“Marinsi” i Bashës dhe "marinsi" i vërtetë amerikan që vjen të hënën!

9 Maj 2017, 21:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që Lulzim Basha po përpiqet të flasë në shtyp, për praninë e një “marinsi” amerikan, që po trajnon opozitën për mosbindje civile. Është fjala për një lobist, i cili në fakt paguhet nga PD, për të krijuar idenë se SHBA po trajnojnë opozitën të destabilizojë vendin. Nuk di sa i informuar është vetë “marinsi’ i shkretë, për atë që po e paraqesin, por duke u reklamuar nga vetë Lulzim Basha si ekspert që do trondisë Shqipërinë, dhe duke paralajmëruar dhunë dhe mosbindje civile në datën 13 Maj, ka shumë shanse që Basha të përpiqet të prodhojë një incident me një qytetar amerikan, duke ia veshur atij përgjegjësinë e dhunës dhe asaj çfarë mund të ndodhë.

Në të vërtetë “marinsi”, një ish ushtarak në pension, kam frikë se nuk di gjë fare se çfarë po ndodh, pasi nuk ka as kë trajnon për dhunë në PD. Dhe Basha është i interesuar që ai të mos dijë gjë, deri në datë 13. Lulzim Bashës i duhet vetëm një uniformë “marinsi”, për të dukur sikur ka mbështetje amerikane për dhunën e mundshme.

Por e vërteta është se “marinsi” i vërtetë amerikan, vjen të hënën në Tiranë.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee, vjen të hënën, në një mision shterues, për ti dhënë fund krizës artificiale të opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve. SHBA janë të shqetësuara nga virusi maqedonas në rajon dhe dalja e elitave poltike jashtë kontrollit, duke delegjitimuar ligjet dhe rregullat e lojës për ndërtimin e institucioneve të shtetit. Këto përpjekje kanë çuar deri në destabilizim të vendit, përmes injorimit të rregullave të lojës. Zoti Yee, i cili i dha fund krizës në Maqedoni, duke inkurajuar vetëmbledhjen e Kuvendit dhe po përpiqet të bindë partitë në pushtet në Kosovë, të votojnë vijën ndarëse me Malin e Zi, duket se do ta ketë më të vështirë në Tiranë, ku opozita e ka objektiv delegjitimimin e zgjedhjeve dhe jo problem që nuk i është ofruar zgjidhje.

Ai do të jetë në Tiranë të hënën, ndërkohë që të shtunën Lulzim Basha ka premtuar të përmbysë Tiranën me “marinsin” amerikan që e trajnon. Ky karagjozllëk, është një nga kostot që ai i ka shtuar opozitës në këtë periudhë. Përveçse ka marr paralajmërime personale se në rast dhune, do jetë përgjegjës, ai po përpiqet të spekulojë dhe me lobistë të paguar, për ti paraqitur të deleguar të SHBA për dhunë në Tiranë.

Zoti Yee do të takohet në Tiranë me gjithë krerët politikë në vend, përfshi dhe zërat kritikë brenda PD, por mbi të gjitha do të ndajë publikisht dhe përfundimisht, historinë se çfarë këshillon SHBA për Lulzim Bashën dhe opozitën. Pas kësaj kemi kohë të shikojmë, nëse Basha do zgjedhë atë që thotë SHBA zyrtare, apo atë që thotë Basha në emër të një lobisti që e ka “veshur” dhe marins.

Zoti Yee është zyrtari më i lartë i SHBA, që po merret me krizat në rajon, dhe dështimi i mundshëm i misionit të tij në Tiranë, është një kosto personale për Lulzim Bashën, shumë herë më e madhe nga ajo që ka paguar dikur Sali Berisha, për refuzimin që i bëri qëndrimit të SHBA për zgjedhjet e 26 Majit. Pastaj është mirë që Brandon, të cilin e ka veshur “marins”, ta përdorë të këshillohet se si të mbrohet nga SHBA dhe  jo si të destabilizojë Shqipërinë. Me këtë rast, justifikon dhe faktin që lekët po i merr për paqe, jo për luftë.

22 komente në ““Marinsi” i Bashës dhe “marinsi” i vërtetë amerikan që vjen të hënën!”

  1. JONATHANI says:

    Artikullshkruesi para se te vine keto ndihmes-sekretaret nga Amerika behet me amerikan se amerikanet.
    Pasi te iki zoti Yee nga Tirana te marten si kountrimenat jonathan moret dhe Nulandja qe puthte ne gushe KRIMINELulin dhe asgje nuk do levize nga vendi….do filloje Mero te bombardoje me pambuk dhe Yee.

    KU ESHTE “FORCA” E SALUL BERISHOVIQIT ?
    Per nje sy te vemendshem qofte Donald Luja qofte dhe zoti Yee ne nje fare menyre jane emruar nga ato “shefa kuadri” ne washington qe jane ortake me cadren e Lulit

    1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJERSON BERISHES
    2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
    3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI eldoradon E ARMATIMIT SHQIPTAR ??

    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    -diskretitoi veteranet
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    -reabilitoi ish fashiste
    -e beri hero kombetar zogun
    -aplikoi teorine e shock-ut
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    -poshtroi Fan Nolin..
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
    ++++++++++++++++++
    Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si DEMON,SHTRIG,DEVIL,TRADHETAR,VRASES,KRIMINEL,PERVERS,MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….dhe keto nderkombetaret me Yee ne krye jo vetem duhet te kerkojne falje per Salimonstren e tyre…duke gjetur gjetur menyra per pranga apo egzekutim..por dhe te demshperblejne ate popull moralisht per demet e Devilit Viqidolit.

  2. T.T says:

    Mos ka gjet noj marins nga ata te Obamas, qe ka ngel pa pune.

    1. Kujtimi says:

      Basha vetem helm mxier nga goja.Si llapaqen qe eshte

    2. Quo Vadis! says:

      Zemer, marinsat ne SHBA nuk nderrohen sa here zgjidhet president i ri.

  3. shqip says:

    Kur ti bllokojne vizat hyrese ne be dhe shba, dhe pasi te bllokojne asetet financiare te shperndara kuturu neper note, do shihni qe do behen pule. Shba-ja duhet sa me shpejte te kopsise dosjen berisha-basha , dhe te nis nje hetim nderkombtar per shkelje embargoje, trafiqe, dhe spiunazh ne dem te aleances. Po i bene keto ne kohe , Shqiperia shpeton . Vonesat vetem se do sjellin nje rikthim te viteve te erreta 97-98.

  4. kombi says:

    Me nje siguri te plote, diten e hene do te deshtojne bisedimet me Lulzimen. Berisha nuk kthehet me ne parlament, sepse atje e pret wetingu. Ato duhet te ndeshkohen dhe jo ti luten per te hyre ne zgjedhje.

  5. ermal says:

    PSE SFLITET PEF KONGRESMEMET REPUBLIKAN QE VIJNE NESER PER LIDHJET E RAMES DHE LU ME SOROSIN DHE ESHTE TUR NE GJITHE BALLKANIN PER SHKEPUTJEN E KETYRE LIDHJEVE

  6. Litari says:

    O Mero….. z.Hoyt Brian Yee emeri ti nuk egoist on ne listen e U.S. Department Of State dhr nuk egzistone si Deputet Assistant Secretary …
    Provoni dhe telefononi 2026479572
    Pra, si Edi dhe Sala nuk e duane Vetting, pale hajdut-meta ….ne Shqiperi duhet dhe do behet revolta-popullore ti pastroj te punesuari deputet dhe qeveritar o sot o kurre Edi me shoket dhe Sala me shok e njejta si Gaddafi…

  7. Litari says:

    O Mero….. z.Hoyt Brian Yee emeri ti nuk egoist on ne listen e U.S. Department Of State dhr nuk egzistone si Deputet Assistant Secretary …
    Provoni dhe telefononi 2026479572
    Pra, si Edi dhe Sala nuk e duane Vetting, pale hajdut-meta ….ne Shqiperi duhet dhe do behet revolta-popullore ti pastroj te punesuari deputet dhe qeveritar o sot o kurre Edi me shoket dhe Sala me shok e njejta si Gaddafi…
    Ju komentuset si e parashikoni!??

    1. Quo Vadis! says:

      Kurse ti zemer futu ne website USDS dhe do ta shikosh aty edhe z. Yee.

  8. Flevi says:

    Le tvije marinsi, do çojme ne kavaje tja hapin tarravilen, pastaj ne Elbasan per nje filicion. Ore po kujt po i rruhet se kush vjen, leket si do shkojne per lesh ne ven qe ti marin fukarejte. Ky eshte debili i rradhes tek PDja, lul sumatriçja.

  9. sidi says:

    Pika që si bie Bashës,që na bëri, gaz i botës!
    Do vijë ai BABLOKU, dhe të dalë më pas nga çadra me bisht në shalë!!!??????????????????

  10. Metua says:

    AMERIKË!!!
    O tregoi vendin Salës e Bashës, o na mori Rusi !
    Luli i ka ujdisur pipzat me Rusin,!
    Ne bëjmë sehir! ????????

  11. Identitet i rendomte says:

    Sume zhurme per asgje! Njeriu eshte kafshe idiote. Te paktem i krijojme vetes zbavitje duke gjetur kauza te thella. Edhe ti Mero po na can bythen bashke me keta bythkat e politikes Shqiptare. Por dhe une, si ty, s’kam c’bej gjej dike qe te me caje bythen ne proces te jetes!

  12. Ylli says:

    Zevendes – ndihmes ???Te pakten mos ja kishe permendur titullin.Zevendesi i ndihmesit te sekretarit !?!?!?.Ai marinsi duhet te jete ndonje palaco ne pension ndersa ky zevendesi ndonje palaco.zyrtar.
    Mero ja ke fut kot o plako.! Foli Rames ta lere arrogancen frikacake dhe Lulit ate idiotizmin e Republikes se Re me shqiptare te vjeter ,se bota tallin bythen me Ne.Lere tifozllekun hakmarres kunder PD dhe perkrahjen provinciale pro PS ,se bashke me disa gazetare te tjere jeni katandisur karagjoza ne shkrime pa pike vlere.Ne ju dhimbset Shqiperia ,ushtroni presion klases politike te gjeje zgjidhje ,jo budallalleqe te tipit …percfare erdhi ai dhe cfare nenkuptoi ky,shpulle per Lulin dhe perkrahje per Edin ,ose e kunderta .Ky e tha hapur , ajo e tha fshehtas.Kot fare.Ca do behet me kete vend o Mero.!?!?!?Ky po qe eshte problemi yne.Vetem po pritet deklaraten e rradhes si mamite femijen kur del nga barku i nenes dhe tu beni qejfin lexuesve te Temes me shpjegime te tipit…..e tha qarte dhe prere , por nuk tha asgje.

  13. art says:

    Ça do bej ky marinsi i vertete do na mesoj si te mos respektojme Kodin zgjedhor dhe si te hyje PD ne zgjedhje me shkelje te ketij Kodi?!!! Mos eshte nje çike vone ky marinsi i “vertete”?

  14. kozmo says:

    Per kete deshire dashakeqe te marinsit ,te shitur per Dollar tek pasaniket e PD,nuk ja shkulin veshet ne Amerike ????? Kur Basha uleret ,qe ne kemi AMERIKEN qe na ndihmon, behet fjale per kete marinsin plak. Sa per ata te tjeret Basha po e shikon, se sa po e ndihmojne.
    Cdo dite e me shume po behet me qesharak.

  15. spata says:

    Vate Lyli kaq e pati ky “Yll” ne ngjitje .Keshtu ndodh me te gjithe ata qe e mbushin koken me silikon .

  16. PANO HALLKO says:

    I dashur Mero! Vetem nje korigjim duhet te besh ne shkrimin tend: Togfjaleshi “elita politike”. Sepse ne qofshin keshtu elitat, lind natyrshem pyetja: Po llumë, kush mund te quhet?!?

  17. Nessuno says:

    Ore Litari, di Anglisht ti?

    Deputy Assistant Secretary
    BUREAU OF EUROPEAN AND EURASIAN AFFAIRS
    Term of Appointment: 09/08/2013 to present
    Hoyt Brian Yee is a career member of the United States Senior Foreign Service, currently assigned to Washington, D.C. as Deputy Assistant Secretary for European and Eurasian Affairs, responsible for U.S. relations with the countries of Central Europe and South Central Europe. Before assuming his current duties in September 2013, he was Deputy Chief of Mission at the U.S. Embassy in Zagreb, Croatia from 2010 to 2013. He served in Kabul, Afghanistan as Director of the State Department’s Office of Provincial Reconstruction Teams (PRT), from 2009 to 2010. From 2006-2009, he was Consul General in Thessaloniki, Greece, and Principal Officer in Podgorica, Montenegro from 2002 to 2005. He was Director for European Affairs at the National Security Council from 1999 to 2001, and from 1996 to 1999 worked at NATO Headquarters as Deputy Director of the Private Office of NATO Secretary General Javier Solana.

    Other Foreign Service positions Hoyt has held include Political Officer at the U.S. Embassy in Port-au-Prince, Haiti and at U.S. Embassy Paris, and Special Assistant to the U.S. Special Envoy for the Former Yugoslavia. Hoyt was born in Redwood City, California. He studied at the University of California at Berkeley and the University of California at San Diego and has taught courses on International Relations at the Georgetown University School of Foreign Service.

  18. Trylylyja says:

    LULUDHJA???? VATE PËR LESH!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje