Mbi “linçuesit” e “Republikës së re” dhe kritikët e saj

8 Maj 2017, 20:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk kam diçka kundër Lulzim Bashës, për atë që po bën. Po përpiqet të shpëtojë karrigen e tij në krye të Partisë Demokratike dhe për këtë, nuk po lë gjë pa përdorur. Një nga gjërat që po lakon më shumë për të shpëtuar nga kjo histori, është dhe “Republika e re”. Si shumë gomarllëqe që thotë, dhe kjo nuk ka pse t’i vihet re, aq më pak të merret seriozisht. E vetmja gjë që i marr seriozisht, është halli i tij, dhe i kuptoj pse i bën gjithë këto.

Ajo që është e neveritshme në këtë histori, nuk është Lulzim Basha, por rrethi i njerëzve që ai ka përzgjedhur, jo vetëm për të “ilustruar” “Republikën e re”, por dhe për të bërë gjyqin ndaj çdo zëri kritik ndaj kësaj butaforie.

Lulzim Basha po krekoset se në krah të tij është Artan Fuga, Fatos Lubonja dhe disa gazetarë të tjerë. Biles për të qenë i sigurt në suksesin e tij, i krahason këta me Tërmet Peçin, dhe i dalin më intelektualë. Deri këtu dakord.

Ajo që është e neveritshme, është se idhtarët e “Republikës së re”, të vetmen aftësi që kanë shpalosur deri tani, është t’i mbyllin gojën çdokujt brenda PD-së, që është kundër Lulzim Bashës. Këtë cilësi përshembull Tërmeti nuk e ka. Ai nuk ka dalë të rrahë ndonjërin që është kundër Edi Ramës. Artan Fuga ishte i pari që ulëriu për t’i zbuar ata jashtë PD-së, meqë nuk janë të kënaqur me këtë situatë dhe nuk harroi t’i kujtojë gjithë të zezat e pushtetit të dikurshëm të PD-së, që ua veshi të gjitha Topallit, Bregut, Selamit etj. Nën shembullin e tij e bënë këtë dhe ca pagatorë Facebooku, që njihen si “çunat e Zenit”. Kjo më kujtoi Fatos Nanon në vitin 2003, kur ishte në kulmin e dashurisë me Sali Berishën dhe i duhej në Parlament të përmendte se dikur kishte vuajtur nga Sali Berisha, por për ta bërë qesharake qëndrimin ndaj së shkuarës së Berishës, tha: “Ju e dini seç kam hequr unë gjatë regjimit të dikurshëm të …(këtu psherëtiu pak, pa vërdallë, kaloi dorën poshtë hundës dhe vazhdoi) Ridvan Bodes”. Dhe në sallë plasi e qeshura.

Tani të linçosh Topallin, Selamin, Bregun, Patozin apo dikë tjetër, duke u thënë se jeni kundër “Republikës së re”, se keni qenë në pushtet dje, dhe në krye të “Republikës” së re të kesh Sali Berishën, është më e pacipë, se të kesh qenë vetë Sali Berisha. Se ai të paktën u del vetë zot krimeve të veta, kurse këta duan t’i shesin krimet e tij, tek kritikët e tij sot.

Nëse Artan Fuga beson që është njeri i lirë, ai duhet t’i gëzohet lirisë së gjithkujt dhe jo vetëm lirisë që i jep ndjesia se po vret armikun e atij që adhuron. Topalli, Bregu, Selami apo dikush tjetër, nuk janë problem për Sali Bershën, biles as për Bashën, nëse duan t’i zbojnë. I vetmi problem për ta, është se ngaqë po flasin për një “Republikë të re”, nuk duan ta paraqesin atë si Republikë e linçimeve. Dhe kam frikë se Fuga më shumë u prish punë me zanatin e tij të linçuesit, se sa u bën nder.

Sa i takon Lubonjës, i cili shkon dhe më tej, kur i paragjykon si të shitur tek Edi Rama, nuk duhet parë vetëm dëshira e tij për të shërbyer në këtë rast si linçues. Ai ka muaj që jeton nën makthin e njeriut që po persekutohet, pasi shtypi ka botuar dosjen e tij, ku ka denoncuar babain në gjyq, si njeri që e ka frymëzuar kundër komunizmit dhe që i ka ofruar si model disidence Ismail Kadarenë. Kjo shpjegon gjithçka, që nga urrejtja e tij patologjike ndaj Kadaresë, e deri tek karakteri i tij i lig ndaj kujtdo që bën emër në këtë shoqëri. Përtej kësaj, unë s’kam parë shpifës më të madh se ai për këdo që i jepet rasti të flasë, duke e maskuar shpifjen me pafajësinë se “kështu kam dëgjuar”. Lubonja atë dosje e ka në gjykatë, nuk e ka në zyrën e Edi Ramës. Kushdo mund ta lexojë dhe të kuptojë, se Todi Lubonja ka qenë shumë herë më i qartë se i biri, si antikomunist liberal, dhe mbi të gjitha, si njeri i shëndetshëm moralisht.

Tani nëse guxon të sulmosh Majlinda Bregun apo Topallin, se janë shit tek Edi Rama pse po kritikojnë Lulzim Bashën, atëhere i bie me të njëjtin kriter, se kur ke sulmuar babain për llogari të Sigurimit, ke pas shit shpirtin tek xhelatët e Sigurimit. Duke njohur Lubonjën, them në të dy rastet, se më shumë për shitje shpirti të tij, bëhet fjalë për një njeri shpirtlig, që nuk duron dot personalitetin e askujt, përveç egocentrizmit të tij dhe urren këdo që shfaqet siç është, në publik. Por të paktën në këtë rast, të mos i prishë punë “Republikës së re”, se ngaqë Luli nuk e ka elaboruar qartë si ide, njerëzit janë keqkuptuar sikur është diçka që nuk ka të bëjë as me ata që i kanë shitur shpirtin Sigurimit, as me ata që kanë idhull partinë e Berishës që të linçon, nëse del kundër. Kurseni të paktën Lulin nga kjo histori, se të kesh frikë Aranit Çelën apo Zylyftar Ramizin, ka kuptim dhe justifikohet çdo deklaratë apo bashkëpunim nën diktaturë, por ta bësh këtë për Lulin, do ta thotë ta kesh ves.

28 komente në “Mbi “linçuesit” e “Republikës së re” dhe kritikët e saj”

  1. kaqi i zi ,100% antikamunist says:

    Mero ,e ke gabim. Djathtoshet e vertete qe jan edhe ideoloqet e qadres ,jane ata qe e ndricojn cadren me intelektin e tyre superior ,andushi ,ljubja , ,qani ,qili ,qimi dhe krejt djathtosht ish kamunista qe tash jan bo antikamunista. T gjith kta duhet te ngujohen n cader derisa te iluminohen dhe te arrijne krijimin e republiks s re n rogner . Nuk e imagjinon dot se sa na inspirojne ne , qe votojme ps , keta ideologe te republiks s re kur propagandojne (ose bojn PR) se themelet e kesaj republike do ndertohen po nga ata njerez (ne cader) qe na sollen vitin e lumtur dhe paqesor 1997 ,1998 ,gerdecin ,shitjen e detit ,vjedhjen e zgjedhjeve ne tirane dhe sidomos egzekutimin e 4 shqiptareve te ndershem ne 21 janar.

    1. Dyrrahu says:

      Shpejt harrojne shqiptaret!!!!!!
      Ky Basha eshte njeriu i te gjitha te keqiave qe i erdhen Shqiperise, ne keto 18 vitet e fundit.
      Ne UNMIK figuron emri i tij, ku denoncon ushtaret e UCK-se
      Ne Rrugen e Kombit figuron emri i tij, ku zhduken 220.000.000 euro.
      Ne vrasjen e kater shqiptareve, me 21 janar 2011, figuron emri i tij.
      Ne marrveshjen me Greqine per t’i dhuruar siperfaqe prej 354 km2 te detit Jon figuron emri i tij.
      Ky njeri kete e quan “Republika e Re”.

      1. Kujtimi says:

        Luli eshte Bandit ka bere shum keq per SHQIPERIN jan nje parti Rugace

  2. Lloji says:

    O sa mir ja bere Lobonja llapaqenit, ai nuk eshte egocentrist ai eshte vete purpi i mediave qe pordhet e tij i perkthejne me germa te medha…
    Duhen rishikuar disa anal-iste dhe media pasi dhe ata duhet te mbajne pergjegjesite e tyre per destabilizimin e vendit. Gjykatat duhet te thone fjalen e tyre dhe te veprojne ne kohe… Nje eksod tjeter do ishte fatal per Shqiperine dhe keta persona nuk kane shpirt!!

  3. andromeda says:

    Dakord me vlerësimin për Tos Ljuboviçin, i cili ëndërroi për një çast se mund të ishte dhe president i vendit, por, Mero, nuk jam dakord që ti trajton me kaq lehtësi Lul- Berishën të cilët gjatë tre vjetëve e ca qeverisje të së majtës kanë elaborue nën hundën e naivitetit rilndas, një platformë të vetme, atë të marrjes së pushtetit me dhunë kur shqiptarët nuk ia japin me votë. Të gjitha bëmat dhe thëniet e Berisha-bashës gjatë kësaj kohe konvergojnë drejt ‘revolucionit demokrati alla berishian’ pra drejt grushtit të mirëfilltë të shtetit.’ E vetmja rrugë ‘demokratike’ që njeh Berisha dhe loloja i tij Lulushi.

  4. Rrema says:

    Basha ka frike te ktheje se saliu i nxjer dosjen se sala ka thene qe jam nje arkive

  5. NjeQytetarOptimist says:

    E ke kopsitur bukur..

  6. Ola says:

    Cudi si Fuga dhe Lubonja identifikohen me shprehjen nga trendafili del ferra, te dy baballaret e tyre kane qene zooterinj te mencur dhe te respektuar.Kur lexoj shkrimet e ketyre ferrave bej krahasim me baballaret e tyre them sa gjynah.

  7. TNT says:

    Me kete qe ke bo Tosit llapa brenda, e ke myt fare…. Kush e ka rradhen tani, Bushati?

  8. razo says:

    Lajmeroni zjarrfikesen .. ka rene zjarr tek lubonja!
    Meros I shkelqen pena me keta sharlatanet e pas 90-s sepse I njeh mire nga brenda shpirtit . Te vjen keqe kur kujton te kaluaren qe I sherbeu me mish e shpirt leganave dhe shpirtligeve te cilet sot e mallkojne dhe kurre nuk ja diten vleren. Mbetesh e vetmja pene profesioniste analistike sot per sot ne shqiperi.

    1. ekulibristi says:

      Harrojeni paqen, qetesine dhe normaliteti perderisa do jete ajtiv shtrigu sali.

  9. ALBAN DEGA says:

    NJe analize e perkryer e Mero Bazes dhe shembulli i shkerdhyer i Fatos Lubonjes….

    Ne vend te nje replike me Fatos Lubonjen

    HESHT … TI KE SPIUNUAR BABAIN TEND !

    … ti Fatos Lubonja je bashkekzekutor i tij !

    Nuk ke te drejte morale e as njerezore per te dhene leksione per demorkaci!
    Ti ke shitur babain tend per te blere bythelepirjen tende ndaj nje regjimi
    xhelat !
    Ti je shitur tek djalli vet !
    Je i fundit qe duhet te flasish per shtuiblerje politike !
    Ti je nje matrapza , shites i jetes se babait tend !
    Ti je mallkimi i vetvetes !
    Kadareja te ka bere radiografine tende !
    Ndaj hesht… hesht… hesht !
    Ti ia ke hequr vetvetes te drejtes e dhenies se leksioneve morale e politike !
    Ti je mohimi i vetvetes !
    Ti je bashke-ekzekutor i babait tend, atit tend !
    Tani u bere edhe bashke- ekzekutor i Atdheut tend, i Shqiperise me Lulezim Sali 21
    Janarin, Gerdecin, Otranton !
    Ndaj … hesht ! Hesht !

  10. Bond says:

    Republika e vjeter eshte banda mafioze e PD-se me ne krye Berishen dhe kelyshet e tij. Kjo bande duhet pastruar me themel pasi e ka qelbur kete vend per 27 vjet.
    Pastaj mund te flase ndonje parti tjeter (absolutisht jo PD) per ndonje “Republike te Re” !!!

  11. albani says:

    Z. Mero, ju i keni thene shume gjerat ne kete shkrim. Nje gje qe nuk kuptoj eshte kjo: Ky Fatos Lubonja, dhe ish kandidati per president i Republiks se Shqiperise Z. Artan Hoxha, perpak harrova, ish bashkepunetorin e sigurimit te shtetit, dhe pa lene menjane Prec Zogajn, perse nuk heshtin, te rrine aty me familjet e tyre dhe te kujdesen per shendetin dhe edukimin e femijeve. Si eshte e mundur dhe ku e gjejne kete pafytyresi qe jo vetem dalin nate per nate, por edhe shpifin, e shpifin e shpifin dhe nuk ngopen.
    Kaq shume i paguan Saliu dhe Basha keta njerez, sa jane gati te hane turpin me buke, sic thote nje fjale e urte e popullit.
    Por nuk jane as nje moshe te re, qe mund te thuash, se jane ende te papjakur!
    Po turp nga njerezit e familjes, apo te afermit e tyre, kane apo nuk kane keta njerez?

  12. astrit says:

    Mero, e ke thene edhe here te tjera se Basha po lufton te mbroje karriken e tij si kryetar i PD. Vertete mendon se kjo eshte arsyeja kryesore apo po perpiqet te mbroje lekuren e tij nga vjedhja e Rruges se Kombit, shitjen e ujrave teritoriale Greqise, vrasjet ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, etj, etj.

  13. astrit says:

    Artikull qe me shuma anon nga preferencat personale se sa nga fenomeni Basha. Reformimi i PD nuk eshte ceshtje emrash por mendesie. Berishizmi midis te tjerave polli Bashen, e si çdo mendesi post diktatoriale pasardhesi eshte nje deshtim ose nje trasformim i diktatures ne nje karikature qe ne fund do kthehet ne nje stabilitet inspirues per kete parti por dhe per partite e tjera politike qe vuajne kush ma shum e kush ma pak nga fenomeni i demonit te njeshit. Trasformimi i PD duhet mbeshtetur duke mos patur asnje keqardhje per pasuesit e berishizmit ne kete parti te cilet per fat te keq jane pothuajse te gjithe deputetet dhe kryesia e kesaj partie..

  14. Ela says:

    Sa qesharake , e gjeten “Republika e re” alla Sali Krimineli,dhe Lulzim kryehajduti,nuk ju beson njeri jeni te mjere e te pashprese.

  15. Ani says:

    Dilni nga cadra se u bete gazi i botes,mos i mbani dhe ato fukarenj aty qe bejne dezhurn nate per 3000 leke,jeni ordiner te pandreqshem.

  16. Populli says:

    Berisha-Basha diktatoret me te rrezikshem ne Ballkan.

  17. Niko says:

    Mbeten ne cader MONSTRAT per turpin e tyre.

  18. Hysa says:

    Me Kac Islamin,Nik Spahiun,Nard Ndoken,Agron Duken,Fatmir Mediun,Flamur Noka do bejne shume perpara cadristet nomade.

  19. Liri says:

    Shoqeria eshte si dhomat e shtepise. E ngrenjes, e ndenjes por duhet edhe tualeti. Mos ndoshta ndodhet te cadra.?

  20. kush eshte luli amerikes ? says:

    Nuk e di pse u “avullua” nje koment i imi derguar para 12 oresh ?
    .
    Sidoqofte ai bente fjale
    PER PROJEKTUESIT “REPUBLIKA E RE” DHE udherrefyesit e saj
    .
    Ne perurimin e cadres nga Amerika Lul suma merr kete urim:
    .
    “I dashur Lulzim,
    Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë
    dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë
    mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci,
    shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.
    Përzemërsisht,
    Dana Rohrabacher”.

    Dhe ne takimin qe pati me Danen ne fund te marsit ky kongresmen tha se misionin
    per te hequr korupsionin dhe drogen ( lexo;edi ramen) do ta kryeje Lul Basha….se e ‘njoh prej kohesh”
    ..
    Pra pse e zgjat muhabetin Mero baze dhe ky alban dega…..kur “lulzim basha’ amerikes’ qenka nje kongresmen kaq i forte..
    dhe ne 2013 u be nje
    ediramafagos dhe obamafagos se per nje fotografi 2 minuta midis rames dhe obames….ky i akuzoi
    per korrupsion dhe kerkoi ndjekje penale per Ramen dhe Obamen ?
    .

    .
    Pra zoti Mero dhe ti alban dega nga marika…lereni lulin…topallen dhe bregun…
    .se jane milingona para lul bashes se amerikes qe eshte dora vete:
    Dana Rohrabacher i Lulit

  21. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    |Cadra e gabelve te quhet “Republika e Re” eshte rekordi i ri i shpikjeve antishqiptare !

  22. Mashtruesi says:

    Gazetaret lincues te kapur nga Edi Rama. Qim Peka,And Bushati,Mand Shkullaku, Gon Gjekmarkaj,Andi Bejtja ,Tos Lubonja,Tan Hoxha (Presidenti),Tur Zheji,Prec Zogaj, Nikoll Lesi. Frrok Cupi, Artan Fuga,Mond Tupja,Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Sonila Mece, etj etj . Te gjithe keto gazetare , anal – liste po pengojne e prishin planet per pushtet te Bashes duke ndihmuar Ramen te mbaje pushtetin me mjete paqesore. Jane gazetare te kapur e varur ekonomikisht vetem nga Edi Rama ,kush mondon ndryshe ,gabon .Te fala mashtruesi.

  23. G.Karagjozi says:

    Zt. Mero po e filloj me Kompliment per Ju! Jeni Gazetar i formuar, me arsyetim te shendosh,bie ne shkrim argumenta,kritikon te ashtuquajturit analista qe vetem analista nuk jane;dhe mbi te gjitha ngaqe analizat jane te sakta jeni dhe trim e gazetar mendje holle. Shume vite te shkuara kisha lexuar disa atikuj te shkruar nga Ju. Une jetoj per me shume se 26 Vjet jashte Atdheut dhe ne bisede midis Shqipetaresh vleresova Penen Tuaj. Nje Zonje mysafire nga Shqiperia ne familjen qe u zhvillua biseda ishte kunder mendimit pozitiv te penes Tuaj me te vetmin Argument se keni qene shume i afert me Sali Berishen..Ju them i bindur se ketu qendron aftesia e Gazetarit;te distancohet nga e keqja ne kohen e duhur dhe me Argumenta. Nje e keqe e madhe dhe fatekeqesi e SHqiperise eshte Sali Berisha dhe Tabori ne pjesen me te madhe Injorant qe e ndjek nga prapa….

  24. Edheune says:

    Fatos Lubonjen e kam cilesuar njeri te lig qe ne vitet kur lumi i Lanes u kthye nga nje perua barakesh, plerash e fekalesh (apo se mbani mend) ne nje bukuri pse mos themi perallore. Ate mot ne nje media Tos “mencuria” tha, afersisht, mire, mire po ato stolat pse i vuri aty dhe foli s’di se sa vetem per stolat per te minimizuar vlerat e asaj pune te mrekullueshme qe une e quaj veper. Dhe sot e kesaj dite ky mbetet Fatosi per mua ndaj cdo te mire qe behet ne Shqiperi sado e madhe apo e vogel qofte ajo. Nuk do qe nuk do qe ky vend te behet mire ndaj nxjer vetem ndyresira nga goja duke i kthyer dhe studiot ku futrt ne vende ku shkarkohen ndyresira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje