera e saj shumvjecare.Basha I duhet PD edhe nje 4 vjecar tjeter qe ta e bej ate Parti tamam parti Demokratike dhe nje institut me shum me pak gabime.
Pse nuk identifikohesh si kar?
Pd është parti malokësh në mendësi. Madje, edhe shikoje te harta e rezultateve sivjet- Blu= Shkjodër e Kukës. Bëj hesap, që as Mirdita e as Puka nuk duan të jenë më malokë.
Bravo Mero…..
Ne kete shkrim te Meros jane te perkryera, si Funerali i Bashes ashtu dhe Epitafi i Berishes. Por kjo nuk ka me rendesi per shqiptaret. Ne na intereson ana tjeter e medaljes. A do vazhdojne pazaret e pista dhe mafioze te kryepolitikaneve me qellimin e vetem ruajtjen e pushtetit dhe grabitjen ne vazhdimesi te popullit? A do denohen dhe sekuestrohen hajdutet e pushtetit ne Shqiperi? A do kete drejtesi dhe barazi para ligjit?Komentet qe behen ne kete forum shprehin besimin tek Edi Rama, por ne fakt ai mbetet ortaku me i rendesishem i hajduteve te tjere..
E KE KOT LUL BASHA,,,IK,IK DHE VETEM IK,,,,, TI SALIU DHE GARDA E VJETER NE PD OSE DO RRINI PERJETSISHT NE OPOZITE../////
Ore ai skypioni , cube ? Na cau drasat me komentet dhe te dhenat te sakta dhe shume kopetente , cu be ai far karabushi , nuk na thote nje here cu be me danen , ate kongresmenin e djathte nga san francisko ??? Te gjithe ishin peralla qe as kalamajte e mitur nuk i hane , vetem skypioni vete i thoshe , e vete i besonte , nje gje me ben pershtypje , mua shume e shume komente nuk mi nxirnin , kurse skopionit e linin te komentonte vazhdimisht , cudi e madhe , nejse , mire ben qe e linin te komentonte , se be shume qesharak , tani skopioni i skopiuar te mari lulin dhe danen , ate kongresmenin pra , dhe te na i ruaj topat , perballe vullnetit te popullit , qe rjedh si uragan , nuk ka perendi ta ndaloje asnje kushdo qe te jete , dhe ta kuptojne qarte se po ste votoje populli yt, nuk behesh kryetar shteti , jo dana te nderhyje dhe fotot me trapin trumin , prandaj te kete te qarte skypioni dhe padroni i tij lul karabushi , nuk e desh populli lulin kaq e thjeshte eshte , dhe nuk ka asgje te komplikuar , nuk e desh , pik
Mero ky shkrim brilant
eshte tamam nje manifest
brenda ka zgjidhjen e mencur
insisto dhe mos hesht.
Doktor mortja ne dere na ngeli
por kjo seshte thjesht pune partie
te nendheshme jane te fshehtat
agjent fije prej serbie
PD parti e pare
dikur ngrohu rreze shprese
endrre e bukur nder shqiptar
uavulloi si pike vese
Mero une jam optimist
se tani eshte rast qe s’vine
te krasise berishizmin
te rilind Demokracine
Ti e di qe politika
ka themel mirebesimin
sa me shpejt Saliun poshte
si kancer per njerezimin.
nje pyetje per ty e kisha
Mero trimi Tepelena
nuk u dhe nuk u trembe
me e forte tu be pena
Ska me grazhd te Saliut
ska me sofer qyl te qorrave
ku do haje dhe do grazhdoje
tufe mediave dhe e horrave?
ku do haje tani Shkullaku
ku do haje tani fariu
ku do haje rakipllari
ku do haje blendi fevziu
ska me grazhd per te ngrene
ska me pjat per te lepire
sejcili ruan bythen e tij
ska me qyl per te pire
Po more corape, po, fajin e ka berisha qe mbajti aq gjate spiune sigurimi e hajdute si puna jote afer. Ky eshte nje nga fajet e Berishes qenuk shlyhet as kur te zboi si qen te zgjebosur. Si thote Lali Eri dikur? PD-ja e ka Xhoanen e vet, eshte Mero Baze (re therriste plaku mere).
Dakort Mero, Basha nuk kish shume rrugezgjidhje pervec te bente idiotin pergjegjes te humbjed se Berishes. Tani dhe PDistet kane ke urrejne..
Por harron nje fakt te padiskutueshem. Ajo Parti duhet te zhduket sepse eshte krijuar njesh me krimi dhe nuk ka asnje faktor baze ideologjik pervev vidh dhe vrit. Me sakte, quhet bande e organizuar. Dhe sipas ligjit penal keto banda marrin denime kapitale ne shkallen e krimit. Veprimtari e saj eshte krimi i organizuar.. Te gjithe te trishtuarit e PDse jane vagabondet dhe kriminelet qe sot po humbin phese nga ajo e tepsise se perbashket qe kishin ndare me PS e LSI.
Prandaj po qajne. Jo per hir te ndonje ideali..
Keshtu qe leri teorite per elementin e ri qe u dashka te rindertoje PDne.
Populli i dha denimin me Vdekje.
Tani duhet te linde nje brez i ri opozitar me kurajo dhe formim qyetar qe te mendoje drejt dhe te mos marri krah majtas e krah djathtas
Po te luftoje te keqen per te miren e popullit.
Po u perkedhelen qe tani nga partite – dihet rruga qe do marrin, do behen ose Mete, ose Erjon. Dhe jo vazhdoje rruga e mundishme drejt enderave te kota.
Duhet te ngrihet nje rryme e forte qytetare kunder pushtetit qe nuk ka me opozite. Dhe ta thone mendimin e tyre si njerez te lire, dhe jo si zuzare qe presin ndonje kocke.
Gabim taktik te luftosh Bashen sot .Qe te luftosh dy fytirat e poshtera te politikes shqiptare berisha dhe meta duhet te kesh aleat te ”paftin” Basha sepse Edi Rama duhet te ndjek stratigjin e Gjergj Kastriotit te mos luftoj mes dy zjarreve.Duani nuk duani Basha me te tia jane deputet te parlamentit Shqiptar per 4 vjet. Dhe ligjet i ben parlamenti shqiptar. Koha do jet tregus
Kot i ke rene verdalle diskurit o Mero. Vertet Basha ashtu eshte po nuk pi uje shume cilesia liderit sesa xhepi i tij. Rama fitoi se kish pas vetes gjeneralet e katovices ata e financuan si sherbetor shembullor te tyre dhe me ta fitoi. Aq fort e financuan sa dhe thesi i Ilir Metes u be i vogel. Lili skishte thes fare, e ne ate pd te bjerrur nga pushteti keq qe Basha e njihte mire ai tentoi te lidhej direkt me votuesin me ante te nje programi sado feminor po lehtesues per Shqiperine e ngordhur. Basha futi nje menyre te re komunikimi qe tmerroi katovicen dhe suporti per Ramen u shtua dhe rezultati doli ky qe doli po ne kurriz te shqiptareve dhe aspak popullor. Shkurt Basha i pati gjithe te mirat po jo thes dhe humbi. Shqiperia do shpetoje kur te beje zgjedhje pa thes o Mero. Kjo eshte ardhmja.
Mero bej me faj ke te duash, por ky eshte elektorati real i PD me +- 1-2%
Lulka eshte vete i paafte.Ne asnje moment nuk u tregua i zgjuar.I bie ne qafe kot Sali Berishes,per paaftesine e tij.
Mero nuk i heq asnje presje shkrimit tend, por e keqja me e madhe po na vjen tani. Edi Rama si lolo qe eshte, premtoi qe do denonte per 21 Janarin, Gerdecin etj … por cfare beri ne keto 4 vjet : asgje!!!!! Po beri dicka kanabizim ! Me leket e kanabisit bleu votat ! Mendon se keto 4 vjet do bej ndonje gje te mire !!!! Pse Euro ka rene ne keto nivele ku eshte sot apo t’i Mero se kupton kete ?????
PD doli me humbje te thelle me 2013, largimi formal I Berishes,solli mos pranimin e humbjes,duke kriminalizuar cdo gje !
Perseri ne 2017,PD u fut ne zgjedhje si akuzuese,duke mos pranuar fajin,morri “preshin” e Lushnjes.
Shkaku kryesor i mos pranimit per tu futur ne zgjedhje,nga PD,ishte gjendja skandaloze e saj ne baze.
Mero brilant.