Tani ka pak rëndësi nëse PD do të pranojë të hyjë në zgjedhje, duke u kujtuar që paketa McAllister është e mirë, apo që Basha ka marrë garanci se nuk do të preket kupola e Republikës së vjetër. Gjëja më e vërtetë që shqiptarët kanë parë ditën e sotme, ishte fakti që Lulzim Basha nuk merrte dot një vendim të vetëm, pa shkuar nga SHQUP-i në selinë e re të Republikës së vjetër, tek kulla 22 katëshe ku ka zyrën Sali Berisha.
Pasi mbaroi takimin me aleatët, të cilët i kërkojnë me ngulm të hyjnë në zgjedhje duke gjetur një zgjidhje, Basha u ngrit e shkoi një orë në zyrë të Berishës. Aty nga fundi i bisedës thirrën dhe Fatmir Mediun, për të qarë të tre hallet si njerëz që mund të preken nga Vetingu.
Ishte fjala të pranonin paketën McAllister, duke shtuar votimin dhe numërimin elektronik. Ky i fundit natyrisht kundërshtohet rreptë dhe prerë nga OSBE-ODIHR, jo vetëm për arsye logjistike, por dhe pasiguri në një rezultat real.
Pastaj doli dhe shkoi takoi përsëri aleatët. U dha atyre pak më shumë shpresë, se është duke folur me Berishën dhe amerikanët. Pastaj u rikthye sërisht tek kulla e Berishës. Sipas përshkrimit gastronomik që bëri kur doli herën e dytë, kishte ngrënë dhe makarona e sallatë me të, në pritje të orës 16:00, kur duhet të kthente një përgjigje.
Për ta bërë dhe më qesharake situatën, kishte mobilizuar filozofin e çadrës dhe dishepujt e tij në shtyp, që kishin folur për “Republikën e Re” dhe që kishin bërë copë paketën McAllister, duke theksuar se ky gjermani është një njeri që nuk e kupton Shqipërinë, dhe që tani nisën ta quajnë zgjidhje që i jep garanci opozitës. Biles aq shumë e lavdëruan si paketë, sa po kontrolloja veten mos kisha thënë ndonjë fjalë kundër saj, pasi mbaja mend që kisha mendim të kundërt me ta qysh ditën që u paraqit.
Nuk i paragjykoj njerëzit që reflektojnë dhe e kuptojnë që nuk ja dalin dot duke shpikur realitete të paqëna dhe kriza artificiale. Është më mirë të reflektojnë dhe të tërhiqen qoftë dhe në mënyrë qesharake, se sa të shkojnë drejt greminës.
Por ajo që ka bërë Lulzim Basha sot është e neveritshme pikërisht për këtë shkak. Ai i doli zot vetë “Republikës së Re”, dhe bëri çmos të distancohej për këtë nga Sali Berisha në opinion, duke e quajtr vepër të tij. Edhe pse të gjithë e dinim që tek ajo retorikë boshe pa asnjë pikë logjike e tij, ishte vetëm gjuha dhe frymëzimi i Berishës, sërisht ja pranuam si budallallëk të tij, e jo të Berishës.
Tani kur e pa që nuk ja doli dot me “Republikën e Re”, të paktën të dijë të marrë meritat e tërheqjes dhe mos t’ia lërë dhe ato Berishës.
E dimë që ai e futi në çadër, ai e bëri “dele të zezë” në Perëndim, ai e garantoi se nuk do ta heqë njeri nga partia edhe pas bojkotit, e dimë që ai ja shantazhoi kundështarët brenda partisë si të “deklasuar”, por të paktën këtë meritën e tërheqjes nga “Republika e Re”, ta merrte për vete, siç mori pa meritë dhe shpalljen e lindjes së saj.
Jo se i duhet për ndonjë gjë kjo “dekoratë”, por të paktën krijojmë më shumë siguri, që si lider i ardhshëm, kur bën ndonjë budallallëk, si ky që bëri deri në krim, di dhe të tërhiqet. Duke ja lënë Berishës dhe këtë meritë, pra tërheqjen nga marrëzia e “Republikës së Re”, na krijon pasigurinë e një djali “aguridh” që ta bën gjëmën sa herë t’i teket Berishës, pasi nuk mban asnjë përgjegjësi se ç’bën vetë. Nëse do tërhiqej vetë, të paktën do mendonim që nuk është aq budalla sa dukej në çadër.
Për këtë arsye sot ngjante e neveritshme ajo ecejakja nga zyra e tij, tek çadra, e pastaj tek Berisha, për të na treguar se “Republika e vërtetë”, nuk është as SHQUP-i, as çadra, por zyra e Berishës, në një kullë biznesi privat. Simbolikë e mirë e një njeriu që PD-në e ka biznes dhe Lulzim Bashën si administrator të deleguar.
Luli prifti pa mjeker.
Po me vure prift mosa rruaj mjekren, thote pipulli. Po ky mut esjte qose fare
lajmet e fundit tregojne se Rama eshte dorzuar 100%….dhe luli do te ja fuse dhe ne goje
eshte kriminale nga bashkia nderkombetare dialogu midis nje ujku (Berishes) dhe gomarit (edi rames) si rrok hoti ne kurbin
http://illyria.proboards.com/thread/26875#ixzz3m17rcqO7
Kot lodhen me banditet !
Ata kane dale sheshit kunder Amerikes dhe pro lindjes,Rusise !
Dite dhe para te harxhuara kot se koti me keta funderina !
Ky eshte I perkedheluri doktorit. Por burrat e perkedhelur s’jane te denje as per kuvendin e burrave dhe as per shtratin e perendeshave.
Po kush ka dyshuar se ky ka qene kryeleshi i PD? Asnje, dhe madje as edhe ata te vetet.
Ky nuk as tru dhe as koqe per te qene kryetar i PD. Ta shtyje edhe ca kohe sa eshte gjalle Salihi, pastaj te shohim sa do t’i vleje lekura!
Mero ,ne te gjithe e dime se luli eshte nje pupac ne duart e saliut . Vetekuptohet ,se edhe perkrahesit elitare te “cadres s republiks s re” ,pra profesoret ,fillosofet ,anal istet ,opinionistet jane edhe ata vecse ca pupace ne duart e berishes. Sa here qe ata perpiqen te mohojne ,kuptohet qe nuk na mbetet vecse te dhitemi se qeshuri me ta.
Punen si kamarir e ka pervetesuar ne menyre prefekte,
mer porosi, jep porosine, servir ,mer leket, i jep ato ne banak, mban bakshishin.
Pergjegjesia zero.
Te nesermen e njejta gje.
Sa e thjeshte eshte te jesh kryetari i opozites.
Pse me amerikanin , dhe jo me gjermanin ? Kjo eshte nje pyetje 1000000 $ . Ne fund te fundit baza e negocimit eshte ajo e gjermaneve , pra e europes . Ne aspektin strategjik amerika eshte me e interesuar , marre si shkak dhe influenca ne ballkan perballe ruseve. Nje dobesim i ndikimit mbi Greqine , Maqedonine , e ndoshta hapesiren shqiptare , do bente qe kordoni adriatik – turqi – deri i zi , te dobesohej ndjeshem , Duke favorizuar avancimin rus . Amerikanet shquhen per studime afatgjata gjeopolitike. Prandaj edhe nuk duan qe vendi te rreshkase nen thundren Ruse me ndihmen e njerezve te Beogradit qe jetojne ne Tirane. Fakti qe shqupi kembengul ne dy pika ; qeveri teknike , numerin elektronik , ka arsye te forta e krejt te verteta. Kohet e fundit hakerat ruse Po tjetersojne voten e vendeve si amerika apo franca etj. Mendoni ne Shqiperi ku kqz ti lihet shqupit. Ministra e dtejtore qe kontrollohen Po prej shqupit. Ti shtosh ketu edhe nderhyrjen ne sistemin kompiuterik nga ana e ruseve , dhe ne Tirane do instalohej nje qeveri pro ruse e pro serbe , me vetem 15-20% te mbeshtejes popullore. Prandaj qe amerikani ka ardhur me mision preçiz. Ose pd futet ne zgjedhje , ose shba shpall non grata te gjithe personat e investuar kunder administrates se shba-ve. Kjo Po ben qe shqupasit te mendojne se ç’mund te shpetojne akoma. Mos harrojme qe shume prej tyre zoterojne asete te dyshimta Brenda dhe jashte vendit. Dhe Fbi eshte dhune r specializuar ne zbulimin e bllokimin e tyre. Them qe Rama eshte konsultuar per nje terheqje taktike. Sa per ti futur ne zgjedhje e te shmange perplasje mes popullit te pa fajshem. Llogarite nuk te gabojne. Pd eshte ne renie te lire. Ne te gjitha opsionet , nuk do ta kaloje 20%ne parlament. Vetem se mund te ndodhe qe nuk do zere me vendet perpara ne dalle. Po do ulen diku andej nga rreshtat e fundit me medium apo ndoken . Gjithnje Nese keta te fundit do futen ne listen me tollon te shqupit.
Mos i vini faj Lulzim Bashes se Saliu i ka ne nje disk filmimet e 21 janarit dhe zerin orgjinal te Lulit kur i jep urdher komandantit te gardes te qellojne mbi turmen Me kete e kercenon Saliu dhe luli ka rene ne hall
Nuk ja vlen te merremi me llafollogji, BERISHA DHE BASHA KANE VETEM NJE KUSHT, PARA SE TE PRANOJNE CILENDO PAKETE,DUHET TE SHKOJNE NE PARLAMENT TE VOTOJNE VETINGUN. KY ESHTE DETYRIMI QE I KANE POPULLIT, TE TJERAT JANE PROBLEMET E TYRE PARTIAKE, POR QE JA FATUROJNE POPULLIT.
PA WETINGUN NUK DUHET TE KETE MARREVESHJE! !!!!!
Po u muarr vesh kjo pune Sali Serbi nuk do Reforme ne Drejtesi,Nuk do veting ,Do Tollovi ne Shqiperi sipas Udhezimeve te Ustallareve te tij Serbe.
Lul Sumkapuci eshte figurine e tastires se Shahut.Levizjet i ben Sali Gerdeci
…..Na zhgenjeve:Ca dite me pare shkruaje se Berisha e ka lene Bashen pa frere dhe i ka thene bej c te duash ,te shohim c kellqe ke.Te pakten kete reklamoje ti si prove te faktit qe Basha s terhiqej dot; Duhej te provonte qe kish kellqe qe te mbante PD mbi supe.As ishe ti qe thoshe se si Topalli edhe Berisha jane pro pjesemarrjes ne zgjedhje?
Fakti eshte qe Berisha i ka vene kapistallin Bashes dhe i terheq freret majtas,djathtas ose i fut hostenin ne prapanice kur Basha ndalet se ndihet i lodhur.Basha eshte kale karroce…Berisha karrocieri…Ajo qe me shqeteson mua eshte kush eshte zotnia brenda ne karroce????…Nuk dua te besoj qe s ka karroce dhe berisha kaleron mbi kurrizin e njome te Bashes :P.
Nese ka nje njeri qe ka demtuar me rende kombin shqipetar ai quhet Sali Berisha.
1.Ka sjell Janullatos ne krye te Orthodokesve shqipetare(opium grek).
2.Ka lejuar qe ne xhamite shqipetare te behet propagande radikale antiperendimore (radikalizem islamist)
3.Ka bere tregeti armesh,nafte me Serbet ne kohe lufte me kosovaret.
4.U ka dhene te drejten grekeve te ngrene vareza vend e pavend (nderkohe qe mund ti mblidhte ne nje vend te vetem duke izoluar peligrinazhin “ne token ku rane martire greke”,tentoi te shese detin ne shkembim te nje “po”(territori humbet pergjithmone, perfitimi nga “po” ja eshte i perkohshem;eshte njesoj si shkembimi i nenes per nje dashnore).
5.Ka shkateruar arsimin shqipetar me shkollat qe menaxhoheshin nga biznesmene ndertimi apo trafikante droge e prostitutash.
6.Ka krijuar piramidat per te vjedhur kursimet e shqipetareve
7. Ka vrare dhe ka premtuar qe do vrase masivisht nese do ja doje puna.
Lider me negativ se kaq nuk gjen dot as ne kohen e inkuizicionit.
Hahaha Shkrim i goditur! Urime!
Pd ta mbaje per korjer lulin agurith!
Shikoni o njerez sa e brishte dhe e pa vertete eshe pushteti te ne. Te ne ka vetem pushtet lloqeshe e batutash. Tiger prej letre thonin kinezet. Ne fillim çdo gje dukej se karagjozllek,e gallatoheshim, sot jemi ne prak te kolapsit dhe kjo klase politike qe deri para dy javesh se kishte per gje te tallej e qeshte me tjetrin sot nuk eshte ne gjendje te ndalin kolapsin e tyre.
Thuaj ç’të duash o Mero, por prite që në këtë Albanistanin tonë, Basha të bëhet Kryeministër, siç u bë Berisha (dhe me kontributin tënd), pas 97-ës dhe 98-tës dhe “na mballosi” mbarë e prapa për tetë vjet rresht dhe tani e kemi në zverk e tallet me neve…! PD-ja do të hyjë në zgjedhje me garancinë e “miqve” tanë, për të mos prekur asnjë monstër dhe Vetingu i famshëm do të jetë një paçavure dhe një tallje më shumë për këtë popull fukara, por servil , injorant e pa shtyllë kurizore…!
Lojerat e mafies do vazhdojne deri sa te denohet dhe largohet politikani i fundit me pasuri te paligjshme, qe luan akoma ne Shqiperine e sotme.
Shqiperia ka nevoje urgjente per protektorat te BE-se dhe mandat te kufizuar kohor per te zgjedhurit vendas. Mocali i korrupsionit politik ne Shqiperi nuk mund te pastrohet nga elita aktuale. Duhet te rrjedhe shume uje, qe te qarkulloje dhe pastrohet ky batak nga krimi dhe vjedhja masive. Nje guvernator i huaj qe do denoje cdo shkeles te ligjit dhe nje rryme e forte, e vazhdueshme me prurje te reja ne te gjitha hallkat e shtetit, do te zevendesoje mafien e pushtetit qe na ka grabitur dhe qeverisur prej shume vitesh. Kemi nevoje per gjak te ri dhe te pa infektuar, por kjo nuk arrihet me Sali (Lul) Berishen, Ilir Meten dhe Edi Ramen. Mafia ushqehet me votat e popullit dhe kushdo qe te marre vota me 18 Qershor, nuk ka per te ndryshuar asgje. Bojkoti masiv ne zgjedhjet e ardhshme do te binde Europen per nevojen e nje protektorati.
Mero po genjen ne menyre te turpeshme opinionin publik.
.
Per nje sy te vemendshem edhe vetingu…edhe dekriminalizimi….edhe cadra perbejne nje trinom DELETED ( deletedt e lexohet fjala me e rende e fjalorit shqip) per te rrezuar Edi Ramen nga treshja berisha-donald lu-ilir meta.
.
Kjo nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne vende koloniale..nje poshtrim i tille kombetar duke perdhosur votat e popullit te 23 qershorit
dhe duke bere lul berisha URINEN TE TE VRARET E 21 JANARIT ME BOLET ZYRTAREVE AMERIKANE DHE EUROPIANE.
.
JAM LEMERISUR.. E PERSERIS JAM LEMERISUR
NGA KETO RRJESHTA TE SHKRUARA NGA KRIMINELI
LUL BASHA QE ESHTE LEGALIZUAR SI KUISLING
I SHTETEVE TE LULBASHKUARA TE AMERIKES
DHE SHTETEVE TE SHKERDHYERA TE EUROPES.
.
ndiqni shpalljen e vdekjes se shqiperise e miratuar nga usa-be:
***
.
Koalicioni opozitar përmes një deklarate për median thotë se ka pranuar “propozimin e integruar të Mc Allister Plus” të paraqitur edhe nga ndihmës zëvendëssekretarin e Shtetit Hoyt Yee.
Sipas opozitës, është Rama ai që ka rrëzuar propozimin.
Njoftimi për shtyp përmban 16 pika dhe në të fundit shpreh bindjen se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga Rama të propozimit të integruar “McAllister Plus” për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.
DEKLARATA
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.
.>>>>>
kam qene antienverist & antikomunist…por me sa me siper
enveri duhet shenjteruar.
.
as hitleri nuk shurronte viktimat e tij si lul berisha i “miqve tane”