Mënyra se si Lulzim Basha arriti të hyjë në spiralen e një marrëveshje politike me Edi Ramën, i dha atij një përparësi që nuk e gëzonte më parë. Ndryshe nga ecejaket nga zyra e Berishës në takimet që bënte më parë, Bashës ju desh të mbyllej për tre orë, papritur dhe pa u përgatitur me kundërshtarin e tij, dhe t’i jepte zgjidhje krizës politike. Gjatë këtyre tre orëve, ai nuk ka komunikuar me Sali Berishën dhe kjo është një provë që ai e ka marrë vetë vendimin për marrëveshjen.
Sali Berisha nga ana e vet, ka ditur të mos mërzitet nga kjo dhe sapo përcolli Ilir Metën nga zyra, doli përshëndeti marrëveshjen si historike.
Pra, në një farë mënyre, ja njohu dhe ai Bashës pavarësinë për vendimin që mori.
Tani brenda 24 orëve, Basha duhet të paraqesë listën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe kandidatët për disa poste kujdestare ministrore dhe agjenci shtetërore, në periudhën e fushatës.
Këtu ai ka dy probleme.
E para, cilësia e atyre që do të paraqesë për poste administrative kujdestare, është delikate, pasi në një farë mënyre është një sfidë për një qeveri hije para zgjedhjeve.
Demokraci si kjo e jona, nuk operojnë me qeveri hije, pasi shoqëria jonë nuk i pranon shumë rregullat e lojës, dhe kandidatët kthehen në viktima të vetë partisë. Kundër tyre nis një fushatë e pazakontë denigrimi dhe përçudnimi, aq sa në vend të vlerave, të kthehen në problem, edhe kur nuk janë.
Është kjo arsyeja, që askush nuk e ka promovuar modelin e qeverisë në “hije” gjatë 27 viteve. Biles dhe listat e deputetëve i dorëzojnë në minutën e fundit të afatit, që të mos ketë mundësi t’i sulmojë dikush.
Lulzim Basha është i detyruar ta bëjë këtë për shkak të marrëveshjes. Gjashtë ministrat e propozuar prej tij, zëvendëskryeministri dhe drejtoritë kryesore të agjencive shtetërore, janë në fakt i gjithë pushteti real i së nesërmes. Ata që i marrin sot ato poste, nuk është se kanë diçka në dorë, por kanë në dorë t’i prishin punë PD-së nga mënyra se si zgjidhen.
Duke qenë të detyrueshëm të jenë persona teknikë, ata kanë lehtësinë të jenë të panjohur për publikun, por jo për PD-në. Dhe në këtë pike, do të kuptohet se kush do të jetë “raca” e re e PD, që pretendon të vijë në pushtet.
Nga ana tjetër, të njëjtën sfidë Basha e ka edhe me listën e deputetëve. Debati që bëhet për ata që do të jenë në listë në raport me listën e vjetër të PD-së, është pak e rëndësishme. Basha mund të pastrojë listën nga kritikët e vet dhe njerëz që nuk i ka të sigurtë, por kjo nuk i duhet askujt. Problemi i Bashës është me ata që do të fusë në listë, pasi ata do të jenë PD e re e tij. Emrat që ka në qarkullim, apo që pretendojnë, janë pesha shumë të lehta, që nuk i thonë asgjë publikut dhe PD-së, për të mos thënë që nuk i sjellin asaj asgjë. Po aq qesharak është dhe tribalizmi i Berishës, që do të fusë në lista dhëndrin apo njerëz të fisit, si trashëgimtarë politikë. Njerëzit më besnik të Berishës janë politikanë që nuk janë familjarë të tij dhe katandisja që të fusë njerëz të familjes për të pasur besnikë në parti, është primitivizëm.
Në këtë pikë, Basha rrezikon ta kthejë listën në qoka familjare për Berishën dhe në njerëz me profil të ulët të tij, me të cilët ndjehet i sigurt në parti. Më e sigurta për të, është të investojë tek njerëz të pakonsumuar, por jo anonimë, të cilët mund t’i ofrojnë vlera PD-së në të ardhmen. Kjo do t’i japë kuptim një PD-je, që do të quhet e tij. Deri tani, Lulzm Basha quhet kryetar i PD-së, por PD nuk është e tij.
Z. Mero!
Kam dyshimin, te forte madje, se e gjithe kjo histori, qe nga dita e pare e ngritjes se Cadres se Lirise (eshte fjala per Liri Berishen),
dhe deri diten (apo naten) e nenshkrimit te Marreveshjes Basha-Rama, apo Rama-Basha, ka qene nje loje, nje teater midis dy udheheqesve te medhenj te Shqiperise (Rama-Basha), dhe rrezik qe per Cadren te kete qene ne nje mendje edhe vete Rama.
Te gjitha sa jane thene dhe dhuhen, nuk perkojne me njera-tjetren, madje as kryeanalisti Andi Bushati, nuk qe ne gjendje te parashikonte se si do te shkonte filli i Cadres se mikut te tij Basha. Kam frike, se e gjithe kjo, u be per te pergatitur bashkeudheheqjen bipartizane (PD-PS), dhe te lere me gisht ne goje te tjeret, sepse ka shume gjasa dhe mundesi, qe kjo simbioze (bashkejetese) te vazhdoje edhe mbas zgjedhjeve, pavaresisht se cila parti del force e pare. Nje aleance e re PD-PS, u mbyll shtigjet partive te vogla, ndoshta edhe vete LSI-se.
Por qe Luli, te kete marre vete vendimin per Marreveshjen, nuk duhet t’ju shkoje ne mendje. Ka qene Sali Berisha, ai qe e ka ditur i pari, pastaj Luli e ka mesuar nga shefi i tij, dhe ky i fundit nuk ka bere gje tjeter, vecse e ka pranuar ne heshtje, me gjoja mbas 2-3 ore ne bisede koke me koke. Vizita e ambasadorit amerikan ne zyren e Berishes, ka bere qe gjerat te merrnin drejtimin qe mores: Z. Lu, i la ne tavoline Berishes Marreveshjen, me ndonje ndryshim te vogel, qe i ka lindur Lulit ne bisede e siper.
Shikoje nje here kete version, se ndoshta mund te nxjerresh me shume gjera lidhur me kete histori.
Me shume respekt,
Albani
Per mua,vednimi i Rames dhe Bashes ne daten 18 Maj,ka qene i pregatitur prej mese nje muaj perpara!
Te gjitha negociatat e bera,djegia e afateve te rregjistrimit te koalicioneve,ishte nje loje shahu e dirigjuar nga Daja i madh!
Vetem keshtu do te behej realitet “heqja qafe” e partive qe vetem pazare dijne te bejne me mandatet e tyre!
Nuk eshte rastesi qe direkt pas takimit te krereve te partive politike,te “therritur”nga Mediu dhe Duka,dy te gjatet te mblidhen vetem per vetem,dhe pas tre oresh dalin me dicka qe ne fakt kishte dite qe Agaçi dhe Bylykbashi,nen drejtimin e Lu-se dhe me miratimin e DASH dhe BE,e kishin te gateshme dhe ja serviren te gjitheve si gjetje te sekondes se fundit!
Ne kete mes,te vetmit qe kane ditur per kete zgjidhje kane qene aleatet perkates,Meta dhe Mediu.
Kush mendje e shendoshe e pranon se kalimi i Metes ne Presidence ishte zgjidhje aty per aty?-Asnje!
Une,sido qe te jete,e pershendes kete zgjidhje,sado te pakenaqur qe te kete lene!
Ketij vendi,parti te tipit Noka,”Kaubojsi”,PSD,PAD, e terci e verci,ishin vetem nje lemsh ne gryken e shqiptareve.
Tani le te rrine ne arkivat e historise si disa parti,qe sistemi “demokratik” i prodhoi qe te kishte mundesi te bente pazare te tipit me jep 2 vota per presidentin dhe neser te fuse te lista emerore e partise time per te dale deputet!!!!
Me parlamentin e ri,do te doja te zgjidhej njehere e mire paradoksi alla shqiptar:-Cdo kryetar partie qe kerkon te behet deputet,le te dali me logon e tij dhe ta provoje bythen ne beteje!
Zakonisht ne lojrat e mashtrimit dhe me prestigjatore perdoren ngjyrat dhe veshjet per te ndryshuar pamjen dhe hutuar spektatoret. Ne fakt permbajtja eshte e njejte dhe aktori po ai. Edhe partite ne Shqiperi, jane e njejta kompani (substance) me filiale e dege te shumta. Ato jane krijuar nga e njejta kupole qe mashtron e vjedh popullin, por qe te duken si te pavarura dhe te ndryshme, kane qepur kostume te larmishme dhe i kane lyer portretet e tyre me bojra te shumellojshme. Sidomos partite kryesore perpiqen per tu treguar sa me te vecanta e origjinale: Te majta e te djathta, te qendres e te ekstremeve, patriotike e te shitura, liberale apo konservatore dhe lloj lloj emrash te cpikura nga mendjet e lidereve perkates, qe duket sikur luajne me taktika te ndryshme dhe ndeshen me njeri tjetrin por ne fakt jane bashke, sepse strategjite qe perdorin kane te njejtin qellim: VJEDHJEN MASIVE (kryesisht te popullit, por edhe te njeri tjetrit). Kush ka sy dhe tru ne koke, e ka kuptuar dhe pare se si u ka dale dhe rjepur boja e makiazhi, gjate ketij tranzicioni te sterzgjatur, qe nuk po mbaron kurre ne Shqiperi.
Shqipetaret kane nevoje urgjente per protektorat te BE-se dhe mandat te kufizuar kohor per te zgjedhurit vendas. Mocali i korrupsionit politik dhe mafioz ne Shqiperi nuk mund te pastrohet nga elita aktuale. Duhet te rrjedhe shume uje, qe te qarkulloje dhe te pastroje vendin nga bataku i krimit dhe vjedhjes masive. Vetem nje Guvernator i Huaj, qe do ndaloje dhe denoje cdo shkeles te ligjit dhe nje rryme e forte por e vazhdueshme me prurje te reja ne te gjitha hallkat e shtetit shqiptar, do te zevendesoje mafien e ketij pushteti qe na ka qeverisur e grabitur prej shume vitesh. Kemi nevoje per gjak te ri dhe te pa ndotur, por kjo nuk arrihet as me Sali (Lul) Berishen, as me Ilir (Monika) Meten dhe as me Edi Ramen. Ushqimi i Mafies jane votat e popullit dhe kushdo qe te fitoje, i vetem ose si koalicion dhe kushdo shqiptar qe te qeverise vendin, nuk ka per te ndryshuar asgje. Vetem Bojkoti Masiv ne zgjedhjet e ardhshme do te binde Europen per nevojen e nje protektorati.
Kur te shpallet lista e Pd-se,do te kete lajme humoristike per te gjitha mediat.Me humoristiket, do te jene ata qe qendruan stoik ne çader dhe nuk e shohin emrin ne lista.Dite te mira pas kesaj vine.