Edhe pse të gjitha sondazhet po tregojnë për një shumicë të vetme të Partisë Socialiste dhe një rënie drastike të PD, e cila po kalon minimumin e saj historik, kryetari i PD, Lulzim Basha, duket i pashqetësuar. Fushata e tij elektorale do të mbahet mend si fushata me e disiplinuar teknikisht, e pandikueshme fare nga klima politike, gati një fushatë robotike, që përsërit gjërat për të cilat ka vendosur të thotë dhe nuk merret fare me emocionet e fushatës. Në të vetmet raste kur tradhëton veten, është rasti kur tenton të bëjë humor dhe del keq. Në të tjerat është shumë i disiplinuar.
Ndryshe nga Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilët njëri me gallatë, e tjetri me inat, po përpiqen t’i japin zjarr fushatës, Basha është i qetë.
Natyrisht nuk është një qetësi fitoreje. Është një qetësi që vjen nga fakti se ka pranuar atë që po ndodh, por është i sigurtë që do përballet me një parti që tashmë është e vetja dhe do ta mbrojë.
Përpara zgjedhjeve, Basha kishte dy opsione. E para, ta mbante PD larg zgjedhjeve dhe të shmangte ballafaqimin me humbjen, dhe e dyta, të futej në zgjedhje duke spastruar kundërshtarët, që të mos ballafaqohej me ta fizikisht pas zgjedhjeve. Marrëveshja me Ramën e detyroi të bënte të dytën.
Është kjo arsyeja që ai sot nuk është i shqetësuar fare nga sondazhet. Fjala vjen, sondazhi i Vlorës e çon numrin e deputetëve të PD nga 2 deri në 4. D.m.th të sigurt e kanë vetëm dy biznesmenët që ai ka vënë në listë, që janë të panjohur për PD. Biles njëri ka qenë pjesë e fushatës së Erion Veliajt më 2015. Dulja dhe Ristani e kanë të pasigurt. E njëjta gjë mund të thuhet në Tiranë, ku vizorja mund të prekë dhe Dashamir Shehin e Fatmir Mediun, në Durrës ku mund të prekë Agron Dukën e kështu me radhë.
Basha nuk duket i shqetësuar për këtë gjë. Qetësia e tij buron nga fakti se ai nuk ka ende një kandidat përballë tij në PD. Të kompleksuar për të mos u dukur fajtorë në humbjen e Bashës, kundërshtarët e tij u fshinë nga lista dhe po rrinë maksimumi në shtëpi, duke bërë thirrje formale të votohet PD. Por në fakt nuk është se kanë qejf t’i dëgjojë dikush. Thjesht po presin të mbarojnë zgjedhjet, të ballafaqohen me Bashën, një ballafaqim që ai nuk ka ndërmend t’ua japë si shans.
Në të gjitha variantet, Basha është i qetë se do të ruajë siglën e PD, emrin e saj, dhe deputetët e tij. Të tjerët do të përballen me të, por do të largohen nga PD. Në fund, dhe Berisha do të qëndrojë me Bashën, për të mos u dukur i dobët, i parëndësishëm dhe i tradhtuar nga një beniamin i tij.
Për të shkuar në rrugën e pushtetit, Bashës i duhen ndryshime të forta në kodin zgjedhor, disa trofe nga ndryshimet kushtetuese, siç ju deshën Ramës më 2008, dhe ndoshta ndonjë korrigjim në reformën territoriale. Pas kësaj, ai do të fillojë betejën e tij për të fituar pushtetin. Këtë radhë ai ka betejën për të fituar PD. Dhe duket se nuk e fitoi, por ua mori.
Me kete valle ne linkun tim,pershendes kryeministrin e vendit tim deri ne diten e zgjedhjeve !
https://www.youtube.com/watch?v=CG2-uPitrhM
Lul Basha infantil, nuk ka për ta patur kurrë shansin për të qenë një lider dhe kryeministër. Ai është drejt asgjesimit të vetes.
Të bëhet lider te ne, duhet të jesh qën
Epo mire, sukses duhet pare dhe kjo. Deri dje thonin qe eshte zar i Sales, sot po dilka qe Sala perfundoi si zar i tij.
Komenti me pelqen. Zakonisht Baze dihet se çfare do te shkruaj. Por ne lidhej me Bashen ne kete kohe ka deri diku te drejte. Realisht askush nuk priste qe PD te fitoje keto zgjedhje. As vete militantet e PD.Te gjithe kemi pritur qe PD te fillonte procesin e katarsit. Ne kete pike Berishizmi i PD nuk pranonte asnje cenim. Basha ishte midis dy zjarreve. Basha realisht i bindur qe do humbte ne zgjedhe, zgjodhi rrugen e radikalizimit te PD por gjerat shkuan si shkuan dhe perfunduan ne nje marveshje me kundershtarin e tij te jashtem, ndersa me kundershtaret e brendshem Basha zgjodhi rrugen e eliminimit me nje te rene te sopates. Dhe besoj se e ka arritur qellimin. Kundershtaret e tij pjese e Berishizmit te PD e kane pothuajse te pamundur te gjejne perkrahes ne nje parti qe fuksionon si parti interesi grupi dhe jo si parti me moral politik. asnje nga kundershtaret e tij politik sot nuk jane ne gjendje te ngrene ndonje ankimim se u preken vlerat moral politike te kesaj partie. Sepse te tille vlera kjo parti nuk ka dhe keto te larguarit jane mbartes te ketij lloj mentaliteti. Jam me Bazen kurr thote qe zgjedhjet e ardhshme, eshte beteja e vertete e Bashes per te mare qeverine.
E para Mero , sondazheve te cilave ti i referohesh edhe bufi e di qe jane te manipuluara , e dyta Mero , jane vetem dy opsione dhe ti e di shume mire , i pari , Basha Kryeminister me LSI ne koalicion nqs kjo e fundit arrin te marre minimumi 17 Deputete , e dyta Mero , Basha zv .Kryeminister dhe Minister i Jashtem ne Koalicionin PS -PD .
Pra Mero Djali me te dyja Opsionet ti dhe avukat Ngjeles nuk ju ngelet gje tjeter vecse te luani Domino :))
Ne te semes vafshin,Basha dhe Berisha me partine e tyre terroriste.Ata jane ujqer dhe hiena bashke kundra popullit shqiptar.T’i hedhim ne koshin e plehrave ne 25 qershor. Pd-ke eshte nje plage e rende ne trupin e shqiperise,e cila po lengon qe nga 1982-shi. Vetem bisturia e mpreht e poullit ne 25 qeshor i bene operacionin e duhur.,dhe te shpetoi shqiperine.
undefined
PS fiton. Rama do kete probleme me Prokurorine. Basha do behet Kryeminister me ministrat e P.S.
Mire e keni ju po po ta shikoni mire fushaten del qe LSI e di qe eshte i humbur dhe ben fushate qe te fitoj ps qe te qeverise e vetme per te vazhduar reformat se po te jete prap ne pushtet eshte i detyruar Iliri ta mbroje Berishen nga cdo gje pd ka dale jashte loje keshtu dhe partite e tjera jane te humbura.ko nuk u be president Iliri sido qe te vene punet jane bere pazaret per te shpetuar lekuren e tyre.Iliri e di mire qe po e shau ps del i humbur prandaj dhe vazhdon me kete gjuhe .vetingu do 3 vjete te vihet ne zbatim tani jane brrockulla ato qe thone se i kane pastruar dosjet e tyre me kohe.prap te vegjlit digjen nga vetingu.keshtu qe Edi ishte i sigurte qe do vazhdoje i vetem ne qeverisje si te ishin dhe mos ishin opozita ne zgjedhje.