Merita e vetme e Lulzim Bashës!

3 Maj 2017, 20:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Beteja 75 ditore e Luzim Bashës për të shmangur pjesmarrjen në zgjedhje dhe votimin në parlament të Komisioneve të Vetting-ut, nxori në pah meritën e vetme të Lulzim Bashës në këtë histori, që është besnikëria e  tij e fortë ndaj Sali Berishës dhe aftësia për të mbajtur peng rreth historisë së tij, dhe aleatët e Partisë Demokratike dhe zërat kritikë brenda partisë.

Për 75 ditë ai i gënjeu të gjithë, përveç Sali Berishës.

Fillimisht gënjeu militantët e çadrës, të cilëve u flet për një Republik të Re, ndërsa problemin kryesor ka themeluesin e “Republikës” së vjetër. Të gjithë ata që ndoqën çadrën për 75 ditë, me pagesë apo pa pagesë, kanë marrë si ushqim të përditshëm, përveç pesë mijë lekëshit, dhe një gënjeshtër të madhe, që fshihte vendimin për të mos shkuar në zgjedhje dhe në Kuvend, për shkak se ky ishte vendimi i Sali Berishës.

Pastaj gënjeu aleatët. Edhe për shkak të profilit të tyre të ulët dhe pafuqisë që kanë për t’ia dalë vetë si politikanë, ai u premtoi atyre se në “Republikën” e re do të jenë anëtarë të listave të Partisë Demokratike, nëse i qëndronin besnikë në çadër. Dhe për ta, ky ishte opsioni më i mirë, pasi kështu kursenin paratë, lodhjen dhe fushatën elektorale. Tani janë thjeshtë disa njerëz të papunë, që vështirë se do ta arrijnë Republikën e re. Ndërsa Mediu, që ka edhe një çështje të pagjykuar për shkak të mandatit të deputetit, duhet të bëhet gati për gjykatë.

Gënjeu duke dashur dhe të vetëgënjehen, gazetarët që mbështën çadrën, që nga ata që duan një rend të ri në Shqipëri, e deri tek ata që nuk duan thjeshtë Edi Ramën. Atyre u thoshte përditë se armiku i çadrës është Berisha dhe ish-ministrat, se kanë frikë mos u merr Edi Rama Vetting-un, kurse ai vetë ishte për lëvizje radikale.

Në finale, i vetmi radikal rezultoi Berisha, i cili e shpalli dështimin para Bashës, dhe ky thjesht vetëm sa e përsëriti.

Gënjeu rregullisht ndërkombëtarët, por ata ishin të vetmit që e kapën në kohë gënjeshtrën. Në Uashington i mbyllën dyert, edhe pse pagoi shtrenjtë, duke denoncuar Edi Ramën përmes lobistëve. Ndërsa në Bruksel u qartësuan kur u ballafaquan me të dhe panë që e vetmja gjë e sigurt tek ai, ishte vendimi për të mos hyrë në zgjedhje. Paketa e McAllisterit më 25 prill provoi gjithçka.

Është e paprinciptë që ai për shkak të gënjeshtrave të tij, është sot “delja e zezë” e Partive Popullore Europiane dhe i dyshuari prej tyre se është pjesë e një skenari putinist në Ballkan. Në bashkëbisedimin që ka pasur dje me Presidentin e Partive Popullore, Jozef Doul, ai ka marrë një paralajmërim të fortë, pasi Doul i ka thënë se Europa nuk do ta lërë Shqipërinë në dorë të Erdoganit dhe Putinit, duke aluduar hapur se ai ishte duke bërë punën e tyre. Dhe kjo u pasua nga paralajmërimi për të mos prekur asnjë lule dhe asnjë xham, pasi do ishte përgjegjës personal për dhunën.

Lulzim Basha natyrisht është ndjerë keq përballë të vërtetës që ju përplas në fytyrë, por nuk u ndal. Ai sot bëri thirrje të shkohet më 7 maj në Kavajë në orën 11:00, dhe akuzoi politikanët europianë, se janë paguar shtrenjtë nga Edi Rama.

Në mesditë sot gënjeu dhe Bujar Nishanin. Edhe atij i krijoi idenë se ishte i interesuar për bisedime dhe kur ju ul në tryezë në zyrë, filloi të flasë si në çadër. Kjo krijoi dhe një situatë gjysëm komike me Ramën, që ju lut të mos vazhdonte me fjalimet e çadrës, se e hutonte.

Pasi mbaroi punë me të gjithë, pasi u sigurua se tani nuk ka asnjë shans për të gjithë ata që gënjeu, që nga ata të çadrës, e deri tek aleatët, sot në mbrëmje vazhdoi aty ku e ka nisur më 18 shkurt.

I vetmi që e mbështeti këtë akt, duke i paraprirë, ishte Sali Berisha, i cili për të hequr çdo dyshim se si duhet të sillej Basha, shpalli tre orë para tij, dështimin e bisedimeve dhe ja la përgjegjësinë “Noriegës” Edi Rama.

Tani mos prisni të ndodhë hataja. Lulzim Basha nuk ka ndërmend të bëhet “mish për top” as në Kavajë, as më 18 qershor. Detyra e tij ishte të mbante PD larg zgjedhjeve dhe larg Parlamentit, për shkak të betimit që i kishte bërë Berishës për këtë. Këtë meritë duhet t’ia njohim. I gënjeu të gjithë që deshën të gënjehen në “emër të Republikës së re” për babain e gjithë gjërave të vjetra në këtë vend. Njeriu bën atë që di të bëjë më mirë dhe Lulzim Basha këtë ka bërë këtë radhë. I ka gënjyer të gjithë.

23 komente në “Merita e vetme e Lulzim Bashës!”

  1. 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 says:

    lul basha nuk ka asnje merite…
    .
    e vetmja trimeri e tij eshte se vuri Bythen PIKERISHT aty ku egzekutoi 4 protestues si minister e brendshem Luli i SALES dhe kerkush nuk guxon tja permende.
    .
    shikoj sot nje ngjashmeri perfekte me rrezimin e Rames ne Maj 2011. me kutite e gabuara dhe mengeperveshur ARVIZI
    .
    Heshtja e plote e ambasades amerikane per kompllotin e Kavajes qe na kujton 2 prillin e rajersonit dhe 21 janarin e arvizue nuk do zhgenjeje njeri .
    .
    Para gjashte vitesh gazetari Ilir yzeiri ka bere nje artikull ” bombe” qe vlen per Donald Lul Bashen
    >>>
    Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh

    Nga dr. Ilir Yzeiri

    Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.

    Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

    Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.

    Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.

    Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?

    Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.

    Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».

    Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.

    Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
    Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.

    Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
    Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.

    Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.

    Ambasadori i vogël i një vendi të madh
    Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

    Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.

    Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.

    Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.

    Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.

    Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.

    Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.

    Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.

    Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
    Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.

    Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.

    Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.

    Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?

    Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.

    Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Po reagimin Ambasades e mbani mend? Nuk u moren me thelbin , por e akuzuan gazetarin si racist, se kishte permendur termin “kinezeri”

  2. Tarasi says:

    Nenen ku ta kete Saliu dhe Basha qe te dy se e moren nje popull te tere ne qafe dhe cfare eshte me e cudishmja eshte se ka njeres qe i degjojne dhe ju vijne pas valles akoma. Faik Konica paska thene nje fjale me vend qe tregon se ne jemi shume te ulet si popull qe shitemi per dy para piper i thone fjales. Kemi 27 vjet qe po shitet fati i shqiptareve. Boll me o popull po luhet me fatin e femijve tuaj. Keto lloj politikash lene nje dem te pa llogaritshem per gjenerat e ardhshme.

  3. TRAPI says:

    JA ARRITI QELLIMIT SALIU ME DEMOKRATET,,,I BERI SOCIALISTE…C PERFITIM PATEM PRONARTE DHE TE PERSEKUTUARIT NGA SALIU;;;JU VODHI PRONAT SI DHA LEKET…ETJ ETJ//DO VOTOJME PER PS ..TA DIJE MIRE QENI PLAK KOMUNIST SE DDO TI PAGUAJE TE GJITHA….

  4. DETARI [email protected] says:

    antishqiptaret nuk mund te behen shqiptare !

    kete duhet ta dine te gjithe shqiptaret sylesha qe i votojne .

  5. Shqipe says:

    Po rama qe I premtoi gjysmen e ministrive vetem qe pd te hyj ne zgjedhje! ?
    Populli i dha votat rames qe te qeverisi, kurse ky i jep ministrit berishes. …..çfare loje eshte kjo?
    Pse nuk perdor ps per zgjedhje slloganin : me ne fitojn te gjith. Meta presidencen, berisha ministrit, kurse rama kryeministrin.
    Tamam qeveri gjithhajduteshe.
    Pisa jeni qe te gjith .
    Pse e filloi rama reformen ne drejtesi kur nuk I shkon dot ne fund! ?

    1. black_lion says:

      Ta them une perse: Sepse e di qe edhe sikur t’i jape te gjithe qeverine, perseri ata nuk do futen ne zgjedhje! Do thjesht t’ia tregoje te gjitheve kete, per t’ia cjerre masken perfundimisht cadres. Kush nuk e ka kuptuar ende se cfare perfaqeson ajo cader …
      Tani shpresoj qe “loja hapa-dollapa” me zgjedhjet te mbyllet perfundimisht dhe te filloje fushata zgjedhore, ne menyre qe t’i jepet kohe edhe levizjeve te reja politike te faktorizohen!

  6. LORA says:

    Mero vellai,ne ate cader ose jashte saj, u “genjyen” ata qe deshten me u genjy,,,,,me shpresen se po genjenin edhe shqiptaret ne shumice.
    Te gjithe skenareve ua dhjeu indiferenca dhe percmimi I shqiptareve ne shumice.
    Zvarre u terhoqen per 75 dite ne kete mission hajvanesh ekzemplare,,,,produkti eshte nje estrade arixhinjsh.
    Me mire se kaq nuk behet,,,,edhe nese do te futen ne zgjedhje ,me breke neper kembe.
    Sa per meritat e lul-puthador-kusaro-kriminelit,,,,keto do t’i peshoje mire Vetting-u dhe drejtesia e reformuar.

  7. kozmo says:

    Berisha jo me kot e ka zgjedhur ne krye te detyres, pasi ja njeh mire talentin Bashes.Nejse Berisha mendon se me strategjine e tij djallezore, arriti te mashtroje te gjithe Shqipetaret. Ata nuk duan te munden si te dobet, por ashtu te dhjere dhe krenar. Kryesorja eshte qe i shpetuan Weingut,kjo ka shume rendesi per ata.Sa per zhurmen e madhe qe bejne me protesta, si dhe per trimerite ne kavaje, duan ti tregojne opinionit te brendeshem dhe te jashtem, qe jemi demokrat dhe mendojme per Shqiperine dhe popullin. Ha ha ha keto i besojne Vetem idiotet e cadres.

  8. loni says:

    Bravo Basha nje vecori qe nuk e ka kushdo.

  9. Anarko-Sindikalisti says:

    Pinok, guinplen, Arlekin, Pulçinele, Karagjoz e Batakçi njekohesisht… Beme baba te te ngjaj

  10. sherifi says:

    Qe i genjei dhe po vazhdon ti genjei, kte e kuptoin te gjithe, po ktu problemi per nje pjes te madhe te shqiptareve eshte se ky ka bere here pas here thirrje antikushtetuese, thirrje per dhune. Ku eshte pare ndonjeher qe diten e zgjedhjeve te besh miting?.

  11. Xha Selimi says:

    Si nuk u lodh arusha Mira 75 dite duke kercyer ne cader ? Kjo eshte nje shenje e mire . Pronari i arushes xhaxha Saliu dashka te bej lek me arushen . Goxha investim !

  12. FIX 316 says:

    Nuk jam profet,por i nisur thjesht nga shprehja e popullit se politika eshte kurve,pas 6-7muajsh,mundet dhe me shume,(brenda nje viti,e madhja),Basha dhe Berisha bashke,do kerkojne per avokat mbrojtes ne gjykate z.Spartak Ngjela….Vetem,nuk jam i sigurte,nese ai do te pranoje!?…..

  13. Elbasanlliu says:

    Ca merite ka ai Kurve…do I rrinte leqe -peqe kriminelit FRIKACAK se po tja dridhte do ja tregonte vendin plera sali si shume te tjereve qe i ka cuar ke te shumtit….ashtu sic e kam thene kush e di sa here nuk me rrihet pa e thene prap…..kane gjete kete popull qe rrehet me nji pjate fergese…BAGETI hesapi….

  14. BERISHA LARGOHU ? says:

    Shqiptaret e kane ne dore per ta ndeshkuar opoziten kriminale duke mos u be pjese e nje pakice kriminale qe ben opozite duke folur ne emer te demokracise , neqofse shqiptaret si shumice duan te votojne me 18 qeshor? Atehere vete shqiptaret duhet te ndalojne edhe me force banden opozitare kriminale ???????

  15. TANI says:

    HEJ ,ÇUNA!! PO SKYPIONI ÇPATI!!!??
    S’PO BËHET I GJALLË!!
    KOT SHKRUAN MERUA.!AI SI PËRGJIGJET!!!!
    MOS ËSHTË SËMURË?? QYQJA!!MOS NA E GJEN GJO SKYPIONIN!!!SE UNË S’I LEXOJ MË SHKRIMET E MEROS
    PASTAJ,!
    THONË SE KA SHKUAR NË RUSI.!(s’i dihet pse)??GOJËT E LIGA FLASIN! VETËM PUTINI E DI .!
    DHE MERUA,?,SE ËSHTË QERRATA!!!!!

  16. lalani says:

    Cdo shtete ka nje ligj qe quhet KUSHTETUTE ,qe eshte ligji themelor dhe regullator i shoqerise.Ajo nuk lejon qe te behen pazare midis politikaneve ,dhe kushtetuta Shqiptare eshte nje kushtetute mjaft e mire per arsye te moshes se saj te re .Kryeministri shqiptar dhe qeveria , presidenti , parlamenti nuk duhet te luajne me te .Kaq u kerkohet .Pazaret politike te partive qe bien ndesh me te jane te demshme dhe pa vlera ,te vetmen gje qe bejne eshte futja e shoqerise ne eresire .

    Le te filloje vetingu me zbatimin e kushtetutes .Eshte hapi i pare per shoqerine qe duam…

  17. ... says:

    O Mero , po merita jote kush eshte ? Te spiunosh identitetin e komentuesve te gazetes tende gelbaze !!!

  18. kleptofagos says:

    Te pakten eshte e qarte se Basha eshte nje marionete ne duart e Berishes. Te gjitha lojrat e derisotme te tij kane cuar ujin ne mullirin e Mafies.
    -Berisha do dale krejtesisht i palagur ne perfundim te kesaj historie, megjithese Ngjela vazhdon ose ben sikur lef, tamam si qeni qe s’te ha as..
    -Vetting-u, ne fakt eshte sabotuar jo vetem per shtyrjen ne kohe por edhe per devijimin nga objektivat fillestare (Neni 449 amniston politiken)
    -Ilir Meta u zgjodh per turpin e madh te shqiptareve si President i Republikes (Mega hajduti qe shqiptaret e vune ne krye te sofres)
    -Edi Rama vazhdon i qete (me pionieret e tij besnike) te injoroje popullin dhe te perfitoje bashke me “aleatet” tenderat dhe koncesionet publike.
    -Media, si me pare vazhdon te paguhet me parate e popullit per te mbrojtur Hajdutet e pronave te popullit.
    –Basha edhe nese ne fund te ketij akti do te sakrifikohet, Kupola e Mafies (jo vetem Berisha) do mbetet e paprekur.
    Konkluzioni
    Shqiperia nuk mund te behet shtet normal nga shqiptaret, sepse shumices se tyre i pelqen te qeverisen, genjehen dhe grabiten nga Hajdutet.

  19. wake up donald lu ! says:

    Habitem shume qofte me artikujt “per gallate’ te Mero Bazes qofte me indiferentizmin e denueshem te ambasades amerikane.
    .
    te mbroje dhe te toleroje sot amerika & be salikriminelin eshte sherbimi me i mire qe po i bejne Putinit
    .
    Thirrjet e sotme per dhune ne Kavaje te Sali Biberishoviqit dhe zagarit te Lul duhet qe zoti Donald Lu te prononcohet me nje deklarate te forte
    qe te denoncoje kete skenar si te 2 prillit 1991.
    .
    Ka ardhur koha qe administrata amerikane te mos luaje akoma me politiken “no see devil”
    .
    Zoti Donald Lu ka shansin ti tregoje shqiptareve se nuk eshte ne nivelin e nje ushtari perballe “kolonelit” berishe qe akoma mbrohet me cdo kusht nga “shefat e tij te kuadrit” ne washington.
    .

    .

  20. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT

    FAKTE JO OPINIONE

    TI LULEZIM BASHA JE NJE P… MASHKULL NE POLITIKEN SHQIPTARE….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande… e Mafia…” ne korprorate krimi te organizuar…

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Koroparata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    Populli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj. Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “bande gangsteresh” e Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Kusari e krim i organizuar ne cdo hap e gje !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali..
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Edhe Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte pefituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 500 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,
    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,
    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sal Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!
    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!
    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… mashkull !

  21. Stravajovski says:

    Si i tha Rama Bashes? “Mos fillo me fjalimet e cadres se me huton”. Hahahahaha sa kam qesh. Cfare sarkazme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje