Zgjedhjet reale përfundojnë më 25 korrik

15 Qershor 2017, 21:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nga mënyra se si po ashpërsohet beteja mes LSI-së e Partisë Socialiste nga një anë, dhe nga mënyra se LSI po flirton me Berishën, e po sulmon Bashën, rezultati final i këtyre zgjedhjeve, nëse Partia Socialiste nuk fiton pastër,  nuk del pas 25 qershorit, por pas 25 korrikut. Kjo, për shkak se për të vendosur me kë do jetë në qeveri Partia Socialiste, do të duhet të presë se kush do të jetë kryetar i PD dhe çfarë do të bëjë LSI me bllokimin e procesit zgjedhor.

Përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë arritur sot kulmin e tyre, kur kryeministri Edi Rama denoncoi publikisht me emra në mitingun e Sarandës, fenomenin e nepotizmit nga një bashki e LSI-së, ndërsa Gramoz Ruçi paralajmëroi Ilir Metën se mund të përballej me shkarkimin, nëse do të tentonte të destabilizonte procesin zgjedhor në vend.

Në përgjigje të tyre, Ilir Meta ktheu prozhektorët e tij nga Sali Berisha, duke lavdëruar bashkëpunimin me të dhe duke sulmuar Lulzim Bashën, si një lider që e drejton PD-në për interesa financiare.

E gjithë kjo vlen për të kuptuar se pas zgjedhjeve nuk ka shans të ketë koalicion mes PS dhe LSI, por dhe pak shanse që të deklarohet menjëherë aleanca mes PS e PD, nëse PS nuk fiton e vetme.

Ajo që LSI mund t’i bëjë procesit pas 25 qershorit, është zvarritja  e rezultatit zyrtar pas 24 korrikut. Duke forcuar shumë retorikën e fitores, si forcë e parë më 25 qershor, Ilir Meta synon të rrisë pritshmëritë e elektoratit të tij për fitore dhe kështu e ka më të lehtë retorikën e kontestimit dhe bllokimit të nxjerrjes zyrtare të rezultatit. Një fushatë ankimesh zyrtare të LSI menjëherë pas datës 26 qershor, mund ta  bllokojë nxjerrjen shpejtë të rezultatit zyrtar, dhe ta kalojë 24 korrikun, ditën kur Kuvendi i vjetër duhet të  mblidhet për t’u betuar Presidenti.

Nëse nuk ka një trend të qartë të rezultatit për një shumicë të pastër nga socialistët, do të jetë e vështirë që të veprohet kundër Ilir Metës duke bojkotuar Parlamentin, pasi vendi kalon në një situatë tërësisht jo kushtetuese, ku nuk ka më as të zgjedhur, as President, por vetëm një qeveri në detyrë.

Ky do të jetë skenari më i keq për pas-zgjedhjet.

Nga ana tjetër, dhe nëse nuk del fituese e pastër, Partia Socialiste do ta ketë të vështirë të deklarojë aleancë me PD-në e Lulzim Bashës, pasi fati i tij politik po ashtu varet më 22 korrik, kur duhet të bëjë zgjedhjet në PD. Kundërshtarët e tij thonë se do ta shkarkojnë atë nëse PD humbet, dhe duket se Ilir Meta po i shkel syrin Berishës ta bëjë këtë. E gjithë kjo vlen së paku që Edi Rama të mos deklarohet për aleancë me Bashën para zgjedhjeve brenda PD-së, pasi është një vendim që mund të ndikojë në zhvillimet në PD.

Duke qenë peng i javës së parafundit të korrikut, kur vendoset dhe fati i Presidentit, dhe fati i liderit të PD, Shqipëria ka mundësi të ketë një periudhë shumë të paqartë pas-zgjedhore, nëse PS nuk merr një fitore të pastër. Spiralja ku ka hyrë beteja elektorale dhe aleancat Meta-Berisha e Rama-Basha, nuk varen aq shumë nga rezultati i 25 qershorit, por nga rezultati i 25 korrikut, kur të jemi të qartë kush do të jetë President i Shqipërisë dhe kush do të jetë kryetar i PD.

20 komente në “Zgjedhjet reale përfundojnë më 25 korrik”

  1. malokeria = qeneria says:

    Analize e nxituar Mero. Ke harruar qe Lulushi do te kete aq deputete te besuar ne Parlament qe do te vene nga do te veje ai duke percaktuar qeverine. Edhe nese Lulushin e heqin nga kryetar i PD, ai bashke me me te besuarit e vet qe i ka vene vete ne liste, del menjane dhe nuk eshte cudi te krijoje nje Parti tjeter jashte PD me te cilen fare mire mund te krijoje qeverine e re ku Rama mbetet Kryeminister dhe Lulushi Minister i Jashtem. Mendoj qe sido te dalin numrat, Rama dhe Lulushi do te bashkeqeverisin. Gjithe problemi qendron nese eshte ne gjendje Lulushi te marre nje vendim ne menyre te pavarur apo shpellari Sali e ka kapur ne ndonje dosje (rruga e Kombit, deti i falur, viktimat e 21 Janarit) dhe ai nuk leviz dot as gishtin pa lejen e tij.

    1. adi says:

      mjeranet e rilindjes e dine qe nuk i fitojne zgjedhjet ,kjo tani eshte e qarte si drita e diellit, e dine qe shqiptaret do i refuzojne masivisht dhe te vetmen shprese kane lulin.
      mero ti ben mire qe i mban me kurajo te mbyturit e rilindjes duke ju zgjatur agonine deri ne fund te korikut, vetem se pd nuk eshte rilindja as forumi i gazetes tema dhe me e rendesishmja asnje deputet i pd qofte edhe besnik i lulezim bashes nuk mund te jete aq i cmendur sa mund ti veje mbas nje kryetari te shkarkuar .
      rilindja jeni me te paaftet dhe me siperfaqesoret e politikes shqiptare te 100 viteve te fundit vazhdoni akoma te besoni se ishte aftesia juaj mashtruese qe fituat zgjedhjet e 2013 kur ne fakt e verteta eshte se ne 2013 shqiptaret votuan masivisht kunder pushtetit autoritarist te sali berishes.
      skeni pare asgje akoma.

    2. Skypion says:

      Shume po flitet e po shkruhet keto dite,per koalicionet e mundshme pas 25 qershorit.
      Me vjen habi sesi keta analiste tane,nuk arrijne ta rrokin dot qe Edi Rama nuk do te jete me Kryeminister.Nuk do te kete me nje mandat te dyte per Edi Ramen.
      Edhe ne rastin kur Partia Socialiste del force e pare dhe merr te drejten per te bere koalicion qeverises,edhe kur mund t’i pergjigjen thirrjes se saj,prapeseprape,Edi Rama nuk do te jete me Kryeminister i Shqiperise.Cdo koalicion hipotetok pasgjedhor me Partine Socialiste i cilesdo force politike ne Shqiperi,do te kushtezohet me mosqenien e Edi Rames Kryeminister.
      Diversioni qe kaq shume po e perdorin Rama dhe analistet e tij,me shpikjen e tyre me te cuditshme,me gjoja aleancen Rama-Basha ne nje kundervenie ndaj Meta-Berisha, do t’u rezultoje fatal,te gjitheve.Sidomos ,Edi Rames.
      Rama eshte ne kulmin e delirit te tij.Ai po mendon se po luan nje loje te madhe.Qe po i mashtron te gjithe.Qe po i tall te gjithe.E qe do t’i rezultoje e suksesshme elektoralisht.
      Ashtu ne delir sic eshte,eshte e pamundur per te arrije te kuptoje,se loja qe i duket se po ben,do te jete fatale per fatin e tij politik.Ne fakt,eshte qe tani.
      Shume analiste,bile edhe ata per te cilet nuk e mendoja se do ta humbnin luciditetin e te gjykuarit ndonjehere,nuk po e kuptojne qe Lulzim Basha eshte ,te pakten deri me tani,i fituari me i madh i lojes politike.
      Fitorja e Pare e Madhe e Lulzim Bashes,ndaj dyshes Rama-Meta,eshte se e ndau ate.Deri para dy muajsh,askush nuk e imagjinonte nje gje te tille.Te gjithe flisnin si per nje fakt te sigurte,per aleancen Rama-Meta,megjithe akuzat e ndersjelleta dhe plot helm mes tyre.
      Ishte pikerisht loja gjeniale e Lulzim Bashes,qe e percau pakthim kete dyshe(tani,edhe sikur te pendohen Edi dhe Iliri,nuk ka shqiptar qe te mund te pranoje perseri nje koaliconin qeverises Rama-Meta).
      Ku qendron gjenialiteti i Lulzim Bashes?! Ai qendron tek nje refuzim dhe nje pranim.
      Refuzimi i paketes Mcallister.Refuzimi i kesaj paketa nga Basha,beri qe Rama te detyronte Meten te behej President.
      Pranimi i paketes amerikane.Pranimi pa asnje kusht i paketes se ShBA-se,zuri ne befasi te gjitha aktoret politike ne loje.Ktheu permbys te gjitha llogarite dhe pritshmerite,e dy kundershtareve kryesore politike te Bashes,te dyshes Rama-Meta.
      Po ta kishte pranuar paketen Mcallister,tani Basha do te kishte perballe dyshen e bashkuar Rama-Meta.
      Pranoi paketen amerikan,dhe e percau perfundimisht dyshen Rama-Meta.
      Kush e mohon kete argument te thjeshte,eshte idiot dhe budalla me brire;ose ,aq i mllefosur me Bashen,sa erresira mllefit nuk e lejon ta shikoje ate,cka mendoj se eshte edhe rasti i ndoca analisteve.
      Ne nje beteje me dyshen e percare Rama-Meta,ne nje beteje me nje dyshe ,qe pasi u percane,tani i jane kthyer kafsherisht per jete a vdekje njeri-tjetrit,eshte e natyrshme qe Lulzim Basha eshte jashtezakonisht i avantazhuar.
      Imagjinoni tani,qe ne kulmin e kesaj beteje,vete Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,Donald Trump,ne nje gjest te paprecedent politik dhe diplomatik,e shenjon Bashen si te perzgjedhurin e tij…
      Kam pershtypjen,qe thelle thelle,te gjitha ata analiste – dhe ketu nuk e kam per analiste te llojit te zotit Baze me shoke – analiste serioze qe po bejne kasandren keto dite per te ardhmen e Bashes ne PD dhe politike, e ndjejne qe Basha eshte me i fituari nga loja me spektakolare politike qe ka njohur vendi keto 27 vite demokraci.

      1. malokeria = qeneria says:

        Skypion, ti vete pjerdh dhe vete i merr ere qelbesirave qe nxjerr. Lidhja Rama-Meta kishte kohe qe kishte mbaruar, mbase qe ne zgjedhjet e 2015. Shume here u kerkua nga Rama dhe PS qartesi per te ardhmen e koalicionit, por gjithmone pergjigja ishte duhet te flasin forumet. Pra ne nje parti familjare, SHPK si LSI ku vendos i madhi Like Floriri, duhet te pritej. Per cfare? Qe te rriste pazarin Likja duke kercenuar dhe shantazhuar forcen me te madhe politike ne Shqiperi. Ceshtja eshte qe parrullen Dridhe Like e perqafuan edhe shushunjat e tjera, PDIU, Nard Ndoka, Dule (keta te fundit rastesisht ne opozite), Agron Duka i klanit te Zemunit e thote vazhdimisht qe nuk ka probleme ngjyrash politike. Pra Likja e prishi marredhenien me PS. Rama duhet te kishte patur guxim ta bente kete veprim me pare, por me mire vone se kurre. Lulushi te jete i kenaqur qe e nxori Rama nga cadra. Dikush i madh do denohet nga Vetingu, kete pritshmeri po e ushqejne te huajt dhe ne si koloni e tyre (vetem ne detyrime dhe jo ne te drejta) dhe kete duhet ta gjejne te medhenjte e politikes. Nuk mendoj qe kurban do behet Rama sepse do kishte sinjale rreth kesaj, kush ngelet? Do te jete aq i zgjuar Lulushi sa te behet pjese e lojes apo te dale kunder? Berisha-Meta duket si binom i mbare per te peruruar reformen ne drejtesi. Jane edhe komshinj ne plazh.

      2. WEB says:

        O skypo,rama po bën një zgjedhje,ose kryeministër me vota të plota ,ose hiç.Një zgjedhje që lulushit dhe metës as e nuk i shkon në mendje.Dhe në fund ed droga ,ed perversi ,ed i dyshimti siç e quan shpesh here ti në hartimet e tua ,doli me burre se gjithe spurdhjaket e pd që flene me kallash poshtë jastekut .O lider absolut ose asgjë është zghjedhja me e mire dhe me kuptimplotë që ai po bën.Fundi i fundit po nuk i mori këto vota është e kotë të vritesh e të derrmohesh për kete popull dele,le të kthehen tek meshira e ilir metes dhe tek shkerdhimi i berishës

    3. black_lion says:

      Nuk eshte aspak analize e nxituar, eshte thjeshte e gabuar me qellim, per te nxitur votuesit t’i japin 71+ deputet PS.
      Analiza bazohet ne marreveshjen e mundshme Rama-Basha, nderkohe qe te gjitha gjasat jane per nje marreveshje Rama-Berisha me lajmetar Bashen. Dhe veshtire te besohet qe Meta nuk e di kete. Megjithate, nuk do te kete koalicion paszgjedhor PS-PD, pasi LSI ne opozite per 4 vjet minimalisht do te dyfishonte elektoratin dhe PD do te zvogelohej ndjeshem. Te gjitha akuzat majtas-djathtas jane thjesht show elektoral. Pas zgjedhjeve, PS-LSI do te vazhdojne te qeverisin bashke, thjesht termat e koalicionit do te percaktohen me 25 qershor.

    4. spartaku says:

      Malokeria-qeneria! Me pelqen mendimi juaj.Ka mundesi te ndodh edhe keshtu si thoni ju.Nqs Lulushi shkarkohet si kryetar i pd-ke,ai do krijoi nje parti me te tijet,dhe do hyj ne koalicion me Ramen duke u bere minister i jashtem,dhe Rama kryeminister.Per mua,ky do ishte verdikti me i mire se do krijohet nje koalicion dhe qeveri e fuqishme,per te qeverisur vendin pa shume telashe.Por kjo varet nga pania e deputeteve te rinj qe ka caktuar Basha.Sepse edhe Berisha nuk do rrij duarkryq,por do mundohet t’i heq sa me shume deputet Bashes.Te shohim.T’ja lem kohes. Edhe mendimi i Zotit Mero Baze,eshte me kuptim dhe i besueshem, pasi, ka mundesi qe venditare,do jete data 26 koriku.

  2. zi says:

    Shume shqetesoheni, zoti mero ,
    Ata dhe Ju, ini nje e te pandare,
    si mishi me thuan.
    Nje per te gjithe dhe te gjithe per nje.
    Bravo.

  3. shaqo says:

    Meta nuk e ka kuptuar akoma (fshatar i trashe) qe levizjet e Bashes kane bekimin e Berishes.
    Do te torturohet deri ne fund e pastaj do i bjere muirit me koke, por me te vertete ama, ose do ia fuse vehtes, se Berisha e di mire punen e floririt te Krrabes dhe e ka as nen menge. Kot i serviloset Berishes, e ka plotesisht ne dore.

  4. bislimi says:

    I nderuari Baze, gjithçka më sipër është e vërtetë, dhe kjo është pralajmëruar haptas nga Meta kur në Opinion deklaroi se, ai nuk do të bëjë koalicion me PD-në, por me deputetët e PD-së, duke nenkuptuar rolin e berishes dhe shkarkimin e Bashes.

    Nëse PS nuk fiton pastër, por shkon drejt shumicës, me jë mungesë dy apo tre deputetësh, mund të vihet në lojë skenari tjetër, ër të cilin Basha, duke qenë në dijeni, është përgatitur përmes listës që ka ofruar si deputetë në vendet e sigurta.

    Basha do të shkarkohet dhe në vendin e tij mund të vendoset Toalli apo dikush tjetër, si Patozi apo Bregu, por nuk mund të shkarkohen edhe deputetët e Bashës, pra grupi që ai me vetdije ka ngritur rreth tij.

    Oferta e ramës për qeveri PS – PD do të jetë joshëse për shumë vetë në PD, që mund të dalin jashtë kontrollit të berishës, që nuk ka heshtur rastësisht deri tani.

    Nga ana tjetërmund të bashkohen me PS edhe deputetet e PDIU, te PSD, ne kete rast Tom Doshi ose pasuesi i tij nese fitojne ndonje vend, por edhe ndonjë tjetër.

    Loja është bërë e rëndë. Meta e di se pas humbjes së kësaj loje pyetja e parë e Vetingut do të jetë , ” si e ke ndërtuar pallatin në Lalzë”.

    pallat qe kushton mbi 1 milion euro, etj etj.

  5. Mentari says:

    Lere Bashen do te jet apo nuk do te jet kryetar I PD po qe se PD humb zgjedhjet(Basha aty ka per te qendruar sepse ne PD Basha nuk ka Konkurente ,eshte me I miri I gjith te mireve) por shkruaj kercenimet qe Ilir Meta po I ben Edi Rames,kete shkruaj ti se kete duam ne shqiptaret te dijme cfar ka ndodhur midis Edi Rames dhe Ilir Metes se kjo eshte e Reja e politikes se sotme.Apo e ke frike Edi Ramen? Ti nuk e njeh friken ? apo te ka korruptuar Edi Rama me Tendera?

    1. nn says:

      Mentar – ne e dime te gjithe se cfare ka ndodhur – Iliri gjithmone ka qene PJO – qe do te thote ha sa majtas-djathtas dhe mbase erdhi koha te zgjedhi

      boll luajti gjithe keta vjet – e tregoi edhe gjate 3 muajve te cadres sperdredhjen e vet, dhe cdo dite verteton qe partia e tij eshte thjesht nje “Levizje e Skraparllinjve te Inatosur”

  6. Devolliu says:

    Like Floriri është më i varrur te Sali Krimineli sesa Lul-ushi. Saliu e ka shpëtuar Liken nga Videoskandali 700 mijë dollarësh si dhe e ka krejt të zbardhur vjedhjen e Thesarit të Floririt në Krabë nga Sheiku Like Floriri. Ndaj dhe Likja, ky Hajdut me Çizme e me Bllok, thotë se “kam dobësi për Saliun”.

  7. kleptofagos says:

    Cfardo qe te ndodhe, gjithshka do te jete loje dhe kozmetike, me pak fjale pune tualeti per te “zbardhur” surratin..
    E rendesishme per popullin eshte qe ta kuptoje mire, se Mafia Politike (Kupola) do te vazhdoje te kete pushtetin.
    Parashikimet e “Orakullit te Delfit” (Temes), nuk jane gje tjeter vecse pop-corn per te shijuar cfaqjen..
    The show must go on.. and people have sweet dreams..

  8. kleptofagos says:

    Cfardo qe te ndodhe, gjithshka do te jete loje dhe kozmetike, me pak fjale pune tualeti per te “zbardhur” surratin..
    E rendesishme per popullin eshte qe ta kuptoje mire, se Mafia Politike (Kupola) do te vazhdoje te kete pushtetin.
    Parashikimet e “Orakullit te Delfit” (Temes), nuk jane gje tjeter vecse pop-corn per te shijuar cfaqjen..
    The show must go on.. and people have sweet dreams…

  9. WEB says:

    D.m th o mero edhe ti nuk ke shume besim se PS mund ti fitoje me shume se 71mandate.Nëse nuk ndodh do kthehemi prap në vitin zero,në atë atë pike nuk dimë me se kujt ti japim fajin.Ramës që futi në loje lulin apo zemërimit të metes,por një gjë është e sigurte qe n.q.s PS nuk merr votat e duhura ky vend vdes perfundimisht ,nuk ka kapacitet as luli as meta për ta çuar këtë vend përpara .Dhe e fundit se mos harrojmë ,,çdo popull zgjedh vetë xhelatet e tij ,kësaj të fundit i ka ngelur vetëm një javë për ta pare

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne zgjedhjet e 2005,Meta ishte “kundershtari” kryesor i Berishes,ku nepermjet kesaj metode fitoj zemrat e shume socialisteve se bashku me votat e tyre.
    Por “vendosmeria” e deputetit te Libofshes,Prifti, e detyroi Meten te bej kualicion me Berishen !
    Ne fund te mandatit ,ne 2013,Meta prishi kualicionin me Berishen,duke e detyruar ate te blej disa deputet socialist.
    Ne karigen e Kryetarit te Kuvendit,Berisha e perdhosi 4 vjet rresht,duke mos e llogaritur fare !
    Meta per “respekt” qendroi si muti !
    Tani jemi ne pjesen “shtese” te lojes,Meta po mbeshtet Berishen,per ti marre Bashes dhe PD-s votat,per te dale “force e pare”.
    Sheshi “Nene Tereza” I duket se ka kapacitet per 100 mije leseista,ka humbur qetesine dhe po imiton Berishen,pa qene e nevojshme ta beje.
    Lojes se Metes po i konsumohet koha shtese,eshte hedhur ne sulm per te shenuar autogol,se me penallti e di qe portierin e ka “drogaxhi” !

  11. enter"" says:

    Rendesi ka qe keto zgjedhje fillimisht I japing goditjen perfundimtare LSI.

  12. per memedhene says:

    zoti Mero duhet te nderroni taktike .
    .
    LUL KRIMINELI E DO TI FLASESH SI I FLITET NJE KRIMINELI
    JO KESHTU SIKUR LULI ESHTE “GJUNAHQAR I SHKRETE”
    NE NJE KOHE QE AI KA AMERIKEN ME VEHTE.
    .QE NGA DONALDI VOGEL I TIRANES DERI TE AI I MADHI I WASHINGTONIT

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. 7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja

    %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

    LAPIDAR DIAMANTI QE
    USA-BE-NATO
    I KANE NGRITUR
    ENVER HOXHES
    BASHKE ME TE
    PERMJERRURIT POLITIKE
    DHE INTELEKTUALET
    RAKITIKE
    ……..

    ME ATE PROFIL KRIMINAL
    QE KA YLLI N NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,
    NE CDO VEND TE BOTES
    DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR
    APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ

    #####

    “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

    -LUL LEGENI
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -LUL MALOKARI
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    LULI KUQ
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    LUL I AMBASADORES
    Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.
    LUL TERRORISTI
    Nëse duan luftë, luftë do të ketë.
    Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë!
    Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur,
    kur zemërata popullore të ngrihet.
    Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona,
    të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi,
    mos ktheni faqen tjetër
    por qëllojini me grusht”
    .
    ESHTE E TURPESHME
    ===================
    -PER SHOQERINE SHQIPTARE
    -MEDIAT
    -INTELEKTUALET
    -TE PERNDJEKURIT POLITIK
    -DIASPOREN SHQIPTARE TE PJERDHUR TE AMERIKES
    -PER ZYRTARET AMERIKANE QE MERREN ME SHQIPERINE
    -DHE PER VETE PRESIDENTIN DONALD TRAMP
    =============
    QE MBYLLIN SYTE PARA KRIMEVE TE DJALLIT BERISHE DHE DEVILIT LUL

  13. spartaku says:

    Mos harroni! Se eshte dhe Gjin Gjoni qe do te rregulloi keto pune ne favor te Berishes dhe Metes.Kot nuk u vu ai ne krye te kolegjit zgjedhor,gjoja me short.Ai do behet nje Ristan i dyte (KQZ-jev),qe vidhte votat pa esap me urdher te Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje