Nuk e ka marrë, e ka vjedhur!

29 Maj 2017, 19:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati mbi spastrimet drastike të Lulzim Bashës dhe më keq akoma, emërimet dukshëm klienteliste kudrejt blerjes së vendit në listë, në dhjetra raste, kanë ngritur një furtunë brenda Partisë Demokratike. Të zemëruarit nuk janë vetëm ata që kanë mbetur jashtë listave, por dhe plot drejtues strukturash dhe demokratë të thjeshtë.

Në këtë debat mund të fitonte Lulzim Basha, sikur kjo të ishte një reformë e guximshme e tij, për të hequr çdokënd që ka pas punë me PD para 2017-s dhe për ta zëvendësuar me një ekip të tij. Mund t’ia dilte nëse do të sillte në listat e PD, njerëz me integritet, personalitete publike, ose figura të reja të së djathtës, që rezonojnë me historinë e saj. Mund t’ia dilte në fakt, nëse e niste këtë betejë me Sali Berishën, duke i dalë ballasi atij.

Në fakt, Lulzim Basha ka më të këqinj ata që ka sjellë, se ata që ka hequr, ndërsa më të këqijtë fare, janë ata që nuk i ka hequr dhe i ka lënë në lista të sigurta. Përpjekja e tij për ta rrethuar me tinzari Sali Berishën, duke lënë të kuptojë se ka miratimin e tij, është thjeshtë një përpjekje për ta vjedhur PD-në dhe jo për ta marrë atë.

Partia Demokratike është parti e madhe, parti historike e Shqipërisë dhe ka një libër rregullash, që është shkelur disa herë nga Sali Berisha, por jo në këtë formë dhe në këtë cilësi. Lulzim Basha ka shansin ta marrë Partinë Demokratike si kryetar i saj, pasi më 2013 ja dhanë, por problemi i tij është gara. Dhe për këtë shkak ai nuk ka denjuar ta marrë Partinë Demokratike me garë, por ta vjedhë atë.

Statuti i Partisë Demokratike përcakton fare qartë, se lista e kandidatëve për deputetë miratohet nga Këshilli Kombëtar, përmes një rekomandimi politik të Kryesisë së PD. Lulzim Basha nuk e bëri këtë, duke shkelur rëndë statutin në një pikë të pakthyeshme për legjitimitetin juridik dhe politik të asaj liste. Ai e shkeli statutin, pasi e di që nuk e kalonte dot atë listë. Pra një gjë që nuk e merrte dot me djersë, thjesht e vodhi.

Ky është i vetmi problem i tij.

PD duke qenë parti e madhe, nuk mund të vidhet, pasi ajo funksionon duke qenë i gjithë trupi i gjallë. Nëse asaj i pret diku duart, diku këmbët, diku shpirtin, ajo vdes dhe Luzim Basha do të rezultojë një kryetar nekrofil, që ka përdhunuar një trup të vdekur.

Iniciativa ligjore e Topallit e Imamit për ta shkarkuar atë, si një njeri që ka vjedhur ekipin drejtues të PD, është legjitime. E bërë në fillim të kësaj fushate duket e rëndë, por në fakt nuk është aspak e tillë. Lulzim Basha dhe kështu ka pas për t’i humbur këto zgjedhje. Ky debat mund t’ia lehtësojë arsyet. Por beteja e tyre për ta bërë atë humbës në zgjedhje është legjitime. Ata nuk kanë më një marrëveshje politike me të, dhe ai duhet të përballet me pasojat e aktit të tij. Kur nis një betejë duhet ta çosh atë deri në fund dhe ata kanë nisur betejën për të rrëzuar Lulzim Bashën. Si fitimtar ai nuk mund të zbohet! Dhe gjithkush që ai ka poshtëruar, është i lirë dhe pa komplekse të luftojë për humbjen e tij si kryetar. PD dhe ashtu e humbur është. E vetmja shpresë është mëshira e Edi Ramës për t’i futur në qeveri. E mira e PD vjen pas këtij debati të hapur, ndoshta i pari në historinë e saj.

Basha është i lirë të bëjë fushatën e tij dhe po ja doli të ndërpresë dhe hemoragjinë e PD, por duhet ta dijë se pas 25 qershorit, nëse ai humbet, dhe duket qartë që do humbasë, duhet të përballet jo vetëm me dëmin që i ka bërë PD-së, por dhe me tentativën për ta vjedhur atë.

Sali Berishës për të marrë PD-në, ju deshën kohë. Në çdo palë zgjedhje ai nxirrte nga një grup armiqësor, duke eleminuar në fillim themeluesit e veçanërisht Azemin, pastaj bërthamën antikomuniste të saj, e më pas atë reformatore. Por gjithnjë e mbante një ekuilibër mes atyre që zbonte, e atyre që thërriste, duke respektuar qoftë dhe formalisht statutin e partisë.

Ky gjesti tinzar i Bashës, që kërkon të marrë PD-në brenda një nate, pa luftë, duke e vjedhur atë, duke injoruar statutin dhe rregullat e lojës, është një lojë e rrezikshme.

Unë e kuptoj që Lulzim Basha mezi pret të shpëtojë nga Sali Berisha, nga Zeni, nga Argita, dhe nga gjithë garda e vjetër e partisë, për të pasur një parti me familjen e vet politike dhe biologjike, por kjo puna e marrjes së PD, nuk është si tenderi i “Rrugës së Kombit”, apo lejet e Bashkisë, që mund të zgjasësh dorën dhe t’i vjedhësh. Kjo do pak punë, pak kohë dhe mbi të gjithë do pak luftë. Jo gjithmonë vjedhja të bën pasur. Ndonjëherë ta heq nga duart dhe atë që të takon. Ndaj Lulzim Basha duhet t’i futet betejës për ta marrë PD-në sipas rregullave, duke dalë përballë Sali Berishës dhe Familjes së tij dhe përballë edhe emrave të vjetër të PD. Nëse ja del ta marrë ashtu, ai do t’i bëjë një shërbim të madh vendit, dhe do ta reformojë realisht politikën shqiptare. Kështu me të vjedhur, jo vetëm që nuk sjell asgjë pozitive, por ngre një histori të re mbi një krim, i cili do ta rrënojë menjëherë. Sidomos për të vjedhur e ka pak të vështirë, pasi është përballë ustallarëve të vjetër, të asaj pune.

Duhet një betejë Lulzim. Jo të gjitha gjërat në jetë, duhet të jenë ose dhurata, ose sende të vjedhura.

19 komente në “Nuk e ka marrë, e ka vjedhur!”

  1. andromeda says:

    Luli-skifteri i PD-së. Sidoqoftë, Mero, e kemi thënë që PD ekzistuese duhet asgjesuar si një parti pa ide e pa program të qartë, por sidomos një parti që ka mbi shpinë abuziet kolosale me pushtetin tetë e më shumë vjeçar. PD-ja ka nevojë të riformatohet dhe ndoshta është kjo që po ngjet sot me të, mënyra se si duhet riformatuar.

    1. Per Memedhene.... says:

      Ka tre gafa te pafaleshme ne kete editorial:

      E para:
      Nuk ka zog kurve ne bote te ndaje bashkfajesine kriminale te Djallit Berishe me Devilin Lul
      per 21 janarin 2011—rrugen e kombit dhe shitjen e detit jon…ECT.
      .
      .E dyta
      Edhe Imami edhe Topallesha jene pjese e krimit lul berishian dhe mjaftojme te kujtojme deklaratat e tyre kanibale per te vraret e 21 janarit ( kujtojme qe tashme ne listen e atyre qe duhen denuar per kete masaker pervec Saliut dhe lulit duhen denuar dhe arvizu-edi rama-ilir meta).
      .
      E treta
      Shume po abuzohet me idene se “kamunizmin” e hodhen ne 1991-1992 studentet e dhjere te dhjetorit me turbokomunistet berishe & company dhe ca rajersone elezbibere dhe matherfuckare makartiste dhe xhorxhsorrosiste.
      .
      Cdo shqiptar me arsim minimal e kopton se Enveri drejtoi ate vend nga 1944 deri ne 1974 pra rreth 30 vjet..dhe me vone filloi nje renie e lire deri ne degradim dhe tradheti ndaj vendit.
      .
      Shkurt muhabeti:
      .
      Ne 1990 sistemi/regjimi I atehershem kishte te pakten 10 vjet nga 17 dhjetori 1981(vrasja e Mehmet Shehut) qe kishte vdekur dhe ai “revolucjoni demonkratik” me dhjetoritett e dhjere te dhjetorit me Sali bishen e Titogradit dhe me dyshen antiamerikane Rajersonoviq-biberoviq kryn nje akt te pashembullt kanibalesk qe sa me shpejt te thuhet kjo e vertete aq me mire eshte per kombin shqiptar..
      .
      Pikerisht misioni I PD qe ne fillimet e veta kishte nuance te forta idealiste dhe kombatare u prisha qe ne embrion nga banda e tropojes e elezbiberajt-berishes-hajdarit-mehmetelezit-dhe falangat zogiste-xhaferrdeviste qe pas 1992 bene nje terror deri ne genocide antikomunist qe ja kaluan dhe fashisteve ne L2B.
      .
      Thjesht sot ka ardhur koha per nje gjyq nurembergu ku te paret qe duhen gjykuar per krime kunder njerzimit te jene Berisha dhe Basha pa perjashtuar te pakten dhe nja 10 cope politikane me rendesi dhe dipllomate ne Usa & Be qe nen preteksin e epsheve antikomuniste e kthyen ate vend ne Hale Ambasadoresh..ne Kolumbi te europes dhe Siceli mafjoze e viteve 60-70.
      ==============
      NJIHUNI ME DOSJEN SUPERKRIMINALE TE TE PANDEHURIT
      .
      LUL XHELAL BASHA QE DUHET TE ISHTE I PARI NE LISTEN E DEKRIMINALIZIMIT TE ANTIAMBASADORIT DONALD LULI
      ==============

      LULI ESHTE KRIMINEL,SPIUN & TRADHETAR ..
      DHE KETE NUK E SHPETON
      – AS THENIA E ARVIZIUT SI YLL NE NGJITJE.
      -.AS PUTHJA NE FAQE E NULANDES SA HERE E TAKON
      -AS KOMEDIA E KOMIKUT DONALD LU ME REFORMAT E LU LESHIT
      -AS BREKET E PERMJERRURA TE EDIRAMES
      AS KALI I TROJES ILIR MUTA
      DHE AS ZOTI VETE
      KRIMINELI LUL E DO NE LULE PIKE..

      ,,,,,,,
      ME ATE PROFIL KRIMINAL QE KA YLLI N NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,NE CDO VEND TE BOTES DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ
      “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL
      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.
      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..
      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret
      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…
      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje
      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment
      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..
      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …
      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL
      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules
      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…
      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.
      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…
      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.
      .
      Epilog:
      Misioni I PD ka mbaruar qe ne uzurpimin e kesaj levizje ne 1991 nga Sali Monstra
      dhe do mjaftonte qe
      vetem deshmite te pabesueshme AUTENTIKE te Izet Haxhise per ate kohe
      te ngacmonin jo vetem sedren kombetare te shqiptareve atdhetare
      por dhe te dipllomacise euro-amerikane
      qe po gabojne ne menyre kriminale
      qe ne vend te ujkut Serberishe duan te katapultojne gjarperin Lu Serbasha

      1. XheJ eN Bi says:

        Skypion…Lylzimi…

        Këtë koment e kishe dhe dje.Sot Editoriali nuk është me të njëjtën temë,po ti për atë që të djeg ,atë shkruan.
        Edhe unë po atë do të shkruaj, që të shkruajta edhe dje.
        Skypion…Lylzimi,ti ose je më i zgjuari në Shqipëri,ose je më budallai në Shqipëri.
        Nëse të gjithë nuk të kuptojnë ty, atëherë ti je më i ZGJUARI në Shqipëri.
        Nëse ti nuk i kupton të gjithë shqiptarët,atëherë ti je më.BUDALLAI .
        E vërteta është kjo e dyta se nuk ka mundësi që një popull i tërë të jetë budalla,ngelet që të jesh ti BUDALLAI.

      2. Shkodra says:

        KAR ,IDIOT,PSIKOPAT ,…..SHKO BEJ SHURREN.

    2. Skypion says:

      Pas suksesit te jashtezakonshem,qe Lulzim Basha,arriti me ane te protestes ndaj kundershtarit politik – duke e vene ate ne pozita te mjerueshme te demaskimit dhe diskretitimit ,brenda dhe jashte Shqiperise,si nje Kryeminister qe e ka zhytur vendin ne korrupsin,krim dhe kthyer ate ne nje plantacion gjigand droge – dhe pas imponimit,si pasoje,qe i beri Rames me nje marreveshje politike,qe e favorizon ne maksimum Partine Demokratike,duke e rikthyer ate ne pretendenten kryesore per fitoren e zgjedhjeve parlamentare, krejt papritur dhe papandehur,u shpall Intifada ndaj tij…
      Te gjithe i jane kthyer kunder Bashes.Eshte nje gje e jashtezakonshme,e paprecedente.
      Eshte nje gje e cuditshme edhe per vete standardin shqiptar te cudise!
      Duket sikur jemi para nje konspiracioni te madh Anti-Basha.Edhe me racionalet,edhe me skeptiket ndaj teorive konspirative,po e kane te veshtire te mos e bluajne ne mendjen e tyre,nje opsion te ketille.
      Natyrisht ,qe nuk kemi te bejme me nje konspiracion,ne kuptimin e pare te fjales.Por,me nje te tille figurativ,porqe i afrohet shume prane realitetit,padyshim qe po.
      Jane nje sere mpleksje rrethanash,nga me te ndryshmet,qe e bejne te mundur kete pershtypje.
      Pozita jashtezakonisht e favorshme qe fitoi Basha pas protestes dhe marreveshjes politike me kundershtarin ka bere qe ,ndaj tij,te kete shume armiqesi,cmire,mllef,deshire per ta pare te rrezuar nga atje lart ku arriti te ngjitej.
      Te gjithe ata qe duan rrezimin e tij, kane arsyet e tyre.
      -Se pari,kundershtari i tij politik,Edi Rama,i cili e ben pergjegjes per dy gjera : 1)per demaskimin dhe diskretitimin qe i beri Basha nderkombetarisht,si nje Kryeminister te korruptuar,inkriminuar qe ka kthyer Shqiperine ne plantacion droge;2)per shkak te imponimit te marreveshjes poshteruese politike,per Qeverine e tij dhe per vete ate si Kryeminister i saj.
      -Se dyti,aleati i Rames,ortaku i tij,vellai i tij armik Meta,i cili e ben pergjegjes Bashen per poziten jashtezakonisht te veshtire,ku ndodhet e nga ku i duhet te garoje i vetem,ne nje gare me plot te panjohura dhe rreziqe,qe mund te rezultojne fatale per LSI-ne.
      – Se treti,jane te gjithe aleatet e vegjel te Rames,te cilet, per cudine e cudirave,per percudnin e percudnirave,per perversitetin e perversiteteve te kesaj bote shqiptare nuk ia falin Bashes marreveshjen politike qe beri me shefin e koalicionit te tyre !!!…
      – Se katerti,jane te pakenaqurit brenda vete Opozites se Bashkuar.
      – Se pesti,jane gazetaret,analistet,politikane-analiste e gazetare-politikane,mediat qeveritare dhe ato “te pavarura” apo “opozitare”,portalet qeveritare dhe ato “te pavarura” apo opozitare,por edhe ndoca fillozofe e mendimtare te zhgenjyer qe Basha nuk ndoqi pike per pike udhezimet e tyre(!); te gjithe ne bllok,pa asnje perjashtim tek mediat e medha dhe me ndonje perjashtim tek ato periferiket,qe nuk ia falin Bashes mospermbushjen e profecive te tyre ne rastin me te mire,dhe per arsye te mercenarizmit ne rastin me te keq dhe qe ky i fundit ka hisen me te madhe ne kete kundervenie.
      – Se fundi,per ti vene kapakun,apo me sakte ,ata qe ia hoqen krejt kapakun,jane te pakenaqurit,te inatosurit brenda vete Partise Demokratike.
      Gjithesecili per arsyet e veta,duke krijuar,disa pa dashje,ca me shume me dashje,ca te tjere akoma ,edhe keta te shumte, te pergjeruar per dashje,nje lloj Aleance Qelbesirash kunder Lulzim Bashes.
      Mund te themi me plot gojen,se kjo eshte Aleanca e Qelbesirave Plus.
      Te permjerrsha Aleances e Qelbesirave te Muc Nanos … me ca kriminele ordinere,trafikante droge dhe prostitucioni,perdhunues dhe vases…!!
      Aleanca e Qelbesirave Plus,eshte aleance e boseve te ketyre ordinereve plus median,shoqerine civile dhe nje pjese te Opozites.
      E gjithe kjo Aleance,kunder Lulzim Bashes…
      Ashtu sic pati nje mpleksje kaq te pafavorshme per Bashen,e cila mpleksje pra qe beri te mundur Aleancen e Qelbesirave Plus,ashtu do te kete edhe nje shpleksje te tyre,per arsyen e efektit boomerang.
      Shqiptaret po rrine e veshtrojne nje shfaqje shume te shemtuar dhe te poshter: sesi ndaj nje njeriu te vetem,sesi ndaj Lulzim Bashes,jane versulur te gjithe;te majte e “te djathte”,te varur dhe pavarur,pa dallim.
      Dhe,jam i bindur se do te dine si te reagojne ndaj kesaj poshtersie.
      Eshte ne natyren njerezore,qe te reagohet me refuzim dhe perbuzje ndaj saj.

      1. Edhe ti says:

        Ja dhe diarrea politike e skypionit ,mund të mungonte valle.?

  2. Durrsakja si tatërr says:

    E njifni shtremsiren Grigja Suma??? Ajo i ban te gjitha.

  3. Edi says:

    Jam sh dakort qe PD te reformohet,por nuk shoh asnje alternative te ndershme,AQ me pak Lupi qe e filloi si hajdut e i korruptuar.Alternativa eshte nje parti e re me sigel tjeter NGA basa..

  4. Zigur Qarri says:

    Mero Baze i qan hallin demokrateve?Ç’hipokrizi!
    Ashtu si e ka vjedhur Partine Luzim Basha,vlen te thuhet per te gjith Partite,pa perjashtim.
    Ndryshe nuk do te ishte situata politike ne Shqiperi,aty ku ndodhet tani.
    Perse nuk analizon edhe Krietaret tjere ti,ti qe mbahesh “i paanshem”?

  5. niki says:

    PD-ja duhet te rithemelohet duke i asgjesuar te gjithe antaret nga Berisha deri tek i fundit BASHA.Zoti Baze
    mendoj se e dini shume mire , qe smund te jete Basha ai qe do te revolucionarizoj PD-ne.

  6. bregdeti says:

    Te ka zene meraku per PD o Mero .Ajo qe ben luli eshte shume interesante te gjithe ata demokrat te vjeter jane uqer te lukunis sali berisha te pa ngopur e te pa skrupull. Gazetar je jo diplomat o Mero ndjes pacin uqrit e vjeter qe ulerinin ne parlamentin qesharak shqiptar ku ilir meta sa her qe behen votime eshte ne qeveri.Beni kriqin qe keni nje politikan europian si Edi Rama Zoti e bekoft

    1. Tagul says:

      Të dhefsha ty e Edi lakuriqin

  7. Lexuesi says:

    Hambari gazetarise Shqiptare Mero Baze
    Cdo fjale dhe fjali Kane perfeksionizem
    Asnjeri nuk mund te arrije ne keto lartesi
    Te falenderoj edhe pse nuk te njoh aspak
    Lexusi Montreal Canada

  8. kombi says:

    Duhet te shperbehen , nuk ka zgjidhje tjeter .
    Cdo fillim ka nje fund .

  9. era says:

    Mero djali,mos u perdridh,si purteke,por bjeri drejt:A DO E PRANOJE FORMULEN E BASHKIMIT PS+PD= PPSH?,A JEMI KETHYUER NE KOMUNIZEM?KJO ESHTE E REJA E SHBA,DHE BE,NE BASHKEPUNIM ME ME DY MASKARENJTE E SHQIPERISE EDVIN=BASHA? KETO PO PATE KOHE KOMETOJA PUBLIKUT,E LERI HISTORITE,SE FITON APO HUMBET LULI ME SALIUN.PO SALIUN KUSH E KA AMNISTUAR?

  10. era says:

    Mero djali,mos u perdridh,si purteke,por bjeri drejt:A DO E PRANOJE FORMULEN E BASHKIMIT PS+PD= PPSH?,A JEMI KETHYUER NE KOMUNIZEM?KJO ESHTE E REJA E SHBA,DHE BE,NE BASHKEPUNIM ME ME DY MASKARENJTE E SHQIPERISE EDVIN=BASHA? KETO PO PATE KOHE KOMETOJA PUBLIKUT,E LERI HISTORITE,SE FITON APO HUMBET LULI ME SALIUN.PO SALIUN KUSH E KA AMNISTUAR?

    MERO PO BEHESH SI GARI BALLIU DHE GAZETA”55″.

  11. era says:

    Mero djali,mos u perdridh,si purteke,por bjeri drejt:A DO E PRANOJE FORMULEN E BASHKIMIT PS+PD= PPSH?,A JEMI KETHYUER NE KOMUNIZEM?KJO ESHTE E REJA E SHBA,DHE BE,NE BASHKEPUNIM ME ME DY MASKARENJTE E SHQIPERISE EDVIN=BASHA? KETO PO PATE KOHE KOMETOJA PUBLIKUT,E LERI HISTORITE,SE FITON APO HUMBET LULI ME SALIUN.PO SALIUN KUSH E KA AMNISTUAR?

    MERO PO BEHESH SI FARI BALLIU DHE GAZETA”55″.

  12. Lirim maloku says:

    Nuk mund te Jesh dhe demokrat dhe shpellar Shpellari vetem anarshi sjell sic ndodh ne shqiperi. Sjell dhe prostitucion Pershendetje nga Florida US

  13. Ike sali mere me gjithe pd e lulzim bash. Ike ne tsateme. says:

    Sali berisha vjedh e poshteron brenda partise. E cfare zgjedhje te lira mund te bej ai.
    Hajde demokraci ne shqiperi hajde.
    E keqja eshte se dhe rama ben te njejtat gjera. Filloi qe me mbajtjen e postit te kryetarit pa zgjedhje fare. Ky kafsha beri ca vjedhje fallco e pastaj e hodhi ne hendek olldashin po rama nuk beri fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje