Edi Rama po përpiqet të shpjegojë arsyet përse kërkon një shumicë të pastër në këto zgjedhje si PS. Shumë vetë e akuzojnë se ai e kërkon shumicën se do më shumë pushtet. Të tjerë e akuzojnë, se me këtë kërkon të japë një sinjal kundër ish- aleatit të vet, LSI. Ashtu siç e thotë Edi Rama, po kërkon të krijojë idenë se ai nuk do të qeverisë i vetëm, por nuk ka dëshirë të shantazhohet në qeverisje.
Pra, më shumë se sa një kërkesë për pushtet, Edi Rama është duke bërë një akuzë për shantazh ndaj ish- aleatëve të tij në qeverisje.
Këtu është dhe debati kryesor për këtë objektiv të pazakontë, të një partie politike në Shqipëri.
Nga mënyra se si Edi Rama u lutet shqiptarëve t’ia besojnë atij shumicën, ai më shumë se sa shumicën, është duke u thënë shqiptarve se nuk ka pasur çfarë të bënte më shumë për ta, pasi nuk ka pasur shumicën.
Është një mënyrë për të anashkaluar gjithë mangësitë e qeverisjes, problemet e saj, punësimet politike, korrupsionin në ndërmarrjet publike etj.
Kërkesa e tij e kthen atë nga një sundues katërvjecar, në një viktimë të sundimit të tij, në një njeri të pafuqishëm për t’i ndryshuar gjërat.
Kur njerëzit i thonë se “të votuam të dënoje Sali Berishën”, ai u tregon për kalvarin e reformës në drejtësi, të atyre që e penguan dhe atyre që mbronin Berishën brenda shumicës.
Kur njerëzit i thonë se ai ka qenë represiv, ai thotë se ka qenë i detyruar të mbante në këmbë një shtet që po e vinte para klientelizmi dhe shqyerja e tij për interesa politike e vota.
Kur njerëzit i thonë, se “ke dështuar me kanabisin”, ai është duke thënë se nuk ja dilte dot parcelizimit politik të pushtetit dhe magazinave politike të hashashit.
Pra në tërësinë e vet, kërkesa për një shumicë të pastër është më shumë një shfajësim i pastër për qeverisjen që shkoi, se sa kërkesë për një mandat të ri të plotpushtetshëm.
Nga ana tjetër, Edi Rama nuk duket se do të qeverisë i vetëm dhe nëse merr shumicën. Në varësi të rezultatit, nëse ai është shumicë në vend, do të ketë aleat LSI-në, dhe vetëm nëse është shumë numra poshtë 70-s, do t’i bëjë ftesë për koalicon PD-së.
Për këtë shkak, duke përsëritur përditë kërkesën për një timon në qeverisje, Edi Rama është duke u kujtuar për ato që nuk ka bërë dhe jo për atë që do bëjë. Ai po e përdor këtë strategji në fushatë për të krijuar një ndjenjë përgjegjësie tek elektorati për shumicën e pastër, e cila pas fushatës, nëse Rama dhe Basha e mbajnë fjalën, mund të konkretizohet tek reforma elektorale me prim, për të krijuar shumica të pastra në vend, jashtë shantazheve politike.
Siç mund të vihet re lehtazi, Rama as përgjërohet për shumicën e pastër dhe as e deklaron atë si objektiv, siç thotë për shembull LSI, që do jemi forca e parë. Edi Rama nuk thotë do jem fitues absolut, por lutet të jetë i tillë. Lutet në atë mënyrë që ajo të kthehet në një refren, për të treguar çfarë i mungonte mandatin që shkoi.
Tek te gjitha partite,taktika kryesore e tyre eshte te duken si “force e pare”,qesharake duken ato qe nuk kane shance as ne ender.
Pika e dobet eshte qeverisja ne kualicion,sidomos tek e majta,ku egoizmi eshte ne piken me te larte.
Shqiperia eshte perpara sfides shume te madhe,hapjes se negociatave me BE.
Kjo kerkon nje kualicion me baze te gjere,nga e majta ne te djathte,ne raste se partia e vendit te pare, nuk do besohet me mbi 71 vota.
Edi Rama Kryeminister per 4 Vite Te tjera! ???????
Materia eshte e prekshme,ndersa hici asgje.
Jemi te rethuar nga lenda, materia, dhe ne ekziztojme ne nje hapesire hici.
Ekziztojme vetem per te vertetuar qe gjithmone reth nesh ekziston materia.
Dhe dikur ndonje elektron i lire , shkon, flet, ndrin, pasqyron, vetetin, ndrin,
ne e mbysim e vrasim ,poshterojme e largojme, zhdukim.
Pa moral,kulture,dije, formim, ide, mendime,ndergjegje.
Si ne nje vrime te zeze peshtjellushem perqafuar hicin do te perfundojme ne asgje.
.
Me gjithe te metat njerezore qe nuk i mungojne Edi Rama mbetet kryeministri me i mire qe shqiptaret mund te kene ne keto kohe. Do te vije dita kur shqiptaret do ta kerkojne Edi Ramen, ashtu si nje here e nje kohe kerkuan Fan Nolin.
Trap.
Edi Rama ka qene vertet ne hall gjate mandatit qe shkoi, nuk punon dote me nje force politike qe hedh gurin e fsheh doren, do te kishte avancuar me shume ne reforma dhe ne formimin e shtetit nese do ishte vete me 71 deputet.
Qe e ka mire qe do te qeverise vetem nuk diskutohet se Lsi eshte murtaje sociale nga menyra se si ka dale ajo ne tregun politik.
Po Rama ka nje difekt tjeter te madh qe si mer dot zgjedhjet. Nuk punoi asnje dite per shumicen e shqiptareve qe ju nxiu jeten me dhune me taksa dhe arrogance. Punoi vetem per oligarkine duke ja hedhur barren te vegjelve e duke lehtesuar oligarikne.
Ndaj se hedh dot me vallen e kryeminstrit ky njeri se se ka me masen pas vetes.
Selim Roshi…shume sakte kur thua qe nuk punoj per te marre shumicen parlamentare,,dhe te pergezoj per kendeveshtimin e drejte dhe te mencur….por kur thua qe punoj per oligarket duke mos njohur as TVSH per bizneset e vogla,ketu ja ke fut kot. Gagrena me e madhe e programit ekonomik rama eshte:mose-takesimi i te vegjelve…kjo duhet te ndryshoje menjehere,qe ne diten e pare te mandatit te dyte..ciao
nuk e kuptoj se cfare votimi do te bejne shqiptaret ,kur kane parasysh LSI , me vjedhjet titanike !
nuk e kuptoj prape se cfare do votojne te djathtet kur 8 vjete e pane te djathten dhe po e shohin qe nga cadra e cirkut ne ….qytet ,3 mujor deri tek vendosja e ministrave te djathte ne qeverisjen e Edit ! se cfare lloj njerezish vuri,njeri me me shume skandale nga tjetri !
cfare duhet te shikojne keta tipa njerezish ?
kur kryekreu malok e pranoj qe ate qe beri Edi Rama me ministra te djathte ,une nuk do ta beja kurre !
pra,Edi Rama ,vetem me kete xhest politik te fundit qe beri nuk ka te llafosur si politikan !
leri qe punet ne parlament dhe reformat qe beri per 4 vjete dhe punet ne te gjithe vendin ,PDnuk do te donte ti bente as per 400 vjete !
VOTAT ,vetem per te Majten Shqiptare ![kuptohet per ata qe kane tru ].
Po pse vetem kaq!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ke shkruajtur ti per Kryeministrin e deshtuar?
Po e dime more Z.Mero; Ku e linte Like floriri te bente Rama reforme ne drejtesi. I takon Rames te udheheqe te pakten edhe 4 vjet, pasi ai ja ngriti vlerat shqiptareve kudo ne bote dhe i gjithe vendi ka perparuar shume sidomos Tirana. Kam qene me PD po e pame si na katandisin me qeverine e tyre me lulke dhe salke.
Rama dhe PS Strong. Ju uroj fitore.
O Mero, me kete artikull dole nje hipokrit i paster. Gjithcka qe ke shkruajtur ketyre 4 viteve e hodhe poshte me kete pacavure qe ke shkruajtur. Po ku ishte ti te shkruaje me kete gjuhe jo me larg se 4 muaj perpara?
Po a nuk ishe ti ai qe shkruaje qe LSI ka kapur pika kyce ne administate dhe qe po pengon Ramen?
Po nuk ishte ti ai qe shkruaje qe Edi Rama ne drejtesi nuk mund te bente me shume sepse pengese ishte vetingu?
Po a nui ishe ti ai, ai , ai??????
Edi Rama do jete kryeminister dhe ai do i shkoje deri ne fund atyre qe ka premtuar.
Zoti Mero. Neqoftese ti nuk mendon se pjesemarrja e LSI ne qeverisje krijoi nje shtet brenda shtetit, atehere kot te paskemi lexuar deri me sot.
Te kerkosh shumice apsolute, eshte tregues i paaftesise per te bere politike. Politike do te thote te meresh vesh, jo te urdherosh! Njekohesisht deshira per shumice apsolute eshte nje semundje e vjeter e pushtetareve te semure mbas pushtetit. Ne kemi nje histori te shemtuar me pushtetaret apsolut. Nuk jane te dobishem, perkundrazi jane te demshem.
Sado qe Mero ta justifikoje Edi Ramen, dielli nuk mbulohet me shoshe. Rama dhe klani i tij ka vjedhur as me shume dhe as me pak se klanet e Berishes, Metes, Mediut, Idrizit, etj. Prandaj dhe asnjehere nuk do te denohet vjedhja dhe mashtrimi ne Shqiperi, sa kohe qe pushteti do te jete ne dore te hajduteve, te cilet grinden nganjehere per ndarjen e plackes se grabitur, por e ruajne njeri tjetrin per te ruajtur veten e tyre. Bojkotoni Hajdutet!
Ps do te arrije e vetme mbi 75-76 mandate.Sa per aleancat pas zgjedhore , Pdiu me 5 -6 mandate do te ishte zgjedhja me e mire.Pd Lsi se bashku nuk do te arrijne me shume se 50-55 .
leter zotit Mero
=============
i nderuar duhet te kapesh thelbin e problemit:
.
Ne 2013 pranuam qe te bejme kualicjon me QELBESIREN ilirmeta me qellim qe te permbysnim SALUL KRIMINELIN & SONS.
.
Gjate kesaj periudhe 2013-2017 QELBESIRA ilirmeta & monika kokemadhje e trashen ndyresine e tyre qe nuk eshte vendi ta argumentojme
.
PARA SHQIPTAREVE SOT ESHTE DETYRIM KOMBETAR:
tja japim voten edi rames fuqimisht ..edhe mbi 80 deputete qe te varrosim
-SALI & LUL KRIMINELIN
.
-ILIR METEN QE KA NJE NDYRESI KRIMINALE..
.
VECORIA E ILIR METES
LEXUESHEM ESHTE NJE
KOQE KANDARI (GURE PESHORE)
QE ARVIZUJA APO DONALD LUJA I RRADHES
E KALOJNE NJE HERE MAJTAS DHE NJE HERE DJATHTAS
QE NUK NDODH AS NE VENDET KOLONIALE…
.
ME NJE FJALE KA ARDHUR KOHA QE PUSHTETI AMBASADORAL ME SALIUN-ILIRIN DHE LULIN TE MARRE FUND
.
PASI NDYRESIA ILIR META KA KALUAR NE OFENSIVE PO I KUJTOJME KETO RRJESHTA
.
LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
(DOKUMENT I ARSHIVUAR NE PARLAMENTIN SHQIPTAR)
=======================================================================
Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
“Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare.
Mua me pelqen EDI RAMA per arrogancen e tij qe ka, i mire apo i keqper sot ai thot une jam,por.PER qeverisje do te thosha kur ska te tjere ,ai mbetet .Une jam ushtarak dhe ndergjegjia me detyron te jem me te,por nuk e meriton,Urimi im eshte; vota ime gjak e dhjame tu befte,por kocke e lekure te mbetesh,HARRAM TE QOFTE QE NUK NA VLERESOVE NJEHER , neve qe kapelen e ushtarakut e vume ne koke qe 14-vjec .
Kjo qe ke shkruar o MERO nuk eshte gje tjeter vecse nje pluhur genjeshtrash kunder Edi Rames dhe PS.
Nuk them se jane te shenjte por qe LSI e ka demtuar shume qeverisjen e PS-se kjo eshte e vertete si drita e Diellit,qe PD bashke me LSI kane penguar avancimin e Reformes ne Drejtesi edhe kjo eshte e vertete e pamohueshme dhe nuk jane pak.
Qe Edi Rama kryeminister eshte per fat te mire dhe te keq Alternativa me e Mire sot per sot ne Shqiperi edhe kjo eshte e qarte si Drita e Diellit.
Megjithate argumentet qe ti ke paraqitur nuk rrine ne kembe.
E mira e SHqiperis dhe e shqiptareve, esht qe Edi Rames ti besohet edhe kater vjet te tjera me 25 Qershor, per te cuar rreformat e ndermara deri ne fund. PD, esht parti e djegur, e mbylli misjonin e saj, si motrat e saj ne gjith vendet e lindjes, qe u shuan se ekzistuari, le ti mbetet historis, ndersa LSI esht parti e mashtruseve, ne te jan mbledhur ter hajdutet , trafikantet dhe te larguarit e nga PD e PS. LSI mbi jeton me mashtrime e premtime boshe dhe aq sa hariti, esht merit e Rames qe i ka ber leshime te pamerituara. Lokomotiva e zhvillimit ekonimik, dhe ritjes te mirqenjes mbetet PS, vetem kjo force politike esht ne gjendje te bej shtet, askush tjeter.